Palestine

Hamasi ka përdorur raketa me rreze të gjatë, prodhim iranian

Irani nuk ka reaguar akoma zyrtarish për operacionin izraelit në Gaza. Megjithatë, Lideri Suprem Ali Khamenei, ka njoftuar në anglisht në llogarinë e tij në twiter se “Çdo qeveri që pretendon se ka humanizëm mban përgjegjësi për Palestinën; qofshin muslimanë, ose jo.” Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Marziyeh Afkham i ka dënuar “sulmet kriminale nga ana e regjimit sionist” në pjesë të ndryshme të Bregur Perëndimor dhe Gaza.

 

Gjatë Operacionit Shtyllat Mbrojtëse në nëntor të vitit 2012, Irani tregoi mbështetje totale për Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez (PIJ) dhe nuk e fshehu krenarinë e vet mbi mbështetjen e tij materiale për luftën e tyre.

Komandanti i Trupave të Gardës Revolucionare (IRGC) Muhammed Ali Xhafari tha gjatë atij operacioni se ndërkohë që Irani nuk po dërgonte armë në Gaza, “me krenari theksoi se i ka siguruar organizatave palestineze teknologjinë për të prodhuar raketat Fajr-5 (e të tjera). Ata tani mund të prodhojnë këto raketa vetë në sasi të mëdha.” Fajr-5 ka një reze të gjatë prej 75 kilometrash, dhe gjatë Operacionit Shtyllat Mbrojtëse, raketat e këtij lloji u hodhën në Jeruzalem dhe në Tel Aviv.

Kur operacioni mbaroi, Irani e përdori këtë dritare si mundësi për të vazhduar furnizimin e organizatave terroriste palestineze. Kapja e anijes më armatim Klos-C me raketat e prodhimit sirian M-302 ishte vetëm maja e ajsbergut e përfshirjes së Iranit në furnizimin e këtyre organizatave në Gaza – sidomos PIJ, e cila konsiderohet një kliente e Iranit dhe varet nga ai për aktivitetin e saj të vazhdueshëm.  Në fillim të Operacionit Skaji Mbrojtës, ishte e qartë se organizatat terroriste në Gaza kishin marrë raketa, të cilat mund të arrinin rajonin e Haifas nga Rripi i Gazës. Raketat e Hamasit me rreze të gjatë M-203 në Hadera (8 korrik) janë raketat me rrezen më të gjatë e qëlluar ndonjëherë nga organizatat terroriste në Gaza kundër qyteteve izraelite.

Pavarësisht tensioneve të Iranit me Hamasin për shkak të krizës siriane, kohët e fundit lidhjet mes Iranit dhe Hamasit janë rinovuar, me sulmet e mbështetjen e sulmeve të Hamasit kundër Izraelit.

Deri tani, PIJ-ja ka qënë përgjegjëse për pjesën më të madhe të sulmeve nga Gaza kundër Izraelit. Xhihadi Islamik Palestinez (PIJ), i cili merr udhëzime nga Irani, ka theksuar në deklaratat e veta se ka qëlluar raketa në drejtim të Tel Avivit, Beersheba, Asshdod, Ashkelon, Netivot, Ofakim dhe qytete të tjera. Sipas propagandës së Organizatës, shumë raketa janë qëlluar deri tani. PIJ e ka quajtur operacionin e saj “Ndërtesa e padepërtueshme.”

PIJ ka raportuar se njëra nga raketat e qëlluara në Tel Aviv ishte e tipit Burak-70. Organizata posedon edhe raketa të tipit Fajr-3 dhe Fajr-5 të prodhuara në Iran. Nëse luftimet ne Izraelin përshkallëzohen, organizata është e gatshme të lëshojë më shumë raketa të këtij lloji drejt zonave më të mëdha të Tel Avivit dhe qytetet veriore (Hadera, Haifa). Atyre do t’u duhet të rrisin presionin ndaj Izraelit në mënyrë që t’i jap fund këtij operacioni.

Raketat e qëlluara në qytetet më të mëdha izraelite theksojnë rolin jetik të Iranit në furnizimin me raketa; trajnimin; dhe sigurimin e teknologjisë së prodhimit të raketave për organizatat terroriste. Irani gjithashtu luan një rol negativ ndaj çfarëdolloj përpjekjeje për arritjen e paqë në rrugë diplomatike.

Karakteristikat e përshkallëzimit të fundit janë një provë e qartë se Irani dhe organizatat terroriste kanë shfrytëzuar periudhën e qetë për të kontrabanduar sasi të mëdha të armëve me anë të detit dhe gadishullit të Sinait, si dhe për të trajnuar anëtarë të organizatave terroriste në Liban dhe Iran si dhe i kanë mësuar si t’i përdorin këto armë vdekjeprurëse.