Kryeministri i Indisë ndjek ritualet e zisë për Muharrem
Kryeministri i Indisë mori pjesë në një ceremoni të zisë për të përkujtuar përvjetorin e shehidllëkut të Imam Husejnit (a.s.).
Sipas njoftimeve, Narendra Modi mori pjesë të premten në një ngjarje fetare në qytetin e Indore-s.
Ajo u organizua nga Bashkësia Muslimane Dawudi Bohra në Indore.
Vajtuesit, që mbanin rroba të bardha, rrahnin gjoksat e tyre dhe recitonin eulogji gjatë programit.
Narendra Modi, i cili është hindu, është Kryeministri i Indisë që nga viti 2014.
Burimi : IQNA