Shfaqia e roleve kyçe luftarake në Siri
Franklin Lamb
Veriu i Latakias, Siri
Këtij vezhguesi i është thënë se çdo fëmijë në shkollë në Siri mëson në një moshë të hershme rreth tokave të grabitura nga kolonët, të cilët kanë shkëputur pjesë të rëndësishme të vendit të tyre të lashtë. Ata mësojnë rreth obligimeve të tyre kombëtare për t’i marrë këto toka të shenjta. Kjo mësohej edhe rreth Palestinës së pushtuar, të paktën kështu bëhej përpara kryengritjes së vitit 2011, pas të cilës qeveria siriane vuri disa kufizime për disa pjesëmarrësh palestinezë te grupet rebele, të cilët po mundohen të rrëzojnë qeverinë e tyre.
Një tokë e tillë që po prodhon rezistencë në kurriz të Sirisë dhe kundër Turqisë, Katarit dhe xhihadistëve të sponsorizuar nga Arabia Saudite, është edhe rasti i Iskanderun, në veri të Latakias, mes Sirisë dhe Turqisë. Kjo tokë, e cila ka qënë pjesë e Sirisë për mijëra vjet, me burime të pasura natyrore, u shkëput nga Siria dhe iu dha Turqisë nga Francezët mbi gjysëm shekulli më parë. Dhe disa milici pro-qeverisë po luftojnë që ta marrin përsëri.
Iskenderun, ruan emrin, por sipas histotianëve nuk është saktësisht i njëjti vend i Aleksandria ad Issum ku para 333 para erës sonë, Aleksandri i Madh ngriti një kamp dhe urdhëroi që të ndërtohet Iskenderuni, duke krijuar kështu qytetin. Një nga rëndësitë e këtij vendi vjen nga lidhja e saj gjeografike me Portat e Sirisë, lidhja më e lehtë me zonën e Hatayit, një provincë e Halebit (Alepos).
Diskutimi i vazhdueshëm i Sirisë dhe Turqisë rreth zonës së Iskenderunit është rihapur kohëve të fundit, pjesërisht për shkak të krizës së tanishme, por çdo gjë filloi më 5 july të vitit 1938, kur forcat turke të udhëhequra nga kolonel Sukrit Kanath, lëshuan një ofensivë me aprovimin e Francezëve, ku u bë një spastrim etnik të amrmenëve të krishterë dhe popullsisë alevite. Pushtimi turk u bë i mundur falë francezëve, përtnerë me Britaninë në Spykes-Picot, të cilët mbëtën si pushtues ilegal të Sirisë me mandat të Lidhjes së Kombëve. Francezët ishin bashkëpunëtorë të një referendumi të rreptë, i cili lëshoi territorin sirian të Iskanderunit, e që atëherë njihet si Republika e Hatayit. Kjo grabitje ishte një marrëveshje sekrete për të siguruar ndihnëm e Turqisë me luftën që po afronte kundër Gjermanisë. Parisi dhe Ankaraja nënshkruan një marrëveshje në Turqi për të mos iu bashkuar aleancës kundër Gjermanisë, duke deklraruar neutralitet dhe duke ndenjura jashtë Luftës së Dytë Botërore.
Jo vetëm që Siria nuk ka qënë ekspansioniste, isç është akuzuar nganjëherë nga Turqiadhe regjimi zionist, por ajo ka humbur tokë e nuk ka marrë. “Ne humbëm Pakestinën e veriut në vitin 1918, Libanin në vitin 1920 dhe zonën e Iskendërunit me antë të diplomacisë franceze. Gjatë agresionit zionist të vitit 1967 ne humbët Golanin. Ne kemi ndërmend t’i rimarrim këto territore duke filluar me Iskenderunin në zonën siriane të pushtuar nga Turqia. Një diplomat perëndimor këtu, duke folur për vetën time dhe duke mos përfaqësuar asnjë qeveri apo ndonjë subjekt të ngjashë, “Libani gjithashtu duhet t’i kthehet Sirisë. Kurrë nuk ka qënë një vend i vertetë, e as nuk do të jetë sipas mendimit tim. Është pjesë e Sirisë!” Pikërisht ashtu siç e vuri në dukje Robert Fisku, pas Luftës së Parë Botërore, shumë libanezë shpresonin që toka e tyre të mbetej pjesë e Sirisë – shiko rezultatin e Komisionit të Mbretit Krain (Crane) – në vend që të jetonin në një “komb” të ndarë nën dominimin francez. Pasi e nisëm, zotëria ma shtrengoi dorën dhe tha: “Sigurisht që Iskenderuni është pjesë e Sirisë. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta mohojë këtë!”
