Evropën po e pret një dimër i ftohtë dhe i errët
Fuqia kryesore industriale e Evropës, Gjermania është prekur më rëndë pasi importon më shumë se 40 për qind të gazit të saj nga Rusia. Si rezultat i fluksit të reduktuar të gazit rus, qyteteve gjermane iu desh të fiknin dritat e ndërtesave zyrtare gjatë natës për të kursyer energji. Hanoveri u bë qyteti i parë gjerman që fiku dritat. Kjo u pasua nga kryeqyteti Berlin, Mynihu dhe Saksonia e Ulët. Gjatë ditëve të gjata të verës kjo është e tolerueshme, por situata do të bëhet më e rëndë me afrimin e dimrit.
Nëse pakënaqësia e klasave punëtore me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve në të gjithë Evropën duket e keqe sot, prisni muajt e vërtetë të dimrit. Situata mund të bëhet shumë më e keqe. Këmbanat e alarmit tashmë po bien në Evropë. Gjermania është në krye të listës së vendeve, industritë kryesore të të cilave janë tronditur në prag të kolapsit, furnizimet me gaz në shtëpitë e njerëzve dhe dushet e ftohta janë ndërprerë, ndërsa prodhimi industrial është në rënie.
Nuk është e mundur të anashkalohen kryengritjet që do të kenë rezultate të paparashikueshme në shumë vende evropiane. Edhe gazeta që zakonisht duket e qetë, New York Times u detyrua të bëjë këtë titull: "Anglia përgatitet për një verë të pakënaqur punëtorësh". Prisni muajt e ftohtë dhe të trishtuar të dimrit!
Britania, e quajtur njeriu i sëmurë i Evropës, po përballet me një krizë lidershipi që është rezultat i drejtpërdrejtë i inflacionit masiv që arriti në 9.1 për qind në maj. Kriza është përshkallëzuar edhe më shumë që atëherë. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, pranoi muajin e kaluar se vendi po përballet me tkurrjen më të keqe ekonomike në 300 vjet.
Punonjësit e hekurudhave, duke përfshirë shoferët e trenave, mësuesit e shkollave, stafin e spitalit, madje edhe avokatët po protestojnë për të kërkuar paga më të larta. Kërcënimi për grevë të përgjithshme shfaqet në të gjithë Britaninë. Kjo nuk është për t'u habitur duke qenë se 20 për qind e popullsisë është e privuar nga ushqimet bazë dhe karburantet. Shell bëri një fitim masiv prej 10 miliardë paund në tremujorin prill-qershor, ndërsa njerëzit e zakonshëm u përballën me rritje të mëdha të kostos në gaz dhe karburant.
Shefi Ekzekutiv i Shell, Ben van Beurden, ishte indiferent kur u pyet se si kompania i bëri këto fitime në rritje mes faturave të larta dhe inflacionit në rritje me të cilat përballen familjet. Ai tha se kompania e tij "nuk mund të bënte mrekulli", dhe se më e shumta që mund të bëjë është të ul çmimet për të ofruar një lehtësim për masat që tashmë po i vuajnë. Por kjo do të shkonte kundër "ligjit të shenjtë" të maksimizimit të fitimeve, sado dhimbje që u shkakton njerëzve të zakonshëm.
Vende të tjera, duke përfshirë Italinë, Francën, Sllovakinë dhe Finlandën, kërcënohen gjithashtu nga trazirat e klasës punëtore si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Disa vende evropiane, si Hungaria, Spanja, Estonia, Greqia dhe Polonia, kanë kërkuar përjashtime nga kufizimet evropiane për importet e gazit nga Rusia dhe po përpiqen të negociojnë marrëveshjet e tyre të veçanta.
Situata u ngrit si rezultat i drejtpërdrejtë i sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ndërsa komandantët amerikanë të luftës ulen përballë pamjes dhe shikojnë Ukrainën duke u shkërmoqur në pluhur, ata këmbëngulin se sanksionet po dëmtojnë Rusinë. Por kjo nuk është e vërtetë. Çmimet e larta të naftës dhe gazit sollën fitime të papritura për Rusinë, duke tejkaluar fitimet ruse para fillimit të luftës në Ukrainë. Moska kërkoi gjithashtu pagesa në rubla, gjë që bëri që monedha ruse të rritet në nivele të reja kundrejt dollarit amerikan.
Prodhuesit amerikanë të armëve i duan luftërat. Ata kanë lakmi ndaj mundësive për t'i shitur më shumë armë Ukrainës. Më shumë se 50 miliardë dollarë armë i janë dorëzuar Kievit që kur Rusia nisi atë që e quan një "operacion special ushtarak" më 24 shkurt 2022. Amerika po e detyron Kievin të vazhdojë luftën, edhe pse Ukraina nuk ka para për të paguar për to. Uashingtoni e di se mund të paguhet në formën e aseteve të Ukrainës (minerale dhe mallra të tjera) pasi të përfundojë lufta.
Nukë është e qartë se si do të duket Ukraina pasi të pushojnë luftimet. Rusia zgjeroi qëllimet e saj të luftës dhe kërcënoi se do të vazhdojë operacionin derisa të kap pjesën më të madhe të territorit ukrainas përtej rajonit të Donbasit, të cilin e kishte shpallur si objektivin e saj të parë.
Larg nga dëmtimi i Rusisë, sanksionet kanë shkatërruar ekonomitë e shumicës së vendeve evropiane. Kjo për shkak se ato varen nga nafta dhe gazi rus. Gjermania, fuqia kryesore industriale e Evropës, është prekur më rëndë pasi importon më shumë se 40 për qind të gazit të saj nga Rusia. Të dyja analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Rabobank japin një pamje të zymtë të perspektivës ekonomike të Gjermanisë. “Mungesat e gazit do ta bëjnë të pashmangshëm një recesion gjerman”, parashikon analiza e Rabobank.
Si rezultat i fluksit të reduktuar të gazit rus, qyteteve gjermane iu desh të fikin dritat e ndërtesave zyrtare gjatë natës për të kursyer energji. Hanoveri u bë qyteti i parë gjerman që fiku dritat. Kjo u pasua nga kryeqyteti Berlin, Mynihu dhe Saksonia e Ulët. Gjatë ditëve të gjata të verës kjo është e tolerueshme, por situata do të bëhet më e rëndë me afrimin e dimrit.
Muajin e kaluar, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve anëtare të planifikojnë për shkurtimet e gazit natyror të Rusisë, por është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Vendet evropiane nuk kanë burime alternative të naftës dhe gazit që mund ta plotësojnë menjëherë këtë boshllëk. Për shkak të mungesës së infrastrukturës, kjo gjë nuk është e mundur as në planin afatmesëm.
Nëse popullsia evropiane fillon të vdesë nga uria dhe të ngrijë dimrin e ardhshëm, tani është e mundur që ne të hasim një vërshim refugjatësh evropianë që kalojnë Kanalin Anglez dhe Mesdheun dhe godasin brigjet e vendeve të Lindjes së Mesme! Nëse kjo ndodh, një gjë është e sigurt! Refugjatët evropianë do të trajtohen në mënyrë më njerëzore sesa regjimet perëndimore ndaj refugjatëve që ikin nga luftërat në Azinë Perëndimore dhe Afrikë.
Mirë se vini në agimin e rendit të ri botëror!
Burimi : Crescent International