"Nuk është një zgjedhje, është një domosdoshmëri": Irani dhe India ripërshtatin lidhjet në mes të fërkimeve gjeopolitike

nga Syed Zafar Mehdi | Publikuar në Dhj. 20, 2022, 9:40 a.m.

Pas rënies së tregtisë për shkak të sanksioneve të SHBA-së, Nju Delhi dhe Teherani, me mbështetjen e marrëdhënieve të tyre të forta reciproke me Moskën, po përgatiten të përtrijnë lidhjet e tyre në një epokë të re multipolare të Euroazisë.

"Nuk është  një zgjedhje, është një domosdoshmëri." Kështu theksoi zëvendësministri i Jashtëm iranian, Ali Bagheri Kani, rëndësinë e lidhjeve më të ngushta strategjike dhe ekonomike në mes të Teheranit dhe Nju Delhit gjatë vizitës së tij në Indi në muajin nëntor.

Kani kishte një mesazh nga Teherani për kryeministrin Narendra Modi: Pas luftës në Ukrainë dhe rendit të ri botëror, sinergjia strategjike është një situatë e favorshme për të dyja palët mes ndryshimit të peizazhit gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik.

Përpara se administrata e Trumpit të rivendoste sanksionet ndaj Iranit në vitin 2018, nafta iraniane përbënte rreth 11 për qind të shportës totale të naftës së Indisë. Por, Nju Delhi iu përkul presionit të SHBA-së dhe ndaloi importet e naftës nga Teherani në një lëvizje që pengoi bashkëpunimin në fusha të tjera strategjike.

Pas tre viteve, me ndryshimin e shpejtë të dinamikës së fuqisë gjeopolitike dhe me fundin e "epokës botërore unipolare", siç shpalli presidenti rus Vladimir Putin në muajin qershor, në mes të një krize energjetike që rrënon botën, India është bërë e etur për të ripërshtatur lidhjet e saj me një aleat tradicional, Iranin.

Sipas gjurmuesit të ngarkesave të energjisë Vortexa, Rusia u bë furnizuesi më i madh i Indisë me naftë në tetor,  duke furnizuar 935,556 fuçi naftë bruto në ditë, duke furnizuar  935,556 fuçi naftë bruto në ditë, që përbën 22 për qind të importeve totale të naftës bruto të vendit të varur nga energjia, përpara 20.5 për qind të Irakut dhe 16 për qind të Arabisë Saudite.

Irani si një furnizues alternativ i energjisë

Sipas burimeve të The Cradle në Teheran dhe Nju Delhi, përballë kërkesës në rritje për naftë dhe gaz në mes të krizës globale të energjisë dhe ndërprerjeve të fundit të naftës nga OPEC+, India duket se do të rifillojë importet e naftës nga Irani, duke sfiduar kështu sanksionet e SHBA-së.

Këtë gjë e la të kuptohet në një mënyrë interesante, ministri i naftës i Indisë, Hardeep Puri, gjatë vizitës së tij në tetor në Uashington, duke thënë se Nju Delhi do të blejë naftë nga aty ku duhet. Siç dihet, Rusia tashmë po dërgon naftë në Indi, pavarësisht presionit të fortë nga SHBA.

Midis Indisë dhe Venezuelës janë duke u zhvilluar negociata, veçanërisht me lehtësimin e sanksioneve të SHBA-së në Karakas lidhur me naftën. Kjo, përveç kësaj, hapi një dritare mundësie për Indinë dhe Iranin për të stimuluar tregtinë e tyre të energjisë. Lajmi i mirë është se të dyja palët duken të interesuara.

Irani tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij për të rifilluar tregtinë e energjisë me Indinë. Muajin e kaluar, ambasadori i sapoemëruar i Iranit në Nju Delhi, Iraj Elahi, njoftoi se Irani është i gatshëm për të furnizuar Indinë me naftë bruto me kosto të ulët për të garantuar sigurinë energjetike të vendit; kjo është diçka që zyrtarët e lartë indianë e kanë treguar si prioritet qeveritar në muajt e fundit.

