Irani: fuqia rajonale që fshihet pas luftës së Hamasit
Instituti për Çështjet Bashkëkohore
I themeluar së bashku me Fondacionin Wechsler Family
Vol. 14, Nr. 23 korrik 15, 2014
Irani është një zjarrndezës. Ai ndez konfliktet në Lindjen e Mesme. Që prej vitit 2012, me Operacionin Shtyllat Mbrojtëse,” Irani ka investuar shumë në përmirësimin e sasisë dhe të cilësisë së raketave të arsenalit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ). Qëllimi i tij është të ruajë ndikimin e vet nëpërmjet zëvendësuesve të tij dhe të përdorë organizatat palestineze si linjë mbrojtëse për Iranin.
Raketat iraniane përfshijnë raketat Grad, Faxhr-3 dhe ato me rreze të gjatë Faxhr-5, M-75 dhe M-302, të cilat kanë arritur rajonin e Haifas. Gjithasthu, Irani i ka siguruar Hamasit mjete ajrore pa pilot (UAV) (Ababil) dhe teknologjinë e dronëve.
Forcat Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane kanë koordinuar shpërndarjen kontrabandën, dërgimin me anije dhe shpërndarjen e armëve në Gaza, trajnimin në Iran dhe në Liban dhe transferimin e fondeve.
Mosrespektimi për një kohë të gjatë i eksportit të revolucionit dhe terrorit ka çuar në një situatë ku Irani kërcënon interesat jetike amerikanë dhe perëndimore.
Që nga qetësia e cila u arrit pas Operacionit Shtyllat Mbrojtëse në vitin 2012, Irani ka investuar shumë në përmirësimin e sasisë dhe të cilësisë së raketave të arsenalit të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ). Shkelja e kufirit tokësor midis Gazës dhe gadishullit të Sinait gjatë sundimit një vjeçar të Muhammed Mursit në Egjipt (2012-2013) u bë shumë e lëhtë për Iranin që të transferojë raketa të përparuara dhe armë të tjera te organizatat terroriste në Gazë në rrugë tokësore (nëpërmjet Sudanit dhe Sinait), me anë të tuneleve të degëzuara, si dhe nga deti. Një dërgesë e tillë nga Irani – e cila përfshinte raketa me rreze të gjatë të prodhuara në Siri M-302, si ato që u qëlluan në Hadera dhe Haifa gjatë Operacionit Mbrojtja e Skajshme - u kap nga marina izraelite marsin e kaluar në anijen Klos-C. Victoria, e kapur me 15 mars të vitit 2011, gjithashtu mbante armë të përparuara. Gjithashtu janë kontrabanduar edhe raketa anti-tankt.[1]
Pavarësisht tensioneve në Siri, të cilat me të vërtetë nxitën tensione mes Iranit dhe Hamasit, kjo nuk i mbylli të gjitha kanalet e kontakteve të tyre. Për Iranin, lufta kundër Izraelit i kapërcen grindjet e vazhdueshme me organizatat palestineze. Pas operacionit të vitit 2012, Shtyllat Mbrojtëse, Turqia dhe Egjipti morën shumicën e meritave në ndihmën ndaj palestinezëve. Kjo e la Iranin të frustruar, por prapë të vendosur për të vazhduar ndihmën ndaj palestinezëve në mënyrën e vet, me anë ushtarake. Qëllimi ishte që të ruheshin lidhjet e Hamasit me Iranin edhe në kohë krize.
