Terrori i trazuar nga vendait spanjoll në pragë të Pashkëve
Kaosi dhe trazirat e krijuara gjatë festave të pashkëve në Spanjë, ka shkaktuar plagosjen e qindra personave.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se të shtunën në orët e para të mëngjesit si pasojë e grumbullimit të njerëzve gjatë festës së pashkëve në Sevilje të Spanjës, janë plagosur qindra persona dhe të paktën 12 prej tyre janë shtrirë në spital. Autoritetet spanjolle kanë thënë disa persona me dosja kriminale, duke shfrytëzuar gjëra të metalit dhe duke krijuar zhurmë të madhe, kanë krijuar frikë dhe tmerr tek njerëzit pjesëmarrës në ceremoninë e kremtimit të pashkëve. Sipas këtij burimi, njëkohësisht me festën e pashkëve, në Spanjë janë shtuar masat e sigurisë dhe është ndaluar hyrja e kamionëve dhe makinave të mëdha në qytetet e mëdha të këtij vendi si në Madrid, Barcelonë dhe Malaga.