DOSJA E IMĀM MEHDĪUT: Ajetullāh Kemāl ḤajDāri: A Janë Të Pranishme Ḥadithet E Imām Mehdīut Tek Būkhārīu Dhe Muslimi? (Pjesa E Pestë)
Unë po iu përgëzoj për Imām Mehdīun (p.m.t.). Ai do t’iu dërgohet bashkësisë muslimane në kohën e kundërshtimit dhe mosmarrëveshjes së popullit dhe ai do ta mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi dhe barazi pasi kjo e fundit do të jetë e mbushur me dhunë dhe padrejtësi. Ai do t’i shpërndajë pasuritë në mënyrë të vërtetë (të drejtë). Një burrë pyeti: “Si do t’i shpërndajë pasuritë në mënyrë të vërtetë (të drejtë)?!” Ai u përgjigj: “(Ai do t’i shpërndajë) në mënyrë të barabartë në gjirin e popullit”.
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...
Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi zotërinë tonë të nderuarin Muḥammed Mustafanë (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe farefisin e tij tejet të pastër (p.m.t.). Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijjeti” (Shfaqja e Imām Mehdīut). Ndërsa jemi duke filluar programin duam që t’i urojmë mirëseardhjen Zotëri Sejjid Ajetullāh Kemāl ḤajDārit. Jemi të kënaqur që ju kemi në gjirin tonë Zotëri Sejjid Ajetullāh Kemāl ḤajDāri. Nëse do Allāhu në këtë program ne do të qëndrojmë mbi disa çështje në mënyrë gjithëpërfshirëse së bashku me Zotëri Ajetullāh Kemāl ḤajDārin.
Prezantuesi: Imzot. Vallë a është e mundur që t’iu kërkojmë që të paraqisni përmbledhjen e çështjeve të mëhershme si gjithmonë?! A mund të na paraqisni argumentet e zbritura për Imām Mehdīun e Pritur (p.m.t.) në Shkollën e Bashkëkohësve të cilat do të mund të jenë si një hyrje për programin tonë?!
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allāhu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muḥammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
I ftuari: Para së gjithash lejomëni t’iu bëjmë të qartë se ne duam që të cekim këtë çështje me qëllim që ndjekësit tanë të nderuar të mos humbin lidhjen mes programeve tona. Në programet e mëhershme kemi bërë fjalë për një dyshim në lidhje me besimin e Mehdīut të Pritur (p.m.t.). Ky dyshim ishte se asnjë ḥadith i cili i përket Mehdīut të Pritur (p.m.t.) nuk kalon në veprën me titull: “Ṣaḥiḥu’l-Būkhārī” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta e Būkhāriut) e Būkhāriut dhe në atë me titull:“Ṣaḥiḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta e Muslimit) e Muslimit. Si rrjedhojë këto ḥadithe jo vetëm që nuk mund të merren si mbështetje por nuk janë të pranuar as në sytë e dijetarëve. Ne kemi bërë të ditur se do ta hulumtonim këtë çështje në dy etapa si një përgjigje ndaj kësaj pyetjeje.
Të dhënat e cekura në programet e mëparshme pak a shumë kanë shërbyer si parathënie për çështjen të cilën do ta shqyrtojmë tani. Në këtë program ne do të mundohemi që të paraqisim argumentet fetare më të rëndësishme, përcjelljet dhe sqarimet të cilat kanë zbritur për Imām Mehdīun e Pritur (p.m.t.). Këtë çështje do të orvatemi që ta shtjellojmë mbi veprat, lajmet dhe argumentet fetare të cilat kanë zbritur për Imām Mehdīun e Pritur (p.m.t.) në Shkollën e Bashkëkohësve. Ne kur filluam këtë programin tonë me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Shfaqja e Imām Mehdīut) prekëm këtë parim: “Ne do të përpiqemi që ta njohim dhe ta bëjmë të njohur kredon e Imām Mehdīut të Pritur (p.m.t.) nga burimet e Shkollës së Bashkëkohësve. Ky është dhe qëllimi i bërjes së programit”.
Për hir të vërtetës duhet të nënvizojmë se në skeletin kryesor të çështjes (besimit në Imām Mehdīun (p.m.t.) gjendet njëzëshmëri në një numër të madh pikash. Gjithashtu dhe ne jemi të mendimit se nëse besimi në Imām Mehdīun (p.m.t.) do të shpaloset me formën natyrale dhe me përmasat natyrale, atëherë do të kuptohet se ky besim nuk është një gjë e shpikur nga ana e Shkollës së Ehli Bejtit ashtu siç pretendojnë disa. Kështu do të vihet në dukje se kjo kredo është nga besimet themelore të Islāmit. Një tjetër e vërtetë është dhe se do të kuptohet se disa njerëz të cilët dalin në ekranet estacioneve televizive, zhvillojnë programe dhe u japin rëndësi disa çështjeve mbi mendimet dhe kredot e muslimanëve, nuk janë më të rëndësishme se sa besimi në Imām Mehdīun (p.m.t.). Domethënë kur krahasojmë ḥadithet, lajmet dhe argumentet fetare të cilat kanë zbritur mbi kredon e Imām Mehdīut (p.m.t.) me çështjet e përfolura në disa stacione fetare (për shembull vizita e varrezave) mund të vëmë re se çështjet e dyta as që mund të krahasohen në këndvështrimin e rëndësisë me çështjen e parë. Ḥadithet të cilat kanë të bëjnë me vizitën e varrezave janë vetëm 1/10 e përcjelljeve në lidhje me besimin në Imām Mehdīun (p.m.t.). Madje në duart tona kemi vetëm tre ose pesë përcjellje të vërteta, të mira dhe jo të vërteta të cilat kanë të bëjnë me këto lloj çështjesh. Ndërsa do të hetojmë veprën e një doktori i cili është një mjek bashkëkohor do të kuptohet e drejta e pretendimit tonë. Ne e kemi cekur me dhjetra herë këtë vepër.
Libri është vepra me titull: “Mehdījju’l-Muntaḍḥari fi Dāui’l-Ehādithi ue’l-Athāri’s-Ṣaḥiḥa” (Mehdīu i Pritur në Thirrjen e Ḥaditheve dhe Lajmeve të Vërteta) e Doktor Abdulalim Abduladhim Bisteuiut, e cila ka dy vëllime. Titulli i vëllimit të dytë të veprës është: “Meusuatu fi’l-Eḥādithi’l-Mehdījji’ḍ-Ḍaīfa ue’l-Meuḍūa” (Çështjet në Ḥadithet e Mehdīut të Dobëta dhe të Shpikura). Kjo vepër na paraqit 338 përcjellje në lidhje me çështjen. Tani për tani le ta lëmë nënjanë botëkuptimin e shkrimtarit të këtyre ḥaditheve nëse janë të vërteta apo të dobëta. Por në fund të fundit gjenden 338 copë përcjellje. Më tej do të bëhet e ditur nëse ne i kemi ose nuk i kemi përvetësuar kriteret në nDārjen e ḥaditheve ose deri në ç’masë i kemi përvetësuar.