Irani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe vendimtar në njohuritë teknike të Hamasit, duke prodhuar raketa të llojeve të ndryshme dhe eksplozivë të përparuar.[2] Irani gjithashtu ndihmoi në rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar gjatë operacinit Cast Lead (2008) dhe operacionit Shtyllat Mbrojtëse. Dhe me siguri do të bëjnë të njëjtën gjë pas Operacionit Mbrojtja e Skajshme. Ndryshe nga e kaluara, Irani nuk u përpoq ta fshihte faktin se po ndihmonte Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez që të zhvillonin arsenalin e tyre të raketave dhe aftësitë hedhëse gjatë operacionit Shtyllat Mbrojtëse. Zëdhënësi i PIJ me të drejtë tha, “E gjithë bota e din se burimi kryesor i armatimit për rezistencën është Irani.”[3]
Fajr-5
Pak kohë pas Operacionit Shtyllat Mbrojtëse, gazeta iraniane konservative Resalat publikoi një editorial ku lavdëronte aftësinë prodhuese të Iranit në raketa. Artikulli theksonte se në luftën në Gaza (nëntor 2012) ishtin raketat iraniane Fajr-5[4] që e detyruan Izraelin të tërhiqet dhe të dorëzohet... dhe ishte raketa e parë që goditi kryeqytetin e këtij regjimi gënjeshtar, duke i dhënë një sinjal izraelitëve se edhe kryeqateti i tyre nuk është vend i sigurtë për ta. Editoriali gjithashtu vërente se Hamasi më përpara, gjatë operacionit ka përdorur raketat Grand dhe ato tw Kassamit. Ndërkohë, gjatë operacionit Irani e ka furnizuar atë me Fajr-5, të cilat, sipas autorit, Mburoja e Hekurt i ka përballuar me vështirësi.[5]
Agjencia e lajmeve Fars News, e afërt me Gardën Revolucionare Iraniane, gjithashtu përgëzoi raketat Fajr-5 dhe i quajti ato “një armë strategjike,e cila ka ndryshuar lojen mes Izraelit dhe palestinezëve...Raketat Fajr janë klas, Fajr-5 në veçanti është e njohur nga ekspertët botërorë si një sistem armatimi për luftrat asimetrike.” Muhammed Ali Jafari, komandant i Gardës Revolucionare, është cituar në nëntor të vitit 2012 nga website i PIJ duke thënë se Irani u kishte dhënë tenkonologjinë e duhur për të prodhuar raketa të këtij lloji.[6]
Gjatë operacionit Shtylla Mbrojtëse, një shtëpi në Rishon Letzion u godit nga një Fajr-5. Pasi televizioni iranian e trasmetoi këtë pas operacionit, shumë banorë të Gazës i quajtën fëmijët e tyre Fajr, si vlerësim për ndihmën e Iranin.[7] Gazeta Javan e lidhur me Gardës Revolucionare, në një artikull duke u përpjekur të ngrinte çështjen e raketave iraniane gjatë bisedimeve bërthamore, shkruajti se Shtetet e Bashkuara kanë frikë nga programit raketor iranian që kur Izraeli, aleati i tij rajonal, “shijoi” raketat Fajr-5 gjatë Luftës së Dytë të Libanit në vitin 2006 (lufta “33-ditore”) dhe gjatë operacionit Shtyllat Mbrojtëse (lufta “8-ditore), dhe këto armë e detyruan kryeministrin të struket në vendstrehim. Në këtë kontekst, artikulli citoi fjalët e liderit Suprem iranian Ali Khamenei, i cili tha: “Republika Islamike e Iranit do të shuajë nga faqja e dheut Tel Avivin dhe Haifan.”[8]
Emëruesi i përbashkët: Shkatërrimi i Izraelit
Hamasi gjithmonë është përpjekur të ruajë pavarësinë e vet dhe të mos i nënshtrohet diktatit të Iranit për ndihmë. Megjithatë, ai ka vuajtur nga mosmarrëveshje midis udhëheqësave të brendshëm dhe të jashtëm dhe midis krahut të tij ushtarak, brigadat Ezz al Din alQassam dhe krahut politik; Irani po i nxit këto mosmarrëveshje për të diktuar një politikë luftë të pakompromis duke vënë kushtet e ndihmës me “rezultate në terren.” PIJ është krejtësisht e nënshtruar ndaj diktatit të Iranit dhe nuk do të pranojë një armëpushim për shkak të udhëzimeve të Iranit.
