Doktori norvegjez: Obama, a ke zemër ti?
Miqtë më të dashur,
Nata mbrëmshme ishte ekstreme.
”Pushtimi tokësor” i Gazës rezultoi në
dhjetëra të vrarë dhe automjete të mbushura me palestinezë të të gjitha moshave
të gjymtuar, të shqyer, që kullonin gjak, që vdisnin – të gjithë civilë, të
gjithë të pafajshëm.
Heronjtë në ambulanca dhe në të gjithë spitalet e Gazës janë duke punuar me ndrrime 12-24 orëshe, të zverdhur nga lodhja dhe me ngarkesa çnjerëzore (pa rroga në spitalin Shifa për katër muajt e fundit), kujdesen, përpiqen të kuptojnë kaosin e papërshkrueshëm të trupave, shifrave, gjymtyrëve, që ecin, që nuk ecin, që frymojnë, që rrjedhin gjak.
Tani, të trajtuar edhe njëherë si kafshë nga “ushtria më e moralshme e botës”.
Respekti im për të plagosurit është i pafundshëm, në vendosmërinë e tyre për t’u përmbajtur në mes të dhimbjes, agonisë dhe shokut; admirimi im për stafin dhe vullnetarët është i pafund, afërsia ime me palestinezët me jep fuqi, edhe pse herë pas here dua thjesht të klith, të shtrëngoj dikë, të qaj, ndiej erën e lëkurës dhe flokëve të një fëmije të ngrohtë, mbuluar në gjak, në një përqafim të pafund – por këtë nuk e përballojmë dot as ne, as ata.
Fytyra të mbuluara nga hiri, një tjetër ngarkesë me gjymtyr që kullojnë gjak, ne kemi ende liqenj gjaku në dyshemenë e urgjencës, pirgje fashosh kulluese të ngopura me gjak...
Më shumë se 100 raste mbërritën në spitalin Shifa në 24 orët e fundit. Shumë për një spital të madh të mirëtrajnuar dhe të mirëpajisur me gjithçka, por këtu – pothuajse s’ka asgjë: s’ka energji, ujë, barna, tavolina operacioni, instrumente, që të gjitha të ndryshkura, sikur janë marrë nga muzetë e spitaleve. Por askush nuk ankohet, këta janë heronj. Ecin kështu, si luftëtarë, me kokën lart, jashtëzakonisht të vendosur.
Dhe ndërsa po i shkruaj këto fjalë për ju, vetëm, në një krevat, lotët rrjedhin, lotët e ngrohtë, por të pavlerë të dhimbjes dhe pikëllimit, të zemërimit dhe frikës. Kjo s’mund të jetë ngjarje e vërtetë!
Dhe pastaj, bash tani, orkestra e makinës luftarake të Izraelit fillon sërish simfoninë e saj tmerruese, bash tani: repartet e artilerisë nga anijet e detarisë (marinës) nga bregu, zhurmat e aeroplanëve Fanton, F16-të dronave të vështira, (në gjuhën arabe “zennanis”, çekiçët), dhe helikopterët Apache- përplotë rrëmujë. Të gjitha këto prodhuara në ShBA dhe të paguar prej tyre.
Z. Obama, a ke zemër ti?
Të ftoj, të kalosh një natë këtu, vetëm një natë, me ne në Spital, Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta.
Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë.
S’ka njeri me zemër dhe me pushtet që të kthehej nga një natë në spital, Shifa, pa vendosmërinë për të ndaluar masakrën e popullit palestinez.
Por të pashpirtët dhe të pamëshirshmit i kanë bërë llogaritjet e tyre dhe kanë planifikuar një tjetër masakër në Gaza.
Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të rrjedhin natën që vjen. I dëgjoj që i kanë ndezuar instrumentet e tyre të vdekjes.
Të lutem! Bëj çfarë mundesh. Kjo, KJO nuk mund të vazhdojë.
Mads Gilbert MD PhD
Profesor dhe Drejtues Klinik
Klinika Mjekësore e Urgjencës
Spitali Universitar i Norvegjisë së Veriut