Atëherë ne po hulumtojmë një çështje e cila përmban të paktën 338 përcjellje dhe sqarimet e dijetarëve muslimanë. Besoj se një çështje e cila ka kaq përcjellje e meriton që t’i kushtohet rëndësi. Unë çuditem teksa shoh në disa stacionet televizive ata të cilët nuk e përvetësojnë besimin në Imām Mehdīun (p.m.t.) dhe nuk i besojnë këtij parimi. Këta të fundit kur kalon çështja e Mehdīut të Pritur duke u nisur nga padituria ose kokëfortësia e tyre përdorin thënie në formën: “Epo në fakt gjenden disa lajme të vetme të cilat prekin Mehdīun e Pritur (p.m.t.)”. Unë kërkoj ndjesë nga ndjekësit e nderuar, sepse unë nuk kam mundur që të shoh asnjë njeri që është dijetar, i cili del në stacionet televizive dhe jep sqarime mbi këto lloj çështjesh. Ndjekësit të mos krijojnë përshtypjen se unë e kam thënë këtë fjalë vetëm për Shkollën e Bashkëkohësve. Ne hasim në të njëjtën panoramë dhe në stacionet tona. Ne shohim njerëz të cilët dalin në stacionet televizive dhe flasin për Imām Mehdīun (p.m.t.), megjithatë bëjnë fjalë në mënyrë sipërfaqësore për këtë mendim dhe e shëmbëllejnë me gjumin dhe ëndrrat...
Qëllimi i këtij programi dhe i këtyre shqyrtimeve është kthimi në besimin e vërtetë të Imām Mehdīut (p.m.t.). E thënë ndryshe mundësia e shtjellimit të këtij besimi në rrafshin e arsyes dhe përcjelljes, të ndërtuar mbi themelet e vërteta dhe në mënyrë të përpiktë dhe intelektuale. Kur themi rrafshi i përcjelljes kemi për synim studimin e çështjes duke u mbështetur në rrafshin e argumenteve fetare kuranore, ḥaditheve të përcjellura dhe sqarimeve të dijetarëve muslimanë... Ndjekësit e nderuar duhet të kenë parasysh se çështja duhet të trajtohet në rrafshin intelektual, duke u mbështetur në Shkollën e Ehli Bejtit, në Shkollën e Bashkëkohësve dhe jo në rrafshin e atyre të cilët e cilësojnë veten si ndjekësit e Shejkh Ibn Tejmijjes apo të ndonjë shkolle tjetër të cilët nuk e kuptojnë gjendjen. Studiuesit janë të detyruar që të perceptojnë dhe të rrënjosin se nuk ka ndonjë çështje si fshehja ose mosfshehja e Mehdīut të Pritur (p.m.t.) në bodrum ose qilar për sa i përket besimit të Imām Mehdīut (p.m.t.). Të jini të sigurtë se nëse do të mjaftoheni më kaq kjo vetëm mund të jetë një dëshmi për paditurinë tuaj. Nëse do ta kufizoni besimin dhe doktrinën e Imām Mehdīut (p.m.t.) me këto lloj çështjesh atëherë nuk do të bëni gjë tjetër vetëm se do të shpalosni paditurinë tuaj.
Çështja jonë nuk janë hollësitë e këtij besimi. Kështu që bëhet fjalë për të njëjtën gjendje dhe në çështjet e tjera të cilat i përkasin këtij besimi. Ne jemi të detyruar që të vërtetojmë një kredo dhe një parim thelbësor. Kjo nënkupton se është detyrë që t’u besohet shtyllave dhe parimeve themelore të pjesëve të kësaj kredoje në çështjet e hetuara si “Imāmeti” (kryesia apo udhëheqja), “meādi” (kthimi) dhe “teuḥīdi” (njëshmëria). Shtojmë se imtësitë e çështjes janë një çështje më vete.
Prezantuesi: Cilat janë parimet dhe rregullat të cilat duhet të mbikqyren në këtë çështje?!
I ftuari: Përpara se të paraqis përcjelljet që kanë të bëjnë me çështjen, kam një çështje mbi të cilën dua që t’iu tërheq vëmendjen si hyrjen e këtyre sqarimeve dhe çështjeve. Unë kam bërë të qartë shumicën e përcjelljeve dhe dijetarëve. Librat e klasifikuar si të pavarur rreth besimit të Imām Mehdīut (p.m.t.) dhe veprat e tjera që përmbajnë çështjen janë aq të shumtë sa nuk mund të numërohen. Ne do të cekim një mori rregullash për të cilat kemi nevojë përpara se të hyjmë në çështje. Këto parime do të na ndriçojnë udhën në pikën e leximit dhe komentimit e argumeteve fetare në ldhje me çështjen. Ne nuk do t’i shtjellojmë këto rregulla sipas formës që i beson Shkolla e Ehli Bejtit. Ashtu siç iu kemi dhënë fjalën ne do të mundohemi që t’i paraqisim këto rregulla nga perspektiva e Shkollës së Bashkëkohësve. Kjo përkthehet se këto parime janë përgjigjje se si duhet t’i lexojmë dhe t’i komentojmë përcjelljet të cilat i kemi në duart tona. Cili është kriteri i vërtetësisë dhe i dobësisë në këndvështrimin e disiplinimit dhe klasifikimit të ḥaditheve të Shkollës së Bashkëkohësve në rrafshin e zinxhirit të përcjelljes?! Ose cilët janë kriteret e kuptimit të drejtë të tekstit në këndvështrimit e dëshmisë dhe përmbajtjes?! Pra si do të lëvizim dhe veprojmë në rast se bëhet fjalë për një përplasje mes përcjelljeve të përcjellura mbi Imām Mehdīun (p.m.t.)?! Ndjekësit tanë të nderuar duhen të perceptojnë se kjo çështje është një çështje e rëndësishme me përmasë metodike. Ju lutem analizojini dhe hetojini çështjet e lartpërmendura, sepse këto çështjet e sipërcituara quhen pika themelore, që sqarojnë se si duhet të sillemi në lidhje me argumentet fetare të zbritura rreth Imām Mehdīut (p.m.t.)...
Parimi i parë i cili është - i vlefshëm për të tëra çështjet e besimit dhe jo vetëm në këtë çështjen e kredos - ndonjëherë zinxhiri i përcjelljes së ḥadithit të hetuar mund të jetë i dobët. A është e drejtë që të themi se dhe përmbajtja e ḥadithit është e dobët si pasojë e qenies së dobët të zinxhirit të përcjelljes?! E thënë ndryshe me rënien e kriterit të zinxhirit të përcjelljes a do të bjerë gjithashtu dhe përmbajtja?!