Një nacionalist sirian i thekur, Ali Kajali (Kayali), i njohur si “Ebu Zaki”. Si përfudoi një njëri nga Siria turke e pushtuar (Iskanderun) duke drejtuar një nga milicitë e rezistencës më efektive në pjesën veriore gjatë krizës siriane aktuale duke dashur të lirojë dhe t’ia kthejë Iskenderunin Sirisë? Ai veproi njësoj si një numër i madh i palestinezëve dhe të rinjve sirianë në fillimet e viteve ’80. Ai shkoi në Bejrut për t’i bërë rezistencë agresionit zionist të vitit 1982. Së shpejti ai do të pagëzohej në mes të luftimeve, duke mbajtur flamurin e grupit të tij të ri, Fronti Popullor për Lirimin e Iskenderunit (FPLI) nën kujdesin e Frontit Popullor për Lirimin e Palestinës (FPLP) të Dr. Xhorh Habashit. Ai luftoi në shumë fronte në Libannt jugor dhe brënda Bejrutit Perëndimor. Pas shpërbërjes së PLO-së (20/8/82), ai shkoi në Tartus, Siri dhe iu bashkuar rebelëve kundër drejtuesit Arafat dhe luftoi kundër tij afër kampit të Beduarit si pjesë e kryengritjes së Intifadës së Fatahut, pas PLO-ja u nda në dy grupe; pro-Arafatit dhe Pro-Hafez Asadit.
Pas studimeve në Tartus (Tripoli, Siri) Ali Kajali dhe pasi u arratis nga burgu në Turqi, pasi ishte burgosur për protesta kundër regjimit fashist të Ankarasë, ai u kthye në Tripoli, Liban dhe iu bashkua betejave te Ushtrisë Siriane kundër Al-Teuhidit Islamik (Vellazërisë Muslimane) të udhëhequr nga Bilal Shabani, e që prej ateherë ai dhe FPLI-ja u zhvendosën në zonën e Halbas në Akbar, Liban dhe organizuan një kamp trajnimi për rezistencën dhe më pas u kthyen në Siri për të vazhduar luftimin për lirimin e territorit sirian të Iskanderunit. Grupi i Kajalit, i kthyer në Siri, u mbështet nga qytetarët sirianë, por nuk ishte pjesë e apratit të sigurisë siriane.
Duke folur me analistë jo-qeveritarë në Latakia, këtij vëshguesi i është thënë në mënyrë të përsëritur se FPLI-ja ka një reputacion për shkak të të kutpuarit të gjeografisë dhe politikës së zonës bregdetare siriane, përfshirë dhe Halebin, Baniasin, mes Tartusit dhe fshatrat përreth Latakias si dhe Idlibin, Homsin dhe zonat e Damaskut.
Duke ndenjur dhe biseduar me luftëtarë dhe zyrtarë të FPLI-së, ky vëzhgues ka qënë i informuar dy vitet e fundit rreth rezistencës së FPLI-së në Siri, duke ngritur sloganin: “Siria nuk do të gjunjëzohet,” siç tha edhe komandanti Ali, “projekti zionisto-arab për të shkatërruar unitetin dhe pavarësinë e Republikës Arabe të Sirisë.” Sipas zëdhënësit të FPLI-së, ajo mbështet dhe qëndron në të njëjtën llogore, dorë për dore me shtetin përballë dy projekteve të huaja. E para për të shkatërruar të arriturat dhe strukturën shoqërore të popullit sirian dhe trashëgiminë multi-kulturore. Dhe e dyta përpjekja për të depërtuar të huajt.”