Forcat Kuds të Gardës Revolucionare, të kryesuara nga Kasem Suleimani, luajnë rol lider në koordinimin e ndihmës për organizatat e ndryshme terroriste, duke u marrë me dërgimin. Forcat e Kudsit – kryesisht përmes zëvendësit të Iranit në Liban, Hezbollahut – kanë përgjegjësi për kontaktet klandestine mes operativëve të Hamasit dhe PIJ, e cila merret përgatitjen dhe dërgimin e armëve, koordinimin e trajnimit në Iran dhe Liban dhe transferimin e fondeve. Sipas disa raportimeve, Hezbollahu ka rihapur një dhomë operative libaneze sipas direktivave të Iranit për t’u koordinuar me komandën dhe kontrollin e Hamasit në Rripin e Gazës.[9]
Në këtë situatë, më 26 qershor 2014, shefi i Hamasit Halid Mashaali, i dërgoi një letër presidentit iranina Hassan Rouhani, ku i raportonte mbi situatën në Paletinë dhe mbi arrestimin e disa antarëve të Hamasit nga Izraeli në Bregun Perëndimor dhe i kërkoi Teheranit ndihmë në luftën kundër Izraelit. Pas një farë kohe të shkurtër, përfaqësuesi i Hamasit në Iran, i dërgoi një letër kryetarit të Mexhlisit Ali Larijani ku i kërkonte ndihmë Iranit: “Duke përfituar nga situata, armiku zionist i ka intensifikuar sulmet e tij kundër palestinezëve me justifikime të ndryshme dhe po përpiqet të përfitojë nga situata rajonale në interes të vetin në mënyrën më të mirë të mundshme.[10][11] Në maj, Mashaali u takua në Katar me zëvendës ministrin e jashtëm Hussein Amin-Abdullahian dhe shprehu mbështetje për përpjepjet e Iranit për ta zgjidhur krizën në Siri.”[12] Po atë muaj, ambasadori i ri i Iranit në Liban, Muhammed Fathali, u takua me përfaqësues të organizatave palestineze në vend, përfshirë të dërguar të Hamasit dhe PIJ.
Gjatë Operacionit Mbrojtja e Skajshme, Osama Hamdan, i cili është përgjegjësi i marrëdhënieve me jashtë për Hamasin, tha se Hamasi vazhdonte të koordinonte qëndrimet e tij me Hezbollahun dhe Iranin. Hamdani nënvizoi se “Armiku Izrael është i njëjti armik dhe taktikat për ta penguar janë të nëjtat dhe prandaj ne po punojmë për të shkëmbyer eskpertizat. Ne terren ka koordinime dhe bashkëpunime. “Hamdan gjithashtu vuri në dukje se “Marrëdhëniet me Iranin janë më të mira se sa njerëzit mendojnë.” Ai tha se marrëdhënia bazohet në “luftën ndaj Izraelit dhe çlirimin e Palestinës.” Marrëdhëniet e Hezbollahut dhe Iranit me Hamasin kanë pësuar rënie për shkak të krizës në Siri, përfshirë edhe zhvendosjen e udhëheqjes së Hamasit nga Damasku.[13]
Bashkë me zjarrin e raketave të prodhuara vetë (Borak-70), duke përdorur njohuri teknike të mësuara nga Irani, propaganda luftuese e PIJ gjatë këtij raundi të luftimeve (e quajtur “Ndërtesa e padepërtueshme”) ka përfshirë një deklaratë rreth llojit të raketave të përdorura dhe shënjestrën për të cilën ishte caktuar. Në mënyrë specifike, PIJ tha se kishte qëlluar në Tel Aviv pesë raketa Fajr-5 prodhim iranian. [14] Fars publikoi lajmërimin dhe shto se Hamasi, gjithashtu, ka lëshuar raketa Fajr-5 në drejtim të Tel Avivit.[15] Hamasi ka deklaruar se ka lëshuar edhe versionin e Fajrit të bërë në vend – M-75 (333-mm) – ne aeroportin Ben Gurion së bashku me shumë raketa të tjera.[16] Gjatë Luftës së Dytë të Libanit, Hezbollahu ka qëlluar Fajr-5 me emrin Khaibar-1.
