4 Shkaqet E Tërheqjes Në Mënyrë Befasuese Nga Siria Të Trupave Të Trumpit

nga Abdulbari Atvan | Publikuar në Dhj. 22, 2018, 4:34 a.m.

A u flijuan kurdët me marrëveshjen me Erdoğanin apo po përgatitet një luftë kundër Iranit?

Ka një regull ushtarak i cili thotë se: “Nëse do që që të zvogëlosh përmasën e humbjes dhe të ndalosh dëmin, duhet të shpallësh fitore dhe rruga më e shkurtër për t’i dhënë fund luftës është se duhet të fillosh që të tërhiqesh menjëherë”.

Donald Trumpi presidenti i Amerikës mbase nuk e di këtë rregull; sepse përvojat e tij janë të kufizuara me marrëveshjet tregtare dhe të qenit komisioner i pasurive të patundshme. Megjithatë në rrethin e tij patjetër që ka këshilltarë ushtarakë, të cilët e dinë shumë mirë këtë dhe këta në të njëjtën kohë dinë dhe të vërtetat në frontet e luftës, në të cilat gjenden trupat amerikane dhe në veçanti në rajonin e Lindjes së Mesme.

Zëdhënësja e Shtëpisësë Bardhë Zonja Sara Sanders sot (të mërkurën) bëri të ditur se tërheqja e tëra trupave amerikane në Siri (2000 vetë të të cilave janë anëtarë të Forcave Speciale) do tëpërfundojë brenda dy ose më e shumta tre muajve. Një tjetër zyrtar amerikan në të njëjtën kohë bëri të ditur se personeli i ministrisë së jashtme amerikane do të largohej nga Siria brenda 48 orëve.

Këtë hap të hedhur presidenti Trump e lajmëroi duke thënë kështu nga Tuitteri: “Trupat amerikane gjendeshin në Siri vetëm për të luftuar me organizatën terroriste. Në këtëçast me mposhtjen e shtetit islam (ISIS-it) ky pikësynim u përmbush. Për këtë arsye ne morëm vendimin që të tëra trupat tona të tërhiqen nga Siria”.

Ky vendim kahas të qenitbefasues bart dhe një numër të madh “paqartësish”. Brett Mc Gurg përfaqësuesi amerikan në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS-it, vetëm një javë më parë kishte bërë të ditur se trupat amerikane do të qëndronin në Siri dhe për një copë herë.

Jim Mattis zotëriu i tij ministrii mbrojtjes (ka shumë gjasa që të humbë postin e tij në fundin e vitit),këtë muajbëri lajmërinin se tërheqja në një mënyrë befasuese dhe të shpejtë nga Siria, do të krijonte një hapësirë të cilën do ta mbushnin aleatë si presidenti Beshshar Esedi me Iranin dhe Rusinë. Lindsey Graham senatori republikan i afërt me presidentin Trump përsëriti të njëjën gjë.

***

Citoj se nuk ështëe vërtetë se trupat ushtarake amerikane të cilat gjenden në lindje të Eufratit kanë asgjësuar ISIS-in i cili ka bazat dhe praninë e tij në këtë rajon. Kjo organizatë është ende e fuqishme dhe përbën një rrezik përballëTrupave Demokratiketë Sirisë, shumica e të cilave përbëhet nga kurdët dhe të cilat janëmbështetur dhe armatosur nga trupat amerikane, kështu që ata shtinë sërish në dorë dy qytetet të cilat i kishin humbur duke luftuar me ta dy ditë më parë. Si rrjedhojë tëpranuarit e këtij arsyetimi është i vështirë.

Nëse duam që të kuptojmë arsyet për hedhjen e këtij hapi tërheqjeje të Trumpit dhe largimin nga rajoni i trazuar i lindjes së Mesme gjenden disa pika themelore të cilat duhet t’i kemi parasysh.

E para: Kërcënimet e Turqisë të filluara nga ana e presidentit të Turqisë Rexhep Tajjip Erdoğantë cilat janë përsëritur dhjetë ditët e fundit, bombardimi i juglindjes së Sirisë me synimin e asgjësimit të Trupave Demokratike të Sirisë, përbërja një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të kurdëve dhe shikimi i qeverisë turke i tyre si një zgjatim i PKK-së të cilën ajo e quan si një organizatë terroriste.

E dyta: Presidenti Trump mund ta ketë marrë këtë vendim pasi të ketë arritur një marrëveshje me presidentin Erdoğan. Që të dyja shtetet (Amerika dhe Turqia) ruhen nga një përplasje ushtarake dhe marrëdhëniet mes dy palëve kthehen në gjendjen strategjike të mëparshme.