Shkaku i shpalosjes sonë të kësaj çështjeje është ky: “Disa njerëz të cilët e cilësojnë veten me tituj si shejkh apo doktor dhe pretendojnë se janë dijetarë, kur hulumtojnë një ḥadith thonë se kjo përcjellje është e dobët dhe përpiqen që të thonë se përmbajtja e kësaj udhe është e dobët. Ne kur i drejtohemi burimeve dhe ne shikojmë se kjo udhë e ḥadithit është e dobët. Mirëpo kur shikojmë përmbajtjen e përcjelljes vëmë re se kjo renditje gjendet në ḥadithet e tjera të përcjellura me udhë të vërteta. Këta njerëz kur njëra nga udhët e ardhjes së ḥadithit dhe zinxhiri i përcjelljes është i dobët menjëherë e quajnë dhe përmbajtjen e dobët. Herë-herë ne mund të shikojmë se përmbajtja ka ndryshuar pjesërisht apo kanë kaluar fjalëza të ndryshme. Ose ndërsa në disa ḥadithe gjenden hollësi, ndërsa në disa të tjera nuk gjenden dhe kështu që përcjellja përcillet si përmbledhje. Kur i qaset çështjes në këndvështrimin shkencor të metodologjisë dhe disiplinimit dhe klasifikimit të ḥaditheve atëherë ne duhet të themi si vijon: “Kjo përmbajtje ka udhë të ndryshme. Megjithëse ky kanal-udhë që e përcjell këtë përmbajtje është e dobët, rishtas versioni tjetër i ḥadithit është i vërtetë. Ndonëse në mesin e ḥaditheve shfaqen kundështime, sërish ne duhet të themi se kjo udhë që është e dobët ka këto veçori, ndërsa udha që është e vërtetë ka këto veçori.
Ne do të mundohemi që të japim shembuj.
Shembulli i parë është vepra me titull: “Silsiletu’l-Eḥādithi’ḍ-Ḍaīfa ue’l-Meuḍūa” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Dobëta dhe të Shpikura) e dijetarit shqiptar Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānīt. I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) citoi si më poshtë: “Unë po iu përgëzoj për Imām Mehdīun (p.m.t.). Ai do t’iu dërgohet bashkësisë sime muslimane në kohën e kundërshtimit dhe përplasjes së popullit dhe do të mbushë sipërfaqen tokësore me drejtësi dhe barazi ashtu siç ishte mbushur me dhunë dhe padrejtësi. Ata në qiej dhe në tokë do të jenë të kënaqur nga ai dhe ai do ta ndajë pasurinë në mënyrë të vërtetë (të drejtë). Njëri nga burrat pyeti: “Si do ta ndajë në mënyrë të drejtë?!” Më pas i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) tha: “(Ai do ta ndajë) në mënyrë të barabartë në mesin e popullit. Më pas kumtoi: “Në atë kohë Allāhu do ta mbushë me pasuri zemrën e bashkësisë muslimane të Muḥammedit (p.q.m.t.) dhe drejtësia e tij do t’i përfshijë të tërë.
Madje thirrësi do të thërrasë: “A ka njeri nevojë për pasuri?!”, nuk do të ngrihet asnjë njeri përveç njërit. Kjo është arsyeja se ai do të thotë: “Shko tek ruajtësi i thesarit dhe thuaji: “Mehdīu urdhëron që të më japësh pasuri”. Për këtë arsye ruajtësi i thesarit do t’i thotë: “Zgjidh” dhe kur njeriu do ta çojë pasurinë në shtëpinë e tij dhe do ta hapë ai do pendohet duke thënë: “A u bëra unë më lakmuesi i bashkësisë muslimane të Muḥammedit (p.q.m.t.)?! Apo mua nuk më mjaftoi ajo që u mjaftoi atyre?!” Më pas ai do ta rikthejë pasurinë mirëpo pasuria nuk do t’i merret atij dhe do t’i thuhet: “Ne nuk e marrin mbrapsht gjënë që kemi dhënë”. Kështu do të vazhdojë për shtatë, tetë, ose nëntë vite dhe më tej jeta nuk do të mirësi”. (1)
Ḥadithi i mësipërm përshkruan kushtet ekonomike që do të përjetojë njerëzimi në epokën e të nderuarit Imām Mehdīu (p.m.t.) (Allāhu e shpejtoftë shfaqjen e tij) dhe në veçanti të shtetit të tij dhe në përgjithësi të botës muslimane.
Shejkh Albānī citon si më poshtë: “Ḥadithi është i dobët. Imām Aḥmedi e ka shënuar...”. (2)
Një njeri që pretendon se është dijetar mund ta shqyrtojë këtë ḥadith dhe të citojë si më poshtë: “Ky është një ḥadith i shpikur, ai nuk ka as parim dhe as themel”.Megjithatë ai ka harruar një çështje. Ky ḥadith ka të pranishëm dhe një zinxhir tjetër përcjelljeje që është pranuar si i vërtetë dhe një version tjetër. Përmbajtja është pothuajse e njëjtë mirëpo nuk është kaq i hollësishëm por është i përmbledhur. Pra thelbi i çështjes është i vërtetë.
Në këtë çast le të kalojmë në versionin tjetër të ḥadithit. Përcjellja ceket në veprën me titull: “Mustedrek ala’s-Sāhihajni” (Perceptimi mbi Dy Përmbledhjet e Ḥaditheve të Vërteta) e Hākim Nishābūrīt. Kjo përcjellje është si më poshtë: “Hākim Nishābūrī kumton kështu:“Ne na përcolli Sāid Ibn Mesūdi dhe na tha se ne na përcolli Nadr Ibn Shumejli dhe na tha se ne na përcolli Sulejmān Ibn Ubejdi dhe na tha se ne na përcolli Ebū Siddīk Nāxhī Ebū Sāidi dhe na tha se Ebū Sāid Hudriu ka përcjellur se i nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) ka thënë si vijon: “Në fund të bashkësisë sime muslimane do të shfaqet Imām Mehdīu (p.m.t.), Allāhu do t’i dërgojë atij shi dhe sipërfaqja e tokës do të nxjerrë prodhimet e saj. Ai do ta falë pasurinë në mënyrë të drejtë. Gjallesat do të shtohen, bashkësia muslimane do të lartësohet dhe ai do të jetojë shtatë ose tetë vite”. Hākim Nishābūrīu sqaron: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij ḥadithi është i vërtetë, por “shejkhejnët” (Imām Būkhārīu dhe Imām Muslimi) nuk e kanë shënuar”. (3)
Përmbajtja e ḥadithit është e qartë. Bashkësia muslimane do të jetojë një jetë të begatë në epokën e Imām Mehdīut (p.m.t.). Në këtë pikë mund të na vijë një kundërshtim i tillë: “Ne nuk e pranojmë quajtjen si të vërtetë tëHākim Nishābūrīut, sepse ai është sjellur i butë në këtë çështje”. Ne në programet tona të mëparshme sqaruam se përse Hākim Nishābūrīu është akuzuar me sjelljen e butë në quajtjen si të vërtetë të ḥadithit. Arsyetimi i tij ishte i qartë. Sepse Hākim Nishābūrīu përcjell virtytet e Ehli Bejtit (p.m.t.).
