Shpërthim në tubacionin e naftës në Nigeri: 50 të vdekur
Është rritur në 50 numri i viktimave në shpërthimet që ndodhën në tubacionin e naftës në juglindje të Nigerisë.
Agjencia Kombëtare e Emergjencave e Nigerisë (NEMA), në një deklaratë të dhënë për Anadoly Agency, koordinatori i Abia-s, Evans Ugoh ka njoftuar se të rinjët e kanë prishur tubacionin i cili kalon nëpër rajon, me qëllim që të vjedhin naftë, me ç’rast ka ndodhur shpërthimi.
Ugoh vuri në dukje se numri i njerëzve të vrarë në shpërthime u rrit në 50 dhe se shumë njerëz u plagosën.
Ugoh u shpreh se të plagosurit janë marrë nën trajtim mjeksor, duke shtuar se me rastin e shpërthimit janë djegur disa shtëpi.
Burimi : Sputnik News