Ofertë fituese

Në 2018-2019, India bleu 12.11 miliardë dollarë naftë bruto nga Irani, e cila ra në zero në maj 2019 pas përfundimit të periudhës së përjashtimit të konsiderueshëm të zbritjeve (SRE).

Në të njëjtën mënyrë, tregtia mes dy vendeve ra nga 17.3 miliardë dollarë në 2018-2019 në 4.77 miliardë dollarë në 2019-2020. Edhe pse përfundimisht e pasuksesshme në arritjen e qëllimeve të saj, fushata e "presionit maksimal" të Uashingtonit ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet Indi-Iran.

Po ashtu, që atëherë kur siq dëshmohet nga deklarata e Bagheri Kani për mediat indiane se Republika Islamike është e gatshme të plotësojë nevojat në rritje të vendit për energji dhe nga ana tjetër India mund të kontribuojë në sigurinë ushqimore të Iranit si një prodhues i madh ushqimor, lidhjet janë përmirësuar ndjeshëm.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian Bagheri Kani tha se kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të multilateralizmit në sistemin ndërkombëtar dhe se kjo në thelb do të nënkuptoj vdekjen e unilateralizmit amerikan më shumë se tre dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rënien e ish-Bashkimit Sovjetik, i cili hapi rrugën për epokën botërore unipolare.

Redaktori i marrëdhënieve diplomatike në The Hindu dhe analisti i shquar indian, Suhasini Haidar e përshkroi vizitën e Bagheri Kani në Indi si "të rëndësishme" dhe tha se "të dyja qeveritë demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj marrëdhënieve Indi-Iran pavarësisht ndarjeve gjeopolitike në mbarë botën për çështje të tilla si lufta e Ukrainës”.

Ndëshkuar nga sanksionet e SHBA-së

Haidar e përshkroi naftën bruto iraniane si "më të ëmbël, më të lehtë, më të lirë dhe më të lehtë për t'u transportuar në Indi sesa opsionet e tjera", duke e quajtur "të palogjikshëm" vendimin e qeverisë indiane për të ndërprerë importet iraniane.

Në një raport për The Cradle, ai u shpreh se: “Ishte e paarsyeshme që qeveria Modi të anuloj importet e Indisë të naftës iraniane nën kërcënimin e administratës Trump dhe do të ishte logjike që ata të vendosin për të rivendosur tregtinë e naftës midis dy vendeve.”

Haidar u shpreh se mbetet të shihet nëse qeveria Modi do të jetë e gatshme të vazhdojë importimin e naftës nga Irani "megjithë shenjat e ndryshme që të dyja palët po shqyrtojnë opsionet e tyre", veçanërisht pas sanksioneve të fundit kundër një kompanie indiane që transporton naftë iraniane.

Tibalaji Petrochem Private Limited me bazë në Mumbai u sanksionua në fund të shtatorit për dërgimin e produkteve petrokimike iraniane në Kinë. Kjo është hera e parë që një kompani indiane sanksionohet nga SHBA për shkak të biznesit me Iranin.

Gjatë një takimi me homologun e tij indian, Vinay Mohan Kwatra, Bagheri Kani vuri në dukje "domosdoshmërinë" e bashkëpunimit rajonal midis dy vendeve, duke thënë se "do të eliminojë mundësinë që të huajt të përfitojnë nga mungesa e bashkëpunimit".

Ndjenjat ishin të ndërsjella, pasi zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane tha pas takimit të Bagher Kanit me Kwatra se të dy zyrtarët diskutuan rreth "marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë zhvillimin e portit Chabahar" dhe "çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët".

Koha për të forcuar lidhjet

Sipas vëzhguesve, ka ardhur koha që të dyja palët të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh dhe Teherani është gati të bëhet një anëtar i plotë i grupit BRICS së bashku me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke pasur parasysh lidhjet e tij të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Pavarësisht vështirësive aktuale, Irani dhe India kanë interesa të përbashkëta në tregti dhe lidhje. Anëtarësimi i plotë i Iranit në SCO inkurajon të dy palët të përqendrohen më shumë në projektet e ndërlidhjes, si Porti i Chabahar, i lidhur me Korridorin Ndërkombëtar të Transportit Veri-Jug (INSTC), një rrjet multi-modal i anijeve, hekurudhave dhe rrugëve për transportin e mallrave midis Indisë dhe Iranit, si dhe vendeve të tjera.

