Vajza e dijetarit Shejh Kardavit 'u lirua' pas dy vjetësh në izolim
Vajza e Shejh Jusuf al-Kardavi është liruar nga një burg në Kajro, pas dy vjet burgim, njoftoi Arabi21.
Regjimi egjiptian dënoi Shejh Kardavin me burgim të përjetshëm në mungesë dhe kishte mbajtur vajzën e tij në izolim për dy vjet.
Vajza, Ola Ayat tha se ishte mbajtur për dy vjet në paraburgim pa dëshmi apo akuza zyrtare.
Ajo e kaloi ditëlindjen e 58-të "e izoluar nga bota".
Ola dhe burri i saj Husam u arrestuan në Egjipt më 30 qershor 2017.
Ola ishte e burgosura politik më kohën më të gjatë në izolim në Egjipt.
Shejh Jusuf al-Kardavi ka akuzuar Kajron për mbajtjen e vajzës së tij në izolim, në burg, si hakmarrje për një grindje rajonale me Katarin.