Ushtarët izraelitë hapin zjarr ndaj 'Marshit të Madh të Kthimit’: 7 të vdekur, 154 të plagosur

Publikuar në Tet. 16, 2018, 1:27 a.m.

7 palestinez kanë humbur jetën dhe 154 të tjerë janë plagosur si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit ndaj protestuesve të ‘Marshit të Madh të Kthimit’ të zhvilluar në kufi të Gazës .

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, Ashraf al-Kudra, u njoftua se 7 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Al Kudra vuri në dukje se nuk ka mundur të shpëtohet as 21 vjeqari i lënduar në protesta, Muhammed Isam Abbas, duke shtuar se ndër të vrarët e tjerë janë Ahmed Ibrahim et-Tavil (27), Muhammed Abdulhafız Ismail (29), Ahmed Ahmed Ebu Naim (17), Abdullah Berhem ed-Dagme (25), Tamir Iyad Ebu Armane (22) dhe Afifi Mahmud Ata Afifi (18).

Al Kudra shtoi se në rajone të ndryshme në kufi të Gazës janë lënduar 154 palestinez, 5 prej të cilëve shumë rëndë, duke vënë në dukje se 50 nga të lënduarit janë fëmijë, ndërsa 10 prej tyre gra.

VENDIMI I LIBERMANIT PËR TË NDALUAR FURNIZIMIN E GAZËS ME KARBURANT

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit Avigdor Liberman ka dhënë urdhër për ndalimin e furnizimit të Rripit të Gazës me karburant.  Sipas një raporti të shtypit izraelit, duke përfshirë edhe Korporatën Publike të Izraelit për Transmetime (KAN), pas dhunës në kufirin e Gazës, Liberman ka vendosur të ndaloj furnizimin me karburant.

Liberman tha se ndërkohë që këto incidente në kufirin me Gazën vazhdojnë, Izraeli nuk mund të pranonte hyrjen e karburantit në Gaza. Gazeta izraelite Haaretz kishte shkruar se Javën e kaluar, kishte nënshkuar një marrëveshje me Katarin e cila parasheh ‘financimin e blerjes së karburantit për centralin elektrik’.

MBI 200 TË VDEKUR NGA 30 MARSI E DERI MË TANI

Që nga 30 marsi palestinezët po organizojnë protesta paqësore nën emrin ‘Marshi i Madh i Kthimit’ në kufirin e Gazës me Izraelin. Ndërsa ushtarët izraelit po hapin zjarr me plumba të vërtet ndaj popullit civil i cili po kërkon ‘kthimin në tokat e tyre prej nga janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të zbatuar ndaj Gazës që nga viti 2006’. Më shumë se 200 palestinez kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izralit që nga 30 marsi kur kanë filluar protestat.



Burimi : Sputnik News