Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dyzetëekatërt.

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Tet. 13, 2017, 2:19 a.m.

Jemi të nderuar, që t’iu lajmërojmë se, po vijojmë me kënaqësi, sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur, për gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet dhe trillimet, që janë bërë gjatë tërë historisë islame, kundër besimtarëve dhe dijetarëve muslimanë shiitë, nga një pjesë e vëllezërve të tyre sunnitë.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

 

I ftuari: Si fillim duam t’iu bëjmë të ditur, se në veprën e tij Ibn Arabiu ka cituar si më poshtë: “Ai (Mehdiu) është i pafajshëm. Moskryerja e tij e gabimit, mund të shpjegohet vetëm me qenien e tij të pafajshme. Këtë e them sepse në gjykimin e dhënë, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk mund të thuhet se ky i fundit ka gabuar. Ky gjykim është si gjykimi i besimit, ashtu edhe gjykimi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shprehem kështu sepse në ajetin 3 dhe 4 të Sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”.

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Lërmëni t’iu shpjegoj se ashtu siç e dini dhe ju programi i kësaj mbrëmjeje, është vazhdimi i programit paraardhës. Shtoj se programi i shkuar u zhvillua pas tri muajve.

Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të dyzetëekatërt me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)” dhe në çështjen: “Argumentimi dhe Zinxhiri i Përcjelljes së Hadithit Thekalejn”. Duam t’iu urojmë mirëseardhjen dhe nga ana e ndjekësve tanë të nderuar.

Prezantuesi: Përpara se të fillojmë programin tonë, vallë a do të kishit ndonjë çështje, që do të donit që të sqaronit, me qëllim që ndjekësit tanë të nderuar ta kuptonin sa më mirë?

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu themi: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër.

Lejonani t’iu themi, se në fillim të programit tonë, ne duam t’iu  kërkojmë ndjesë, nga ndjekësit tanë të nderuar, sepse ne kemi ndërprerë për tri muaj rresht, programin tonë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Në programin paraardhës, kemi përcaktuar se do të flisinim rreth dy pikave themelore.

Shpalos se pika e parë, ishin çështjet mbi të cilat, dijetarët muslimanë ishin të njëzëri dhe se dijetarët muslimanë, nuk ndanin asnjë mendim kundërshtues mbi këto çështje.

Kumtoj se pika e dytë, ishin çështjet mbi të cilat, dijetarët e Shkollës së Ehli Sunnetit dhe ata të Shkollës së Ehli Bejtit, kishin mendime të ndryshme mbi këto çështje.

Gjithashtu ne  kemi bërë të qartë, se në lidhje me pikën e parë, pohojmë se dijetarët muslimanë, nuk zotëronin asnjë mendim ndryshe mbi këto çështje. Madje çështja e parë, të cilën e kemi shpjeguar në programin e shkuar, ishte shkurtimisht çështja e domosdoshmërisë së shfaqjes së Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) në kohë e fundit. Për më tepër shfaqja e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) do të ndodhë patjetër edhe nëse do të ketë mbetur vetëm një ditë nga jeta e kësaj bote. Rikujtojmë se të tërë dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi këtë çështje.

Çështja e dytë, është pranimi i parimit të shfaqjes së Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), si njëra nga çështjet themelore të besimit islam. Sqarojmë se ky besim dhe pranim është njëra nga shtyllat e patundshme të besimit tonë. Ashtu siç njeriu e ka për detyrë, që të besojë në njëshmërinë e Allahut (k.m.t.), profetësisë, shpalljes, Ditës së Fundit, librave të shenjtë hyjnorë, të dërguarve dhe engjëjve, në të njëjtën mënyrë, njeriu e ka për detyrë, që të besojë në shfaqjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.).

Argumenti i shtruar nga ana jonë, përbëhet nga sqarimet dhe përkufizimet e dhëna nga dijetarët muslimanë, veçanërisht nga dijetarët uehhabistë. Nënvizojmë se dijetarët e kësaj dege, ndonëse kanë ndier dyshime, mbi shumë çështje që kanë të bëjnë më besimin, ata thonë me plot gojën, se ai njeri i cili mohon besimin, në çështjen e shfaqjes së Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) është një jobesimtar. Madje dhe fjalët dhe qëndrimet e tyre tregojnë se ky parim, është njëri nga besimet e patundshme dhe një pjesë përbërëse e rendit të kredos.

Në këtë pikë le t’i hedhim një sy veprës me titull: “Fetaua Nurun Ala’d-Darbi” (Miratimet e Dritës në Shembuj), e dijetarit të madh uehhabist, Imam Abdulaziz Ibn Abdilah Ibn Bazit. Ky i fundit citon kështu: Një njeri mund të drejtojë pyetjen: “Le të marrim si të mirëqënë aludimin, se kemi një shok i cili mohon, ardhjen e Mesihut të rremë Dexhxhalit, shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.), zbritjen e Isait (p.m.t.) dhe daljen e Jexhuxhit dhe Mexhuxhit. Ky njeri nuk u beson asnjërës nga këto ngjarje dhe aludon se tërësia e haditheve të vërteta, për sa u përket çështjeve të lartpërmendura nuk është e saktë. Madje ai këmbëngul fuqishëm, në mohimin e besimit, në çështjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.). Cili është gjykimi fetar i këtyre lloj njerëzve?!”

Ndërsa ne përgjigjemi duke dhënë gjykimin: “Allahu (l.m.t.) na ruajttë, por ky njeri dhe ata të ngjashëm me të janë jobesimtarë”. (1)

Një njeri tjetër mund të ngrejë pyetjen: “Nëse besimi në shfaqjen e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), zbritjes së Isait (p.m.t.) dhe ngjarjeve të tjera të sipërcituara, nuk përbën disa nga shtyllat thelbësore, në çështjet e themelore dhe në fushën e besimit, atëherë përse mohimi i këtyre ngjarjeve, është shkak i daljes nga kufijtë e caktuar nga feja?!”