Por duhet të themi se dhe Hāfidh Dhehebīu në fund të veprës me titull: “Mustedrek” (Perceptimi)bën të ditur se ky ḥadith është i vërtetë. Domethënë dhe Imām Dhehebīu e quan këtë si një ḥadith të vërtetë. Ju e dini se Hāfidh Dhehebīu është një dijetar i madh dhe një njeri që sillet ashpër në pranimin në pranimin e ḥaditheve. Askush nuk mund të hedhë dyshim mbi një ḥadith të cilin Hāfidh Dhehebīu e ka quajtur si të vërtetë. Në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehādithi’ṣ-Ṣāhiha” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Vërteta) Shejkh Albānī kur shtjellon këtë ḥadith citon si më poshtë: “I nderuari i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) rrëfeu kështu: “Në fund të bashkësisë sime muslimane do të shfaqet Imam Mehdīu (p.m.t.), Allāhu do t’i dërgojë atij shi dhe sipërfaqja e tokës do të nxjerrë prodhimet e saj. Ai do ta falë pasurinë në mënyrë të drejtë. Gjallesat do të shtohen, bashkësia muslimane do të lartësohet dhe ai do të jetojë shtatë ose tetë vite”. Këtë ḥadith e ka përcjellur Hākim Nishābūrīu.
Unë (Shejkh Albānī) nënvizoj se ky është një ḥadith i vërtetë. Edhe përcjellësit e tij janë besnikë”. (4)
Kjo nënkupton se ata të cilët e kanë quajtur këtë ḥadith si të vërtetë janë të pranishëm.Shejkh Albānī shënon kështu në fund të përcjelljes: “Ç’është e vërteta ndonëse është folur lart e poshtë për Sulejmān Ibn Ubejd Sulemin më vonë kam shikuar se emri i tij kalon në veprën me titull: “Thiḳat” (Besnikëria) e Ibn Hibbanit.Hākim Nishābūrīu rrëfen kështu: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij ḥadithi është i vërtetë. Rishtas dhe Hāfidh Dhehebīu ka shfaqur miratim në quajtjen e këtij ḥadithi të vërtetë. Këtë ḥadith e ka përcjellur në mënyrë të gjatë një njeri i paditur nga Ebū Siddīku. Ne e kemi përcjellur atë përcjellje në veprën tonë me titull: “Silsiletu’l-Eḥādithi’ḍ-Ḍaīfa ue’l-Meuḍūa” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Dobëta dhe tw Shpikura)”. (5)
Sipas kësaj ata të cilët dalin në stacionet televizive ose duhet të sillen siç kërkon dituria ose duhet të heshtin. Ata nuk duhet të shprehen: “Epo është thënë se ky ḥadith është i dobët, Shejkh Albānī ka përcaktuar se ky ḥadith është i dobët, dikush ka sqaruar se ḥadithi është i dobët” pasi të kenë përcjellur përcjelljen. Ky jo vetëm që nuk është një qëndrim intelektual nuk është as një metodë e drejtë. Disa pjesë, gjysma ose i tëri ḥadithi mund të jetë i dobët. Një version që përcjell një përmbajtje në mënyrë të imtësishme mund të jetë i dobët, por udha që përcjell një hollësi tjetër mund të jetë e vërtetë. Epo më duhet të pranoj se me të vërtetë është jashtëzakonisht hidhëruese dukuria që vëmë re se disa nga ata të cilët dalin në stacionet televizive dhe flasin për besimin në Imām Mehdīun (p.m.t.) thonë se numri i përcjelljeve të vërteta mbi Imām Mehdīun e Pritur (p.m.t.) nuk i kalon dhjetë. Në një vend tjetër e shikojnë si të dobët vendin ku kalon ḥadithi i vërtetë dhe menjëherë thonë se ky ḥadith është i dobët. Në fakt unë do të dal jashtë çështjes por nuk mund ta lë pa e përcaktuar. Këtë metodë që mbështetet në mashtrim ne mund ta vëmë re në veprat e larmishme të Ibn Tejmijjes. Pra Ibn Tejmijje shtjellon një argument fetar ai heton një ose disa udhë të këtij argumenti fetar ose përmbajtjeje dhe shprehen se ky njeri e ka quajtur këtë ḥadith të dobët pa shënjuar versionet e vërteta të kësaj renditjeje fetare. Ai e tregon shpesh herë këtë qëndrim veçanërisht në çështjen e virtyteve dhe rrëfimeve të Ehli Bejtit. Tani mund të ngrihet një kundërshtim në formën: “Cila është dëshmia rreth kësaj?!“ Ata mund të thonë: “Akuzimi nuk duhet të jetë kaq i lehtë” dhe kanë të drejtë.
Ja pra kjo është vepra me titull: “Mexhmūatu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit shprehet si më poshtë: “Gjithashtu kështu është dhe urdhri i të dërguarit të Allāhut (p.q.m.t.): “O Allāhu im! Bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”. (6)
Ky argument fetar ka zbritur (në Gadir Hum) për Imām Aliun (p.m.t.). Tani shikoni se çfarë thotë ky njeri për të cilin thuhet se është “Shejkh Islāmi” dhe se askush tjetër nuk është më “hāfidhu’l-ehādithi” (njeriu që i di përmendësh ḥadithet) se ai: “Ḥadithi: “O Allāhu im! Bëhu mik i mikut të tij dhe bëhu armik i armikut të tij”, bie ndesh (është në kundërshtim) me themelin e Islāmit. Sepse Kur’ani Famëlartë i ka bërë vëllezër besimtarët ndonëse ata kanë luftuar dhe kanë dhunuar njëri-tjetrin. Ndërsa për sa i përket ḥadithit: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij”, Imām Būkhāriu dhe disa dijetarë të ḥadithit (muḥaddithë) e kanë përfolur këtë përcjellje. Të them të drejtën disa dijetarë e kanë vendosur ḥadithin në kategorinë e mirë”. (7)
Unë nuk mund të kuptoj se si Shejkh Islām Ibn Tejmijje mund të krijojë një lidhje mes qenies vëllezër dhe dhunimit?! Kjo është një çështje e veçantë dhe unë nuk dua që të hyj në këtë çështje. Unë dua që t’i kushtoni rëndësi kësaj thënieje. Ibn Tejmijje kundrejt thënies: “e kanë përfolur” e vendos ḥadithin në kategorinë e mirë dhe jo në atë të vërtetë. Dihet se ḥadithi i mirë është në një shkallë më poshtë ḥadithit të vërtetë.