Me sistemin e Mburojës së Hekurt janë kapur me sukses pothuajse të gjitha raketat e lëshuara nga Gaza, të cilat kanë kërcënuar qëndrat urabane, por propaganda iraniane është munduar ta nënvlerësojë këtë. Pretendon, “Dështimi i sistemit raketor shumë të përfolur, ka ngjallur panik në mesin e izraelitëve, pasi shumica e raketave palestineze kanë goditur me sukses shënjestrat e tyre”; ky pretendim shkoi krah për krah me zmadhimin e dëmeve që raketat shkaktuan.[17]
Ndërkohë, rrjeti social iranian ka ngritur kritika të shumta për impotencën e shteteve arabe në lidhje me operacionin në Gaza.[18] Në të njëjtën kohë, mbështetja vazhdon për Hamasin dhe PIJ, forcat drejtuese që qëndrojnë mbrapa hedhjes së raketave në drejtim të Izraelit. Një rëndësi e veçantë po i jepet rolit të ndihmës së Iranit dhe njohurive të dhëna nga Irani për programin e prodhimit të raketave, të dyja përfshijnë furnizimin me raketa – Fajr-5 dhe Fajr-3 – dhe teknologjinë për ta prodhuar atë.
Hartimi i mësimeve
Megjithë suksesin e madh të Mburojës së Hekurt, pavarësisht përpjekjeve të propagandës iraniane për ta zbehur këtë, kjo ka nëvojë për një vlerësim nga krerët më të lartë operativë iranianë. Përdorimi i raketave është një përbërës kryesorë i doktrinës iraniane të luftës asimetrike edhe në kontekste të tjera gjithashtu. Irani ka frikë se suksesi i Izraelit në përballjen e këtij kërcënimi mund të riprodhohet në raste të tjera ku përfshihet Irani – si Gjiri Persik, ku interesat e Shteteve të Bashkuara në rajon janë pjesë e një konfiguracioni mbrojtës (përfshirë edhe foltën e pestë në Bahrein dhe vende të tjera ku Shtetet e Bashkuara dhe forca të tjera të huaja janë vendosur.)
Irani dhe zëvendësit e tij do të përdorin çdo armëpushim për të mësuar nga dështimet e doktrinës së tyre asimetrike dhe për të menduar për zgjidhjen dhe “suprizat”, si dronët që Hamasi përdori gjatë Operacionit Mbrojtja e Skajshme dhe përmirësimet në dobësitë e raketave. Irani do ta rindërtojë arsenalin e Hamasit dhe PIJ dhe do të investojë në përpjekjet teknike për të mundur suksesin e madh të Izraelit në kapjen e raketave dhe shpërthimin e të carave të dokrinës asimetrike.
Lideri vazhdon postimet në Twitter
Në nivel politik, Irani e ka çuar përpara aktivitetin e tij. Rouhani i ka dërguar një kërkesë shteteve muslimane që të ndihmojnë banorët e Gazës, duke thënë se “uniteti i vendeve muslimane kundër armikut është një çështje jetësore në këtë fazë.” Rouhani shtoi se rezistenca e bërë nga banorët e Gazës padyshim do të çojë në “shkatërrimin e plotë të regjimit sionizt.” [20] Ndërkohë, Irani vazhdon të sulmojë në mënyrë të fuqishme “regjimin hileqar” në rrjetet sociale dhe me anë të publikimit të lajmërimeve periodike.[21]
Ministri i jashtë iranian, Muhammed Javad Zarif, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil al-Arabi dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Iyad Ameen Madani, duke u kërkuar atyre të ndëryjnë dhe të ndalojnë atë që ai e quajti “sulmin izraelit ndaj Palestinës.”[22] Hussein Amir-Abdollahian, zëvendës ministri i jashtëm iranian për Lindjen e Mesme dhe Çështjet e Afrikës, deklaroi se “Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm popullin e shtypur të Palestinës dhe frontin e rezistencës.”[23]
Zyrtarët ushtarakë iranianë gjithasthu i janë bashkangjitur dënimit të fushatës izraelite në Gaza. zëvendës shefi i Stafit dhe Forcave të Armatosura, brigadieri i përgjithshëm Massoud Yazayeri, tha se sjellja e Izraelit gjatë operacionit, në përgjigje të asaj që ai e quajti “masa mbrojtëse të rezistencës palestineze,” tregon se udhëheqësit e “regjimit të rremë dhe pushtues izraelit ndihen të dëshpëruar dhe të frikësuar.” Ngjarjet e fundit, lajmëron ai, tregojnë se Izraeli po përballet me një Intifadë të Tretë dhe një hakmarrje të ashpër.”[24] Gazeta konservative Jomhuri-e Islami gjithashtu pohoi në një editorial se sulmet me raketa dhe protestat në rritje në “Palestinë” janë shenjat e fillimit të një Intifade të re.[25]
Kush nuk e din se nga erdhën raketat e Hamasit?