Për ta fuqizuar këtë gjasë shtoj se kontaktet mes dy udhëheqësve kanë vijuar për disa ditë të cilat i kemi lënë pas. Këtë e nënvizon dhe thënia e zonjës Sanders presidentit Trump që t’i thotë homologut të tij turk, për dorëzimin e predikuesit Fethullah Gülen, i cili akuzohet për qëndrimin pas përpjekjes së puçit ushtarak të fundit të kryer, me qëllimin e rrëzimit të qeverisë së Erdoğanit dhe me shumë gjasa për vrasjen e tij i cili strehohet në Amerikë.

E treta: Qeverisja e Trumpit po përgatitet për të ndezur një luftë kundër Iranit. Për këtë arsye ajo mori vendimin e tërheqjes në një kohë sa më të shkurtër të trupave të saj në Siri, përpara se ato të bëheshin objektiva të hakmarrjes së përkrahësve të Iranit në Irak dhe në veçanti të Hashd Shabiut (Trupave Popullore),Nuxhebasë dhe Hizbullahut të Irakut.

Ne nuk e shohim si një gjasë të largët madje und të themi si hapin e radhës tërheqjen e 5200 trupave amerikane të cilat gjenden në Irak si pasojë e të njëjtës frikë. Në të njëjtën mënyrë sot në Ebu Dabi (jo në Doha) u zhvilluan takime të Talibanit me Uashingtonit dhe ndërmjet pranisë së Pakistanit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani.

E katërta: Pohoj se mund të jetë arritur një marrëveshje mbi çështjen e dërgimit të trupave të këtyre shteteve mes presidentit Trump me Arabinë Saudite, Emiratet dhe ndoshta dhe me aleatët e tij në Katar, për moskrijimin e një hapësire me tërheqjen e Amerikës dhe për mbështetjen në këndvështrimin financiar dhe në kënvdvështrimin e armëve të Trupave Demokratike të Sirisë.

Eskpertët ushtarakë të këtyre shteteve disa javë më parë kishin botuar lajme në lidhje me vizitën e tyre të këtij rajoni (lindjes së Eufratit). Në të njëjtën mënyrë Samir Sebhani i cili është ministri i shtetit të Arabisë Saudite disa muaj më parë e kishte vizituar këtë vend për ardhjen e këtyre trupavedhe për fushimin e tyre nëlindje të Eufratit.

Edhe para disa ditëve ishin përhapur lajme setrupat e Sudanit në bashkërendim me qeverisjen amerikane mund të fushoninnë këtë rajon.

***

Kurdët të cilët në fillim luftuan kundër ushtrisë së Sirisë, me mbrojtjen dhe mbështetjen e Amerikës, më pas kundër ISIS-it dhe të cilët kanë shtënë në dorën kryeqytetin e tyre të ri Rakkën,si gjithmonë mund të jenë flijimi më i madh dhe mund të pësojnë dëmin më të madh, nga ky hap i Amerikës pikërisht njëlloj si fqinjët e tyre të Kurdistanit të Irakut.

Ndërsa vëllezërit kurdë dhe në veçanti në problemin e Sirisë, jo vetëm qënuk kanë nxjerrë mësim nga përvojat e hidhura nëtë shkuarën por i kanë vendosur të tëra vezët në shportën amerikane.

Kurdët kur gjejnë mbështetjen amerikane kërkojnë ndarje, ndërsa kur braktisen nga amerikanët, ose kur pësojnë sulme kërkojnë sirianët.

Deri para njëjave kur ata kërkuan mbështetjen e nga ushtria e Sirisë për të përballuar kërcënimet e Turqisë, pothuaje ata kishin dhënë urdhra si udhëheqësit e tyre, ndërsa kur kërkesat e tyre nuk u çuanmenjëherë në vend ata akuzuan ushtrinë e Sirisë se i kishte lënë pas dore.

Ne nuk i kemi parë si befasuese deklaratat e njërit nga udhëheqësit kurdë Ilham Ahmedit, i cili e kishte cilësuar si një kamë pas krahëve vendimin e tërheqjes nga Siria të ushtarëve amerikanë. Kjo ishte një kamë helmuese dhe që pritej. Kjo nuk ishte e para dhe me sa duket nuk do të jetë as e fundit.

Viti i ri i cili do të nisë nëditët në vijim, do të jetë i mbushur me përplasje dhe tronditje tëtmerrshme. Shpresoj që t’i lidhni mirë rripat dhe dhe këtë herë t’i lexoni ndryshe zhvillimet në skenën e Lindjes së Mesme. Zhvillimi i radhës do të jetë më i madh.



Burimi : Yakın Doğu Haber