Ja ku po zgjerohet deti i dashurisë
Të gjithë ata që, në këtë kohë kur ngjarje të tilla që brengosin shpirtrat, shqetësojnë zemrat dhe që të rrëzojnë në gjunjë po vijnë njëra pas tjetrës besojnë se të gjitha këto janë pjesë e Librit të Fateve dhe se nuk do të përballen kurrë me asgjë që nuk është e shkruar aty. “Padyshim që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi” – shprehen ata – “Padyshim që pas çdo vështirësie vjen lehtësimi”.
Regjimi zioist ka mbledhur tanqe, topa, automjetet e blinduar, avionë, satelitë dhe aleatët e tij dhe ka sulmuar një vend në brendësinë e brendësisë së tij. Ata që e kanë mbushur gjuhën e tyre me gënjeshtrat e armikut shprehen kështu: “Armiqtë tuaj kanë organizuar ushtri kundrejt jush, friksohuni prej tyre.” E ndërsa ata që e njohin të vërtetën e Allahut u përgjigjen kështu këtyre fjalëve: “Kjo është një betejë, njëherë shfaqen ata triumfues kundrejt nesh, njëherë tjetër shfaqemi ne triumfues kundrejt tyre dhe më në fund Allahu do ta shohë besnikërinë tonë dhe neve do të na mundëojë fitoren dhe armikut tonë humbjen..”
Imam
Humeini shprehej kështu: “Falenderojmë Zotin që i ka krijuar të pamendtë
armiqtë tanë.” Edhe pse, imami ka ndërruar jetë, jeta jonë ende vazhdon dhe
ende ekzistojnë të pamendtë që ndodhet në krye të listës së zionistëve, të
cilët janë një ndër arsyet për të cilat qëndrojnë hapur dyert e falenderimit
për muslimanët.
Zionistët
nuk e dinë atë oqean dashurie, që shkakton furtuna nën thirrmat “Lebbeyk”, i
cili fryhet në shpirtrat e muslimanëve palestinezë, që vuajnë një sprovë që është
përzgjatur ndër vite që prej fisit të Hz. Musait, në shpirtrat e muslimanëve
libanezë që i kanë mirëpritur ata, në shpirtrat e muslimanëve iranianë që janë
prijës të tyre dhe të botës islame, në shpirtrat e muslimanëve egjiptianë dhe
arabë që kërkojnë të thyejnë zhinxhirët e kufinjve. Ata nuk e dinë se edhe bota
perëndimore do të largohet e do t’i braktisë kur të shohin dritën e triumfit
përfundimtar të muslimanëve dhe besnikërinë e tyre. Zionistët po hapin rrugët
për një zhgënjim të ri për hebrenjtë.
Shejhët
arabë nuk duan t’i marrin në konsideratë fjalët dhe premtimet e besnikëve për të
bërë kthesën e historisë për zionistët që kanë uzurpuar nëpërmjet çdo rruge
petrodollarët në tokat e mulimanëve dhe që u bëjnë keq muslimanëve. Duket sikur
ata i kanë mbyllur veshët për të mos i dëgjuar fjalët e paraardhësve dhe profetëve
të tyre dhe ende edhe sot vazhdojnë t’i bien murit me kokë. Ata e injorojnë
faktin se, Revolucioni Islamik i Iranit është dekret i vdekjes së zionizmit si
dhe që Hizbullahu e ndjen veten si nëpunës përekzekutimin e këtij dekreti, se
Hamasi dhe Xhihadi Islam janë secila nga një proces i këtij dekreti. Duhet të
jetë pikërisht kjo arsyeja se pse ata po shpërdajnë lajmin se regjimi Zionist,
i cili ka organizuar sulme ajërore në Gazza po përgatit lëvizjen e dhjetra
mijëra ushtarëve tokësorë.
Pas
deklaratës së regjimit zionist, menjëherë pas shpartallimit që pësoi në luftën
Hizbullah Izrael të vitit 2006, se do të hynin dhe do të sulmin Libanin me pesë
divizione, Sejjid Hasan Nasrallah u shpreh kështu: “Ne nuk po i anashkalojmë këto
kërcënime. Do t’i shqyrtojmë në mënyrë seriozie këto kërcënime. Megjithatë kjo
gjendje nuk do të na dërgojë ne drejtë një gjendjeje frike dhe shqetësimi. Ne
nuk friksohemi prej tyre.” Për të vazhduar më tej fjalën e tij kështi: “Armiqtë
tanë do të përplasen dhe do të shohin diçka që nuk e kanë parë më parë që prej
krijimit të këtyre regjimeve të uzurpuara; metodat luftarake në terrenet e
konflikteve të papara më parë të rezistuesve tanë trima, rezistuesë dhe të përkushtarë.
Edhe unë si kundërpërgjigje të fjalëve të Barak-ës po jap një premtim të ri;
Ato 5 divizionet e tua do të shkatërrohen në malet tona, luginat, fshatrat e
shtëpitë tona. Bashkë me 5 divizionet do të shkatërrohet në tokat tona të
shenjta edhe shteti juaj uzurpues. Barak, Mofaz ve Ashkenazi thonë lufta që
pritet të ndodhë do të sjelë një fitore të shpejtë, të pastër dhe të qashtër.
Si kundërpërgjigje e këtyre fjalëve, edhe unë pasi mbështetem tek Allahu u them
atyre: Ne nuk duam që kjo luftë të ndodhë, megjithatë nëse ndodh lufta për të
cilën kërcënojnë dhe premtojnë, çdo ditë e kësaj lufte do të jetë një fitore
për ne. në dashtë Zoti, fitorja do të jetë e shpejtë, e pastër dhe e qashtër.”
Ky ishte një premtim besnik.
Zionistët,
rreth e perqark Gazza-s do të gjejnë një mur kufitar, tullat e të cilit do të
jenë të ndërlidhura me plumba. Engjëjt që do të bëjnë me krahë shpirtrat që
digjen në oqeanin e kësaj dashurie do të lëshojnë çdo plumb që do të godasë për
të shkatërruar zionistët dhe nuk do të tregojnë asnjë mangësi në këtë detyrë të
tyre. Ata, që e dinë se në fund do të kthehen tek Zoti i tyre e dinë se nuk
janë vetë ata që që gjuajnë e godasin dhe që e kthejnë armikun në një barishte
të përtypur e të coptuar.
Ummeti që po zgjerohet si një oqean do të largojë dhe zhdukë çdokënd nga tokat e Palestinës dhe nuk do të mesë asgjë ve,c anijes që do të lundrojë në detin e dashurisë.