Bahrein

Udhëheqësit fetarë në shënjestër të forcave të regjimit të Bahrejnit

  Forcat e regjimit të Bahrejnit kanë rrethuar shtëpitë e personaliteteve të larta të një këshill fetar dhe u bënë thirrje atyre të dorëzohen, kështu tha një grup i opozitës.


    Natën e kaluar, Forcat e Sigurimit të Ministrisë së Brendshme të Bahrejnit dhe policisë, së bashku me automjete të blinduara rrethuan shtëpitë e Sejid Mexhid Al- Mishalin dhe Shejh Muhammed Almansi , udhëheqës të Këshillit të Autoriteteve Islame, duke bërë thirrje, duke  kërkuar që të paraqiten në Drejtorinë e Hetimit Penal të vendit ( CID ) këtë mëngjes,  kështu njoftohet në faqen e saj zyrtare të Shoqërisë  Islamike Kombëtare Al - Wefak , grupi kryesor i opozitës në Bahrejn.


    Megjithatë, Drejtoria e Hetimit Penal ( CID )   CID  nuk i ka lejuar autoritetet fetare, hoxhallarët, të kenë qasje ligjore gjatë marrjes në pyetje, edhe pse avokati i tyre ishte i pranishëm , tha grupi i opozitës.”

 

       Janë në shënjestër të drejtpërdrejtë  udhëheqësit fetarë vetëm disa orë pas bisedimeve të Mbretit me Vatikanin rreth tolerancës fetare në Bahrejn. Megjithatë, persekutimi sistematik fetar vazhdon të praktikohet kundër hoxhallarëve.

 

      Këshilli i Autoriteteve Islame u shpërbë me aktvendim të motivuar politikisht disa muaj më parë. Kjo u pasua me dëbimin e Ajetullah Shejh Hussain Alnaxhati, një udhëheqës i shquar shpirtëror”.    


       Që nga muaji shkurt, 2011, mijëra mitingje kundër regjimit janë mbajtur pothuajse çdo ditë në të gjithë Mbretërinë e vogël në Gjirin Persik në kundërshtim ndaj masave të ashpra, të rënda të sigurisë. Protestuesit paqësore i bëjnë thirrje regjimit në pushtet të Al Khalifa për të lënë pushtetin.


    Qindra protestues kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë burgosur gjatë një sulmi ushtarak kundër protestuesëve me ndihmën ushtarake të Arabisë Saudite.


     Më 14 mars 2011, trupat nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u vendosën në Bahrejn për të ndihmuar forcat e  regjimit në Manama për të shtypur protestat paqësore.