Shumë mirë por çfarë do të thotë Ibn Tejmijje?! Ata të cilët kanë drejtuar qortime ndaj këtij ḥadithi janë personalitete të mëdha si Imām Būkhāriu. Nuk ka asnjë njeri i cili e ka quajtur të vërtetë këtë ḥadith”. Sepse përballë qortimit ai vendos fjalëzën ḥadith i mirë në vend të fjalëzës ḥadith i vërtetë. Ai shton kështu për të hedhur një dyshim tjetër: “Edhe në rast se i dërguar i Allāhut (p.q.m.t.) e ka thënë këtë, ai nuk ka patur qëllim një kujdestari të veçantë për Imām Aliun (p.m.t.) me këtë. Përkundrazi ai ka dashur që të tërheqë vëmendjen në kujdestarinë e përbashkët e cila është kujdestaria e besimit”. (8)
Domethënë ai duke thënë: “Edhe nëse do ta pranojmë se ai e ka thënë”, kërkon që të krijojë një dyshim të ri kundër përcjelljes. Si rrjedhojë ḥadithit nuk i mbetet asnjë rëndësi dhe virtyt.
Më herët Ibn Tejmijje është përpjekur që të ngjallë dyshime rreth thënies nga ana e të nderuarit të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) të këtij ḥadithi. Pasi e ka shkaktuar këtë dyshim ai kumton: “Edhe nëse pranohet se është i vërtetë, ky ḥadith nuk përbën një virtyt të veçantë për Imām Aliun (p.m.t.). Përkundrazi ky virtyt është i përbashkët për të mbarë besimtarët, kjo është kujdestaria në mesin e të tërë besimtarëve”.
Shumë mirë por a është në të vërtetë kështu?! Pra asnjë njeri nuk ka thënë se ḥadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij” është i vërtetë?!
Unë dua që t’u tërheq vëmendjen ndjekësve tanë të nderuar në veprën me titull: “Akhtāu Ibn Tejmijje fi Ḥaḳḳi’r Resulilahi” (Gabimet e Ibn Tejmijjes në të Drejtën e të dërguarit të Allāhut) e Doktor Sejjid Sherif Muḥammed Salim Subajḥut, që e kemi këshilluar ta lexojnë në programin me titull: “Mutarahatun fi’l-Ạḳide” (Të Dëlirat në Kredo). Autori pasi ka përcjellur thëniet e Ibn Tejmijjes pohon kështu si përmbajtje: “Ibn Tejmijje bën një lloj mashtrimi, sepse e përfolura e Imām Būkhāriut për këtë ḥadith nuk është absolute. Ai ka qortuar vetëm disa nga udhët e ardhjes së ḥadithit”. (9)
E thënë ndryshe Ibn Tejmijje do që të krijojë në mendjen e lexuesit përshtypjen se Imām Būkhāriu e ka hedhur plotësisht poshtë këtë ḥadith. Unë nuk mendoj se këto lloj nuancash kanë mbetur të fshehta për Ibn Tejmijjen. Gjithashtu unë nuk mund t’ua vesh komentimin e tij paditurisë së tij. Shprehem kështu sepse vartësit e tij besojnë se ai ishte më “hāfidhu’l-ehādithi” (njeriu që i di përmendësh ḥadithet) i kohës së tij. Madje të tërë ata që paraqisin gendjen e tij intelektuale përcakojnë se ai është më “hāfidhi” i kohës së tij. Unë nuk e di se si e paska harruar këtë veçori të përcjelljes këtu.
Shkrimtari sqaron kështu: “Imām Būkhārīu ka përfolur (qortuar) përcjelljet e Ismāil Ibn Nāshid Āmirit, Sehm Ibn Husejn Esedīt dhe Uthmān Ibn Ās Ebū Husejn Esedīt” (shikoni “Tārihu’l-Kebīri” (Historia e Madhe), vëll. 1, fq. 375; vëll. 4, fq. 193 dhe vëll. 6, fq. 240). Shumë mirë por ku janë mbi tridhjetë përcjellje që mbesin të përcjellura nga bashkëkohësit?!” (10)
Për në janë të mjaftueshme këto sqarime që Ibn Haxher Askalanī (v.v. 773 m.i.) ka përmendur në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bārī” (Çlirimi i Qartë). Ibn Haxheri shprehet si vijon në fund të ḥadithit: “O Ali! A nuk je i kënaqur që ti përballë meje, të jesh në vendin e Hārūnit përballë Mūsāit?!”
Ndërsa për sa i përket ḥadithit: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij”, them se Imām Tirmidhīu dhe Nesāīu e kanë shënuar këtë përcjellje. Ky ḥadith ka mjaft shumë udhë ardhjeje. Ibn Ukde ka shkruar një vepër të veçantë në të cilën ka përmbledhur zinxhirët e përcjelljes së vërtetë dhe të mirë të këtyre ḥaditheve. Ne e kemi përcjellur fjalinë e Imām Aḥmedit: “Ne nuk na kanë arritur për asnjë nga bashkëkohësit ḥadithet të cilat na kanë arritur mbi Imām Ali Ibn Ebī Tālibin”. (11)
Unë nuk mund t’i kuptoj ata të cilët thonë se Shejkh Ibn Tejmijje është nxënësi i Imām Aḥmed Ibn Hanbelit, sepse ja ku përpara jush qëndrojnë fjalët e Imām Aḥmedit!
Lexoni veprën me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes. Le t’i lexojmë rishtas thëniet e Ibn Haxherit: “Ibn Ukde ka shkruar një vepër të veçantë në të cilën ka përmbledhur zinxhirët e përcjelljes së vërtetë dhe të mirë të këtyre ḥaditheve. Ne e kemi përcjellur fjalinë e Imām Aḥmedit: “Ne nuk na kanë arritur për asnjë nga bashkëkohësit ḥadithet të cilat na kanë arritur mbi Imām Ali Ibn Ebī Tālibin”.
