Ish raportuesi special i OKB-së, Zayas deklaroi në lidhje me SHBA-në
Alfred de Zayas, ish raportuesi special i Kombeve të Bashkuara (OKB), tha se arsyeja kryesore për katastrofën ekonomike në Venezuelë janë sanksionet e SHBA-së.
Duke folur për gazetën britanike The Independent, de Zayas i ka cilësuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të vendosura ndaj Venezuelës si ‘vdekjeprurëse’, duke u shprehur se nga kjo gjë më së shumti janë dëmtuar të varfërit dhe se ata i janë ekspozuar vdekjes pës shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve.
De Zayas i cili sipas lajmit, është zyrtari i parë i OKB-së i cili 2 vjet më parë vizitoi Venezuelën brenda 21 viteve të fundit, u takua jo vetëm me përfaqësuesit e qeverisë, po gjithashtu edhe me me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe opozitës në vend, shkencëtarë, zëdhënës të kishës dhe biznesmenë.
De Zayas i cili u kthye nga Venezuela, Në raportin e tij në OKB, Zayas propozoi që sanksionet e Shteteve të Bashkuara të vendosura në vend, duhet të hetohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit.
Ai u shpreh se organizata nuk ia vuri veshin raportit, duke shtuar se Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka refuzuar të takohet me të. Ish raportuesi tha se arsyeja për këtë ishte fakti se besohej se rezultatet e arritura nga ai kundërshtonin idenë se Venezuela ka nevojë për ndryshimin e regjimit dhe se OKB-ja ishte e interesuar vetëm për raporte që kritikojnë regjimin dhe kërkojnë që ai të përmbyset.
De Zayas gjithashtu deklaroi se roli kryesor në këtë proces ishte në SHBA dhe se ky vend po përpiqet të përmbys presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro me sanksione, duke shtuar se OKB – ja, duke kërcënuar me pasojat ekonomike, i ka kthyer votimet në një mënyrë e cila është më e përshtatshme për ta.
Burimi : Sputnik News