Mediat sociale bllokojnë çështjen palestineze!

Publikuar në Shk. 1, 2019, mesnatë

Personat dhe institucionet të cilët përmes mediave sociale dëshirojnë ta informojnë botën rreth dhunës çnjerëzore të Izraelit terrorist, nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të cenzurës.

Postimet e palestinezëve në vitin 2018 ishin fshirë qindra herë nga platformat e rrjeteve sociale, ndërsa llogaritë të cilat i kishin bërë këto postime, janë mbyllur mu 500 herë.

Janë fshirë qindra postime të cilat informojnë për dhunën e Izraelit

Me mbi 370 faqe në Facebook, 45 kanale në YouTube, 60 llogari në Twitter dhe 30 faqe në Instagram janë mbyllur, si dhe janë fshirë qindra postime të cilat informojnë për dhunën e Izraelit. Është raportuar se janë mbyllur edhe disa faqe të cilat kanë pasur me qindra mijëra ndjekës, dhe se me justifikimin se kanë shkelur të drejta të ndryshme, janë mbyllur herë përkohësisht dhe herë përgjithmon edhe faqet si Posta e Palestinës, El Fajr Al-Jadeed TV, Palestina Sot, El Aksa TV etj. Izraeli i cili dëshiron ta shtyp popullin palestinez duhet e heshtur zërin e tij, që nga viti 2000, kishte vrarë 80 gazetarë palestinez dhe kishte bombarduar  5 institucione të mediave. Aksa TV që kishte dashur të informoj rreth arrestimit të 30 gazetarëve palestinez në burgjet e Izraelit dhe për dhunën në Palestinë, ishte shkatërruar 3 herë duke u bombarduar.



Burimi : Rast Haber