Pyetjes së ngritur së mësipërme i përgjigjemi kështu: “Ai del nga feja sepse ka mohuar diçka, që është përcjellur në mënyrë të prerë, nga i dërguari i Allahut (p.m.t.). Themi se nëse një nxënës i dijes ose një dijetar, u shpjegon këtij njeriu këto çështje dhe nëse ky njeri përsëri i mohon të tëra, ose njërën nga këto çështje, atëherë ai shndërrohet në një jobesimtar, sepse ai njeri i cili mohon fjalët, e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është një jobesimtar. Sërish ai i cili mohon Allahun (f.m.t.) shndërrohet në një jobesimtar. Sqarojmë se këto hadithe, janë të përcjellur në mënyrë të pashkëputur dhe të vërtetë nga i dërguari i Allahut”. (2)

Ashtu siç shihet dukshëm, nga sqarimi i dijetarit të ndjerë uehhabist Ibn Bazit, nëse një besim del jashtë dhe nuk kalon brenda kornizës së Kur’anit Famëlartë dhe të sunnetit profetik të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), atëherë kjo nuk është diçka tjetër, përveç se një mohim i të dyjave. Rishtas sipas këtij arsyetimi, nuk duhet të thuhet se udhëheqja e Imam Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), nuk është njëra nga shtyllat e fesë, sepse nuk kalon në Kur’anin Fisnik. Gjithashtu besimi në Imam Mehdiun (p.m.t.) është thelbi i besimit dhe i kredos islame. Ndonëse kjo çështje, nuk kalon në Kur’anin Famëlartë, ajo kalon në hadithin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Pika e tretë ka të bëjë me faktin, se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), është njëri nga udhëheqësit dhe prijësit, për të cilin vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka përgëzuar duke thënë: “Do të vijnë dymbëdhjetë udhëheqës pas meje”, “Do të vijnë dymbëdhjetë prijës pas meje”, “Do të vijnë dymbëdhjetë drejtues pas meje”. Kështu që në programin tonë paraardhës, ne kemi lexuar përshkrimet e Hafidh Ibn Kethirit. Ndërsa në këtë program, dua të shtoj se në kreun me titull: “Çështja e Mehdiut”, në veprën me titull: “Sunenu’l-Ebi’d-Daudi” (Sunnetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit shkruhet: “Xhabir Ibn Semureja citon: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “Kjo fe do të qëndrojë në këmbë, derisa të vijnë dymbëdhjetë udhëheqës, rreth së cilëve do të mblidhet (mbarë) bashkësia muslimane”. (3)

Si rrjedhojë Imam Mehdiu (p.m.t.), është njëri nga dymbëdhjetë udhëheqësit. Madje nuk është njëri nga të dymbëdhjetët, por është udhëheqësi i fundit i tyre, i cili ndonëse do të dalë patjetër edhe nëse do të ketë mbetur vetëm një ditë nga jeta e kësaj bote.

Në këtë pikë kyçe, nuk duam që të dalë askush përpara nesh të na thotë: “Zotëri i nderuar. Këta janë dymbëdhjetë udhëheqësit e shiitëve. Jo nuk është ashtu, sepse unë mundohem në argumentimin e vërtetë, të këtyre dymbëdhjetë imamëve. Më vonë do të shpjegojmë, se cili është identiteti dhe cilësitë e dymbëdhjetë imamëve. Si rrjedhojë brenda kësaj kornize, lind detyra se ne duhet të besojmë, se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), është vula e mbarë udhëheqësve dhe prijësve, të cilin e ka përgëzuar vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Prezantuesi: Pra si fillim një njeri, duhet të bëhet një ndjekës, i doktrinës së dymbëdhjetë imamëve sipas hadithit dhe më pas nuk është i detyruar që të bëhet shiit.

I ftuari: Pohojmë se një njeri duhet të besojë, në praninë e dymbëdhjetë imamëve, udhëheqësve dhe prijësve si dhe se imami i fundit, është pikërisht Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) i cili rrjedh nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.), sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë: “Ai është nga farefisi im dhe nga Ehli Bejti im”. Megjithatë miratimi i dhënë nga dijetar uehhabist Ibn Bazi është i vlefshëm edhe për këtë njeri, sepse ndonëse ne nuk e vëmë në zbatim stilin tekfirisit, Ibn Bazi pranon hapur se nëse një njeri, nuk i beson këtij fakti atëherë është shndërruar në një jobesimtar. Citojmë se ndjekësit tanë të nderuar, e kanë kuptuar se kjo pikë është jashtë mase e rëndësishme dhe nuk është një çështje dytësore e cila mund të shtyhet.

Prezantuesi: Çështja e drejtimit është një çështje e lidhur me besimin dhe mohimin.i

I ftuari: Lërnani t’iu vëmë në dijeni, se ne e kemi bërë të qartë këtë çështje me argumente në kreun e çështjes së Mehdiut. Bashkëkohësi i Muhammedit (p.q.m.t.), Xhabir Ibn Semure ka thënë: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “Kjo fe do të qëndrojë në këmbë, derisa të vijnë dymbëdhjetë udhëheqës, rreth së cilëve do të mblidhet (mbarë) bashkësia muslimane”.

Themi se kuptimi i këtij hadithi, të shënuar në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daudit e theksojnë dhe thëniet e përdorura në veprën me titull: “Bidaje ue Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), e Hafidh Ibn Kethirit që janë si më poshtë: “Në veprën me titull: “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), e Ebu Daud Sixhistanit gjendet një pjesë e veçantë me titull: “Kitabu’l-Mehdi” (Libri i Mehdiut). Në këtë pjesë ndodhet një hadith i përcjellur nga Xhabir Ibn Semure i cili është si vijon: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “Kjo fe do të qëndrojë në këmbë, derisa të vijnë dymbëdhjetë udhëheqës, rreth së cilëve do të mblidhet (mbarë) bashkësia muslimane”.

