Refugjatët palestinez të Sirisë drejt Libanit
Kapmi palestinez në homs, Siri
Litari vazhdon të shtrengohet akoma më shumë për refugjatët palestinezë dhe sirianë, të cilët po largohen për të shpëtuar jetët e tyre duke kërkuar siguri në Liban. Ndërkohë që kriza qeveritare në Liban vazhdon të përshkallëzohet, veteranët e luftës civile libaneze, të cilët falë një amnistie të përgjithshme në vitin 1989 vendosen të pengojnë drejtësinë kundër krimeve të luftës. Ata e kanë caktuar vetën si “zotërinjtë politikë”, duke u përpjekur përsëri të zgjedhin një president. Disa parti anti-palestineze dhe pro-zioniste, të cilat e vazhdojnë akoma “luftën civile” nuk humbasin asnjë rast për qëllimet politike që të godasin refugjatët palestinezë të mbetur në Liban.
Teza e vjetër se “palestinezët po kërkojnë të natyralizohen si libanezë dhe se qielli po bie” po artikulohet përsëri këtë muaj për të nxitur frikën sektare dhe për të fituar ndikim politik për disa parti. Një president anti-palestinez kishte caktuar një ish-anëtarin e stafit të tij si is Ministër i Jashtëm. Zotëria nuk humbi kohë dhe filloi të përflasë bashkë me familjen e tij kundër palestinezëve, duke thënë se “Kushtetuta libaneze e ndalon marrjen e nënshtetësisë dhe natyralizimi i palestinezëve do të dëmtonte demografinë e vendit!”Kjo deklaratë false ka për qëlllim të fitojë votat e të krishterëve për një fraksion të krahut të djathtë si dhe është një reagim instiktiv ndaj bumit politik të javës së kaluar të krijuar nga lideri militant Samir Geagea.
Lideri i forcave libaneze në mënyrë befasuese mori vetëm 48 nga 86 vota që i duheshin për të fituar në raundin e parë tëzgjedhjeve për president. E vërteta është kjo, se refugjatët palestinezë, të cilët këtu po trajtohen më keq se kudo në botë, përfshirë edhe Palestinënë e pushtuar, nuk kanë asnjë të drejtë civile elementare. Ata asnjëherë nuk kanë kërkuar natyralizim, e as nuk kanë ndërmend ta kërkojnë. Qëllimi i tyre është kthimi i plotë në vendin e tyre, Palestinë. Pretendimi ndryshe, është ajo që disa liderë lokal kanë bërë gjatë kësaj fushate elektorale, por këto janë vetëm llafe.
Por, ministri i ri i jashtë libanez nuk është i vetmi që ka shenjëstruar refugjatët palestinezë këtë verë për përfitime politike. Ministri i Brendshëm libanez bashkë me të tjerët, i është bashkuar korit dhe po e luajnë në mënyrë aktive “karten palestineze”.
Për shembull, Gjenerali i përgjithshëm libanez, javën e kaluar u mohoi hyrjen palestinezëve, të cilët po arratiseshin për të shpëtuar jetët e tyre. Vetëm nëse ata i plotësonin tre kushte të kënaqshme. Për tani, palestinezët që mbërrijnë në Masnaa duket të kënë marrë më parë një autorizim nga qeveria libaneze. Duhet të kenë leje qëndrimi në Liban, ose të jenë tranzit; në këtë rast do të lejohen të qendrojnë 24 orë në Liban dhe më pas duhet të udhëtojnë direkt. Dy kushtet e para është e pamundur që të plotësohen dhe askush nuk ështënë gjendje që ta kalojë këtë pengesë.
