Lajm i keq për Ihvanin dhe selefistët në palamentin e Kuvajtit

Publikuar në Mars 18, 2019, 10:18 p.m.

Zgjedhjet për dy ulëset e lira në Parlamentin e Kuvajtit kanë humbur kandidatët e Vëllazërisë Myslimane (Ihvan) dhe selefistët.

Sipas gazetës Al-Qudsu al Arabi, në parlamentin e Kuvajtit janë zhvilluar zgjedhjet për dy ulëset nga të cilat ishin larguar anëtari i Ihvanit,  Jamaan al-Harbash dhe anëtari i lëvizjes selefiste, Walid al Tabtabai .

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të shpallura sot, zgjedhjet për dy vende i fituan kandidatët e pavarur.

Rezultatet e publikuara të dielën treguan se në zgjedhjet e së shtunës, kandidati i pavarur Badr al-Mulla fitoi 4.657 vota, kundrejt konkurrentit të tij nga Vëllazëria Muslimane, Hamad al-Matar, i cili fitoi 4.616 vota.

Në garën për ulësen tjetër të boshatisur në Parlament, kandidati i pavarur Abdullah al-Kandari mori 6.705 kundrejtë kandidatit selefist Ammar al-Ajami, i cili fitoi 5.173 vota.

Gazeta Kudsu’l Arabi njoftoi si rrjedhojë e rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Ihvani dhe selefistët humbën ulëset e tyre në parlamentin e Kuvajtit.

Është raportuar se me fitoren e dy kandidatëve të pavarur në këto zgjedhje, në parlamentin e Kuvajtit me 50 vende, është zvogëluar ndikimi i opozitarëve të cilët i përbëjnë 15 ulëse.



Burimi : Yakın Doğu Haber