Dëshmitarët në Zelandën e Re: Kishte heronj që u përpoqën t’ia marrin armën sulmuesit

Publikuar në Mars 16, 2019, 5:04 a.m.

Pas sulmit ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, dëshmitarët okularë thanë se heronjtë nga xhemati i xhamisë ishin hedhur mbi sulmuesit dhe ishin përpjekur t’ia marrin armët nga duart.

Pas sulmeve në xhami në Zelandën e Re, dëshmitarët folën për gazetën New Zeland Herald në lidhje me ato momente.

Syed Mazharuddin nga xhamia Linwood, u shpreh se: “Njerëzit ishin të frikësuar, bërtitnin, dhe u përpoqa të fshihesha. Kur isha duke u fshehur, sulmuesi erdhi në hyrjen kryesore, kishte 60-70 persona brenda, një xhami të vogël. Ai i gjuajti pleqtë në hyrje të cilët po faleshin.”

Mazharuddin, i cili tha se sulmuesi kishte veshje mbrojtëse, tregoi se një hero ia mori atij armën nga dora.

Mazharuddin u shpreh se: “Një i ri i cili zakonisht ishte i angazhuar në mirëmbajtjen e xhamisë, sapo e gjeti momentin, u hodh mbi sulmuesin dhe ia mori armën. Heroi deshi ta ndjek sulmuesin. Ai vrapoi pas tij, por sulmuesi u arratis së bashku me ata që po e prisnin në makinë.”

Mazharuddin vuri në dukje se dy miq të tij u plagosën në kokë dhe gjoks, njëri prej të cilëve vdiq, ndërsa tjetri pati gjakderdhje të madhe. Mazharuddin i cili ishte përpjekur të komunikojë me zyrtarët e emergjencave, u shpreh se: “U largova, më pas erdhën policia, nuk më lanë të kthehem përsëri brenda, nuk munda ta shpëtoj mikun tim.”

‘POLICIA ERDHI 20 MINUTA MË VONË’

Dëshmitari okular nga  Xhamia Al Noor, Khaled Al Nobani tha se një njeri me dy pushkë hyri brenda dhe gjuajti të gjithë pa asnjë dallim, në anën tjetër ai shprehej keq, dëgjonte muzik dhe I ftonte miqtë e tij.

Sipas Al Nobanit, një nga njerëzit që erdhi në xhami u përpoq të merrte armën nga duart e sulmuesit, por u qëllua. Ai u përpoq të shkonte pas sulmuesit, por nuk mundi. Al Nobani gjithashtu u ankua se policia erdhi 20 minuta më vonë, pavarësisht se ishte në qendër të qytetit.

Al Nobani tregoi se ka më shumë se 10 miq në spital, dhe u shpreh se: "U deshën 20 minuta që policia të arrinte. Nuk kishte trafik.”



Burimi : Sputnik News