Pra ashtu siç e ka kuptuar edhe Hafidh Ibn Kethiri, përsërisim se imami i dymbëdhjetë është Imam Mehdiu i Pritur. Shtojmë se përmbledhja e çështjes në fjalë, nuk i përket vetëm parimeve të domosdoshme për t’u besuar në fenë islame dhe të ligjeve hyjnore islame, por u përket edhe parimeve mbi të cilat të tëra fetë qiellore janë të njëzëri. Autori i veprës me titull: “Igasetu’l-Lehefani Fi’l-Mesaidi’sh-Shejtani” (Nxitjet Dhe Pëshpëritjet e Fijeve të Shejtanit), Ibn Kajjim Xheuziu ka cituar thënie, të cilat përputhen me këtë kuptim. Ai në veprën e tij citon: “Të tria bashkësitë fetare si çifutët, të krishterët dhe muslimanët, janë në pritje të shfaqjes së Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) në kohën e fundit, sepse çdo i dërguar u ka premtuar bashkësisë së tij daljen e Mehdiut të Pritur”. (4)

Prezantuesi: Pra kjo çështje ka të bëjë me njerëzimin...

I ftuari: Më saktësisht ka të bëjë me rendin, të cilin Allahu i Lartmadhëruar dëshiron që t’i japë jetë për njerëzimin. Pra çështja e Mehdiut (p.m.t.), është një shtyllë themelore në fushën e diturisë hyjnore. Madje ai i cili dëshiron, që të mësojë mësimet e përbashkëta, në mesin e ligjeve hyjnor të feve qiellore, duhet ta njohë dhe ta dijë këtë çështje.

Në vijim Ibn Kajjim Xheuziu ka shtuar: “Muslimanët presin zbritjen nga qielli, të Mesihut Isait të birit të Merjemes, i cili do të thyejë kryqin, do të therrë derrin dhe do të vrasë armiqtë e tij... Ehli Bejti është në pritje të daljes së Mehdiut si përmbushja e profetësisë”. (5)

Dalja e Imam Mehdiut (p.m.t.) i përket Ehli Bejtit. Le të marrim si të mirëqënë aludimin, se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), paska cituar se udhëheqja pas tij, nuk i takon Imam Aliu (p.m.t.). Sërish le të aludojmë, se në epokën e bijve të Umejjes dhe të bijve të Abbasit, këta ta fundit paskan thënë se udhëheqja, nuk është e drejta e Imam Aliut (p.m.t.) dhe e Ehli Bejtit. Le t’i shtojmë këtij aludimi edhe osmanët...

Megjithatë brenda kornizës së çështjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), pohojmë se asnjëri nga këta që përmendëm më lart, nuk ka ndonjë mendim ndryshe, për sa i përket pikës se ai rrjedh nga Ehli Bejti. Vallë a gjendet dikush në mesin tuaj, i cili mund të ngrejë akuzën duke thënë, se qëllimi i familjes së të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) është përfitimi nga kjo gjendje?! Nëse dikush e shtron këtë aludim, theksojmë se nuk ka dyshim se është bërë jobesimtar.

Gjithashtu ne jemi të mendimit se Imam Aliu (p.m.t.) dhe Ehli Bejti kanë më shumë të drejtë për udhëheqjen dhe se ata e meritojnë më tepër udhëheqjen pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).Vallë a është kjo një çështje, e cila u përket llojit farefisnor dhe një dinastie?!

Përgjigjia: Kjo është një çështje e cila duhet pyetur, duke u mbështetur në shpalljen hyjnore dhe tek i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Kumtojmë se dera e formulimit të pyetjes, në mënyrë se se përse Imam Mehdiu (p.m.t.), duhet të rrjedhë nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.) është kyçur, sepse kjo është një zgjedhje hyjnore. Vallë a është kjo pikë, njëri nga përfundimet e aritura edhe për dijetarët e gjendjes dhe veprës, pasi duke vënë në punë këshillin?! Vallë a ka mundësi që kjo çështje si fillim të diskutohet dhe më pas të shpaloset një mendim ndryshe?! Vallë a është e mundur, që të debatohet mbi një personalitet, i cili duhet të jetë pararojë, në zbatimin e pikës së gjykimit të vulosur nga qielli dhe shpallja, nga i dërguarit i Allahut (p.q.m.t.) dhe nga pesë të dërguarit më të mëdhenj?! Vallë a mund të vendosë bashkësia muslimane veten e saj, në vend të një të dërguari të madh siç është Isai (p.m.t.)?!

Më pas Ibn Kajiim Xheuziu ka vijuar: “Pasi rruzulli tokësor të jetë i mbushur me dhunë dhe padrejtësi, Ehli Bejti do të jetë duke vështruar profetësinë, e daljes së Imam Mehdiut (p.m.t.) i cili do ta mbushë atë me drejtësi”. (6)

Sqarojmë se çështja e Mehdiut, është e qartë si dielli që shkëlqen ditën. Vallë a nuk është e drejtë që ne t’u kushtojmë, konsumimin e gjysmës së jetës sonë, identitetit të këtij njeriu të cilit duhet t’i besojmë?! Ashtu siç do ta nxjerrim në sheh edhe me vonë Imam Mehdiu (p.m.t.) nuk është vetëm një njeri të cilit i duhet besuar, por është edhe një personalitet së cilit i duhet dhënë zotimi, sepse nëse ai është gjallë, atëherë nuk është lejuar dhënia e zotimit askujt tjetër.

Askush të mos ngrihet dhe të më thotë: “Ku është ai që t’i japim zotimin?!” Ndërsa ne kundërpërgjigjemi kështu: “Vallë a i shikoni ju ata udhëheqës dhe mbretër të cilëve u jepni zotimin?! Shumica juaj i shohin ata vetëm në stacionet televizive. Vallë a erdhën në Medinë të tërë ata, të cilët i dhanë zotimin të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?! Natyrisht se jo sepse një pjesë e tyre ndonëse ndodheshin në vende të largëta, i dhanë zotimin të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) pa e parë atë.

Si rrjedhojë nënvizojmë, se çështja është jashtë mase e rëndësishme, sepse hadithi profetik citon: “Ai i cili vdes pa i dhënë zotimin imamit, vdes si ai i cili ka vdekur në epokën e paditurisë”. Madje edhe dijetari uehhabist Ibn Bazi ka pohuar, se ai i cili mohon Imam Mehdiun (p.m.t.) është jobesimtar. Kur të bëhet e qartë se ai është në këtë jetë, atëherë zotimi duhet dhënë vetëm atij.

