Pushteti i diskutuar i Joe Biden. Çfarë vjen pas kësaj?!

nga Alma Prifti | Publikuar në Jan. 11, 2021, 3:13 a.m.

Pas zgjedhjes së shumëpërfolur të Joe Biden si President i 46 i SHBA-ve, më 6 Janar u krye mbledhja e Kongresit në Capitol, për të çertifikur zgjedhjen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ish Presidenti, Donald Trump, nuk e pranoi kurrë humbjen e zgjedhjeve, duke e quajtur fitoren e Biden si të paligjshme mbi zgjedhje të vjedhura. Këto haludime, edhe përse të paçertifikuara nga drejtësia amerikane, shkaktuan protesta të fuqishme më 6 Janar, ku 4 persona mbetën të vdekur, disa qindra të plagosur dhe mbi 50 u arrestuan. Protestuesit vërshuan në Capitol. E pushtuan për pak orë atë, duke rrezikuar jetën e Anëtarëve të Senatit që ndodhej brenda në Capitol. Pas disa orësh përplasjesh me policinë, protestuesit u shpërndanë dhe protesta u shua. Ky fenomen i rrallë për demokracinë amerikane, shkaktoi reagime të forta në të gjithë Botën. Edhe vet Trump e dënoi atë që ndodhi në Capitol, duke e quajtur si një “turp për demokracinë në Amerikë, pavarësisht dhimbjes për votën e vjedhur”.

Kjo protestë, sado e dënueshme dhe kërcënuese për demokracinë, kishte në thelb një kauzë të drejtë, atë të mbrojtjes së votës. Pavarësisht gabimeve në politikën e brendshme, Trump kreu një politikë të drejtë ndërkombëtare. Ai gëzonte mbështetje të gjerë në popull, sepse politika e tij nuk ishte racionale, por inteligjente. Paraardhës të Trump kanë udhëhequr të ndjekur nga instikti, por politika e Trump ishte ndryshe. Eleganca dhe zgjuarsia e biznesmenit më të fuqishëm të Botësbëri që ai, si President,  të kryente një politikë të jashtme të pastër dhe të drejtë. Donald Trump ishte i vetmi President,  i cili shuajti shumë konflikte të ndezura më parë. Konflikti në Siri, konflikti në Afganistan, konflikti me Kinën dhe ishumëpërfoluri konflikti Kosovë-Serbi, nga e cila u nënshkrua një marrëveshje tregtare paqeje midis dy vendeve në konflikt.

Më 20 Janar do të bëhet dorëzimi i pushtetit nga Trump tek Biden. Dorëzimi do të bëhet sipas rregullave dhe ligjeve. Pyetja është; Çfarë vjen pas kësaj?? Si do të jetë politika e Biden?? A do t'i ruaj ai marrëveshjet tregtare dhe paktet e armëpushimit që arriti Trump?? A do ta ruajë ai paqen e rendin në rajon?? A do të bëhet ai BABAI i Ballkanit, si’ç shumë e quajnë në Kosovë dhe Bosnje?? Mbetet për t'u parë sesi do të jetë politika udhëheqëse e Joe Biden. Në një prononcim të tij në një fushatë elektorale ai premtoi se,Shtetet e Bashkuara do tërikthehennëMarrëveshjen e Parisitpërklimënpas 39 ditëshdukenisurngadata 20 Janar, ditën kur Biden merrzyrtarishtpushtetin. Do tëshihetedhereagimipolitikpërballëvirusitpandemikCovid 19 dhemutacionevetëtij.

De facto, tashmë Joe Biden është President i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në krahë të zv.Presidentes Kamala Harris, do të drejtojnë jo vetëm politikën amerikane, por edhe atë mbarëbotërore.

Vazhdon....

 



Burimi : Media e Lire