Para dy ditësh, qeveria libaneze informoi UNRWA-n se “masat mund të jenë të përkohshme dhe se përjashtimet do të merren parasysh në momentin e duhur, nëse nevojat humanitare e kërkojnë këtë”. Por, kjo është një gjë pa kuptim. Javën e kaluar, u bë një sondazh nga ky observator me mbi 30 palestinezë të ndryshëm, të cilët kërkonin të hynin në Liban nga Siria në kufirin e Masnaas. Ata zbuluan se çdo gjë ishte e mbyllur. Vetëm dy vetë ishin lejuar që të udhëtonin për në Bejrut për të kapur fluturimin e tyre për ne Europë, apo gjetkë.
Këto goditje të vjetra ndaj palestinezëve çfarë lidhje kanë me Rasha Halebinë, një studentee cila sapo ka mbushur 18 vjeç e qëështë rritur në kampin e refugjatëve palestinez në Homs?
Ka lidhje disi, me sa duket.
Rasha sëbashku me mijëra studentë sirianë dhe palestinezë po përgatiten prej muajsh për një qershor të vështirë që po afron shpejt. Ky është muaji i provimit që u kërkohet studentëve në të gjitha shkollat e mesme siriane dhe palestineze për të hyrë në universitet. Provimi i parë i Rashas do të jetë ditën e dielë, ndërsa provimii fundit do të jetë më 17 qershor.
Historikisht, Siria ka pasur një sistem arsimor të fortë, që nga kopshti e deri në universitet, i cili vlerësohet dhe respektohet në nivel ndërkombëtar. Si çdo gjë tjetër në Siri këto ditë, “situata” ka marrë një rrjedhë të vështirë. Sipas UNICEF-it Siria akoma ka një nga përqindjet më të larta të edukimit (mbi 90 për qind) në mesin e 197 anëtarëve të OKB-së. Përpara muajit mars të vitit 2011, 4.8 milion fëmijë sirianë – ose 97% e moshës së shkollës fillore dhe 67% e moshës së shkollës së nivelit të dytë (9-vjeçare) i kanë ndjekur mësimet në mënyrë të rregullt; e informoi këtë vëzhgues një anëtarët i stafit të UNICEF-it muajin e kaluar. Por, me shkatërrimi dhe dëmtimin e mbi 4 mijë shkollave, gjysëm milion studentë sirianë dhe palestinezë, të cilëve iu desh të largoheshin nga Siria, nuk janë më në shkollë.
Si pasojë e gjithë këtyrë problemeve me të cilat po ballafaqohen studentët palestinezë dhe sirianë, që përfshijnë mungesën e sigurisë, bombardimet e Damaskut dhe vendeve të tjera, mungesa e energjisë elektrike, inflacioni, frika nga ajo që mund të ndodhë nëçdo moment, humbja e shtepive të tyre, papunësia e anëtarëve të famijes, disa thonë se kriza e tanishme nuk u lejon studenëve luksine marrjes së diplomës këtë vit. Por, Rasha dhe studentë të tjerë po studiojnë shumë dhe janë të vendosur të marrin nota të mira në provimin e muajit të ardhshem. Mamaja e Rashas, znj. Nur, ka vendosur disa rregulla të rrepta për vajzën e saj që ajo të përgatitet për provime që para pesë muajsh; një lloj rezolute e re për këtë vit. Derisa të mbarojnë provimet, ajo nuk e lejon Rashan që të futet online; facebooku dhe e-mail-i nuk lejohen. Telefoni i Rashas gjendet nëçantës e sëëmës, prandaj si pasojë, nuk ka “What’s app,” mesazhe, apo çatime, plus zero televizor. Gjithashu, Rashas nuk i lejohet që të dalë më shoqet. Kur ajo nuk është në shkollë, rri te tavolina e saj duke u përgatitur për provimin, mes librave dhe kërkimeve. Siç na e shpegon e ëma: “Ky provim është e ardhmja e Rashas. Do të përcaktojë se çfarë do të bëhet në jetë. Ajo duhet të dalë mirë.”
