Biberaj: Koalicioni Kurti-Osmani, fundi i tranzicionit në Kosovë

Publikuar në Jan. 18, 2021, 1:22 a.m.

Koalicioni i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është koalicion për të ardhmen e Kosoves, shkruan Aleksandër Biberaj në Facebook.

Sipas tij, ky është fund i tranzicionit 20-vjeccar dhe i klasës së vjetër politike të zhytur në krim korrupsion dhe padrejtësi!

Reagimi i plotë i Aleksandër Biberajt:

Te dashur miq,

Deshiroj qe te pershendes marreveshjen e sapo-firmosur ne Kosove ndermjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit per te dale me nje liste te perbashket ne zgjedhje.

Jam i bindur se ky grupim do te jete edhe fitues i padiskutueshem i zgjedhjeve te 14 shkurtit, zgjedhje qe do ta ndajne Kosoven nga tranzicioni teper i veshtire 20- vjecar, duke i dhene fund edhe mbi-sundimit te nje klase politike te zhytyr ne krim, korrupsion dhe padrejtesi.

Me ne fund Kosova pas 14 shkurtit do te kete nje lidership te ri politik me perfaqesuses te rinj politike, te mire edukuar, intelektuale, patriote dhe qytetare qe do ti sherbejne me dinjitet, perkushtim, përgjegjshmëri dhe profesionalizem Kosoves dhe popullit te Kosoves!

Urime dhe suksese moter Vjosa dhe vella Albin ne interes te qytetareve te Kosoves dhe ceshtjes sone kombetare.

Fitorja juaj ne Kosove do te ndikoje pozitivisht edhe ne Shqiperi per te larguar kete klike, kete regjim kriminal, anti-popullor dhe anti-kombetar qe i sherbeu interesave serbe te Vucicit nepermjet ndarjes se Kosoves dhe ‘minishengenit Ballkanik’!



Burimi : Syri