Një njeri mund të thotë: “Ju shiitët bashkëkohorë dilni me aludimin se zotimi i duhet dhënë prijësit të kujdetarisë”. Ne përgjigjemi se ky zotim, i cili kryhet në emër të prijësit të kujdestarisë në ditët e sotme, është një veprim që kryhet në drejtim të imamit të fundit, ose e thënë ndryshe, imami i cili është i pafajshëm dhe në këtë jetë, na urdhëron që të zotohemi ndaj këtij ose atij njeriu. Nëse ai nuk do të na kishte thënë këtë, atëherë nuk ka dyshim se ne nuk do t’i zotoheshim askujt.  Zotimi i vërtetë kryhet për kujdestarin e Allahut (p.m.t.), Imam Mehdiut të Pitur dhe Imamit Argmentues. Ja pra kjo është çështja jonë. Ne kemi cekur vetëm për disa nga përparësitë e tij, në mënyrë që ndjekësit tanë të nderuar, të kuptojnë rëndësinë e çështjes që po shqyrtojmë.

Prezantuesi: Zotëri i nderuar, si në programin e shkuar, ashtu dhe në pjesën hyrëse të programit të kësaj mbrëmjeje, ju cekët pikat mbi të cilat dijetarët janë pajtuar me njëzërinë e tyre. Tani le të kalojmë në dallimin e mendimeve, mes Shkollës së Ehli Bejtit dhe Shkollës së Ehli Sunnetit, sidomos mbi çështjen e Imam Mehdiut (p.m.t.).

I ftuari: Ne jemi i mendimit se ndjekësit e nderuar, i kanë kuptuar tanimë pikat e përgjithshme të përcaktuara në çështjen e shtjelluar, në programin e shkuar dhe në këtë program. Ne nuk kemi hyrë ende në hollësitë. Them se gjenden dy çështje jetike, si pasojë e dallimit të mendimeve mes Shkollës së Ehli Bejtit dhe Shkollës së Ehli Sunnetit. Ne nuk kemi për qëllim që të sqarojmë çështjen me termat e përdorur, në terminologjinë apologjetike të Kur’anit Famëlartë dhe të Shkollës së Ehli Bejtit. Por ne për paraqitjen e çështjes, duam dhe kemi si synim që të përdorim, një gjuhë të lidhur me Kur’anin Fisnik dhe me sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Çështja e parë është vallë a do të japë Imam Mehdiu (p.m.t.), një gjykim si një miratues, i cili herë do të gjejë të vërtetën dhe herë të tjera do të gabojë, kur do të sundojë mbarë rruzullin tokësor?! Kur themi gjykim me këtë nuk nënkuptojmë një gjykim juridik. Koncepti ka një kuptim të gjërë, i cili përfshin brenda tij, bashkësinë muslimane dhe njerëzimin, sepse ai (p.m.t.) do të rivendosë dretësinë, mbi mbarë rruzullin tokësor. Ose vallë do të jetë gjykimi i tij, si gjykimi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!

Me fjalë të tjera a do të jetë gjykimi i tij, i njëjtë me gjykimin të cilin do ta jipte i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nëse e marim si të mirëqenë se edhe ky i fundit do të kishte jetuar, në të njëjtin hark kohor në këtë botë?! Cili nga këto dy gjykime do të jetë?! Tani për tani nuk duam që të futemi në çështjen, nëse Imam Mehdiu (p.m.t.), është i pafajshëm ose nuk është, sepse nuk duam që t’i zgjerojmë kufijtë e çështjes së trajtuar. Kur themi se ai është i pafajshëm, pohojmë dhe e marrim me mend, se si do të ngrihen menjëherë flamujt e kundërshtimit, duke thënë se ky është një koncept, që ka të bëjë me Shkollës së Ehli Bejtit dhe besimit shiit.

Unë bëj fjalë për një njeri, i cili do të vijë në kohën e fundit dhe do të sundojë njerëzimin. Sundimi i tij nuk do të jetë i kufizuar, me sundimin e një bashkësie të vetme, por do të përfshijë brenda tij mbarë njerëzimin. Pyetjet që shtrohen tani janë: “Vallë a do të gjykojë ai si një dhënës miratimesh, pra i cili herë herë në dhënien e gjykimeve të tij, do të dalin të vërteta dhe herë të tjera do të dalin të gabuara?! Vallë a do të jetë kjo mënyra e tij e drejtimit?!”

Si rrjedhojë sipas thënieve të dijetarëve të Ehli Sunnetit, duke filluar që me udhëheqësin e parë, pas të dërguarit të Allahut (l.m.t.) dhe duke vijuar derisa i tërë ruzulli tokësor, do t’i mbesë si trashëgimtar Allahut të Lavdëruar, udhëheqësit janë si dhënësi i miratimeve. Vallë a është edhe Imam Mehdiu (p.m.t.) si këta të fundit?! Shprehemi kështu sepse këta dijetarë ndajnë mendimin, se pas të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) nuk do të ketë më njerëz të pafajshëm. Vallë a do të jetë në këtë mënyrë edhe sundimi i Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), ose gjykimi i tij do të jetë i ndryshëm me gjykimin e dhënësve të miratimeve të tjerë, duke u bërë kështu njësh me gjykimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!

Pas drejtimit të këtyre pyetjeve, dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit, besojnë se gjykimi i Imam Mehdiut (p.m.t.), do të jetë njëlloj si gjykimi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Pyetja e radhës është: “Vallë çfarë mendimi kanë dijetarët e tjerë muslimanë?!” Sot nuk duam të hyjmë në shqyrtimin e imtësive. Me lejen e Allahut (f.m.t.) do të flasim për këtë, kur të krijohet terreni i duhur dhe i përshtatshëm. Ne do të radhisim për ndjekësit e nderuar disa nga shpjegimet e dijetarëve mulimanë. Megjithatë në këtë program, do t’iu paraqisim sqarimet e një dijetari, i cili ka me qindra miliona vartës në botën islame. Pavarësisht se gjenden disa njerëz, që e kanë cilësuar si jobesimtar në rreshtat e xhamisë, shumica e muslimanëve i mbështeten këtij njeriu.