Megjithatë kur shikojmë veprën me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes vëmë re se i nderuari Ali (p.m.t.) është vetëm një shkallë më lart se Muauijje! Ai përdor thënien: “Aliu kishte më shumë të drejtë se Muauijje”. Me fjalë të tjera dhe Muauijje kishte të drejtë, mirëpo Aliu (p.m.t.) kishte më shumë të drejtë sipas tij. Në njërën anë qëndron Imām Aḥmed Ibn Hanbeli që thotë: “Ali Ibn Ebī Tālibi është njeriu për të cilin janë përcjellur më shumë ḥadithe në mesin e bashkëkohësve dhe në anën tjetër qëndron Ibn Tejmijje që thotë: “Edhe Muauijje nuk ishte i padrejtë”!
Le t’i rikthehemi dhe njëherë fragmentit që zë vend në veprën me titull: “Minhāxhu’s-Sunneti” (Metodologjia e Sunnetit) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit ka përkufizuar kështu: “Ndërsa për sa i përket ḥadithit: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij”, Imām Būkhāriu dhe disa dijetarë të ḥadithit (muḥaddithë) e kanë përfolur këtë përcjellje. Të them të drejtën disa dijetarë e kanë vendosur ḥadithin në kategorinë e mirë”.
A është një gjuhë e tillë, një gjuhë që mund ta përdorë një njeri që është cilësuar si Shejkh Islāmi?! Për hir të Allāhut thuamëni, vallë a keni hasur në një nga thëniet e dijetarëve të varur nga Shkolla e Ehli Bejtit?! Vallë a nuk jeni ju, ata të cilët thonë se dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit i mashtrojnë njerëzit?! Kur njëri nga dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit thotë: “Ky ḥadith është i vërtetë”, ju menjëherë hidheni në sulm duke thënë: “Ky është një mashtrim, sepse të tëra versionit e ḥadithit nuk janë të vërteta. Një pjesë e tyre janë të vërteta dhe një pjesë e tyre janë të dobëta”. Shumë mirë por iu rikujtojmë se ḥadithi: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij”, ka dhe udhë përcjelljeje të cilat nuk kanë pësuar qortim. Vallë përse nuk përdorni të njëjtat thënie?!
Një tjetër mashtrim dhe drejtim i Ibn Tejmijjes është dhe ky: “Ai duke thënë: “Të them të drejtën disa dijetarë e kanë vendosur ḥadithin në kategorinë e mirë”, ai do të që krijojë përshtypjen se shkalla më e lartë se kësaj përcjelljeje është ḥadith i mirë. Krahas kësaj ne pak më lart lexuam thëniet në formën: “Shumica e zinxhirëve të tij të përcjelljes janë të vërteta dhe të mira” të Ibn Haxher Askalanīt.
Në veprën tij me titull: “Akhtāu Ibn Tejmijje fi Ḥaḳḳi’r-Resuli’l-lahi” (Gabimet e Ibn Tejmijjes në të Drejtën e të Dërguarit të Allāhut) Doktor Sejjid Sherif Muḥammed Salim Subajḥu rrëfen si vijon: “Për sa i përket ḥadithit: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij”, pohoj se këtë ḥadith e ka shënuar në veprën e tij: “Musnedu’l-Imām Aḥmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imām Aḥmedit) Imam Aḥmedi, në veprën e tij: “Thiḳat” (Besnikëria) Ibn Hibbani, në veprën e tij: “Xhāmiu’s-Sāgiri” (Përmbledhja e Vogël e Ḥaditheve të Vërteta) Imām Taberānī, Bedhdhāri, “Muḥtare”(E Përzgjedhura) Dijāuddīn Maḳdisi nga Ali Ibn Ebī Tālibi; Imām Tirmidhīu, Imām Nesāīu, në veprën e tij: “Xhāmiu’l-Kebīri” (Përmbledhësii Madh) Imām Taberānīu, Hākim Nishābūrīu nga Zejd Ibn Erkāmi, Imām Nesāīu, Ibn Ebī Shejbe, në veprën e tij: “Ahad ue’l-Methānī” (Njëshet dhe Dyshet) Ibn Ebī Āsimi, në veprën e tij: “Eusāti” (Të Mesmit) Imām Taberānīu nga Burejde; Imām Nesāīu nga Imrān Ibn Husejnit; Ibn Ebī Shejbe nga Hābeshe Ibn Xhunāde; në veprën e tij: “tij: “Xhāmiu’l-Kebīri” (Përmbledhësii Madh) Imām Taberānīu nga Hudhejfe Ibn Esed Giffāriu, Ebū Jalā dhe Imām Taberānīu nga Ebū Hurejre; Ibn Māxhe dhe HākimNishābūrīu nga Sa’di; Hākim Nishābūrīu nga Ibn Abbāsi; rishtas Hākim Nishābūrīu nga Talha Ibn Ubejdullāhu; Ibn Māxhe nga Bera Ibn Adhibi dhe në veprën e tij: “Sunnet” (Sunneti)”. (12)
Shkrimtari përmend përmbledhje, klasifikime dhe zinxhirë përcjelljesh të ḥaditheve të vërteta që e kanë shënuar këtë përcjellje dhe me dhjetra emra bashkëkohësish që e kanë përcjellur këtë ḥadith. Shumë mirë por cili është qëndrimi i Shejkh Ibn Tejmijjes ndaj këtij ḥadithi?! Ky është parimi i parë që duhet të merret parasysh.
Pra ky është parimi i parë që duhet të merret paraysh në pikën se si duhet të komentohen argumentet fetare të zbritura mbi Imam Mehdīun e Pritur (p.m.t.) dhe në cilën mënyrë duhet të shqyrtohen. Shejkh Ibn Tejmijje duhet të qëndrojë larg metodës së mbështetur në “tedlis” (mashtrim) ashtu siç shikojmë në shembullin e ḥadithit: “Ai i cili më ka mua kujdestar/zotëri dhe ky Aliu është kujdestari/zotëriu i tij”... Nëse duam që të zbatojmë një metodë shkencore atëherë ne duhet që t’i mbledhim të tëra përcjelljet dhe t’i vlerësojmë në atë mënyrë. Shprehemi kështu sepse njeriu që sillet në drejtim të kundërt është përgjegjës përpara Allāhut (f.m.t.) duke qenë se ka fshehur të vërtetat dhe parimet e kredos nga qindra milionë muslimanë.
Atëherë ndjekësit tanë të nderuar mund dhe duhet që të pyesin dhe këtë. Nuk ka rëndësi se cilës shkollë i përket kur një nxënës i diturisë thotë: “Ky dijetar e ka quajtur këtë përcjellje të dobët”, duhet të drejtohet pyetja: “Vallë a ka ky ḥadith dhe udhë të tjera përcjelljeje?!” Megjithëse udha e përcaktuar nga ḥadithi është e dobët e njëjta përmbatje mund të jetë përcjellur nga udhë të tjera të vërteta. Ja pra ky parim thelbësor duhet të kihet parasysh në ḥadithet dhe përcjelljet e përcjellura në lidhje me Imam Mehdīun e Pritur (p.m.t.).