Një nga vendet ku FPLI-ja po lufton momentalisht është një nga bastionet strategjike të rebëlëve në Jabrud në malet Kalamus, në veri të Damaskut, afër me kufirin Libanez. Më 3/3/14, gjatë një takimi të këtij vëzhguesi me disa bashkëpunëtorë të tij, presidenti Kajali mori një telefonatë me iformacione, ku thuhej se fshati i Sahelit, rreth katër kilometra nga Yabrudi, tani është nën kontrollin e sirianëve dhe forcae pro-siriane, përfshirë edhe FPLI-në. Ali, i cili është i hapur dhe i gatshëm për detajet e betejës, shpjegoi se forcat pro-siriane nuk duan të zënë Jabrudin, por të kontrollojnë fshatrat e tjerë përreth, në mënyrë që të fusin në kurth Al-Nusran dhe milicitë e tjera rebele.
Kur u pyet për popullsinë lokale të bllokuar dhe nëse ka gjas që fati i tyre të mos jetë i njëjtë me popullsinë e qytetit të Halebit dhe Homsit dhe një duzinë vendesh të tjera, Aliu mblodhi supet dhe ngriti duart lart.
Sot, (7/3/14) FPLI-ja po lufton në përpjekje për të prerë rrugën që lidh Jabrudin me Arsalin në lindje të Libanit. Ata u përfshinë javën e kaluar në rënien e Al-Sahlit, një qytet rreth një kilometër e ca në jug të Jabrudit. Ndërsa tani po luftojnë në dhe rreth Jabrudit, duke u përgatitur për sulmin përfundimtar. Sipas truprojes përsonale të Aliut, ata po përballen me Frontin Al-Nusran, i cili është i lidhur me Al-Kaedën. Disa prej 3 mijë trupave të FPLI-së janë duke luftuar gjithashtu këtë javë në Duma, Xhobar, Haleb, fshtatrat rreth Latakias dhe Deralci, pranë Nubekut në autostradën kryesore Damask-Homs. Më parë ata kishin një rol kyç në betejën e Banijas mes Tartusit dhe Latakias. Një video nga Youtube që iu dha vizitorëve të shtabit të FPLI-së në Latakia, tregon pjesëmarrejen e grupeve të tyre, përfshirë dhe gra, në një betejë të rëndësishme të kohëve të fundit kundër SHIISH-it (Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit).
Sipas presidentit Kajali dhe stafit të tij, organizata e FPLI-së ka një shumëllojshmëri mbështjeje nga komuniteti lokal. Por, si shumë milici të tjera, FPLI-ja ka nevojë për para, armë dhe furnizime të rregullta me ushqim. Komandant Aliu i shpjegoi këtij vëzhguesi se FPLI-ja dhe njerëzit e tij gjithashtu kanë nëvojë për vende ku të flenë në gjatë betejave të ndryshme, për më shumë uniforma për të rinjtë që i bashkohen rradhëve të rezistencës dhe për fonde për pagesat e familjarëve të burrave dhe grave të vrara gjatë rezistencës.
Luftëtarët e FPLI-së paguhen me rroga shumë herë më të ulta se ato të atyre milicive që mbështetën nga Gjiri [Persik] dhe disa vende perëndimore të pagesa e të cilëve mund të shkonë nga 500 dollarë deri në 1000 dollarë. Në të kundërt, komitetet pro-qeveritare, numrii të vilëve shkon afërsisht 5 mijë, dhe Mbrojtja Kombëtre, numri i të cilëve shkon në 25 miljë luftëtarë, marrin afërsisht 20 mijë paund sirian ose 126 dollarë në muaj. Shumicën e kësaj fature e paguajnë biznesmenë sirianë si Rami Mahlufi, kushëri me Presidentin Bashar Al-Asad. Rekrutët e rregult të ushtrisë siriane marrin vetëm 3 mijë paund sirian, ose rrreth 20 dollarë në muaj, por gjithashtu marrin ushqim, strehim dhe përfitime në udhëtim dhe shëndetësi. Rezervistët e ushtrisë siriane thuhet se marrin 10.5 dollarë në muaj.
Për Ali Kajalin, FPLi-ja të cilët ai e komandon është edhe cështje familjare. Gruaja e tij, vajza dhe dy djemtë janë thellësisht të lidhur me qëllimin e rezistencës së FPLI-së. Bijtë e tij si luftëtare, gruaja dhe vajza si luftëtare kur është nevoja ata bëjnë edhe projekte të tjera për rezistencën. Vajza e tij 22 vjeçare me pseudonimin “Zhan D’ark” (Joan of Arc) është në shkollë për mjekësi, por është edhe një luftëtare guximtare dhe një stratege në betejë, me rezultate dramatike në shumë beteja kundër rebelëve në dy vitet e fundit. Është e fortë. Me tha se asaj i pëlqen t’i godasë takirit, të cilat nganjëherë mahtiten kur shohin atë dhe njësinë e saj me femra duke i ndjekur ata deri në anën e ndonjë mali.
