Ajetullah Kemal Hajdari: Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit. Mësimi I Dytë
I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Këtë hadith e kanë përcjellur Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Ebi Shejbe, Ibn Hibbani, Bedhdhari, Hakim Nishaburiu dhe Ibn Ebi Asimi. Hakim Nishaburiu ka kumtuar se hadithi është i vërtetë sipas kushteve të shtruara nga Buhariu dhe Muslimi. Në fakt Nesaiu është më i përpiktë se Muslimi në pikën e njohjes së muhaddithëve. Por duke qenë se bart gjumë shiite...
Prezantuesi: Me emrin dhe ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit...
Paqja dhe përshëndetja qofshin mbi zotërinë tonë Muhammed (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër. Ndjekës të nderuar ju përshëndesim: “Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju”. Ju përshëndesim në këtë pjesë të re të programit tonë me titull: “Mutahatarat fi’l-Akide” (Pastëritë e Besimit), në të cilin do t’iu paraqisim pjesën e dytë të çështjes sonë me titull: “Pikëpamja E Ibn Tejmijjes Ndaj Hadithit Të Gadirit”.
Ju përshëndesim dhe ju duke iu uruar mirëseardhjen Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Imzot a mund të na paraqisni një përmbledhje të programit të kaluar?
I ftuari: Edhe mbi ju qoftë paqja! Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja dhe paqja qofshin mbi të nderuarin Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen e tij të pastër!
Miqtë e mi të nderuar si fillim dua që të bëj me shenjë tek kjo çështje. Në programin e shkuar ne paraqitëm vlerësimet e Shejh Ibn Tejmijjes në lidhje me zinxhirin e përcjelljes së Gadir Humit. Në shtesë bëjmë të ditur se duhet të shqyrtohet dhe përmbajtja e Hadithit të Gadirit. Nëse do Allahu (k.m.t.) ne do ta hetojmë këtë në mënyrë gjithëpërfshirëse në programet në vazhdim.
Tani e tërë fjala jonë do të jetë në kornizën e gjërave të cilat i kemi cekur në programin e mëparshëm. Nëse do Allahu (l.m.t.) do të mundohemi q’iulajmërojmë për këtë në mënyrë përmbledhëse. Në këtë program do të japim sqarime gjithëpërfshirëse që kanë të bëjnë me zinxhirin e përcjelljes, shtesave ose tekstit të Hadithit të Gadirit, sepse ashtu siç do të kujtoheni dhe ju pjesa thelbësore dhe themelore e Hadithit të Gadirit është ajo në formën: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij” dhe “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”.
Si shtesë ndaj kësaj pjese them se gjenden dhe pjesë dhe teprica të tjera të cilat janë përmendur së bashku me Hadithin e Gadirit. I dërguari i Allahut (p.qm.t.) tha: “O Allahu im! Bëhu mik i atij i cili është miku i tij”, “O Allahu im! Ndihmoje atë të cilin e ndihmon atë”, “O Allahu im! Mos e lër pa ndihmë atë të cilin e ndihmon atë”, “A nuk kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?” Ata thanë: “Po”. I dërguari i Allahut tha: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. Të tëra këto fjali janë nga pjesët e shtesave dhe tepricave të Hadithit të Gadirit.
Domethënë pikë së pari i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) merr miratimin mbi çështjen se vetë ai ka më tepër kujdestari mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre. Më pas ai ua jep të njëjtin post përparësie dhe Ali Ibn Ebi Talibit.
Por çfarë thotë si fillim Shejh Ibn Tejmijje në lidhje me këto teprica?
Pikë së dyti: Çfarë thotë ai për sa i përket pjesës themelore të Hadithit të Gadirit?
Prijësi i besimtarëve ka më tepër kujdestari mbi besimtarët dhe besimtaret se ata kanë mbi veten e tyre.I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti: “A nuk kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?”Ata u përgjigjën: “Po”. Atëherë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) tha: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”.Me këtë vendim të marrë me këtë fjalë tregon se fjala “meula” (kujdestar, zotëri) është përdorur padiskutim në kuptimin e fjalës “eula” (kujdestar). Nëse fjala “meula” (kujdestar, zotëri) nuk përdoret në këtë kuptim vallë përse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e fillon me këtë hyrje Hadithin e Gadirit?
Duke qenë se Shejh Ibn Tejmijje është i vëtedijshëm për këtë ai në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) thotë kështu: “Pohoj se fjala e thënë në formën: “A nuk kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?” është padiskutim një gënjeshtër. Kjo pjesë nuk është përcjellur në argumentin fetar të Hadithit të Gadirit.
Atëherë rrëfejmë se ai si fillim pretendon se kjo përmbajtje pra se pjesa: “A nuk kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?” pra se prijësi i besimtarëve (p.m.t.) ka më tepër kujdestari mbi besimtarët dhe besimtaret se ata kanë mbi veten e tyre nuk zë vend në Hadithin e Gadirit.
Pikë së dyti për sa i përket tepricës: “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij dhe bëhu armiku i atij të cilit është armiku i tij”, shtoj se nuk ka asnjë lloj dyshimi se kjo tepricë është gënjeshtër. E thënë ndryshe ai kryen vlerësimin se qenia e shpikur e kësaj përcjelljeje është një e vërtetë e padikutueshme.
Por ka dhe më tepër: “Në veprën e tij me titull: “Mexhmuu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) ai shprehet kështu: “Ndërsa pjesa “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij” bie ndesh me themelin e Islamit”. (1)
Unë nuk e di tanimë, se si bërja e një lutje e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) për Aliun (p.m.t.) mund të bika ndesh me themelin e Islamit? Kjo lutje e asgjësuaka Islamin?! Nëse ai do ta kishte bërë këtë lutje për Muauijen vallë a do të binte sërish ndesh me themelin e Islamit?
Rikujtojmë se pjesa e Hadithit të Gadirit bën të ditur: “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij, bëhu armik i atij të cilit është armiku i tij”, atëherë duke u nisur nga fakti se Muauije ka ushqyer armiqësi ndaj Aliut, ai është bërë armiku i Allahut. Ibn Tejmijje ecën me instiktin e ruajtjes së respektueshmërisë së Muauijes dhe bijve të Umejjes. Për këtë arsye ai e cilëson si të kundërtën e themelit të Islamit pjesën e lartpërmendur të përcjelljes.
Pikë së treti: Ndërsa për sa i përket pjesës: “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij, mos e ndihmo atë të cilin nuk e ndihmon atë” shton: “Gjithashtu dhe kjo pjesë bie ndesh me të vërtetën”. Shprehem kështu sepse ne e dimë se Imam Aliu (p.m.t.) ka luftuar në Luftën e Siffinit dhe se Allahu i Madhëruar nuk e ka ndihmuar atë. Si rrjedhojë nuk duket e mundur që të themi se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka thënë këtë”.
Citoj se të tëra këto vlerësime kanë të bëjnë me shtesat. Atëherë para së gjithash pohoj se këto teprica janë gënjeshtra. Rishtas shpalos se nuk ka asnjë dyshim se pjesa: “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është mikut të tij dhe armik i atij të cilit është armiku i tij” është gënjeshtër. Ndërsa pjesa: “O Allahu im! Ndihmoje atë të cilin e ndihmon atë dhe mos e ndihmo atë të cilin nuk e ndihmon atë” bie ndesh me themelin e Islamit.
Ai shkruan se të tëra këto virtyte janë të shpikura, madje dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli ka përvetësuar këtë mendim. Ai thotë kështu: “Kur Imam Ahmedi është pyetur për pjesët e tjera ai ka thënë si vijon: “Këto janë shtesat e banorëve të Kufes. Nuk ka asnjë dyshim se pjesët e tjera janë janë të shpikura me anë të arsyetimeve të shumëllojshme”. (2)
Prezantuesi: Ai orvatet që të sjellë si dëshmi mendimin e Imam Ahmed Ibn Hanbelit.