Sot do të bëjmë fjalë për Ibn Arabiun. (viti i vdekjes 638 sipas mërgimit islam). Ky i fundit në veprën e tij me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës) shkruan: “Kreu 366, Njohja se Posti i Imam Mehdiut (p.m.t.) Është Ai i Kryeministrave”. Vallë a krahasohen ata me gjykimin e Imam Mehdiun (p.m.t.)?!

Njohja e Imam Mehdiut (p.m.t.) me anën e krahasimit, nuk është për gjykimin e tij por për shmangien nga ai. Imam Mehdiu (p.m.t.) do të gjykojë me nën drejtimin e një engjëlli, të cilin Allahu e ka dërguar me këtë detyrë. Allahu i ka dhënë këtij engjëlli, detyrën e parandalimit të Imam Mehdiut (p.m.t.), në kryerjen e ndonjë gabimi. Ja pra këto janë ligjet e vërteta hyjnore të Muhammedit (p.q.m.t.). Imam Mehdiu (p.m.t.) në epokën e tij, do t’i gjykojë ngjarjet me ligjet hyjnore të Muhammedit (p.q.m.t.), deri në atë masë sa nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), do të ishte në këtë jetë dhe nëse këto çështje do t’u ishin ngritur atij për zgjidhje, nuk ka dyshim se ai do të kishte dhënë të njëjtin gjykim me atë të këtij imami”. (7)

Ndonëse Imam Mehdiu (p.m.t.), është një njohës i krahasimit, kjo njohje nuk përkthehet se ai do të veprojë sipas këtij krahasimi, por ai do të shmanget nga ky i fundit. E thënë ndryshe Imam Mehdiu (p.m.t.) nuk do të vërë në zbatim krahasimin. Ky është tipari i parë i Imam Mehdiut (p.m.t.). Ashtu siç e dini edhe ju, mendimi i Shkollës së Ehli Bejtit, është se Imam Mehdiu (p.m.t.) nuk do të gjykojë duke përdorur krahasimin. Nëse ne do të kishim parë të nevojshme, se ai do të vinte në punë krahasimin, ne do ta kishim kuptuar se ky nuk ishte gjykimi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Në rast të kundërt shprehim se edhe Muhammedi (p.q.m.t.) do të kishte vepruar sipas krahasimit.

Sërish duke ecur sipas fragmentit të lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se do të ketë një lidhje, mes Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe një engjëlli. Ndonëse ne besojmë se është shkëputur shpallja hyjnore pas Muhammedit (p.q.m.t.), themi se lidhja e këtij imami me engjëjt nuk është shkëputur. Ibn Arabiu shpjegon hapur, se engjëjt do të mbështesin Imam Mehdiun e Pritur (p.m.t.). Rishtas duke u nisur nga fragmenti i sipërcituar, kuptojmë se gjykimi që do të japë Imam Mehdiut (p.m.t.) përballë këtyre ngjarjeve, do të jetë identik me atë të dhënë nga Muhammedit (p.q.m.t.). Pra me këtë mësojmë, se ashtu siç lexohet në fragmentin e mësipërm, pohojmë se pasqyrohet edhe në mendimin e shiitëve.

Pyetjet që do të shtrohen tani janë si më poshtë: “Vallë a do të drejtojë ky imam njerëzimin, duke gabuar disa herë dhe duke gjetur të vërtetën herë të tjera, si të ishte një dijetar ose do të gjykojë si i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?!” Në këtë pikë del drejtpërdrejtë përpara nesh, një pyetje e rëndëishme të cilën ne kemi dëshirë që t’ua drejtojmë: “Vallë cili është burimi i dijes i tij që të mund të gjykojë sipas saj?! Nëse ju thoni se burimi i djes së tij janë veprat dhe ato që ka mësuar nga dijetarët, atëherë përse vallë dijetarët, nuk i kanë mësuar për vete gjykimet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)?!”

Prezantuesi: Themi se Ibn Arabiu e ka dhënë përgjigjien e kësaj pyetjeje.

I ftuari: Po kjo është e saktë. Ibn Arabiu ka pohuar se engjëjt, do të ndreqin dhe përmirësojnë gjendjen e tij dhe do ta parandalojnë atë që të kryejë ndonjë gabim. Ibn Arabiu thotë kështu: “Allahu i Latësuar i ka mësuar atij ligjet hyjnore të Muhammedit (p.q.m.t.). Duke u mbështetur në faktin se Allahu (k.m.t.), i ka dhënë atij mirësinë e mësimit të argumenteve fetare, ai e ka të ndaluar kryerjen e krahasimit. Kjo është arsyeja kryesore, se përse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka përdorur shprehjen: “Ai do të ndjekë gjurmën time”. Nga hadithi në fjalë kuptojmë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të ndjekë sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), sepse ai është tërësisht i pafajshëm”. (8)

Pra me këtë kuptojmë se ai, nuk është i pavarur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), sepse ky i fundit ka thënë: “Ai do të ndjekë gjurmën time”. Gjithashtu edhe shiitët ndajnë të njëjtin mendim dhe shtojnë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të ndjekë në përputhje të plotë, në shkallën njëqind për qind, sunnetin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenë të qartë se këto thënie, që kalojnë në fragmentin e lartpërmendur, nuk më përkasin mua por dijetarëve muslimanë. Shiitët janë duke u akuzuar padrejtësisht, duke u mbështetur në aludimin, se mendimin e pafajësisë, e kanë përvetësuar nga një çifut i quajtur Abdullah Ibn Sebe dhe si rrjedhojë doktrina shiite na dilka të jetë një prodhim i judaizmit. Të këto fakte që u lexuam pak më sipër, ndodhen të shënuar në veprën me titull: “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), e Ibn Arabiut.

Thirrja jonë nuk i drejtohet uehhabistëve, sepse ata mendojnë se pasi Ibn Tejmijje, e ka cilësimit Ibn Arabiun si një jobesimtar, fjalët e këtij të fundit nuk kanë më asnjë vlerë. Por ua drejtojmë thirrjen tonë, miliona madje qindra milionë njerëzve dhe sufistëve, të cilët janë ndjekësit e Ibn Arabiut. Ja pra imami juaj më i madh, ka shprehur hapur se Imam Mehdiu (p.m.t.) është i pafajshëm. Në këtë pikë natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a është e lejuar që në një kohë kur kemi një imam të pafajshëm dhe për me tepër të pranishëm në gjirin tonë t’i japim zotimin dikujt tjetër?!”