Duke u kthyer te tema, FPLI-ja në nëvojë për më shumë vakte të rregullta. Këtij vëzhguesi iu shërbbye një drekë aty për aty në buzë të rrugës bashkë më nëj gjysëm duzine luftëtarësh javën e kaluar. Na ftoi guzhinieri i tyre i preferuar, Mahmudi, një djalë i imët, i cili duket sikur vesh gjithnjë të njëjtën bluze blu. Brënda disa minutave Mahmudi mblodhi copa druri dhe ndezi nga zjarr të vogël, sipër të cilit vuri një sitë të vogël. Mori një qese me miell të përzier me ujë, e mjaftueshme për të bërë ca bukë të vogla, që i poqi mbi sitë. Mbi to ai hodhi nga një tjetër qese plastike disa grushta me erëza. Ushqimi i tij i shpejtë dhe i nxehtë ishte shumë i shijshëm dhe përmbante Mhamra manouche, (bukë e pjekur me salce dhe me erëza), Zaatar manouche, (rugon, trumzë dhe fara suzami) dhe Jibhen manouche (djathë).
I ulur në hollin të shkatërruar, të një hoteli me më pak se një yll në një rrugicë, përballë Mesdheut dhe që përdoret për të fjetur nga pjestarë të milicive të ndryshmë, ky vëzhgues dhe shoku i tij foli me nge në mëngjes herët me një nga bijtë e Presidentit të FPLI-së, Ali Kialin. Ai tregon se si për një kohë të gjatë ka qenë i interesuar në lidhje me qeveritë perëndimore duke pretenduar se ato furnizojnë me ndihma jo- vdekjeprurëse humanitare grupet rebele duke përfshirë këtu edhe syze nate, pajisjet e telekomunikacionit, dhe pajisje GPS. Ky korrespondenti e sheh tërë këtë pajisje si të ashtuquajtur ndihmë vdekjeprurëse duke qenë se këto pajisje ndihmojnë nga njëra anë për të vrarë tjetrin nëpërmjet snajperëve të natës dhe lehtësimin e lëvizjeve të trupave.
Unë u befasova pak kur mora vesh se çfarë mendonin luftëtarët e FPLI-së për këtë lloj pajisjesh që u kishin dhënë kundërshtarëve të tyre dhe të quajtura si “ndihmë humanitare”, i biri i Aliut më tha : ' Nuk ka syze nate, me përjashtim të disave që ne ja kemi hequr me forcë armikut nuk është shumë e rëndësishme për ne sepse ne mund ta kuptojmë ku është kundërshtari dhe në përgjithësi luftëtarët e al-Nursa janë të prirur të mos luftojnë natën. Edhe pse unë e pyes veten pse, dhe kam menduar ndoshta është ka të bëjë diçka me ndonjë dekret fetar apo rregull. Por prap e kisha pasur gabim. Aliu më shpjegoi se Jo nuk është ashtu, kjo është për shkak se ata janë shumë paranojak dhe të lodhur nga marrja e kaptagoni( lloj amfetamine) dhe nga barna të tjera të forta sa për të luftuar gjatë natës. Sipas këtyre djemve me të cilët unë isha ulur, shumica për most ë thënë të gjithë luftëtarët që kanë më shumë se dy vjet përvojë me FPLI-në, sponsorizohen nga gjiri me çanta e pilula për të rritur performancën e tyre në fushë betejë. Dhe kjo funksionon deri në një farë pike.