Duke parë raportimin e hapur të mediave palestineze në lidhje me përdorimin e raketave Fajr-5 prodhim iranian, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki më 9 korrik iu përgjigj një pyetje në lidhje me atë se kush e furnizon me raketa Hamasin: “Nuk ka asnjë informacion për të ndarë me ju në lidhje me këtë...” Më pas ajo u pyet nëse Perandimi ka ndërmend ta ngrejë këtë çështje gjatë bisedimeve bërthamore në Vienë, ajo u përgjigj, “Jo se jam e shqetësuar, por bisedimet do të përqëndrohen në diskutimet rreth çështje bërthamore. Ka shumë për të diskutuar në lidhje me këtë problem... Mendoj se është e qartë Lucas, se shqetësimi dhe dënimi ynë ndaj sulmeve me raketa ka qënë i vazhdueshëm. Dhe sigurisht, ne jemi të shqetësuar në lidhje me furnizuesin, por nuk kam asnjë informacion për të ndarë me ju në lidhje me këtë.”[26]
Mes Gazës dhe Vienës
Data 20 korrik është caktuar nga Irani dhe fuqitë e tjera për të firmosur marrëveshjen bërthamore. Ndërkohë, mosmarrëveshjet e shumta dhe hendeqet në çështje kryesore mes Iranit dhe grupit P5+1 – vazhdojnë të thellohen, vrazhdësia e inspektimeve, numri i centrifugave që i lejohet Iranit të ketë dhe lehtësimi i mundshëm i saksioneve.
Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei caktoi udhëzime të reja dhe vija të kuqe të padiskutueshme, duke i habitur negociatorët bërthamorë të Iranit, duke deklaruar se Irani don që të rrisë në mënyrë domethënëse pasurimin e aftësive të tij për armë boërthamore teorike në të ardhmen. Khamenei sfidoi në mënyrë direkte P5+1 duke thënë: “Qëllimi (i P5+1) është që ne të pranojmë një kapacitet prej 10 mijë njësish ndarëse (SWUs) e cila është e barazvlefshme me 10 mijë centrifuga të llojit të vjetër, të cilat ne i kemi tashmë. Zyrtarët tanë thonë se ne kemi nevojë për 190 mijë centrifuga. Ndoshta, kjo nuk na duhet këtë vit, apo pas dy vjetësh, por kjo ëshë nevoja absolute e vendit.” [27]
Në bisedimet bërthamore që prej vitit 2003, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi e kanë mbyllur një sy në lidhje me përfshirjet negative të Iranit në shumë çështje – kundërshtimin e nëj procesi paqeje për Palestinën, kundërshtimin e unitetit të Palestinezëve (ndërkohë që po furnizon Hamasin dhe PIJ me raketa), ndihma ndaj Bashar Al-Asadit në Siri, përfshirja në Irak, përmbysjet në Shtetet e Gjirit Persik (ç’ka e përfshin Hezbollahun në Bahrein) dhe gjithashtu shkelja e vazhdueshme e të drejtave të njeriut nga ana e Iranit, gjë e cila vetëm se është rritur që kur Rouhani u zgjodh si president. Kjo verbëri, ka shkaktuar, dhe vazhdon të shkaktojë, dëme të mëdha ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajon.
