Anglezët dhe skocezët “pijanecët” më të mëdhenj në botë

Publikuar në Jan. 30, 2021, 5:22 p.m.

Anglezët dhe skocezët kryesojnë klasifikimin botëror për sa i takon shpeshtësisë me të cilën ata dehen aq sa për të humbur drejtpeshimin dhe aftësinë për të folur normalisht.

Një studim i kryer për 2020, sugjeron se problemi i pijes në Britaninë e Madhe është më i rrezikshëm edhe se përdorimi i drogave.

Më shumë se 5 për qind të personave nën 25 vjec, në Britani, raportohet se kanë përfunduar të paktën një herë në spital për trajtim, pas dehjes, krahasuar me një mesatare globale prej 2 për qindësh.

Në sondazh, u morën në pyetje më shumë se 110 mijë njerëz në të gjithë globin, përfshirë 5283 në Britaninë e Madhe, në një periudhë tre mujore nga nëntori 2019 deri në shkurt 2020.

Ashtu si edhe studimi i një viti më parë, edhe ky i fundit, tregoi se njerëzit në Britaninë e Madhe deheshin më shumë se ata në vende të tjera. Njerëzit në Skoci dhe Angli, thanë se ishin dehur mesatarisht më shumë se 33 herë gjatë vitit e kaluar, aq sa kishin humbur aftësitë fizike e mendore si ruajtja e drejtpeshimit apo e folura normale. E kjo shifër është më e larta në të 25 vendet e përfshira në studim dhe më shumë se dy herë më e madhe se në vende të ndryshme evropiane, përfshirë Poloninë, Hungarinë, Gjermaninë, Greqinë, Spanjën, Italinë dhe Portugalinë.



Burimi : Metro