A është Hezbollahu jordanez në rrugë?

Publikuar në Prill 25, 2024, 4:12 a.m.

Askari kishte thënë: "Rezistenca Islamike irakiane ka përgatitur pajisjet e nevojshme për të pajisur vëllezërit tanë muxhahidë nga Rezistenca Islamike në Jordani për të plotësuar nevojat e 12,000 luftëtarëve të pajisur me armë të lehta dhe të mesme, armë antitank, raketa taktike, municion dhe tonelata eksploziv."

Fakti që Mbretëria e Jordanisë, e cila është një nga regjimet agjenturore të imperializmit në rajonin tonë, veproi si mburojë kundër sulmit të drejtpërdrejtë të Republikës Islamike të Iranit ndaj bazave ushtarake të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze më 13 prill, solli në mendje një projekt të shprehur së fundmi nga Boshti i Rezistencës.

Në një deklaratë të bërë më 1 prill, Abu Ali al-Askari, një zyrtar i lartë i organizatës irakiane Ketaibu Hezbollah (Brigadat e Hezbollahut) tha se lëvizja e tij "ishte e gatshme të armatoste dhjetëra mijëra kryengritës në Jordani".

Askari kishte thënë: "Rezistenca Islamike irakiane ka përgatitur pajisjet e nevojshme për të pajisur vëllezërit tanë muxhahidë nga Rezistenca Islamike në Jordani për të plotësuar nevojat e 12,000 luftëtarëve të pajisur me armë të lehta dhe të mesme, armë antitank, raketa taktike, municion dhe tonelata eksploziv."

Zyrtari i Brigadave të Hezbollahut shtoi se: "Ne jemi të gatshëm të fillojmë këto përgatitje dhe për këtë mjafton që luftëtarët të propozohen [rekomandohen] nga Hamasi apo muxhahidët e Xhihadit Islamik [palestinez]."



Burimi : Medya Şafak