Në agim të çdo dite, xhihadistët marrë drogë , duke përfshirë ndonjëherë, doza të mëdha të Kaptagonit dhe droga të tjera duke përfshirë disa barnave të fuqishëm të njohur në vend si Baltcon, Afoun , Zolm , Opium , Heroinë , kokaina , Hashash etj. Rrugët kryesore të drogës kalojnë përmes Pakistanit, Afganistanit dhe Libanit dhe sasi shumë më të vogla nga Turqia, Iraku dhe Jordania. Lugina e Libanit Bekaa me sa duket prodhon sasi të mëdha pilulash të kaptagonit për dërgesë në Gjirin Persik dhe tani edhe në Siri. Xhihadistët me sa duket kanë filluar të ndjehen të pamposhtur dhe armiqësorë dhe kanë filluar të mos kenë frikë nga vdekja. Shumë prej tyre janë me të vërteluftëtarë të egër dhe të patrembur gjatë ditës, siç edhe shumë burime kanë raportuar. Por në mbrëmje, kur efekti i drogës venitet luftëtarët fillojnë të ndihen të lodhur dhe nganjëherë ata janë gjetur në gjumë po në ato vende ku po luftonin. Aliu shpjegoi se Shumë nga banorët e Gjirit janë në fakt shumë të varur nga heroina të forta. Na është thënë nga disa se kur një nga shokët e tyre vritet disa prej luftëtarëve sulen mbi trupin e tij, jo thjeshtë që të luten përmbi të, por të kërkojnë xhepat e tij për t’ja marrë porcionin e drogës.
Dihet që vetëm në vitin 2011, autoritetet libaneze konfiskuan tre laboratorë të prodhimit të amfetaminës, përfshirë dhe dy laboratorë të kaptagonit - prodhimin e të cilit ata e dërgojnë me një sasi prej qindra mijëra pilulash drej Gjirit, i cili i shfrytëzon si stimulues për luftëtarët e tyre në Siri. Sekuestrimi i kamionëve me kaptagon në shasitë e tyre në Liban dhe në aeroportin e Beirutit tregon për një kërkesë në rritje të këtyre produkteve në tregun e milicisë siriane. OKB-ja kohët e fundit ka raportuar se Lindja e Mesme dhe e Afërt është duke pushtuar rrjetin e drogës në nivel global.
Siç kanë raportuar disa media fronti AL-Nusra dhe ISIS ka pas importuar xhihadistët më ekstremë siç i quajnë disa këtu, të cilët pretendohet të jenë luftëtarë më të mirë madje edhe se Hizbullahut. Disa gjithashtu pretendojnë se ende nuk kanë filluar betejën e tyre të vërtetë për të mundur Hizbullahun në territorin e tij, por do ta bëjnë këtë kur të jenë gati dhe ata nuk kanë asnjë dyshim në humbjen e Hizbullahut. Por siç ka shpjeguar dhe një luftëtar i FPLI-së dhe disa nga miqtë e tij : “Me sa dimë ne shumë nga këta njerëz as nuk kanë qenë fetare fare. Dhe të tillë ka shumë, të cilët janë të varur nga droga që marrin dhe e kanë humbur frikën nga vdekja. Pra, ata janë të rrezikshme për t’u konfrontuar dhe ata shpesh përdorin taktika të çuditshme.
Sipas një tjetër burimi të FPLI-së, Xhihadistët e importuara vdesin me shumicë, sepse ata injorojnë realitetet në terrenin e betejës. Numri i mesatar i të vdekurve prej tyre gjatë dy viteve të fundit llogaritet të jetë rreth pesë herë më i madh se numri i viktimave të Hizbullahut, tri herë më i madh se numri i luftëtarëve të FPLI-së dhe dy herë më i madh se numri i viktimave të ushtrisë siriane.
Kriza siriane po hyn në vitin e saj të katërt dhe me importimin e më shumë xhihadistëve si dhe rritjes së numrit të milicisë, organet e spiunimit amerikan dhe burimet e Kongresit kanë parashikuar se lufta do të vazhdojë për një dekadë apo më shumë. Kjo s’do mend me mend që periudha e krizës post- siriane do të sjellë në këtë rajon rritjen e etno - nacionalizmit dhe kërkesat në rritje për kthim tokash, si dhe rritjet e mundësive për një intifadë kataklizmike në Palestinë. Shtoni këtu dhe shkatërrimin e dy, ndoshta e tre monarkive më të fuqishme në Gjirin Persik dhe mjafton ndoshta një luftë tjetër Hizbullah -zionist, plus përkeqësimin e strukturës shoqërore dhe fetare në gjithë rajonin, dhe e ardhmja duket më të vërtetë e zymtë.