Nigeria integron 4.000 shkolla Kur'anore në sistemin arsimo

Publikuar në Shta. 16, 2017, 7:12 p.m.

Qeveria e Sokotos në Nigeri tha se po inkorporon 4.000 shkolla Kur'anore në sistemin e arsimit për të "rritur regjistrimin".

Komisioneri  shtetëror për arsimin fillor dhe të mesëm, Dr. Xhabbi Kilgori,  tha të dielën, kur ai inspektoi një nga shkollat ​​Kur’nore në Takatuku, në zonën e qeverisjes lokale Bodinga, që një komision i udhëheqësve tradicionalë të kryesuar nga Sulltan Sokoto, Alhaji Sa ' ad Abubakar  kishte themeluar  projektin.

Ai tha se komisioni do të koordinonte programin dhe do të siguronte regjistrimin në shkolla të cilat tani do të mësojnë Kur'anin.

Komisioneri tha se programi, i mbështetur nga UNICEF, ishte hartuar për të trajtuar regjistrimin e ulët të nxënësve në të gjithë shtetin për shkak të sfidave sociale, kulturore dhe ekonomike. 

Një zhvillim tjerër, Sultan Muhammed Sa'ad Abubaker, udhëheqës i Komisionit Konsultativ për Arsimin në  Shtetin Sokoto State ka thënë se do të sigurojë arsimin për të gjithë në shtet.

Qeveria në qershor të këtij viti inauguroi komisionin e fuqishëm si pjesë e masave nën gjendjen e jashtëzakonshme në arsim.

Duke folur  në fundjavë gjatë festimit të Ditës Ndërkombëtare të Analfabetizmit në Sokoto, sulltani theksoi nevojën për të siguruar arsimimin e fëmijëve të tyre.

Gjithashtu, në një fjalim të tij me këtë rast, Guvernatori Aminu Tambuwal përsëriti angazhimin e qeverisë në arsim, duke thënë se qeveria po i jep përparësi sektorit të arsimit..



Burimi : All Africa