Izrael

“Babai i programit raketor të Gardes Revolucionare Iraniane po qëllon në Tel Aviv”

Raundi i tanishëm i luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza në “Operacionin Mbrotja e Skajshme”, tregon izolimin rajonal të Hamasit. Pothuajse pas tre ditë operacionesh, asnjë aktor kryesor arab nuk po nxiton të ndihmojë Hamasin dhe palestinezët, as në Gaza, e as në arenën rajonale apo ndërkombëtare.

Egjipti vazhdon të luftojë Vëllazërinë Muslimane, degë e të cilës është edhe Hamasi palestinez, pavarësisht se dikur (Egjipti) luante një rol kyç në ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, tani, Egjipti po mban një profil të ulët dhe preferon të merret me problemet e veta të brendshme. Sa për arenën ndër-arabe, ajo është më e ndarë se kurrë më parë dhe nuk luan asnjë rol kryesor, e as nuk duket se janë të gatshëm e as të aftë të udhëheqin një përpjekje në arenën rajonale apo ndërkombëtare për t’i dhënë fund kësaj fushate.

Irani bën hapa përpara në boshllëkun e lënë nga vendet arabe

Irani prej kohësh po përpiqet të mbushë boshllëkun e lënë nga vendet arabe. Ashtu si në të kaluarën, Irani po nxiton të ndihmojnë Hamasin, pavarësisht tensioneve midis tyre të krijuara nga kriza në Siri. Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei vazhdon të sulmojë “regjimin sionist” dhe të mbështesë palestinezët duke bërë thirrjë për t’u ardhur në ndihmë. Presidenti Hassan Rouhani nga ana e tij, vazhdon të mbajë një provil të ulët në lidhje me operacionin ushtarak.

 

Në një njoftim më 9 korrik, zëdhënësi i Gardës Revolucionare Iraniane u bëri thirrje shteteve arabe dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të reagojnë në mënyrë të vendosur dhe t’i japin fund asaj që ai e quajti “krime të Izraelit” ndaj palestinezëve gjatë muajit të Ramazanit. Zëdhënësi theksoi se veprimet e Izraelit vetëm sa rrisin urrejtjen për regjimin sionist në mesin shteteve muslimane dhe të vendeve që e duan paqen në botë.

Zëvendës Ministri i jashtëm i Iranit për çështjet arabe dhe afrikane, Hussein Amir-Abdollah, tha se Izraeli beson se mund të shfrytëzojnë krizën në rajon dhe të vazhdojë sulmet e tij mbi Gazën , por i së shpejti do të kuptojnë se përgjigja e grupeve palestineze të rezistencës do të bëjë që Tel Aviv të pendohet për këtë.

 

“Babai i programit raketor të Gardes Revolucionare Iraniane po qëllon në Tel Aviv”

“Ndërkohë që operacioni vazhdon, aktiviteti në mediat sociale, disa prej të cilave identifikokohen me Garden Revolucionare Iraniane, po intensifikohet, duke lavdëruar rolin e Iranit në përgjithësi dhe të Gardës Revolucionare në veçanti në përmirësimin e aftësive të organizatave terroriste palestineze për të lëshuar raketa në zemër të qyteteve izraelite.” Një llogari në twitter e identifikuar me Gardën Revolucionare ka bërë thirrje: “O Komandanti im i lartë Shehidi Hassan Tehrani, reketat Fexhr po bien mbi Tel Aviv çdo mëngjes,” dhe “Shehidi Tehrani Moghaddam, babai i programit raketor i Gardës Revolucionare është ai që bombardi aeroportin Ben Gurion.”

 

Hassan Tehrani Moghaddam ishte në krye të programit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Gardës Revolucionare dhe konsiderohet “babai i programit raketor të Iranit.” Ai u vra në një depo municionesh të Gardës, e cila shpërtheu më 12 nëntor 2011. Kur vajza e Moghaddamit u takua me udhëheqësin  e Hezbollahut Hassan Nasrallah, ai i tha asaj se pa ndihmën e babait të saj gjatë Luftës së Dytë të Libanit, Hezbollahu nuk do të kishte pasur mundësi të kundërshtonte “sionistët.”

Ndërkohë, llogaria e twitterit e identifikuar me Gardën Revolucionare citon deklaratat e Hamasit se “të gjitha qytete [e izraelit] janë mbylluar” për në Gaza. Ka publikuar një poster të Hamasit që thotë vazhdimisht : “Të gjitha qytetet për në Gaza janë mbyllur.”

 

Televizioni iranian Press Tv në gjuhën angleze dhe kanali arab Al-Alam, të cilët bëjnë propagandë te arabët dhe te audienca perëndimore, vazhdojnë të raportojnë në lidhje me konfliktin në të njëjtën mënyrë si zëdhënësit e Iranit, duke lartësuar “arritjet” e organizatave palestineze, të cilat “po qëllojnë thellë në territoret izraelite,” ndërkohë që citojnë deklarata të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ).

Nga pikëpamja e Iranit, bombardimet e vazhdueshme të qyteteve të mëdha izraelite pas tre ditëve të luftimeve përbëjnë një arritje. Investimi i Iranit në furnizimin e organizatave terroriste me raketa dhe me njohuritë për t’i prodhuar ato po jep frutet e veta për Teheranin, duke i shërbyer qëllimit të tij, për ta konsideruar veten si lideri i vërtetë i kampit të rezistencës anti-izraelite, ndërkohë që vendet arabe mbetën nën batakun e krizës.

 

IDF Lt.-Col. (ret.) Michael (Mickey) Segall, është një ekspert në cështjet strategjike, me një fokus te Irani, terrorizmi dhe Lindja e Mesme. Është një analist i lartë në Qëndren e Jeruzalemit për Çështjet Publike.