Në këtë fazë të ndjeshme, Operacioni Mbrojtja e Skajshme po e tërheq vëmjendjen nga Irani. Ndërkohë që marrëveshja bërthamore afron, duket se disa negociatorë ngurojnë të ballafaqohen me ndihmën e Iranit ndaj organizatave terroriste. Kur i lidh të gjitha pikat, del qartë se Irani është një zjarrvënës, i cili i hedh benzinë konfliktit në rajon, duke dizenjuar strategjinë e tij afatgjatë për të dominuar rajonin – nga kënvështrimi i tij – në mënyrë të sukseshme. Vazhdimi i vënies në dukje të sjelljes së vazhdueshme të Iranit, veçanërisht para firmosjes së një marrëveshjeje bërthamore “historike”, rrezikon interesat afatgjatë të Perandimit në rajon, Perëndimin dhe në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara. Me sa duket, negociatorët po mbyllin një sy, pavarësisht dëmtit të tanishëm të interesave të tyre, dhe jo më pak e rëndësishme, të ushtarëve të tyre (siç ndodhi në sulmin në kullat Khobar në Arabinë Saudite, ndihma e dhënë ndaj shiitëve në sulmet kundër forçave amerikane në Irak, ndihma ndaj Talebanëve në Afganistan, përmbysja e Shteteve të Gjirit e kështu me rradhë).
Një shans (i fundit) për të ndërruar drejtim
Këtë vit, e premtja e fundti e Ramazanit bie më 25 korrik. Që prej vitit 1979, kur Ajatollah Khamenei dhe qeveria e tij vendosën ndërojnë këtë ditë, duke përmalluar muslimanët për “çlirimin e Jeruzalemit,” Irani e ka shënuar këtë si “Dita Ndërkombëtare e Jeruzalemit (Kudsit).” Pikëpamjet e Khameneit ka vazhduar të përcaktojnë dhe vijëzojnë qëllimet e revolucionit dhe përpjekjeve për ta realizuar atë, përfshirë dhe sjelljen ndaj Izraelit dhe thirrjet për shkatërrimin e tij. Çdo vit, Dita e Jeruzalemit festohet nga pjesëmarrja masive e njerëzve e organizuar nga regjimi, ndëkohë që udhëheqësit kryesorë mbajnë fjalime të ashpra, ku pëfshihen thirrjet për shkatërrimin e Izraelit dhe fshirjen e tij nga harta, bashkë me denimin e Shteteve të Bashkuara (“Vdekje Izraelit,” “Vdekje Amerikës”). Në të njëjtën kohë, udhëheqja iraniane thekson kontributin në luftën palestineze përballë paaftësisë së shteteve arabe, dhe e ngre në qiell rolin e tij në rrugën drejt “çlirimit të Palestinës dhe luftës me armë.”
Irani, sëbashku me satelitët e tij, Hezbollahun dhe Sirinë, vazhdon të punojë për të realizuar doktrinën e Khomeneit dhe pasardhësit të tij, Khameneit. Irani furnizon me armë organizatat terroriste palestineze dhe drejton atë që quhet rezistencë kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara në rajon. Gjithashtu, vazhdon të minojë statusin e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, me qëllimi që ta zëvendësojë atë si aktori më me ndikim në rajon.
Deri tani, Iranit nuk i është dashur të paguajë ndonjë çmim për përfshirjen e tij shkatërruese në rajon, dhe Perëndimi nuk e ka ngritur plotësish këtë çështje në bisedimet bërthamore. Edhe gjatë Operaciont Mbrojtja e Skajshme, i cili nuk ka mbaruar akoma, negociatorët perëndimorë po përpiqen me kujdes që të mos përmendin emrin e Iranit si pala përgjegjëse për sasinë dhe cilësinë e raketave në duart e organizatave terroriste në Gaza dhe të Hezbollahut në juglindje të Libanit. Me sa duket Irani është i aftë të hapë edhe një front tjetër në veri kur të dojë.