Prezantuesi: Por çdo të bëhet me njëmbëdhjetë imamët përpara Imam Mehdiut (p.m.t.)?!

I ftuari: Me lejen e Allahut (l.m.t.), në programet tona vijuese, do të shqyrtojmë çështjen nëse a është burimi i dijes së tij dhe a është i hapur lajmi i qiellit vetëm për të.

Prezantuesi: Vallë a janë edhe imamët e tjerë të pafajshëm?!

I ftuari: Këtë çështje do ta trajtojmë më vonë. Qëllimi ynë në këtë program, është pasqyrimi i hartës së itinerarit të çështjes sonë, në mënyrë që ndjekësit tanë të nderuar, ta kuptojnë se në cilën pikë dua të dalim.

Lërnani t’iu vëmë në dijeni se Ibn Arabiu ka shtuar: “Ai (Mehdiu) është i pafajshëm. Moskryerja e tij e gabimit, mund të shpjegohet vetëm me qenien e tij të pafajshme. Këtë e them sepse në gjykimin e dhënë, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk mund të thuhet se ky i fundit ka gabuar. Ky gjykim është si gjykimi i besimit, ashtu edhe gjykimi i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Shprehem kështu sepse në ajetin 3 dhe 4 të Sures Nexhm thuhet: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (9)

Atëherë le t’i bëjmë një përmbledhje çështjes, duke kumtuar se pika e parë jetike, është se me këtë kuptojmë se gjykimet e dhëna nga ky njeri, janë të barabarta me gjykimet e dhëna nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Sipas mendimit tonë kjo çështje në veçanti, ka të bëjë edhe me një argument të arsyes. Pra le ta vështrojmë çështjen në këtë këndvështrim, nëse Imam Mehdiu (p.m.t.) do të ishte një dhënës miratimesh i rëndomtë, atëherë të tërë dhënësit e miratimeve e tjerë, nuk do ta kishin për detyrë që t’i bindeshin atij, ashtu siç nuk janë të detyruar dijetarët e Universitetit të Ezherit në Egjipt, që t’u binden dijetarëve të Universitetit të Hixhazit në Arabinë Saudite. Vallë a janë të detyruar dijetarët e Oazit të Dijes në Kum, që t’u binden dijetarëve të Shkollës në Nexhef?! Natyrisht që jo, sepse secili nga këta dijetarë pretendon se është një dhënës miratimesh dhe si rrjedhojë ndjek miratimin e tij. nënvizojmë se ky është një qëndrim i saktë.

Prezantuesi: Kjo dukuri ndodh kudo në rruzullin tokësor.

I ftuari: Në botë gjenden degë dhe dijetarë të ndryshëm, të cilët ndjekin miratimin e tyre dhe e shohin veten si më të dijshmit në fushën e tyre. Kështu që vallë përse do të jenë të detyruar këta dijetarë, që t’u binden Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) kur të dalë?! Shtojmë se në vijim kur çështjet do të marrin formë dhe do të dalin në dritë, do të shfaqet edhe më qartë, se ky imam nuk është si imamët ose njerëzit e tjerë.

Gjithashtu do të kuptohet, se nëse dija zotëron një cilësi, e cila ndonjëherë të çon në të vërtetën dhe ndonjëherë të çon në gabim.

Lërnani t’iu vëmë në dijeni, se të tërë njerëzit jo vetëm që e përsërisin këtë çështje, por askush nuk është ngritur dhe të thotë se kundërshtimi i tij nuk është i lejuar. Madje as njëri nga të pesë të dërguarit më të mëdhenj, siç është Isai i biri i Merjemes (p.m.t.), nuk e ka të lejuar që ta kundërshtojë atë. Pra edhe ky i dërguar i cili është i pafajshëm do t’i bindet atij. Me sa dimë ne nuk kemi parë deri më tani që të jetë e mundur, që të shihet si një veprim i arseyeshëm, që një njeri i cili është i pafajshëm, t’i bindet një njeriu i cili nuk është i pafajshëm.

Krahas kësaj disa njerëz që nuk janë ekspertë orvaten, që ta zhvlerësojnë këtë rregull, me aludimin se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), paska falur namaz pas prijësit të parë dhe të dytë të bashkësisë muslimane. Ndjekësit tanë të nderuar duhet ta kenë të qartë, se kur i analizojmë këto hadithe, në këndvështrimin e dhënies së miratimit, arrijmë në përfundimin se nuk janë të sakta.

Nëse këta njerëz të papërgjegjshëm, dalin e na thonë se këto hadithe, që ceken në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta), e Imam Buhariut atëherë ne kundërpërgjigjemi se kjo vepër shërben si argument, vetëm për ata të cilët besojnë në vërtetësinë e saj. Vëmë theksin se ne nuk besojmë, në tërësinë e vërtetësisë së haditheve, që kalojnë në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta), e Imam Buhariut që këta të cilët u besojnë të na i sjellin si argumente.

Ne që në ditën e parë, kur kemi nisur këto çështje dhe hetime, kemi qenë të njëzëri mbi këtë pikë, pra qenia e një hadithi të jetë i pranuar dhe i vërtetë është e lidhur ngushtë, e njëzëshmërisë së arritur në këndvështrimin e argumentimit të hapur të tij. Por meqenëse njëzëshmëria e arritur, mbi tërësinë e këtyre haditheve mungon, pohojmë se këto të fundit, shërbejnë si agument vetëm në sytë e këtyre njerëzve, sepse për ne nuk mund të kenë një cilësi të tillë. Për sa i përket hadithit i cili ka të bëjë me faljen e namazit të Isait (p.m.t.), pas Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.), theksojmë se ky është një hadith, mbi të cilin dijetarët dhe muhaddithët muslimanë janë të njëzëri dhe është i vërtetë. Vallë a mos mendojnë këta njerëz, që Isai (p.m.t.) do ta ndjekë Imam Mehdiun (p.m.t.)?! Nëse mendojnë kështu atëherë le ta dinë, se ky është një mendim i gabuar. Isai (p.m.t.) do të ndjekë çdo gjykim të dhënë nga imami.