Për fat të keq, pasi ka kaluar gjashtë muajt e fundit duke u pargatitur për provim dhe pasi ka fituar një farë besimi për të ardhmen e saj, ashtu si mijëra studentë të tjerë palestinezë dhe sirianë, nuk duket se Rasha do të jetë në gjendje ta bëjëkëtë provim.
Arsyeja është se para katër muajsh familja e saj u detyrua të largohej nga Siria për në Liban që t’i shpëtojë një bombardimi që ndodhi shumë afër shtëpisë së saj në kampin palestinez të Homsit. Plani i saj, ashtu si i mijëra studentëve të tjerë palestinezë ishte që të ktheheshin në Siri për të dhënë provimin, e më pas të ktheheshin tek famlijet e tyre në Liban në kampin Ein el Helue. Pra, mundësitëe këtyre studentëve janë të kufizuara. Ata mund të japin provimin dhe të ngecin në Siri pa familjet e tyre, ose mund ta shtyjnë atë, duke e shtyrëkështu të ardhmen e tyre edhe njëherë tjetër.
Disa takime mjaft intensive javën e kaluar në Damask mes një vullnetari me programin e burses Sabra-Shatila(sssp-lb.com) dhe departamentit të edukimit të UNRWA, si dhe Ministrinë Siriane të Edukimit ka dështuar deri tani në gjetjen e një zgjidhjeje. Një zgjidhje që po mbështetet nga SSSP është thjeshtë prania e disa administruesve zyrtarë sirianë në Liban për provimin për studentët palestinezë dhe sirianë të mbëtur këtu. UNRWA është e mbushur më halle të tjera dhe nuk duket se është e gatshme të përzihet edhe me këtë, pavarësisht kërkesave. Ministria Siriane e Edukimit premtoi se do të shikonte se çfarë mund të bënte, por koha nuk premton dhe thirrjet e këtij vëzhguesi javën e kaluar po marrin një përgjigjë të tipit “Ne po e shikojmë situatën.” Në mënyrë të kuptueshme, Rasha dhe mijëra studentë të tjerë po e ndiejnë këtë presioin, pa përmendur presionet e tjera. Rasha dhe mamaja e saj janë disi në panik në këtë kohë.
Zgjidhja më e thjeshtë për këtë krizë humanitare do të ishte që Sigurimi i Përgjithshëm Libanez të nxirrte një udhëzim për studentët palestinezë dhe ata sirianë, të cilët kanë ikur në Liban për të shpëtuar jetët e tyre, që t’i lejonte të ktheheshin në Siri për të dhënë provimin e muajit të ardhshëm e më pas të kthehen në Liban, derisa kushtet t’u lejojnë atyre që të kthehen në Siri, e në fund në Palestinë.
Por, koha nuk premton dhe refugjatët kanë pak miq në Liban këto ditë. Një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë apo Teherani për surrogatët e tyre mund ta zgjidhte problemin për këta studentë, për të cilët e drejta për t’u edukuar është një e drejtë e lindur.
A do tëinteresohet njeri? Apo, a do të jënë në gjendje blogerat e internetit dhe aktivistët e shoqërisë civile dhe mbrojtësit e Sirisë dhe Palestinës që të bindin qeverinë libaneze që t’u japë vizë kthimi këtyre refugjatëve?
Koha nuk pret për Rashan, e cila është një vajzë e zgjuar dhe e vendosur që t’i shërbejë vendit të vet, Palestinës dhe Sirisë, në pritje të kthimit në fshatin e saj afër Haifas. Familja e saj mori vesh para dy ditësh se Universiteti i Strazburgut në Strazburg, dhe Alsaces në Francë, universiteti i dytë më i madh në Francë, do t’i jap asaj një bursë të plotë nëse ajo del mirë në këtë provim. SSSP mund të jap pak ndihmën e saj.
Le të shpresojmë se qeveria libaneze do të ndërrojë mendje dhe do të lejojë studentët palesinezë dhe sirianë që të japin provimin në muajin e ardhshëm.