I ftuari: Po. Vetëm se unë nuk po them se ky hadith është i shpikur. Ai përpiqet që të thotë se të njëjtin mendim ka dhe Ahmed Ibn Hanbeli i cili është imami i hanbelitëve.
Ndërsa për sa i përket pjesës themelore ai citon kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestardhe Aliu është kujdestari i tij”.
Tani për tani ne nuk po kryejmë vlerësime për përmbajtjen por për zinxhirin e përmbajtjes. Në lidhje me këtë pjesë të hadithit ai kumton si më poshtë: “Gjenden dy mendime në këtë çështje”. (3)
Si fillim ai vizaton një tablo në lidhje me këtë pjesë për lexuesin: “Kjo çështje nuk është një çështje mbi të cilën është arritur njëzëshmëria, si rrjedhojë ajo nuk është dhe aq e rëndësishme, sepse hadithi i lartpërmendur nuk është një hadith i përcjellur në mënyrë të pashkëputur”.
Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunnetit) ai thotë kështu: “Kjo pjesë nuk kalon në përmbledhjet e haditheve të vërteta. Mirëpo është nga hadithet që kanë përcjellur dijetarët. Imam Buhariu, Ibrahim Harbiu dhe një palë dijetarësh e kanë qortuar këtë pjesë të hadithit”. (4)
Mendimi i parë është se kjo pjesë është e dobët dhe është qortuar. Ju lutem shikoni mënyrën e hulumtimit. Nuk dua të them se ai po mashtron sepse më vonë do të dalë në dritë se çfarë ka bërë.
Mendimi i dytë është se kjo pjesë e hadithit nuk është qortuar dhe se hadithi është i mirë, por nuk është i vërtetë. Miqtë e nderuar mund të pyesin se cili është ndryshimi mes hadithit të mirë dhe hadithit të vërtetë.
Për të zbuluar përgjigjen e kësaj pyetjeje le t’i drejtohemi veprës me titull: “Mustalahatu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit) e dijetarit bashkëkohor uehhabist Shejh Uthejminit. Ky i fundit e përkufizon si vijon: “Hadithi i vërtetë në vetvete është ai hadith, i cili është përcjellur nga një përcjellës i cili ka kujtesë fortë, është i drejtë, e ka përcjellur në mënyrë të pashkëputur përcjelljeje, nuk është i gabuar dhe nuk ka ndonjë të metë e cila është pengesë për t’u pranuar”.
“Hadithi i mirë është ai hadith, i cili është përcjellur nga një përcjellës, i cili ndonëse është i drejtë nuk ka një kujtesë të fortë, e ka përcjellur me një zinxhir të pashkëputur përcjelljeje dhe i qëndron larg një të mete e cila e bën të nevojshme qenien të gabuar dhe të kundërshtuar”. (5)
Ai bën të qartë se me sa shihet në qasjen e dytë hadithi sipërcituar nuk është i vërtetë por është i mirë. Më tej ai vazhdon kështu: “Sipas asaj që është përcjellur nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli ky i fundit ndan mendimin se hadithi është i mirë. Kështu që dhe Tirmidhiu është i të njëjtit mendim”. (6)
Sipas kësaj ai pikë së pari pranon se hadithi është i mirë. Pikë së dyti sipas mendimit të fundit të tij lë të nënkuptohet se hadithi nuk ka një përbërje e cila do të bëjë të mundur përcjelljen. Më tej ai shton këtë: “Epo sepse kjo pjesë e hadithit nuk ceket në burimet kryesore të hadithit. Këtë e ka përcjellur vetëm Tirmidhiu. Burimet themelore të dijetarëve të Ehli Sunnetit nuk e kanë përcjellur këtë hadith”.
Si përfundim Shejh Ibn Tejmijje nënvizon: “Këto pjesët e shtuara janë të shpikura. Ndërsa për sa ka të bëjë me pjesën themelore të hadithit gjenden dy qasje njëra pohon se është e dobët ndërsa tjetra pohon se është e mirë”.
Në veprën e tij me titull: “Mexhmuu’l-Fetava” (Përmbledhja e Miratimeve)thotë kështu: “Për sa i përket pjesës: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu ështëkujdestari i tij” një palë e dijetarëve të hadithit (muhaddithëve) si Buhariu e ka qortuar këtë hadith. Ndërsa një palë tjetër është e mendimit se hadithi është i mirë. Edhe sikur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ta ketë thënë këtë hadith ai e nuk ka thënë këtë për të përcaktuar një kujdestari të veçantë”. (7)
Ai kryen një vlerësim në lidhje përmbajtjen e hadithit në fragmentin e mësipërm.
Në këtë pikë mund të drejtohet një kundërshtim i tillë: “Imzot si e akuzoni këtë njeri duke pretenduar se ky njeri thotë se hadithi nuk është i mirë?”
Miqtë e mi nderuar unë nuk po e akuzoj këtë njeri. Në veprën e tij me titull: “Muktarah” (Përmbledhja) dijetari bashkëkohor jemenas Shejh Uadiiu shprehet në këtë mënyrë: “Duke u mbështetur në sqarimet e Shejh Islam Ibn Tejmijjes nënkuptohet se të dy kanë gjykuar se hadithi i parë është i dobët. Këta janë autori i veprës me titull: “Nasbu’r-Raje” (Armiku i Mendimit) dhe Ibn Tejmijje”. (8)
Tani mund të shtrohet një kundërshtim i tillë: “Imzot ju e kuptoni kështu këtë thënie. Mbase e keni kuptuar gabim”. Megjithatë kjo nuk është kështu sepse dhe një dijetar bashkëkohor zbulon se Ibn Tejmijje ka përvetësuar mendimin se hadithi është i dobët. Duke u nisur nga kjo nënkuptohet se thelbi i Hadithit të Gadirit nuk zotëron as veçorinë e qenies normë kualifikuese si argument fetar.
Prezantuesi: Në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes?
I ftuari: Sigurisht. Kur bie autoriteti i zinxhirit të përcjelljes në fund të fundit as teksti nuk ka më vlerë. Edhe nëse teksti bën me shenjë tek udhëheqja politike nëse gjendet problem tek zinxhiri i përcjelljes atëherë teksi nuk ka më vlerë.
Prezantuesi: I nderuar imzot ndonjëherë na vjen një kundërshtim i llojit: Pikëpamja e Ibn Tejmijjes ndaj prijësit të besimtarëve nuk është ashtu siç sqaroni imzot.
I ftuari: Ne do t’u japim përgjigje këtij kundërshtimi. Por si fillim do të shpalosim nëse hadithi është apo nuk është i vërtetë dhe më pas gjendja do të dalë në dritë. Ata të cilët na ndjekin do të vënë re se nëse ky burrë është ose nuk është një njeri me gjykim të shëndoshë. Ju do të kujtoheni nga programi paraardhës për arsyen se përse e kemi përdorur thënien “njeri me gjykim të shëndoshë”. Ky njeri mund të paraqisë në veprat e tij hadithin e shpikur: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju” si të ishte një e vërtetë e patjetërsueshme. Por nga ana tjetër ai mund t’ua paraqisë lexuesve dhe një përcjellje e cila është e vërtetë si të ishte një përcjellje e qortuar.
Prezantuesi: I nderuar imzot, në mësimin e kaluar vumë re se Ibn Tejmijje i kishte veshur një mendim të tillë Imam Ahmedit duke thënë: “Këto janë shtesat e banorëve të Kufes”. Vallë a mund të shikojmë se çfarë ka thënë Ibn Hanbeli për të mund të parë se nëse ky pretendim është apo nuk është i vërtetë?
I ftuari: Shumë e saktë! Kështu që është e domosdoshme që të dalë në dritë nëse ky burrë ka vepruar apo nuk ka vepruar sipas porosisë dhe përgjegjësisë së diturisë. Ne po ua lëmë vlerësimin ndjekësve tanë të nderuar për këtë.