Këtu duhet t’iu rikujtojmë, se përfytyrimi se Imam Mehdiu (p.m.t.), i cili rrjedh nga farefisi i Fatimesë (p.m.t.), që është përgëzuar nga vetë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe udhëheqësi i fundit i dymbëdhjetë udhëheqësve, është një njeri ose një dijetar i rëndomtë është diçka e pamundur. Një njeri duhet të jetë një jobesimtar për ta mohuar atë. Në rast të kundërt mund të thuhet se shumica e njerëzve, do të mendojnë se ky ose ai njeri është më më i ditur se ai. Secili dijetar brenda kornizave të tij, ka një mendim të tijin, por vendi dhe gjendja e Imam Mehdiut të Pritur (p.m.t.) është tejet e veçantë.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Muhammedin nga Mbretëriae Arabisë Saudite. Urdhëroni.

Muhammedi: Selamun alejkum. Duke u mbështetur në hadithin: “Emri i tij do të jetë si emri im”, citoj se emri i Imam Mehdiut (p.m.t.), do të jetë Muhammed Ibn Abdilahu.

I ftuari: Alejkum selam! Vëlla i nderuar, duhet t’iu them se ne kemi mendime të ndryshme në lidhje me pikën se emri i tij do të jetë Abdullah. Me dëshirën e Allahut (l.m.t.) këtë çështje do ta shtjellojmë më vonë. Përcaktoj se ky hadith është një lajm i vetëm dhe se gjenden hadithe më të vërteta në këtë çështje se sa hadithi në fjalë. Ndjekës i nderuar, të lutem mos na dil jashtë kornizës së çështjes sonë duke na drejtuar pyetje të tjera.

Ne në këtë muaj kemi trajtuar dy çështje. Çështja e parë, ishte domosdoshmëria e besimit, në çështjen e daljes së Imam Mehdiut (p.m.t.) dhe se ashtu siç e ka përkufizuar edhe dijetari uehhabist Ibn Bazi, ai i cili e mohon këtë është shndërruar një jobesimtar. Çështja e dytë, ishte se gjithçka që kanë përcjellur dhe sqaruar, dijetarët e mëdhenj muslimanë, mbi gjykimet që do të japë Imam Mehdiu (p.m.t.) do të jenë identike, me gjykimet e dhëna nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.). Vallë përse na ngarkoni fjalë të cilat ne nuk i kemi thënë?!

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Aliun nga Jemeni. Urdhëroni.

Aliu: Selamun alejkum. Ajo që dua të them, është se Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.), njihet në mesin e mbarë muslimanëve.

Prezantuesi: Vallë si e njihni Mehdiun?!

Aliu: Ne e njohim Mehdiun (p.m.t.), me argumentin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.). Imam Mehdiu i Pritur (p.m.t.) është ndryshe nga Mehdiu, të cilit shiitët i kanë veshur cilësi të tjera.

Prezantuesi: Kalojeni pjesën e vlerësimit që u përket dijetarëve shiitë dhe sunnitë. Flisni për veten.

Aliu: Unë e di se Imam Mehdiu (p.m.t.) do të dalë në kohën e fundit. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.), na ka lajmëuar se ai do të ndreqë dhe përmirësojë, gjendjen e bashkësisë muslimane, me ndihmën e Allahut të Lavdëruar në kohën  fundit. Megjithatë ai nuk zotëruaka fuqinë e krijimit, vrasjes dhe ringjalljes?! Ja pra ky është Mehdiu sipas jush.

I ftuari: Alejkum selam! Ne nuk e dimë që të jemi shprehur ndonjëherë, se ai zotëruaka fuqinë e vrasjes dhe ringjalljes. Seriozisht ne nuk e kuptojmë se si arritët në këtë përfundim.

Prezantuesi: Kjo është përgjigjia e të paaftëve. Shmangia nga diskutimi duke u qortuar mendimet e të tjerëve. Unë të kërkova që të citoje mendimet e tuaja.

I ftuari: Ju keni të drejtë që t’i merrni fjalët e mia dhe t’i qortoni ato. Pavarësisht kësaj ne nuk e kuptojmë arsyen, vallë përse na merrni në llogari, për fjalë të cilat ne nuk i kemi cituar?! Ne madje as që e kemi përmendur, se Imam Mehdiu (p.m.t.) zotëron cilësi si krjimi, rigjallja, vrasja, ringjallja, dhënia e rrizkut, qenia zot dhe dituria mbi fshehtëinë. Ne vetëm kemi bërë të ditur, se ai do të gjykojë me të njëjtat gjykime të dhëna, nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Ne kemi bërë të qartë se Imam Mehdiu (p.m.t.), nuk do të gjykojë sipas mendimit të tij, sepse në rast të kundërt, dijetarët, nxënësit e dijes, beimtarët dhe njerëzit të gjendur në këtë gjendje, nuk do të ishin më të detyruar që t’i bindeshin atij.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Abdullahun nga Mbretëriae Arabisë Saudite. Urdhëroni.

Abdullahu: Selamun alejkum. Unë do të kisha dëshirë, që të cekja një të dhënë, mbi mënyrën e daljes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Vallë a është e vërtetë ashtu siç keni përcaktuar edhe ju se ai do të dalë nga Kabeja?!

I ftuari: Alejkum selam! Kjo çështje do të sqarohet kur t’i vijë radha, sepse atëherë kur të ketë rendin çështja e daljes së Imam Mehdiut (p.m.t.), ne do t’iu lexojmë disa hadithe.

Prezantuesi: Ndërsa tani kemi në linjë telefonike vëllain tonë Muhammedin nga Mbretëriae Arabisë Saudite. Urdhëroni.

Muhammedi: Selamun alejkum. Vallë a është e mundur, që të gjejmë shpjegimet e pasqyruara nga Ibn Arabiu, në lidhje me shfaqjen e Imam Mehdiut (p.m.t.) në burimet e Shkollës së Ehli Sunnetit?!

