Xhamia e parë Eko në Evropë hap dyert e saj për publikun

  • Xhamia e re e madhe Kembrixhit po hap dyert e saj për publikun.
Publikuar në Tet. 13, 2017, 2:11 a.m.

Ajo do të jetë  e para"eko-xhami" e Evropës dhe po ndërtohet në Mill Road me një kosto minimale prej 15 milion £.

Xhamia ende është në ndërtim e sipër kështu që publiku do të duhet të marrë  kapele të forta dhe xhaketa hi-vis për turneun, i cili është pjesë e një skeme për të hapur dyert e shtëpive me energji të ulët në dhe përreth Kembrixhit.

Vendi do të jetë i hapur të shtunën, më 14 tetor, 2017,si pjesë e Openecohomes,  (Me dyer eko të hapura) duke u dhënë banorëve mundësinë për të pasur një kulm të vogël përpara se të përfundojë ndërtimi masiv.

Faza e dytë e ndërtimit do të jetë kulmi dhe  xhamia do të   përfundon,       do të përurohet  në muajin nëntor, 2018.

Xhamia është vendosur të jetë e pajisur me një zonë të shëndoshë për nëna dhe fëmijë dhe me  një dhomë trajtimi për gratë për terapitë natyrore.

Ajo gjithashtu mund të përfshijë një strukturë për funerale islame, një kafiteri,  një shkollë  Kur’anore për fëmijët dhe një kopësht për banorët.

Do të ketë një gjenerator me energji diellore në çati, objekte të riciklimit të ujit, pompa me ujë të nxehtë dhe ventilim.

Në një deklaratë nga Projekti i Xhamisë së Kembrixhit thuhet:

"Xhamia e Kembrixhit do t'i përkushtojë  mirëqenies shpirtërore dhe shoqërore rreth 6 mijë muslimanëve të qytetit.

"Dizajni i përgjithshëm për këtë faqe është zhvilluar nga koncepti i një oaze të qetë.”  Deri në 1000 njerëz mund të tubohen aty.

"Tim Winter, kryetar i Trustit të Xhamisë së Kembrixhit, tha se:

“Xhamia e Kembrixhit do të jetë Eko-Xhamia e parë e Evropës dhe një ndërtesë e vërtetë historike për qytetin e Kembrixhit dhe banorët e tij.”



Burimi : cambridge-news.co.