Si fillim do t’iu shpalos pikëpamjen e Shejh Ibn Tejmijjes ndaj Imam Ahmedit. Çfarë thotë ky njeri për Ibn Hanbelin? Më pas do t’iu drejtohemi Ahmed Ibn Hanbelit. Më tej do të shikojmë për përgjigje ndaj pyetjes nëse me të vërtetë këtë pjesë e kanë apo nuk e kanë shtuar banorët e Kufes, a është apo nuk është e shpikur.
Prezantuesi: E thënë ndryshe do të dalë në dritë qëndrimi dhe posti i Ibn Tejmijjes, nëse ky i fundit ka vepruar ose nuk ka vepruar sipas ndjenjës së përgjegjësisë së diturisë.
I ftuari: Miqtë e mi të nderuar. Përpara meje gjendet vepra me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti” (Mënyra e Sunetit) e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit kumton kështu: “Ahmedi ka shkruar një vepër të njohur me titull: “Musned” (Zinxhiri). Ai ka shkruar dhe një vepër të njohur me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bahkëkohësve). Në këtë të fundit ai ka përcjellur një sërë hadithesh të cilat si pasojë e qenies së tyre të dobët nuk i ka përcjellur në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri), sepse këto hadithe nuk janë të përbërjes së duhur për t’u përcjellur në veprën me titull: “Musned”(Zinxhiri), pra ose janë përcjellje të dërguara ose janë të dobëta si pasojë e arsyeve të tjera përveç qenies së dërguara”. (9)
Sipas fragmentit në fjalë kuptohet se Imam Ahmedi ka përpiluar dy vepra. Në veprën e tij me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve) ai është sjellur pakëz si tolerant. Sërish sipas fragmentit të lartpërmendur kuptohet se tek vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit nuk gjenden hadithe të dobëta. Rishtas kuptohet se ndonëse të tëra këto përcjellje nuk janë të vërteta atëherë të paktën janë të mira. Ne po mundohemi që të përcaktojmë postin e Shejh Ibn Tejmijjes dhe nuk është se ne i miratojmë duke pohuar se të tëra përcjelljet të cilat kalojnë tek vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) janë të vërteta ose të mira. Megjithatë ai vetë ka kryer disa vlerësime të cilat kanë të bëjnë me veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri). Ne po orvatemi që të nxjerrim në dritë postin e tij me këto vlerësime.
Ashtu siç kuptohet nga fragmenti i sipërcituar në veprën me titull: “Musned (Zinxhiri) e Imam Ahmedit nuk janë të pranishme përcjellje të cilat cilësohen si të dobëta ose të dërguara si pasojë e arsyeve të tjera. Shprehem kështu sepse sipas vlerësimit të Ibn Tejmijjes përcjelljet në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) ose janë të vërteta ose të mira.
Kjo çështje është një çështje e përgjithshme e cila duhet të merret parasysh, sepse ne po e gjykojmë Ibn Tejmijjen me vlerësimet që ka kryer në lidhje me veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri). Askush të mos na thotë se Shejh Shuajb Arnauti e ka cilësuar të dobët këtë hadith. Çështja jonë nuk është Shejh Shuajb Arnauti por janë vetë sqarimet e Ibn Tejmijjes. Ky i fundit bën të ditur se në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) nuk zënë vend përcjellje të dobëta.
Burimi i dytë ëshë vepra me titull: “Iktidau’s-Sirati’l-Mustekimi” (Gjykimi i Udhës së Drejtë) e Ibn Temijjes. Shkrimtari shprehet kështu: “Kjo është mënyra që Ahmedi ka ndjekur në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri): “Ai nuk e shënon në veprën e tij nëse shikon se një hadith është i shpikur ose afërsisht i shpikur”. (10)
Domethënë në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) nuk gjendet asnjë hadith i cili mund të quhet si një hadith i shpikur ose afërsisht i shpikur.
Ndërsa burimi i tretë është vepra me titull: “Mexhmuu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve). Në këtë vepër autori citon si më poshtë: “Kjo vepër bie ndesh më atë njeri i cili gënjen qëllimisht, sepse ai në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri) nuk ka shënuar asnjë hadith i cili mund të quhet gënjeshtër nga këta lloj njerëzish”. (11)
Me fjalë të tjera në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit nuk gjendet asnjë gënjeshtar në gjirin e njerëzve nga të cilët ka përcjellur hadithe. Këto thënie të qarta janë fjalët e Shejh Ibn Tejmijjes të sendërtuara në lidhje me Imam Ahmed Ibn Hanbelin.
Prezantuesi: Të sendërtuara mbi dy veprat e tij.
I ftuari: Në veçanti mbi veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri).
Pyetje: Le t’ua kujtojmë rishtas. Ai në veprën e tij me titull: “Mexhmuu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve)citon kështu: “Imam Ahmedi është pyetur për pjesën: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”. Ai ka thënë si vijon: “Këto shtesat e hadithit nuk janë pjesë nga hadithi. Kur Imam Ahmedi është pyetur për pjesët e tjera ai ka thënë si vijon: “Këto janë shtesat e banorëve të Kufes”. (12)
Kjo është pjesa me të cilën ai nënkupton shtesat: “O Allahu im! Bëhu mik i atij i cili është miku i tij dhe bëhu armik i atij i cili është armiku i tij”.
Tani ejani dhe le të shikojmë veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit. Çfarë thotë ai mbi këtë pjesë? A e përcjell apo nuk e përcjell këtë hadith? Besoj se dhe ju e keni kuptuar se çështja ka hyrë një gjendje intelektuale dhe metodike. Nëse Imam Ahmed Ibn Hanbeli i ka përcjellur këto shtime në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri) atëherë rrëfejmë se këto ose janë të vërteta ose janë të mira. Në këtë rast a mund të jenë ato shtesat e banorëve të Kufes? Vallë a është e mundur që ato të jenë të shpikura? Vallë mund të jetë i drejtë një vlerësim i llojit se nuk ka asnjë dyshim se ato janë të shpikura?
Si përfundim i kësaj kornize themi se kjo shemb të tëra vlerësimet dhe gjykimet e Ibn Tejmijjes. Gjithashtu kjo shemb të tëra ato gjëra që janë thënë duke iu mbështetur Ibn Tejmijjes në stacionet televizive dhe ato të internetit. Unë ua fal atyre të cilët përcjellin thëniet e tij duke i besuar në një mënyrë fanatike këtij njeriu, mirëpo sikur të kryenin pakëz vërtetime do ta vinin re se si janë ndryshuar këto hadithe.
Tani duam që t’iu ftojmë dhe le të shikojmë veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit. Për më tepër dua qa ta prek dhe këtë çështje: “Unë do të lexoj hadithet të cilat ceken në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit. Ne do të sqarojmë dhe fjalët e Shejh Shuajb Arnautit të cilat kanë të bënë me zinxhirin e përcjelljes së këtij hadithi”.
Ndërsa në këtë çast le të shikojmë vërtetimin e Shejh Shuajb Arnautit të veprës me titull: “Musned” (Zinxhiri). Përcjellja është si më poshtë: “Ne na përcolli Fitri, se sipas asaj që është përcjellur nga Ebu Tufejli ky i fundit ka thënë kështu: “Imam Aliu (p.m.t.) i mblodhi njerëzit në vendin e quajtur Rahbe dhe i tha: “Për hir të Allahut, le të ngrihet në këmbë i i cili ka dëgjuar fjalët e të dërguarit të Allahut që kanë të bëjnë me mua në ditën e Gadir Humit, ndërsa ata të cilët nuk e kanë parë me sytë e tyre dhe nuk e kanë dëgjuar me veshët e tyre të mos ngrihen”. Menjëherë u ngritën në këmbë tridhjetë vetë.
Ebu Nuajmi shkruan kështu: “Shumë njerëz u ngritën në këmbë dhe dëshmuan. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kur ngriti dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “Vallë a e dinë besimtarët se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij...O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij...”.
