25 Km. fije, 300 metra përhurë për të shkruar Kur’anin
Një grua nga Pakistani, Nasime Ahtar, ka prodhuar një Kur'an punëdore.
Kur’ani, teksti fetar i Islamit është shkruar nga Nasime Akhtari duke përdorur gjilpëra dhe fije.
Nasime Akhtar është nga Guxharati në Pakistan. Ajo ishte 30 vjeçare kur filloi punën e dorës për prodhimin e Kur'anit.
Kohët e fundit ajo përfundoi Kur'anin. U deshën 32 vjet për të bërë këtë kopje madhështore të Kur'anit.
Nasime Akhtar, 15 vitet e para, i kaloi ditët duke shkruar Kur'anin mbi copat e pëlhurës së bardhë irlandeze me dorë. Edhe 17 vjet të tjera u shpenzuan pastaj për të krijuar fjalët duke përdorur gjilpëra dhe fije të zezë.
Rreth 300 metra pëlhurë dhe afër 25,000 metra fije u përdorën për të krijuar Ku’ranin. Përmbledhja përbëhet prej 10 lidhjesh; secila përmban tre gjyza të Kur'anit.
Këto 10 lidhëse peshojnë 55 kilogramë. Kur'ani i krijuar nga Nasime Akhtar duke përdorur gjilpëra dhe fije është vënë në shfaqje në Ekspozitën e Kur'anit të Shenjtë në Medinë, në Arabinë Saudite.
Burimi : India Today