Palestine

Në përpjekje për të hequr rrethimin e vështirë të Jermukut, një racion ushqim dhe një dozë vaksinimi kundër poliomelitit

Franklin Lamb

 

Kampi palestinez i Jermukut, Damask

Sot, me datë 6/2/14, janë bërë shtatë ditë që nga ndihma e parë humanitare, kryesisht në formën e pakove ushqimore 56 paundëshe të paketuara nga UNWRA. Programi Botëror për Ushqimin, ICRC-ja, apo organizatat europiane humanitare kanë qënë në gjëndje të hyjnë në kampin e refugjatëve palestinezë në Jermuk pas përpjekjesh të shumta të penguara muajt e fundit nga milici dhe grupe të ndryshme politike,  me të cilat më pas u ra dakord për t’u ofruar ndihmë. Pakot e ndihmave përfshijnë; dy kg oriz, dy kg sheqer, tre kg thjerrëza, tre kg makarona të thata, miell, reçel, çaj, vaj, hallvë, dhe janë llogaritur të ushqejnë një familje prej pesë deri tëtë përsonash për dhjetë ditë. Pakot kanë kaluar nga ana jugore e kampit palestinez të Jermukut dhe përgjatë rrugës Rima, ku ky vezhgues ka parë këtë javë turma që prisnin duke shpresuar për ushqim dhe ujë të pijshëm. Për disa nga banorët e kampit pritja për ndihma ka filluar që në qërshor të vitit 2013, kur të gjitha hyrjet dhe daljet e kampit të Jermukut u prenë.

Një kamion i madh me ngjyrë të verdhë mbërriti mëngjesin e datës 5/2/14. Vëzhguesi pa se si pakot ushqimore ngarkoheshin me kujdes dhe viheshin mbi njëra-tjetrën në gjashtë kamionë më të vegjël më ngjyrë të bardhë dhe më pas shpërndaheshin në Jermuk nën vëzhgimin e agjentëve të sigurisë dhe forcave pro dhe anti-regjim. Sipas një burimi nga jugu i Bejrutit, të cilin ky vëzhgues e kishte takuar më herët, snajperistët e Frontit al-Nusra, Frontit Islamik, Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit dhe Jund al-Sham mund të vrojtonin nga çatitë dhe të monitoronin aktivitetin e shpërndarjes me sytë në pushkët e tyre. Një vullnetar i SARCS, të cilin ky vëzhguesi kishte dy vjet që e njihte, tha se kishte frikë se mund të këtë ndonjë shkëmbim zjarri mes luftëtarëve dhe forcave palestineze aleate të afërta me qeverinë (Ahmad Jibril’s PFLP-GC), të cilët rrinin aty pranë me radiomarrëset në dorë, duke shikuar dhe, në dukje, dukë diskutuar rreth këtyre ngjarjeve. Sinqerisht, për këtë vëzhgues,  është jashtëzakonisht shumë e vështirë të dallojë grupet, pasi të gjithë janë më mjekër dhe me rroba të ngjashme.

Në shumë rastë, veprimi i tyre i parë ishte hapja e kutive me reçel dhe i lugëve, për t’i vënë më pas në gojën e fëmijëve të tyre, apo të refugjatëve të pafuqishëm, zakonisht të moshuarve. Më datë 6/2/14 UNWRA gjithashtu filloi një fushatë vaksinimi kundër poliomelitit, i pari në kampin e Jermukut, e cila është një nevojë urgjente për mijëra banorë të bllokuar të kampit. Dhjetë mijë doza vaksinash kundër poliometitit janë lejuar në kamp dhe vaksinimi momentalisht është në ditën e dytë.

Përveç sasisë së vogël të ushqimit të lejuar deri tani në kamp, afërsisht 1,600 njerëz janë lëjuar të lënë Jermukun për trajtim mjekësor. Vullnetarët e shoqatës palestineze Hëna e Kuqe, të veshur me këmisha me kryq të kuq të madh, mund të shihen këtë mëngjes duke dalë jashtë kampit të rrethuar. Pavarësisht se mbahen nga duart, krahët, apo shpatullat, pacientët që mund të ecin 50 metra për të pritur ambulancat që do t’i avakuojnë dhe transportojnë, i vuajnë efektet e urisë, atrofisë  së muskujve (humbjes së masës muskulore) dhe dehidratimit. Shumica do të dërgohen në spitalin PCRS të Jaffa-s, dy kilometra më larg. Të tjerët presin të  transferohen në spitalet e qeverisë siriane në Mazah në qëndër të Damaskur, duke përfshirë al-Mujtahed, al-Muwasat, al-Tawleed dhe spitalin e fëmijëve. 

Kz vëzhgues u përzie për disa orë në mesin e rreth 250 familjeve të refugjatëve të bllokuar, të cilët çdo ditë paraqiten jashtë daljes së vetme të kampit të Jermukut duke shpresuar se ndonjë i afërm i tyre mund të lejohet të largohet. Një grua e moshuar, mbase në fund të gjashtëdhjetave, shpjegoi për vëzhguesin se çdo ditë, gjatë shtatë muajve të fundit, pra që prej fillimit të rrethimit të Jermukut në qërshor, ajo ka qëndruar në të njëjtin vend duke pritur për djalin e saj Mahmud të vijë nga brënda kampit të rrethuar të Jermukut. Ajo nuk e ka idenë nëse ai është gjallë, por ajo më shpjegoi se beson se Zoti do ta dërgojë te ajo shëndosh e mirë.

Në pritje që vëzhguesi të kthehet në Jermuk këtë mëngjes, dhe me shpresë se mund të vijë ndonjë taksi e shtrenjtë, të cilat shkojnë këto ditë pranë kampit të Jermukut e që të kërkojnë të paguash 5-fish. Njeriu mendon, ashtu siç ka ndodhur javët e kaluara, se do të ketë turma të mëdha dhe rradhë të gjata njerëzish që presin, e që ndonjëherë edhe shtyhen për ushqim. Kjo tregon për nevojën e madhe humanitare si dhe për dëshpërimin e mijëra civilëve palestinezë dhe sirianë, të uritur dhe që përdorën si armë lufte dhe si mburojë njerëzore.

Pas disa muaj dështimesh për të arritur një marrëveshje mes 14 grupeve palestineze këtu në Damask, si dhe pas drites jeshile nga qeveria siriane dhe disa milicive rebele, secili me axhendë të ndryshme, marrëveshja e kësaj jave dhe ajo e 8 dhjetorit, mund të qëndrojë ose jo. Gjithashtu mund të mos pëfundojë kasaphanja që mori 6 mijë jetë vetëm muajin e kaluar.

Në qoftë se kjo do të ketë sukses, do të jetë një gjysëm hapi përpara për të zbatuar afatet e të dërguarit të OKB-së Lakhdar Ibrahimi në drejtim të heqjes së rrethimit të kampit të Jermukut. Kjo arritje mund të jetë një shenjë e mirë për një përpjekje humanitare për të arritur një armëpushim në mbarë vendin, si një hap i rëndësishëm drejtë një pajtimi, në mënyrë që të mund të shpëtohet ky vend i madh.