“India dhe Irani kanë nevoja të konsiderueshme tregtare, duke përfshirë rezervat e naftës, si dhe grurin, bishtajat dhe mallrat. Haidar tha se përpjekjet ndaj lidhjes janë thelbësore për Indinë përmes Chabahar dhe INSTC.

Më e rëndësishmja, vitet e fundit, Porti Chabahar në provincën juglindore të Iranit të Sistan-Baluchistan u shfaq si një fushë bashkëpunim kyç midis Teheranit dhe Nju Delhit, i cili do t'i mundësojë Indisë të hyjë në Afganistan dhe Azinë Qendrore nëpërmjet Iranit dhe t'i japë fund varësisë së saj nga rivali i saj i përhershëm Pakistani.

Rezaul Hasan Laskar, redaktor i çështjeve të jashtme të Hindustan Times, thotë se porti strategjik "është bërë më i rëndësishëm pas përdorimit të tij në rritje", por "ai duhet të lidhet me rrjetin hekurudhor të Iranit".

Ndërsa pjesa e parë e linjës hekurudhore Zahedan-Chabahar është drejt përfundimit, burimet zyrtare në Teheran thonë se marrëveshja midis dy palëve për të ndërtuar linjën hekurudhore prej 628 kilometrash (390 milje) përballet me "pengesa serioze" për shkak të hezitimit të Nju Delhit për të filluar punën, nga frika e sanksioneve të SHBA-së.

Duke folur për The Cradle, Haidar u shpreh se: “Vendimi i Indisë për të krijuar lidhje strategjike me Iranin pavarësisht lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dhe lëvizja e Iranit në Indi për projekte specifike si Porti i Chabahar, pavarësisht lidhjeve të tij me Kinën, janë një kujtesë e vazhdueshme e kësaj marrëdhënieje të veçantë.”

Bashkëpunim i përbashkët me Pekinin dhe Moskën

Burime në Teheran dhe Nju Delhi deklaruan se gjatë vizitës së Bagheri Kani në Nju Delhi, "u diskutua seriozisht" edhe përdorimi i tregtisë rupi-rial (në monedhën vendase) dhe se të dyja palët ranë dakord se një mekanizëm bankar jo i lidhur me Perëndimin është çelësi për forcimin e procesit shumëpalësh dhe për të hapur rrugën për rifillimin e tregtisë.

Laskar i Hindustan Times konfirmoi se diplomati i lartë iranian "përsëriti ofertën e Iranit për të ruajtur furnizimin me naftë dhe ngriti çështjen e tregtisë në monedhat kombëtare".

Po ashtu edhe ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në vazhdën e mekanizmave në rritje anti-perëndimore, duke përfshirë SCO dhe BRICS të udhëhequr nga Kina dhe Rusia, ka të ngjarë të rrisë bashkëpunimin midis Teheranit dhe Nju Delhit.

Por, Laskar beson se SCO nuk ka qenë një grup veçanërisht i rëndësishëm për Indinë vitet e fundit "kryesisht për shkak të tensioneve me Kinën" dhe shtoi se shqetësimi më i madh i Indisë me zgjerimin e BRICS është se ai "nuk duhet të bëhet një grup me bazë në Kinë" që qëndron në themel të tensioneve kino-indiane.

Ndërkohë, Rusia mbetet një aleat i përbashkët i Indisë dhe Iranit dhe shihet në Moskë dhe Nju Delhi duke u përpjekur të rrisë tregtinë nëpërmjet Teheranit përgjatë INSTC, një rrugë strategjike që ka fituar një rëndësi të madhe që nga fillimi i luftës në Ukrainë.



Burimi : The Cradle

Syed Zafar Mehdi

Syed Zafar Mehdi është një gazetar, redaktor dhe bloger me bazë në Teheran me mbi ...