Kështu, ndërsa komuniteti ndërkombëtar, i frikësuar nga progresi i ngadalshëm i bisedimeve bërthamore, vazhdon të injorojë zhvillimet, Irani ka arritur të ballafaqohet me Izraelin në frontin juglindor (Hamasi dhe PIJ) dhe në frontin verior (Hezbollah). İrani i konsideron këto fronte si pjesë të mbulesës së tij mbrojtëse dhe përputhet me konceptin e saj të luftës asimetrike, dhe si një linjë e ballafaqimit të drejpërdrejtë me Izraelin.
Ndërkohë që konflikti përshkallëzohet në Gaza dhe Liban, Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta theksojnë rolin e Iranit dhe të mos frikësohen të bëjnë atë fajtor.
Me kalimin e kohës, Irani i afrohet më shumë armëve bërthamore dhe në të njëjtën kohë i forcon lidhjet e tij në ngjarjet kyçe në rajon. Perëndimi duhet ta konsiderojë Iranin përgjegjës për sjelljen e tij të keqe dhe t’i ngrejë këto çështje gjatë negociatave.
http://jcpa.org/article/iran-the-regional-poëer-behind-the-hamas-ëar-effort/
* * *
Notes
1 http://www.terrorism-info.org.il/en/article/20459.
2 Mainly Explosively Formed Penetrator (EFP). Iran also transferred such devices to Shiites in Iraq against coalition forces causing massive fatalities
3 Al Jazeera, 20 November 2012.
4 Rockets with a range of about 75 km and with 170-kg warheads, of which 90 kg are explosives.
5 http://www.resalat-news.com/fa/PrtNews.aspx?code=123836&k=0.
6 http://saraya.ps/index.php?act=Show&id=25236.
7 http://www.presstv.com/detail/2012/12/08/276937/gazans-naming-kids-after-fajr5-missiles.
8 Javan (Tehran), 16 May 14. (in Persian)
9 http://www.wnd.com/2014/07/iran-teams-up-terrorists-to-attack-israel/?cat_orig=world
10 http://english.farsnews.com/newstext.aspx?nn=13930411000691.
11 http://www.tabnak.ir/fa/print/411226.
12 http://english.farsnews.com/newstext.aspx?nn=13930302000394.
13 http://www.assafir.com/Article/2/360865.
14 http://www.saraya.ps/index.php?act=Show&id=36216.
15 http://arabic.farsnews.com/newstext.aspx?nn=9303227240.
16 http://www.alqassam.ps/arabic/#!/{[yuzde]}D8{[yuzde]}A7{[yuzde]}D9{[yuzde]}84{[yuzde]}D8{[yuzde]}A8{[yuzde]}D9{[yuzde]}8A{[yuzde]}D8{[yuzde]}A7{[yuzde]}D9{[yuzde]}86{[yuzde]}D8{[yuzde]}A7{[yuzde]}D8{[yuzde]}AA/4634.
17 http://www.presstv.ir/detail/2014/07/11/370791/israel-iron-dome-again-proves-vulnerable.
18 https://twitter.com/IRGCspy/status/487363256588050432.
19 http://jcpa.org/the-father-of-irans-revolutionary-guards-missile-program/
20 http://www.president.ir/fa/79164.
21 https://twitter.com/khamenei_ir.
22 https://twitter.com/khamenei_ir.
23 http://www.presstv.ir/detail/2014/07/10/370652/israel-to-regret-attacks-on-gaza.
24 http://english.farsnews.com/newstext.aspx?nn=13930418001223.
25 http://www.jomhourieslami.com/1393/13930419/13930419_01_jomhori_islami_sar_magaleh_0001.html.
26 http://www.state.gov/r/pa/prs/dpb/2014/07/228980.htm#ISRAEL.
27 http://www.leader.ir/langs/fa/index.php?p=contentShow&id=12067.
Publication: Jerusalem Issue Briefs
Filed Under: Iran, Israeli Security, Palestinians, Radical Islam, The Middle East
Tags: Fajr-3, Islamic Jihad, M302, Rockets
- See more at: http://jcpa.org/article/iran-the-regional-power-behind-the-hamas-war-effort/#sthash.nwgz8oh4.dpuf