Prapaskenat e agresionit izraelit në Gazë
Që të kuptohet më mirë qëllimi i sulmit izraelit në Gazë duhet shkuar thellë, rrafsh 600 metra nën thellësinë e detit, në një distancë 30 km nga bregdeti i Gazës. Aty, në ujërat territoriale palestineze, ekziston një thesar i madh i gazit natyror. Gazi Marine, vlerësohet në 30 miliard metra kub, vlera e tij përmban miliona dollar. Burimet tjera të naftës dhe gazit, sipas hartës të hartuar në SHBA nga Geological Survay (agjensioni i qeverisë së SHBA-së) gjenden në tokë në mes Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Në vitin 1999, në atë kohë, kontratën të cilin e ka përpiluar Jaser Arafati, administrata palestineze e ka dhënë shfrytëzimin e Gazit Marina konzorciumit të përbërë prej British Gas Group dhe Consolidated Contractor, nga e cila e para ka fituar 60%, e dyta 30% dhe 10 % investitor ishte administrata palestineze. Atëherë janë shpuar dy puse, Gaza Marina-1 dhe Gaza Marina-2. Por as njeri as tjetri nuk ka mund të filloj eksploatimin e gazit pasi që e ka bllokuar Izraeli i cili do ta përvetësojë të tërën për vete. Nëpërmjet ish kryeministrit britanez Toni Bler,dërguar nga e ashtuquajturi
” Kvarteti për Lindjen e Afërt”, është përgatitur kontrata me Izraelin, i cili palestinezëve i merr ¾ e të ardhurave nga gazi, ndërsa shuma e cila do të duhej takuar atyre, do të derdhej në një xhirollogari ndërkombëtare të kontrolluar nga Washingtoni dhe Londra. Menjëherë pasi që i fitoi zgjedhjet në vitin 2006, Hamasi e sfidoi atë kontratë, duke e karakterizuar atë si vjedhje dhe ka kërkuar bisedimet shtesë për gazin e vet natyror. Në vitin 2007 ministri i tanishëm izraelit i mbrojtjes Moshe Jalon ka paralajmëruar se
“gazi nuk duhet eklsploatuar pa operacion paraprak ushtarak i cili Gazën do ta shkul nga duart e Hamasit”. Gjatë vitit 2008 Izraeli kryen operacionin ushtarak të quajtur” Plumbi i shkrirë” kundër Gazës. Në shtator të vitit 2012 qeveritarët palestinez, përkundër opozitës së Hamasit, kanë vazhduar bisedimet për gazin me Izraelin. Pas kësaj, dy muaj pas pranimit të Palestinës në OKB me status të vëzhguesit, e jo të anëtarit të plotë, përforcohet qëndrimi i theksuar i qeveritarëve palestinez në bisedime. Por Gaza Marina mbetet e bllokuar ashtu që i pamundësohet palestinezëve të shfrytëzojnë pasurinë natyrore të cilën e posedojnë. Në atë kohë pushteti palestinez mori një rrugë tjetër.
Me 23 janar 2014 në takimin e kryetarit palestinez Abas me kryetarin rus Putin kanë biseduar lidhur me mundësinë e dhënies me koncesion të gazit natyror në ujërat territoriale palestineze Gazpromit rus. Këtë lajm e emitoi agjenscioni rus Itar-Tas duke theksuar se Rusia dhe Palestina kanë ndërmend të forcojnë bashkëpunimin e tyre në fushën energjetike. Përveç shfrytëzimit të resurseve të gazit në Gazë, parashihet edhe shfrytëzimi i resurseve të gazit në rrethinën e Ramallahut në Bregun Perëndimor. Në këtë pjesë firma ruse Tehnopromexport është e gatshme të ndërtojë edhe termoelektranën me fuqi 200 MW.
Formimi i qeverisë se re të bashkimit kombëtar me 2 qershor 2014, rritën gjasat që marrëveshja në mes Rusisë dhe Palestinës me sukses të përmbyllet. Por, 10 ditë pas saj, me 12 qershor vjen gjer te rrëmbimi i tri tinejxherëve izraelit, kufomat e të cilëve gjenden më 30 qershor, një fakt i llogaritur tamam për luftë, pas së cilës pasoi sulmi ushtarak izraelit mbi Gazën me nofkën e ashtuquajtur” Rripi mbrojtës”.
Ky operacion ushtarak është pjesë e strategjisë së Tel Avivit, i cili do të bëhet zotëri i vetëm i rezervave energjetike të basenit të tërë të Levantit në Mesdhe, duke përfshirë aty pjesën e vet, të palestinezëve, të libanezëve dhe të pjesës siriane, sikurse edhe strategjisë së Washingtonit i cili duke përkrahur me çdo mjet Izraelin, synon tërë Lindjen e Afërt si objektiv të vet, duke ndaluar zgjerimin e depërtimit rus në rajonin e Lindjes së Afërt.
Kjo është përzierje eksplozive, viktimat e së cilës prapë janë palestinezët.
Burimi: Advance