Prezantuesi: Imzot le të kalojmë në parimin e dytë.
I ftuari: Tani për tani po paraqisim përmbledhjen e saj dhe nëse do Allāhu (k.m.t.) imtësinë e saj do ta shtjellojmë në programin vijues. Një pjesë e argumentev fetare të një çështjeje të kredos të cilën e kemi studiuar mund të jetë e papërcaktuar dhe e mbylur, mund të barttë çështje të paqarta. Kështu që sqarimi i tyre mund të ketë nevojën e argumenteve të tjera fetare. Prandaj ne nuk mund të themi hidhemi menjëherë në sulm duke thënë: “Ky ḥadith/argument fetar nuk dëshmon për këtë besim, por dëshmon për këtë besim”. Kjo mund të mos jetë e mjaftueshme kur ne duam të shohim në besimin që ka të bëjë me atë përmbledhjen e atij ḥadithi, mirëpo qëllimi do të arrihet në dritën e përcjelljeve të tjera të përcjellura në lidhje me çështjen. E thënë ndryshe ne duhet që të mbështetemi në parimin thelbësor në formën: “Argumentet fetare duhet të interpretojnë dhe komentojnë njëri-tjetrin”. Kur ne themi: “Argumentet fetare janë në veçorinë komentuese të njëra-tjetrës”, ne kemi për qëllim përmbajtjen e dëshmive zakonore dhe logjike të cilat mund të merren për mbështetje të ḥaditheve. Natyrisht se këto dëshmi nuk janë të llojit që mund t’i shikojnë të tërë, mundësia e shikimit të këtyre dëshmive kërkon ekspertizë dhe këto janë për nxënësit e diturisë dhe diagnostifikimit. Madje nuk mjafton qenia nxënësi i diturisë, sepse për këtë është e nevojshme qenia një muxhtehid dhe dijetar i madh.
Shikoni këtë ḥadith që zë vend në veprën me titull: “Ṣaḥiḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta e Imām Muslimit) e Imām Muslimit (v.v. 261 m.i.). Përcjellja është e gjatë: “Kreu i Sqarimit të Zbritjes (në Sipërfaqen e Tokës) së Īsāit të Birit të Merjemes duke Gjykuar (Sunduar) me “Sheriatin” (Ligjvënien Hyjnore) të të Dërguarit tonë Muḥammedit (p.q.m.t.)”.
Përcjellja është nga Xhābir Ibn Abdullāhu, i cili citon si më poshtë: “Unë e kam dëgjuar të nderuarin të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) të thotë si vijon: “Një palë nga bashkësia ime muslimane do të vazhdojë të përleshet deri në Ditën e Kijametit si një shfaqës i të vërtetës. Pastaj do të zbresë Īsāi i biri i Merjemes. Prijësi i muslimanëve do t’i thotë: “Eja dhe prina në namaz”, ndërsa ai do t’ua kthejë: “Jo, ju jeni prijësit e njëri-tjetrit si një shpërblim i Allāhut ndaj kësaj bashkësie muslimane”. (13)
Në ḥadithin e lartpërmendur nuk ceket emri i prijësit. Shumë mirë por kush është prijësi i muslimanëve?! Sërish në ḥadithin e sipërcituar nuk kalon se prijësi është Imam Mehdīu (p.m.t.). Nëse do të ngrini pyetjen: “Kush është prijësi që e thotë këtë fjalë, atëherë do të përgjigjemi duek thënë se synimi i prijësit është Imam Mehdīu (p.m.t.).
Në ditët e sotme hasim në disa shkrimtarë bashkëkohorë të cilët thonë: “Numri i përcjelljeve të vërteta mbi Imām Mehdīun e Pritur (p.m.t.) nuk i kalon dhjetë”. Ne po flasim mbi besimin në Imām Mehdīun (p.m.t.). ndërsa këta të fundit thonë se përcjlljet në lidhje me Imam Mehdīun (p.m.t.) ose janë “khāberu’l-eḥadi” (lajm i vetëm), ose janë “khāberu’l-meshhūri” (lajm i njohur). Ata nuk i pranojnë se këto lajme janë të pashkëputura. Nga ana tjetër mund të thuhet se me synimin e thënies së prijësit në ḥadithin në fjalë është dhe mundësia e mosqenies së Imam Mehdīut (p.m.t.).
Kurse tani le të shikojmë sqarimet e Shejkh Albānīt për sa i përket çështjes. Ky i fundit bën të ditur kështu: “Unë e kam dëgjuar të nderuarin të dërguar të Allāhut (p.q.m.t.) të thotë si vijon: “Një palë nga bashkësia ime muslimane do të vazhdojë të përleshet deri në Ditën e Kijametit si një shfaqës i të vërtetës. Pastaj do të zbresë Īsāi i biri i Merjemes. Prijësi i muslimanëve do t’i thotë: “Eja dhe prina në namaz”, ndërsa ai do t’ua kthejë: “Jo, ju jeni prijësit e njëri-tjetrit si një shpërblim i Allāhut ndaj kësaj bashkësie muslimane”. Prijësi që ceket në këtë ḥadith është Imam Mehdīu (p.m.t.) që kalon në ḥadithin e përkthimit, sepse ai ḥadith e komenton kështu këtë ḥadith”. (14)
Ky është dhe parimi që duam t’iu tërheqim vëmendjen. Një pjesë e ḥaditheve mund të mos jetë e qartë ose mund të barttë paqartësi. Me ndihmën e argumenteve të tjera fetare që janë të vërteta dhe sqaruese mund të asgjësohen paqartësitë në ḥadithin e paqartë. Ne nuk duhet të themi thonë: “Numri i përcjelljeve të vërteta mbi Imām Mehdīun e Pritur (p.m.t.)nuk i kalon dhjetë, ose numrin e gishtërinjve të një dore”. Numri i përcjelljeve mbiImām Mehdīun e Pritur (p.m.t.) është mjaft i shumtë. Arsyeja e dhënies sonë të këtyre sqarimeve është kundërshtimi kundrejt disa shkrimtarëve, të cilët përpiqen që t’i tregojnë si larg nga qenia e vërtetë e përcjelljeve mbi Mehdīun e Pritur (p.m.t.).
Prezantuesi: Në këtë çast kemi në lidhje telefonike vëlla Ebū Sādiḳun nga Iraku. Urdhëroni.
ḤajDāri:Paqja qoftë mbi ju. Në kreun me titull:“Sqarimi Punëve që do të Ndodhin mbi Imām Mehdīun (p.m.t.) në veprën me titull: “Eḥādithu fi’l-Fiteni ue’l-Hauādithi” (Ḥadithe në Sprova dhe në Ngjarje) e Shejkh Muḥammed Ibn Abduluehhābit.