Ndërsa në fund të hadithit Ebu Tufejli e mbyll me fjalët: “Kur u ndava nga ai vend po më shkonin disa gjëra ndërmend. Në rrugë e sipër takova Zejd Ibn Erkamin dhe ia tregova atij ato të cilat pashë dhe dëgjova. Ndërsa ai më pyeti: “Vallë përse dyshon?! Edhe unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) që t’i shprehej kështu Aliut”. (13)
Lërnani që t’iu rikujtojmë se Ibn Tejmijje kishte vënë theksin se pjesët: “Vallë a e dinë besimtarët se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?!” dhe “O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij”, janë të shpikura dhe bien ndesh me themelin e Islamit, e megjithatë këto pjesë kalojnë tek vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit.
Pra siç shihet qartë përcjellja ceket tek vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit. Por tani le të shikojmë se çfarë thotë Shejh Shuajb Arnauti në lidhje me zinxhirin e përcjelljes së hadithit. Njerëzit të cilët përbëjnë zinxhirin e përcjelljes janë përcjellës (muhaddithë) besnikë dhe përveç Fitrit tërë të tjerët janë përcjellësit e Buhariut dhe Muslimit. Për sa i përket Fitrit themi se ky është përcjellësi i “Sunenu’l-Erbaa” (Katër Sunneteve). Gjithashtu përcjellja e Fitrit gjendet me dëshmi dhe tek Buhariu dhe ky njeri është besnik. (14)
Ja pra kjo është pjesa për të cilën Ibn Tejmijje ka thënë se është e shpikur në mënyrë të prerë.
Burimi i dytë është ky: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “O ju njerëz! Vallë a e dini se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po e dimë”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij”. Përcjellësi citon: “Unë e pyeta Zejd Ibn Erkamin i cili më përcolli hadithin: “A tha i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) fjalët: “O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij...”. Ai m’u përgjigj: “Unë të lajmërova ashtu siç është”. Ky është një hadith i vërtetë së bashku me udhët dhe dëshmitarët e tij. (15)
Domethënë po është e vërtetë se ai ka thënë fjalët përkatëse. Ka gjasa që disa nga zinxhirët e përcjelljes së hadithit të jenë të dobëta, mirëpo duke qenë se udhët e tjera janë të forta atëherë ata mbështesin njëra-tjetrën dhe asgjësojnë dobësitë.
Ne po citojmë këtu hadithet të cilat kalojnë në të njëjtin vëllim. Nëse do të citonim këtu hadithet të cilat kalojnë në të tëra vëllimet koha do të zgjatej.
Një tjetër përcjellje është si më poshtë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti kështu: “Vallë a nuk kam unë më tepër kujdestari mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”.
Përcjellësi i hadithit Mejmuni kumton kështu: “Mua disa vetë më kanë përcjellur kështu nga Zejdi: “O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij dhe bëhu armik i atij të cilit është armiku i tij”.Hadithi është i vërtetë. (16)
Në një vend tjetër i po të njëjtit vëllim rrëfen kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës pushoi në një vend të quajtur Gadir Humi. Teksa i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)po mbante një hutbe, u bë një vend me hije duke mbuluar me një mbulesë pemën semur me synimin e ruajtjes së tij nga nxehtësia e diellit... Më pas i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti:“Vallë a nuk kam unë më tepër kujdestari mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. (17)
Ky hadith ceket në fragmente të ndryshme të veprës me titull: “Musned” (Zinxhiri).
Në një vend tjetër kalon si më poshtë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) tha kështu për Aliun (p.m.t.) në ditën e Gadir Humit:“Vallë a nuk kam unë më tepër kujdestari mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Muslimanët u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij dhe bëhu armiku i atij të cilit është armiku i tij”.
Hadithi është i vërtetë për të tjerët. (18)
Shejh Ibn Uthejmini shprehet kështu në lidhje me hadithin e vërtetë për të tjerët: “Hadithi i vërtetë për të tjerët është ai hadith i cili nëse përcillet nga disa udhë bëhet hadith i mirë në vetvete”. (19)
Domethënë nuk është përcjellur nga një udhë por nga disa udhë. Kjo përcjellje është një përcjellje, të cilën Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli e ka përcjellur në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri), sepse në fillimin e tij gjendet shenja e cila tregon se Abdullahu e ka shtuar atë në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri).
Në këtë çast duam t’iu lajmërojmë për këtë në mënyrë që askush të mos na qortojë duke na thënë se përse nuk na lajmëruat për këtë çështje. Të tëra këto janë vlerësimet tona mbi veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit.
Tani dua që t’i jap fund çështjes duke iu vënë në dijeni për një burim tjetër. Përcjellja është kështu: “Vallë a e dini se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po e dimë”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Bëhu mik i atij të cilit është miku i tij dhe bëhu armiku i atij të cilit është armiku i tij”. më pas Kur Umeri u takua me Aliun i tha kështu: “Urime o i biri i Ebu Talibit! Ti u bëre kujdestari i të tërë burrave dhe grave besimtare”. Përcjellja është e vërtetë për të tjerët.(20)
E thënë ndryshe ky është një hadith i mirë në vetvete. Kjo përcjellje është mjaft e rëndësishme.
Pyetje: “Cili është kuptimi i fjalës “meula” (kujdestar, zotëri)? Nëse kjo fjalë do të nënkuptonte dashurinë dhe ndihmën atëherë a arriti Imam Aliu (p.m.t.) në një post i cili kërkonte dashurinë dhe ndihmën në ditën e Gadir Humit? A nuk e kishte ai këtë post përpara kësaj?
Vallë a nuk kishte thënë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.): “O Ali! Ty të do vetëm besimtari dhe të përbuz (të urren) vetëm dyfytyrëshi”, “Ai i cili të do ty më ka dashur dhe mua”, “Ai i cili të përbuz ty më ka përbuzur dhe mua”, “Ai i cili të sharë ty më ka sharë dhe mua?” Vallë a nuk e kishte dëgjuar Umer Ibn Hattabi këto fjalë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) dhe më parë?
Ju jeni të detyruar që të zgjidhni njërën nga këto dy mundësi. Ju duhet të thoni se Umeri nuk e kishte dashur dhe nuk e kishte ndihmuar Aliun (p.m.t.) përpara kësaj dite, sepse në atë vend ishte duke ndodhur një ngjarje dhe ndodhi e re. Në këtë çast po përjetojmë zhvillimin e një ngjarjeje dhe ndodhie në atë vend. Nuk duam që t’i shqyrtojmë dhe të prishim rrjedhën e programit tonë që tani çështjet të cilat kanë të bëjnë me përmbajtjen e hadithit të cilat u përkasin programeve vijuese.
Tani mund të vijë një kundërshtim i tillë: Njeriu me të vërtetë çuditet kur dëgjon disa sqarime. Shprehem kështu sepse ka njerëz të cilët dalin në stacionet televizive dhe kundërshtojnë kështu: “Vallë si është e mundur që Imam Aliu (p.m.t.) të jetë imam kur i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ishte ende në jetë?”
O burrë! Ky njeri e shtjellon pjesën kryesore të përcjelljes duke filluar nga çasti pasi kjo fjalë është thënë, ose më saktë ai trajton pjesën pas kësaj. Ne jemi të mendimit se vetëm ai njeri i cili tregon respekt ndaj të vërtetës e meriton që të cilësohet me mbiemrin e njerëzimit. Allahu i Lartësuar e di se unë tregoj respekt ndaj një njeriu cili e përdor mendjen dhe e merr të vërtetën kudo që të ndodhet.
Shejh Shuajb Arnauti e bën të ditur gjykimin e tij në fund të hadithit dhe thotë se hadithi është i vërtetë për të tjerët. Kjo do të thotë se është një hadith i mirë i cili është përcjellur nga disa udhë përcjelljeje. E thënë ndryshe dhënia e zotimit e Umer Ibn Hattabit ndaj Imam Aliut (p.m.t.) në ditën e Gadir Humit është një vërtetë e padiskutueshme. Ndërsa përse ai u soll në kundërshtim me zotimin e dhënë është një çështje e veçantë.