Prezantuesi: Vëlla Muhammedi do të pyesë, se nëse vallë gjenden edhe të dhëna të tjera, në lidhje me pafajësinë e Imam Mehdiut (p.m.t.)?!

I ftuari: Ashtu siç do të citojmë edhe në shpjegimet edisa dijetarëve të mëdhenj sunnitë, siç është Fahruddin Radiu në programet tona pasardhëse, përcaktojmë se këta të fundit besojnë në praninë e një njeriu të pafajshëm në çdo epokë. Për më tepër nënvizojmë se nuk është vetëm Ibn Arabiu, ai i cili e ka prekur këtë të vërtetë, sepse një pjesë e dijetarëve muslimanë, ndajnë besimin e pranisë së domosdoshme, të një njeriu të pafajshëm edhepse ju mund të çuditeni ndaj këtij mendimi. Madje këta dijetarë besojnë fuqishëm në pranië e një njeriu të pafajshëm edhe pas ndërrimit jetë të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.).

Megjithatë ata besojnë se mendimi, mbi të cilin është arritur njëzëshmëria përmban edhe pafajësinë, duke u nisur nga hadithi profetik: “Bashkësia ime muslimane nuk mund të bashkohet kurrë mbi shmangie”. Për hir të vërtetës ne shpalosim, se nuk ka asnjë dijetar musliman, i cili të mohojë praninë e një njeriu të pafajshëm, pas shtegtimit të të dërguarit të Allahut (p.qm.t.). Ndasia e mendimeve ka të bëjë me identitetin e njeriut të pafajshëm. Ne kur kemi kumtuar se dymbëdhjetë njerëz janë të pafajshëm, ata kanë shtuar se ne kemi arritur në njëzëshmëri mbi këtë pikë. E thënë ndryshe, kur ne flasim për mendimin dhe domosdoshmërinë e pranisë së konceptit të pafajësisë, kemi të bëjmë më arritjen e njëzëshmërisë. Pra shkurtimisht theksojmë se nuk është e mundur, që bashkësia muslimane të mos mbetet e pafajshme.

Prezantuesi: Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi nëse është një njeri, ose person, ose shoqëri, sepse në fund të fundit, kemi të bëjmë më praninë e një, ose disa njerëzve të pafajshëm.

I ftuari: Ju lumtë, jeni shumë të saktë. Pajtohemi se nuk gjendet asnjë ndasi mendimi në lidhje me çështjen e konceptit. Disa njerëz që nuk janë ekspertë, bëjnë demagogji mbi këtë koncept dhe pretendojnë se vetëm shiitët, kanë përvetësuar mendimin e pafajësisë. Me dëshirën e Allahut (l.m.t.) ne do ta analizojmë në mënyë të hollësishme këtë çështje, teksa do të jemi duke hulmtuar pafajësinë e Imam Mehdiut (p.m.t.).

Themi se edhe nëse është dikushi, i cili nuk e mbështet mendimin e pafajësisë, sërish mendimi i arritur me njëzëshmërinë, e ka përfshirë brenda vetes mendimin e pafajësisë, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) është shprehur: “Bashkësia ime muslimane nuk mund të bashkohet kurrë mbi shmangie”, e cila ndryshe përkthehet se ajo është e pafajshme.

Prezantuesi:Ju falenderojmë thellësisht nga zemra, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Ju falenderojmë dhe ju ndjekës të nderuar, të cilët ndoqët programin tonë. Së bashku do të takohemi në programin e radhës. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu. Falenderimi i takon Allahut (f.m.t.), Zotit të botërave.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1 - Imam Abdulaziz Ibn Abdilah Ibn Bazi, “Fetaua Nurun Ala’d-Darbi”, (Miratimet e Dritës në Shembuj), vëll.1, fq. 355, (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Atdheu”.

2 - Imam Abdulaziz Ibn Abdilah Ibn Bazi, “Fetaua Nurun Ala’d-Darbi”, (Miratimet e Dritës në Shembuj), vëll.1, fq. 355, (viti i botimit 1428 sipas mërgimit islam / viti 2007 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë, Shtëpia Botuese: “Atdheu”.

3 - Ebu Daud Sixhistani, “Sunenu Ebi Daudi” (Sunetet e Ebu Daudit), vëll. 6, fq. 335, Vërtetimi Nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Shpallja Botërore”.

4 - Ibn Kajjim Xheuziu, “Igasetu’l-Lehefani Fi’l-Mesaidi’sh-Shejtani” (Nxitjet Dhe Pëshpëritjet e Fijeve të Shejtanit), vëll. 1, fq. 1120, Vërtetimi Nga Muhammed Aziz Shemsi, Tahriri dhe Mustafa Ibn Saidi, Shtëpia Botuese: “Dobitë Botërore”.

5 - Ibn Kajjim Xheuziu, “Igasetu’l-Lehefani Fi’l-Mesaidi’sh-Shejtani” (Nxitjet Dhe Pëshpëritjet e Fijeve të Shejtanit), vëll. 1, fq. 1120, Vërtetimi Nga Muhammed Aziz Shemsi, Tahriri dhe Mustafa Ibn Saidi, Shtëpia Botuese: “Dobitë Botërore”.

6 - Ibn Kajjim Xheuziu, “Igasetu’l-Lehefani Fi’l-Mesaidi’sh-Shejtani” (Nxitjet Dhe Pëshpëritjet e Fijeve të Shejtanit), vëll. 1, fq. 1120, Vërtetimi Nga Muhammed Aziz Shemsi, Tahriri dhe Mustafa Ibn Saidi, Shtëpia Botuese: “Dobitë Botërore”.

7 - Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 6, fq. 62, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

8 - Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 6, fq. 62, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

9 - Muhjiddin Ibn Arabiu, “Futuhatu’l-Mekkijje” (Çlirimet e Mekkës), vëll. 6, fq. 62, Vërtetimi Dhe Redaktimi Nga Ahmed Shemsuddini, Shtëpia Botuese: “Veprat Shkencore”.

 

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të

(k.m.t.) - krenaria mbi të

(l.m.t.) - lartësimi mbi të

(p.m.t.) - paqja mbi të

(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të


Vijon...



Burimi : Medya Şafak