Dita më poshtëruese e jetës sime
Isam Abdallah dhe Abderraoof Alkhawaldeh thonë se ata ishin diskriminuar në bazë të fesë së tyre pasi u anulua fluturimi i tyre.
Dy burra muslimanë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një hetim pasi fluturimi i tyre u anulua sepse ekuipazhi nuk ishte "i rehatshëm për të fluturuar" me ta në bord.
Isam Abdallah dhe AbderraUf Alkhawaldeh ishin në bordin e një aeroplani Mesa Airlines për në Dallas nga Alabama kur papritmas të gjithë pasagjerët u detyruan të zbrisnin.
"Ishte dita më poshtëruese e jetës sime," u tha Abdallah gazetarëve.
Në një konferencë shtypi të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, Alkhawaldeh dhe Abdallah thonë se personeli i linjës ajrore i profilizoi ata ne mynyre raciste.