Prezantuesi: Çfarë thotë Ibn Tejmijje mbi këtë çështje?
I ftuari: Unë nuk e di tanimë. Unë ua lexova vetëm tekstet. Pikë së pari Imam Ahmedi i përcjell këto përcjellje në veprën e tij me titull: “Musned” (Zinxhiri). Ibn Tejmijje duhet ta pranojë këtë përcjellje si nevojë e zbatimit të rregullit. Pikë së dyti Shejh Shuajb Arnauti thotë se hadithi është i vërtetë për të tjerët. Sipas kësaj prijësi i dytë Umer Ibn Hattabi i ka dhënë zotimin Imam Aliut (p.m.t.). Ndërsa nëse ai e ka dhënë zotimin me të vërtetë apo thjesht sa për syfaqësi është një çështje e veçantë. Ajo që është e rëndësishme është bërja e ditur e kësaj.
Prezantuesi: Pra nëse ai është sjellur apo nuk është sjellur në përputhje me zotimin është një çështje e veçantë...
I ftuari: Përsërisim se asyeja se përse ai është sjellur në kundërshtim me zotimin është një çështje e veçantë... Krahas kësaj duam që të cekim se kjo e vërtetë kalon në burimet e Ehli Sunnetit. Vallë përse i mohoni këto të vërteta?
Tani ejani dhe le të shikojmë veprën me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve) e Imam Ahmedit. Përcjellja është si më poshtë: “Imam Aliu (p.m.t.) i mblodhi njerëzit në vendin e quajtur Rahbe dhe i tha: “Për hir të Allahut, le të ngrihet në këmbë i i cili ka dëgjuar fjalët e të dërguarit të Allahut që kanë të bëjnë me mua në ditën e Gadir Humit, ndërsa ata të cilët nuk e kanë parë me sytë e tyre dhe nuk e kanë dëgjuar me veshët e tyre të mos ngrihen”. Menjëherë u ngritën në këmbë tridhjetë vetë.
Ebu Nuajmi shkruan kështu: “Shumë njerëz u ngritën në këmbë dhe dëshmuan. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kur ngriti dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti: “Vallë a e dinë besimtarët se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Ata u përgjigjën: “Po”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij...O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij...”.
Ndërsa në fund të hadithit Ebu Tufejli e mbyll me fjalët: “Kur u ndava nga ai vend po më shkonin disa gjëra ndërmend. Në rrugë e sipër takova Zejd Ibn Erkamin dhe ia tregova atij ato të cilat pashë dhe dëgjova. Ndërsa ai më pyeti: “Vallë përse dyshon?! Edhe unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) që t’i shprehej kështu Aliut”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. (21)
Atëherë askush të mos na thotë se të tëra hadithet të cilat ceken në veprën me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve) nuk janë të vërteta, sepse në të janë të pranishme dhe hadithe të dobëta dhe të dërguara. Megjithatë pika e cila ka rëndësi është se ky hadith nuk është as hadith i dobët dhe as i dërguar.
Në një vend tjetër të veprës kalon kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Bëhu kujdestar i atij të cilit e pranon atë si kujdestar dhe bëhu armik i atij të cilit ushqen armiqësi ndaj tij. Kur Umeri u takua me Aliun i tha kështu: “Urime o i biri i Ebu Talibit! Ti u bëre kujdestari i të tërë burrave dhe grave besimtare”. Përcjellja është e mirë për të tjerët. (22)
Vallë çfarë duhet të thotë më shumë dhe me cilat fjalë duhet ta shprehë domethënien e tij i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)?
Nisur nga sqarimet të cilat janë kryer deri më tani kuptojmë se tërësia e fjalëve të Ibn Tejmijjes të veshura Imam Ahmed Ibn Hanbelit të sendërtuara në formën: “Këto janë shtesat e banorëve të Kufes” dhe“Këto thënie bien ndesh me themelin e Islamit dhe nuk përputhen me të vërtetën” nuk kanë asnjë thelb dhe themel.
Prezantuesi: Ibn Tejmijje pretendoi se ky hadith nuk ceket në burimet kryesore të hadithit përveç Tirmidhiut. Madje shtoi se dhe ai hadith i cili kalon tek Tirmidhiu nuk është i vërtetë por i mirë. Për më tepër bëri të ditur se tërësia e shtesave janë të shpikura. Tani ejani dhe le të shikojmë nëse këto fjalë janë apo nuk janë të drejta.
I ftuari: Ibn Tejmijje ka bërë me shenjë tek disa çështje të cilat kanë të bëjnë me themelin e hadithit.
Pikë së pari i tha se nuk kalon në burimet kryesore të hadithit! O Shejh! Sikur të na kishe paraqitur kriterin se çfarë na qenkan burimet kryesore! Cilat burime janë burimet kryesore dhe cilat nuk nuk janë? Vallë a do të kishe thënë të njëjtën gjë nëse kjo përcjellje do të kishte qenë në përputhje me sistemin tënd të mendimit? Në një kohë kur ti nuk ke parë në burimet kryesore nëse kalon apo nuk kalon në burimet kryesore kur përcillje fjalën e shpikur: “Nëse unë nuk do të kisha qenë i caktuar me detyrën e qenies si i dërguar, nuk ka dyshim se Umeri do t’iu ishte çuar si i dërguar për ju”!Vallë përse e sjell në rend të ditës çështjen e burimeve kryesore kur bëhet fjalë për Imam Aliun (p.m.t.)?
Pikë së dyti thua se vetëm Tirmidhiu ka thënë se ky hadith është i mirë.
Pikë së treti ti shfaq prirje ndaj mendimit të Buhariut duke thënë se hadithi është i dobët.
Dua që të kërkoj ndjesë nga ndjekësit tanë të nderuar, sepse këtë mbrëmje nuk kemi mundësi që të shtjellojmë nëse ky adresim i bërë ndaj Buhariut është apo nuk është i vërtetë, si pasojë e kohës sonë të shkurtër. Nëse do Allahu dhe këtë çështje do ta shtjellojmë në programin vijues.
Duke qenë se koha jonë është e shkurtër ne do të mundohemi që t’u japim përgjigje kësaj pyetjeje duke kërkuar ndjesë nga Mjeshtri i Madh. Por cilat janë burimet e pjesës themelore të tekstit: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”. Le ta vendosin vetë ndjekësit e nderuar nëse ky hadith ceket apo nuk ceket në burimet kryesore.
Pikë së dyti ejani dhe le të shohim nëse zinxhiri i përcjelljes i kësaj pjese të hadithit është një përcjellje e vërtetë apo ka pësuar qortim, sepse Ibn Tejmijje shprehet se Buhariu e ka qortuar hadithin. Nëse do ta kishte thënë kjo do të kishte një kuptim. Ashtu siç ka thënë Shejh Uadiiu, në të vërtetë Ibn Tejmijje ka gjykuar se Hadithi i Gadirit është i dobët.
Tani le t’i drejtohemi Imam Ahmedit njeriuttë cilit i ka besuar Ibn Tejmijje.Përcjellja është si më poshtë:“Said Ibn Xhubejri përcjell nga Ibn Abbasi, ky i fundit nga Burejde se ky i fundit ka thënë: “Ne ishim së bashku me Imam Aliun (p.m.t.) në Luftën e Jemenit. Tek ai vura re një gjë e cila nuk më pëlqeu. Kur arrita në praninë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) përkujtova Aliun dhe desha që t’ia ul vlerën. Vura re se fytyra e të dërguarit të Allahut ndryshoi. Ai citoi kështu: O Burejde! “A nuk kam unë më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?!” Unë ia ktheva: “Sigurisht se ashtu jeni o i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. Ai m’u përgjigj kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij!”
Shejh Shuajb Arnauti thotë kështu: “Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë sipas kushteve të parashtruara nga Buhariu dhe Muslimit”. (23)
Ai i cili ka sharë atë më ka sharë dhe mua. Ai i cili kërkon mangësi tek ai ka kërkuar që të gjejë mangësi tek unë. Sepse kërkimi i gjetjes së mangësisë është një lloj sharjeje. Si një domosdoshmëri e ajetit të “mubahalesë” (mallkimit të ndërsjelltë) nënçmimi i Imam Aliut (p.m.t.) nënkupton nënçmimin e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)!
Pra në fakt nëse Buhariudhe Muslimi do të ishin sjellur me gjykim të shëndoshë atëherë këtë hadith duhet ta kishin shënuar në veprat e tyre me titull: “Sahih” (Përmbledhje e Haditheve të Vërteta). Shprehem kështu sepse ky hadith përputhet me kushtet që këta të fundit kanë parashtruar.
Shumë mirë por tani drejtojmë pyetjen: “Vallë ku shkuan fjalët e Ibn Tejmijjes të thëna për Ibn Hanbelin në formën se ky hadith ishte i mirë dhe ishte qortuar?”
Prezantuesi: Ku shkuan fjalët e thëna në formën se ky hadith nuk ceket në burimet kryesore?
I ftuari: O ju hanbelitët e botës! O ju vartësit e Ibn Hanbelit! Mjeshtri i rrymës fetare emeuiste thotë se ky hadith nuk kalon në burimet kryesore! Sipas kësaj vepra me titull: “Musned” (Zinxhiri) nuk qenka një burim kryesor! Ju mund të shpëtoni vetëm duke pohuar se ky njeri është zënë në befasi si dhe ju ka befasuar dhe ju.
Burimi i dytë është vepra me titull: “Sunenu’l-Ibni Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes). Përcjellja është si vijon: “Sipas asaj që është përcjellur nga Bera Ibn Adhibi ky i fundit ka cituar kështu:“Ne ishim duke udhëtuar së bashku me të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) atëherë kur ai kishte kryer haxhxhin. Ai dha urdhër për të falur namazin së bashku pasi kishim pushuar në një vend të udhës. Më pasi dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) pyeti (bashkëkohësit): “Vallë a e dini se unë kam më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?! Bashkëkohësit e pranishëm në atë vend ia kthyen: “Po ti ke më tepër o i dërguari i Allahut”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pyeti kështu: “O bashkëkohësit e mi! A nuk kam unë më tepër kujdestari, mbi çdo besimtar se ai ka mbi veten e tij?” Bashkëkohësit u përgjigjën: “Po ti ke më tepër o i dërguari i Allahut”. Pas kësaj i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) duke e zënë dorën e Imam Aliut (p.m.t.) dhe duke bërë me shenjë tek ai vijoi kështu: “Ai i cili më ka mua zotëri dhe Aliu është zotëriu i tij. O Allahu im! Duaje atë të cilin e do atë, O Allahu im! Përbuze atë të cilin e përbuz atë!” Hadithi është i vërtetë për të tjerët. (24)
Në të vërtetë emri i këtij haxhxhi ishte “Haxhxhetu’l-Belagi” (Haxhxhi i Lajmërimit). Por bijtë e Umejjes e ndryshuan emrin e këtij haxhxhi nga “Haxhxhetu’l-Belagi” (Haxhxhi i Lajmërimit)në “Haxhxhetu’l-Ueda” (Haxhxhi i Lamtumirës)me synimin e asgjësimit të përmbajtjes së tij. Në burimet e vjetra emri i këtij haxhxhi përmendet si “Haxhxhetu’l-Belagi” (Haxhxhi i Lajmërimit). Kërkesa ime për të dashurit e Imam Aliut (p.m.t.) është që këtij haxhxhi t’i thonë ashtu siç e ka emrin: “Haxhxhetu’l-Belagi” (Haxhxhi i Lajmërimit).
Ashtu siç shihet dhe nga hadithi i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) e ka komentuar fjalën “meula” (zotëri) si “ueli” (kujdestar). Në fakt ne duhet t’i drejtohemi ajeteve dhe përcjelljeve që të mund të bëjmë të qartë nëse fjala “ueli” (kujdestar) nënkupton ushqimin e dashurisë apo nënkupton qeverisjen.
Nga ana tjetër ne duhet të themi se vepra me titull: “Sunenu’l-Ibni Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) nuk zë vend në burimet kryesore të hadithit me qëllim që të mund të mbrojmë se fjalët e Ibn Tejmijjes janë të drejta.
Ndonëse Shejh Shuajb Arnauti rrëfen se hadith është i vërtetë për të tjerët Shejh Albani rrëfen se ai është i vërtetë në vetvete. (25) Duke u mbështetur në rrëfimet e sipërcituara iu vëmë në dijeni se hadithi pikë së pari kalon në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Imam Ahmedit) e Imam Ahmedit pikë së dyti në verën me titull: “Sunenu’l-Ibni Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes) nuk e Ibn Maxhes dhe pikë së treti kalon në një vepër tjetër përveç asaj të Tirmidhiut.
Një tjetër burim është dhe vepra me titull: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura)e Imam Tahauiut. Përcjellja është si më poshtë: “Ne ishim së bashku me Imam Aliun (p.m.t.) në Luftën e Jemenit. Tek ai vura re një gjë e cila nuk më pëlqeu. Kur arrita në praninë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) përkujtova Aliun dhe desha që t’ia ul vlerën. Vura re se fytyra e të dërguarit të Allahut ndryshoi. Ai citoi kështu: O Burejde! “A nuk kam unë më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?!” Unë ia ktheva: “Sigurisht se ashtu jeni o i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. Ai m’u përgjigj kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij. O Allahu im! Bëhu mik i atij i cili është miku i tij, bëhu armik i atij të cilit është armiku i tij”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Përcjelljësit të cilët përbëjnë zinxhirin e përcjelljes janë njerëz besnikë dhe muhaddithë të cilët përcjellin hadithe të vërteta. (26)
Burimi i katërt është vepra me titull: “Hasais” (Urdhrat) e Imam Nesaiut. Përcjellja është si vijon: “Kreu i XXVII. Kreu i hadithit: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij”.
I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestar i tij”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Këtë hadith e kanë përcjellur Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Ebi Shejbe, Ibn Hibbani, Bedhdhari, Hakim Nishaburiu dhe Ibn Ebi Asimi. Hakim Nishaburiu ka kumtuar se hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Gjithashtu dhe Dhehebiu iu është bashkangjitur gjykimit të tij. Sërish dhe Shejh Albani ka thënë se mendimi i Hakim Nishaburiut është i vërtetë. (27)
Në fakt Nesaiu është më i përpiktë se Muslimi në pikën e njohjes së muhaddithëve. Por duke qenë se bart gjumë shiite dhe se ka përbuzur Muauijen është shtyrë në prapaskenë.
Dani Munir Ali Zehui ka kryer vërtetimin e veprës me titull: “Hasais” (Urdhrat). Ky njeri është një tip i cili sit mjaft hollë, end shumë shpesh dhe mbikqyr kushtet e ashpra në pranimin e hadithit.
Udha e dytë e përcjelljes së hadithit është kështu: “O Burejde!Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestar i tij”. Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Këtë hadith e ka përcjellur Bedhdhari në veprën e tij me titull: “Keshfu’l-Estari” (Zbulimi i Rreshtave). (28)
Hadithi i tretë është kështu: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kumtoi kështu: “O Burejde! A nuk kam unë më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?!” Unë ia ktheva: “Sigurisht se ashtu jeni o i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. Ai m’u përgjigj kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij!” (29)
Një tjetër përcjellje është kështu: “Ne ishim së bashku me Imam Aliun (p.m.t.) në Luftën e Jemenit. Tek ai vura re një gjë e cila nuk më pëlqeu. Kur arrita në praninë e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) përkujtova Aliun dhe desha që t’ia ul vlerën. Vura re se fytyra e të dërguarit të Allahut ndryshoi. Ai citoi kështu: O Burejde! “A nuk kam unë më tepër kujdestari, mbi besimtarët se ata kanë mbi veten e tyre?!” Unë ia ktheva: “Sigurisht se ashtu jeni o i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)”. Ai m’u përgjigj kështu: “Ai i cili më ka mua kujdestar dhe Aliu është kujdestari i tij!” Zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Përcjelljësit të cilët përbëjnë zinxhirin e përcjelljes janë përcjelljësit e Buhariut dhe Muslimit.
Hadithi në fjalë ceket në veprën me titull: “Musned” (Zinxhiri) e Imam Ahmedit dhe në atë me titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve) e Ibn Tejmijjes, ndërsa Ibn Ebi Shejbe, Hakimi, Harezmi, Axhuri... e kanë shënuar në veprat e tyre. Hakim Nishaburiu ka kumtuar se hadithi është i vërtetë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Gjithashtu dhe Dhehebiu iu është bashkangjitur gjykimit të tij. (30)
Një tjetër i cili ka lajmëruar për vërtetësinë e hadithit është dhe vërtetuesi i veprës me titull: “Sheriat” (Sheriati) e Axhurit (v.v. 360 m.i.). Ai thotë se zinxhiri i përcjelljes është i vërtetë. (31)
Një tjetër njeri i cili ka rrëfyer se hadithi është i vërtetë është vërtetuesi i veprës me titull: “Metalibu’l-Alijje” (Kërkesat e Larta) e Ibn Haxher Askalanit, Abdullah Ibn Dhafiri së bashku me vetë Ibn Haxher Askalanin. Ky fundit pasi ka përcjellur hadithin citon kështu: “Ky hadith zotëron në zinxhir të vërtetetë përcjelljeje”. (32) Vërtetues Abdullah Ibn Dhafiri është një hulumtues i cili shtron kusht shumë të ashpra për të pranuar një hadith si të vërtetë.
Ai pas përcjelljes së hadithit shprehet si më poshtë: “Shkurtimisht sqarimet të cilat zbulojnë se ky hadith ky hadith është i vërtetë janë cekur më lart”. (33)
Në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë) Hafidh Ibn Haxher Askalani shënon si vijon: “Për sa i përket hadithit: “Men kuntu meulahu” (Ai i cili më ka mua kujdestar) them se këtë hadith e kanë përcjellur Tirmidhiu dhe Nesaiu dhe se ka shumë udhë përcjelljeje. Ibn Ukde ka përpiluar një vepër të pavarur me qëllimin e mbledhjes së këtyre haditheve. Shumica e zinxhirëve të përcjelljes së këtyre haditheve është e vërtetë dhe e mirë. Ne kemi bërë të ditur këto fjalët e Imam Ahmed Ibn Hanbelit: “Përcjelljet të cilat na kanë arritur për Ali Ibn Ebi Talibin nuk janë përcjellur për asnjë bashkëkohës tjetër”. (34)
Domethënë hadithet të cilat kanë të bëjnë me virtytet, postet dhe shkallët e Imam Aliut, të cilat janë përcjellur nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk janë përcjellur për asnjë bashkëkohës tjetër.
Shumë mirë por përse Ibn Tejmijje këmbëngul kaq shumë për mospranimin e vërtetësisë së zixhirit të përcjelljejs së këtij hadithi dhe për mohimin e tij? Betohem në Allahun e Madhëruar se nëse ky njeri do të kishte kuptuar qeverisjen politike, kujdestarinë dhe çështjen e qeverisë nga hadithi, atëherë jo vetëm që nuk do ta kishte mohuar zinxhirin e përcjelljes së hadithit dhe por të kishte thënë kështu: “Ejani le të themi se e kemi pranuar se zinxhiri i përcjelljes së hadithit është i vërtetë. Megjithatë hadithi nuk dëshmon për prijësinë! Kështu që dijetarët e tjerë kanë përvetësuar këtë udhën e dytë.
Mirëpo duke qenë se ai ka parë se nuk është e mundur mohimi i pranimit të dëshmisë së hadithit, atëherë ai është përqendruar në qortimet në lidhje me zinxhirin e përcjelljes. Ai është i vetëdijshëm se udha më e volitshme është mohimi rrënjësor i hadithit. Për këtë arsye vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit duhet të zhvillojnë një mënyrë tjetër leximi.
Prezantuesi: Për shembull Imam Ahmedi kumton se pë sa i përket kornizës së virtyteve nuk ka asnjë bashkëkohës tjetër i cili ka më shumë virtyte se sa Imam Aliu (p.m.t.). Njeriu nuk mund të qëndrojë pa pyetur: “Shumë mirë por përse ia paraqisni Imam Aliut (p.m.t.) këtë dhe atë njeri?
I ftuari: Epo përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta kërkojnë dijetarët e Ehi Sunnetit. Nëse këto burime nuk janë burimet kryesore të Ehli Sunnetit atëherë cilat na qenkan burimet kryesore?
Prezantuesi: Imzot unë dua që t’iu pyes një pyetje e cila është drejtuar në javën e shkuar. Vëlla Ebu Merjemi nga Arabia Saudite ka thënë kështu: “I nderuar imzot ju kryeni përcjellje nga burimet e Ehli Sunnetit. Ndërsa Ehli Sunneti nuk mbështetet në burimet e dijetarëve imamitë”.
I ftuari: Kjo ka të bëjë më mënyrën e stilit të qasjes. Mjeshtri i Madh më kërkoi që të mos jap përgjigje të hollësishme. Në fakt kjo çështje është një çështje e cila duhet të shtjellohet në një ose disa programe. Cila është arsyeja e kryerjes së vlerësimeve të muslimanëve të tjerë të cilët kanë qasje të ndryshme ndaj dijetarëve shiitë dhe Shkollës së Ehli Bejtit dhe kryerjes së leximeve të tyre në lidhje me kulturën tonë? Unë do të përmend vetëm çështjet e përgjithshme dhe nuk do të hyj në imtësi. Kjo ka arsye të shumëllojshme. Ka disa arsye se dijetarët e Shkollës së Ehli Bejtit kryejnë lexime në kulturat e muslimanëve të tjera. Arsyeja e parë tregon se është arritur “ixhmaja” (njëzëshmëria), sepse nëse një hadith përcillet si nga ana jonë ashtu dhe nga ana e vëllezërve tanë të tjerë muslimanë atëherë kjo nënkupton se është arritur njëzëshmëria. Në këtë rast hymë brenda përfshirjes së hadithit: “Bashkësia ime muslimane nuk bashkohet mbi shmangie dhe gabim”. Domethënë është arritur njëzëshmëria.
Prezantuesi: Si në shkallën e jurisprudencës dhe në atë të besimit...
I ftuari: Çështja jonë kryesore përmban çështje në shkallën e besimit. Faktori i dytë është se njëra nga faktorët më të rëndësishëm është dhe kjo: “Ne besojmë se besimet tona themelore janë të pranishme në kulturat e dijetarëve muslimanë dhe duam që ta vëmë në dukje këtë. Ne i drejtohemi burimeve të muslimanëve me qëllim që të mos na vijë askush dhe të na pyesë se ku i gjetët këto burime? Mbështetjet e këtyre besimeve janë të pranishme dhe në burimet tuaja. Ne me ju përjetojmë ndasi mendimi vetëm në pikën e komentimit. Ashtu siç ju keni të drejtë që t’i komentoni ashtu siç dëshironi fjalët “meula, eula dhe ueli” gjithashtu dhe ne kemi të drejtë. Kryerja e një leximi dhe vlerësimi të tillë është njëra nga çështjet e bëra të qarta të Shkollës së Ehli Bejtit.
Faktori i tretë: Ne jemi të besimit se një nmë i madh i gjërave të cilat kalojnë në burimet e Ehli Sunnetit janë të pranuara në këndvështrimin tonë. Ashtu siç është bërë e ditur tanimë ne nuk i cilësojmë si mohues të tërë bashkëkohësit, madje ne i pranojmë dhe përcjelljet e tyre, natyrisht nëse këto të fundit janë hadithe të cilat zotërojnë zinxhirë të vërtetë përcjelljeje dhe nëse është arritur njëzëshmëria.
Faktori i katërt: Këtë e bën të domosdoshme rregullit i zbatimit të heshtjes. Nëse unë do t’iu lexoj një përcjellje nga vepra me titull: “Usulu Mine’l-Kafi” (Mënyra e Mjaftimit) e Imam Kulejnit, ju menjëherë do të hidheni në sulm duke thënë se kjo është një vepër e shpikur nga ana e dijetarëve shiitë. Mirëpo kur unë përcjell ndonjë gjë nga vepra e titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Ahmedit) e Imam Ahmedit, nga Buhariu dhe nga Axhuriu atëherë ju duhet ta pranoni meqenëse janë veprat tuaja.
Në fakt këto faktorë duhet të shqyrtohen në një program të veçantë.
Prezantuesi: Imzot vallë përse e vlerësoni Ibn Tejmijjen duke shtjelluar çështje të tilla dytësore?
I ftuari: Nuk mund ta kuptoj. Ne shtjelluam çështjen e njëshmërisë. Vallë a është çështja e njëshmërisë një çështje dytësore? Sërish ne shtjelluam çështjen e prijësisë (hilafetit, imametit) Vallë a është çështja e prijësisë një çështje dytësore? Për të kuptuar rëndësinë e prijësisë në historinë islame janë të mjaftueshme thëniet përmbyllëse të Shehristanit: “Kundërshtimi i pestë ka ndodhur në çështjen e prijësisë. Kundërshtimi më i madh i cili ka ndodhur në gjirin e bashkësisë muslimane ka ndodhur në çështjen e prijësisë. Në historinë islame, nuk janë zhveshur shpatat në asnjë çështje tjetër fetare aq sa janë zhveshur në çështjen e prijësisë”. (35)
Nuk mund ta kuptoj tanimë sepse dhe nëse kjo çështje është dytësore atëherë cila na qenka çështja themelore?
Ne iu falenderojmë Imzot Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Allahu iu ruajttë. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 4, fq. 418, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
2- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 4, fq. 417, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
3- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 4, fq. 417, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
4- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
5- Muhammed Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 13.
6- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 256, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
7- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 4, fq. 418, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
8- Ebu Abdurrahman Uadiiu, “Muktarahu fi Exhuibeti Badi Esileti’l-Mustalahi” (Përmbledhja e Përgjigjeve Pas Pyetjeve të Terminologjisë), fq. 163, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Etheri’th-Thena” (Vendi i Gjurmës së Falenderimit).
9- Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijje” (Mënyra e Sunnetit të Lajmëtarit), vëll. 4, fq. 303, Vërtetimi nga Muhammed Reshad Salimi, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Fadileti” (Vendi i Virtytit).
10- Ibn Tejmijje, “Iktidau’s-Sirati’l-Mustekimi li Muhalefeti Ashabi’l-Xhehimi” (Gjykimi i Udhës së Drejtë në Kundërshtimin e Banorëve të Zjarrit), vëll. 1, fq. 440, Vërtetimi nga Nasir Abdulkerim Akli.
11- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 1, fq. 248, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
12- “Mexmuu’l-Fetaua Shejhi Ibn Tejmijje” (Përmbledhja e Miratimeve të Shejh Ibn Tejmijjes), vëll. 4, fq. 417, Shtëpia Botuese: “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherifejni Melik Fehd Ibn Abdilaziz Ali’s-Suudi” (Shërbëtori i Dy Xhamive Fisnike Mbret Fehd Ibn Abdilaziz Suudi).
13- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 56, Hadithi Nr: 19302, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
14- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 56, Hadithi Nr: 19302, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
15- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 29, Hadithi Nr: 19279, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
16- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 75, Hadithi Nr: 19328, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
17- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 73, Hadithi Nr: 19325, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
18- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 2, fq. 262, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
19- Muhammed Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 14.
20- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 30, fq. 430, Hadithi Nr: 18479,Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
21- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve), vëll. 2, fq. 848, Hadithi Nr: 1167, Vërtetimi nga Uasijullah Ibn Muhammed Abbas.
22- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve), vëll. 2, fq. 848, Hadithi Nr: 1042, Vërtetimi nga Uasijullah Ibn Muhammed Abbas.
23- “Musnedu’l-Imami Ahmed Ibn Hanbeli” (Zinxhiri i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 32, fq. 38, Hadithi Nr: 22945,Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale”(Institucioni i Shpalljes).
24- “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 84, Hadithi Nr: 116, Vërtetimi nga Shejh Shuajb Arnauti.
25- “Sunenu Ibn Maxhe” (Sunnetet e Ibn Maxhes), vëll. 1, fq. 84, Hadithi Nr: 56, Vërtetimi nga Shejh Muhammmed Nasiruddin Albani.
26- Imam Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari (Sqarimi i Çështjeve të Pazgjidhura), fq. 18, Hadithi Nr: 1763.
27- Imam Hafidh Ebu Abdirrahman Ahmed Ibn Shuajb Nesaiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminin Ali Ibni Ebi Talibi” (Urdhrat e Prijësit të Besimtareve Ali Ibn Ebi Talibi), Hadithi Nr: 80, Shtëpia Botuese: “Dani Munir Ali Zehui”.
28- Imam Hafidh Ebu Abdirrahman Ahmed Ibn Shuajb Nesaiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminin Ali Ibni Ebi Talibi” (Urdhrat e Prijësit të Besimtareve Ali Ibn Ebi Talibi), Hadithi Nr: 80, Shtëpia Botuese: “Dani Munir Ali Zehui”.
29- Imam Hafidh Ebu Abdirrahman Ahmed Ibn Shuajb Nesaiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminin Ali Ibni Ebi Talibi” (Urdhrat e Prijësit të Besimtareve Ali Ibn Ebi Talibi), Hadithi Nr: 81, Shtëpia Botuese: “Dani Munir Ali Zehui”.
30- Imam Hafidh Ebu Abdirrahman Ahmed Ibn Shuajb Nesaiu, “Hasaisu’l-Emiri’l-Muminin Ali Ibni Ebi Talibi” (Urdhrat e Prijësit të Besimtareve Ali Ibn Ebi Talibi), Hadithi Nr: 81, Shtëpia Botuese: “Dani Munir Ali Zehui”.
31- Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuriu, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Sheriatit), vëll. 4, fq. 2204, Vërtetimi nga Doktor Abdullah Demixhiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Uatani” (Vendi i Atdheut).
32- Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi Zeuaili’l-Mesanidi’s-Semanijje” (Kërkesat e Larta në Dëmtimin e Zinxhirëve Tetësh), vëll. 16, Vërtetimi nga Abdullah Ibn Dhafir Ibn Abdullah Shehri, Përmbledhja nga Doktor Sad Ibn Nasir Abdulaziz Shetri, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit).
33- Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi Zeuaili’l-Mesanidi’s-Semanijje” (Kërkesat e Larta në Dëmtimin e Zinxhirëve Tetësh), vëll. 16, Vërtetimi nga Abdullah Ibn Dhafir Ibn Abdullah Shehri, Përmbledhja nga Doktor Sad Ibn Nasir Abdulaziz Shetri, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit).
34- Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 8, fq. 425, Shtëpia Botuese: “Daru’t-Tajjibe” (Vendi i Mirësisë).
35- Muhammed Ibn Abdulkerim Shehristani, “Milel ue’n-Nihal” (Popujt dhe Fetë), vëll. 1, fq. 24, Vërtetimi nga Muhammed Sejjid Gejlani, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Marife” (Vendi i Urtësisë), Bejrut, Liban.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi : Medya Şafak