Lista e Turqisë për kthim zemëron Ihvanin
Turqia ka nxjerrë një list që tregon se edhe 12 antarë të Vëllazërisë Muslimane do të kthehen në Egjipt, dhe kjo gjë shkaktoi zemërim tek kjo organizatë.
Gazeta Sharku’l Avsat ka raportuar se Vëllazëria Muslimane është zemëruar me Turqinë e cila është përgatitur për kthimin e 12 anëtarëve në Egjipt në ditët në vijim.
Gazeta ka raportuar se disa javë pas kthimit të anëtarit të Ihvanit, Muhammed Abdulhafiz në Egjipt, Turqia ka nxjerrë një list për kthimin e edhe 12 të rinjëve të tjerë që janë anëtarë të kësaj organizate.
Nga ana tjetër, Ahmet Ban i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve, ishte larguar nga organizata e Vëllazërisë Muslimane, në deklaratën e dhënë për Rusia al Youm, deklaroi në lidhje me problemet e brendshme në Vëllazërinë Muslimane dhe me marrëdhëniet e kësaj organizate me Turqinë.
Hulumtuesi islamik politik, Ahmet Ban tha se në rast të kuptimit të strukturës së brendshme të organizatës Vëllazëria Muslimane, do të kuptohet se pse disa anëtarë të ksaj organizate janë dëbuar nga Turqia.
Duke deklaruar se Vëllazëria Muslimane përbëhet nga tri pjesë, Ahmed Ban deklaroi se pjesa e parë e organizatës u formua nga Mahmud Izzet, nën udhëheqjen e të cilit janë 25% e anëtarëve të organizatës.
Ahmed Ban raportoi se ata ishin të afërt me presidentin turk, Erdogan nga pikëpamja intelektuale dhe politike dhe se edhe Erdogan është i kënaqur me ta, si dhe shtoi se Turqia nuk i ka dëbuar asnjërin nga ta dhe u ka ofruar lehtësi.
Sipas Ahmed Ban, pjesa e dytë e Vëllazërisë Muslimane, prej 25 % të anëtarëve, përbëhet nga persona të cilët mbështesin dhunën dhe është nën udhëheqjen e Muhamed Kemal. Ahmed Ban, i cili deklaroi se Muhamed Kemal u vra në një operacion të organizuar nga forcat e sigurisë të Egjiptit në Cize më 6 tetor, dhe deklaroi se ky grup doli në vitin 2014 dhe u shndërrua në grupe që punonin nën emra të ndryshëm, si “Brigada e Revolucionit”, “Ndëshkimi i Revolucionit” dhe “Brigadat e Rezistencës”, dhe shtoi se kjo është një tregues i rrëzimit të organizatës Vëllazëria Muslimane, si pasojë e goditjeve të rënda nga forcat e sigurisë të Egjiptit.
Ahmed Ban tha se 50 % e anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane në Turqi janë të ndarë nga ata që janë në Egjipt. Sipas ish zëvendësministrit të Brendshëm të Egjiptit dhe ekspertit të sigurisë, Mohammed General Nureddin , ndryshimi i qendrimit ndaj antarëve të Turqisë të akuzuar për dhunë, është një ndryshim i vogël, por i rëndësishëm.
Gjenerali Nureddin, i cili deklaroi se qeveria turke në përgjithësi ka ndjekur një politikë pragmatike kundër miqve dhe rivalëve, shtoi se Turqia ka përdorur si xhandar antarët e Vëllazërisë Muslimane, po se kur shkaktonin probleme, kishte shpëtuara nga ata.
Burimi : Yakın Doğu Haber