Në veprën me titull: “Ḳaulu’l-Meabūdi Sherḥu’s-Suneni Ebī Dāūdi”(Fjala e të Adhuruarit Sqarimi i Sunneteve të Ebū Dāūdit) kalon si më poshtë: “Dije se është i njohur në mesin e mbarë muslimanëve shfaqja e një njeriu nga Ehli Bejti në kohën e fundit, se ai do të rikthejë fenë në gjendjen fillestare, ai do të sundojë me barazi dhe drejtësi, muslimanët do t’i binden atij, ai do të shtrijë sundimin e tij në vendet muslimane dhe se emri i tij do të jetë Mehdī. Për më tepër është i njohur dhe dalja e dexhxhalit. Ndërsa çështja e zbritjes sëĪsāit pas tij dhe vrasja e dexhxhalit, ndihma e te të nderuarit Mehdī kalon në ḥadithe të vërteta”. (15)
Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullāh Kemāl ḤajDāri. Ne iu shprehim falenderimet tona dhe ju ndjekësve tanë të nderuar. Shpresojmë se do të shihemi përsëri. Allāhu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Silsiletu’l-Eḥādithi’ḍ-Ḍaīfa ue’l-Meuḍūa ue Athāruhā’s-Sejjidi’l-Ummeti” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Dobëta dhe të Shpikura dhe Çështjet e Pazgjidhura të Zotërisë së Bashkësisë Muslimane), vëll. 4, fq. 91, Ḥadithi Nr: 1588, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Meārifi” (Instituti i Diturisë), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
2- Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Silsiletu’l-Eḥādithi’ḍ-Ḍaīfa ue’l-Meuḍūa ue Athāruhā’s-Sejjidi’l-Ummeti” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Dobëta dhe të Shpikura dhe Çështjet e Pazgjidhura të Zotërisë së Bashkësisë Muslimane), vëll. 4, fq. 91, Ḥadithi Nr: 1588, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Meārifi” (Instituti i Diturisë), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
3- Hākim Nishābūrīu, “Mustedrek ala’s-Ṣaḥiḥajni fi’z-Zejlihi’t-Telhisi’dh-Dhehebī” (E Perceptuara nëFundin e Përmbledhjes së Dhehebīut), vëll. 4, fq. 557, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Fikri”(Vendi i Mendimit).
4- Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Silsiletu’l-Eḥadithi’ṣ-Ṣaḥiḥa ue Shejun min Fiḳhiha ue Feuāidiha” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Vërteta dhe Gjëja Nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 2, fq. 328, Ḥadithi Nr: 711.
5- Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albānī, “Silsiletu’l-Eḥadithi’ṣ-Ṣaḥiḥa ue Shejun min Fiḳhiha ue Feuāidiha” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Vërteta dhe Gjëja Nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 2, fq. 328, Ḥadithi Nr: 711.
6- Ibn Tejmijje, “Mexhmūatu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 255, Shënimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhili” (Vendi i Shkëlqimit).
7- Ibn Tejmijje, “Mexhmūatu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 255, Shënimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhili” (Vendi i Shkëlqimit).
8- Ibn Tejmijje, “Mexhmūatu’l-Fetāuā” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 255, Shënimi Nga Amir Xhedhdhari dhe Enuer Bazi, Shtëpia Botuese: “Dāru’l-Xhili” (Vendi i Shkëlqimit).
9- Sejjid Sherif Doktor Muḥammed Sālim Subajḥu, “Akhtāu Ibn Tejmijje fi’l-Ḥaḳḳi’r-Resuli’l-lahi ue Ehli Bejtihi” (Gabimet e Ibn Tejmijjes në të Drejtën e të Dërguarit të Allāhut dhe Ehli Bejtit të Tij), fq. 94-95, Shtëpia Botuese: “Dāru’r-Rukni ue’l-Maḳami” (Vendi i Ruknit dhe Maḳamit).
10- Sejjid Sherif Doktor Muḥammed Sālim Subajḥu, “Akhtāu Ibn Tejmijje fi’l-Ḥaḳḳi’r-Resuli’l-lahi ue Ehli Bejtihi” (Gabimet e Ibn Tejmijjes në të Drejtën e të Dërguarit të Allāhut dhe Ehli Bejtit të Tij), fq. 94-95, Shtëpia Botuese: “Dāru’r-Rukni ue’l-Maḳāmi” (Vendi i Ruknit dhe Maḳāmit).
11- Aḥmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalanī (v.v. 773 m.i.), “Fethu’l-Bāri fi’sh-Sherhi’s-Ṣaḥiḥi’l-Būkhāri” (Çlirimi i Qartë në Sqarimin e Përmbledhjes së Ḥaditheve të Vërteta të Būkhāriut), vëll. 7, fq. 93, “Kitābu’l-Fedaili’s-Ṣāḥābeti” (Libri i Virtyteve të Bashkëkohësve), Shtëpia Botuese: “Menākibu’l-Enṣāri” (Rrëfimet e Ndihmësve), “Menshūratu Muḥammed Ali Bejduni” (Shtëpia Botuese Muḥammed Ali Bejduni), “Dārul-Kutubi’l-Ilmijje” (Vendi i Librave Shkencore), Bejrut, Liban.
12- Sejjid Sherif Doktor Muḥammed Sālim Subajḥu, “Akhtāu Ibn Tejmijje fi’l-Hakki’r-Resulilahi ue Ehli Bejtihi” (Gabimet e Ibn Tejmijjes në të Drejtën e të Dërguarit të Allāhut dhe Ehli Bejtit të Tij), fq. 92, Shtëpia Botuese: “Dāru’r-Rukni ue’l-Maḳāmi” (Vendi i Ruknit dhe Maḳāmit).
13- Imām Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishāburīu, “Ṣaḥiḥu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Ḥaditheve të Vërteta të Muslimit), Kreu Nr: 71, “Kitābu’l-Imāni” (Libri i Besimit), Ḥadithi Nr: 247, Vërtetimi Nga Ebū Suḥejb Kerrāmiu.
14- Shejkh Muḥammed Nāṣiruddīn Albāni, “Silsiletu’l-Ehādithi’ṣ-Saḥiḥa ue Shejun min Fiḳhiha ue Feuāidiha” (Zinxhiri i Ḥaditheve të Vërteta dhe Gjëja Nga Jurisprudenca e Saj dhe Dobitë e Saj), vëll. 5, fq. 276, Ḥadithi Nr: 2236.
15- Shejkh Muḥammed Ibn Abduluehhābi, “Eḥādithu fi’l-Fiteni ue’l-Hauādithi” (Ḥadithe në Sprova dhe në Ngjarje), vëll. 11, fq. 234.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak