Në rast të sulmit të Indisë Pakistani do të përgjigjet

Publikuar në Shk. 22, 2019, 10:58 p.m.

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit Asif Gafur ka deklaruar të premten se Pakistani do të përgjigjet “me tërë fuqinë” në çdo sulm eventual të Indisë në vlugun e rritjes së tensioneve lidhur me Kashmirin e cila po zgjat me dekada në mes dy fqinjëve me armatim nuklear.

Ai ka fol pasi që grupi i armatosur pakistanez ka marrë mbi vete përgjegjësin për sulmin vetëvrasës me ç’rast janë vrarë mbi 40 policë indian në hapësirën e Himalajeve në të cilën të dyja shtetet po pretendojnë të drejtën e tyre .

“Nuk kemi qëllimin të nisim luftën, por do të përgjigjemi fuqishëm në çdo kërcënim eventual, ka thënë Gafuri në garnizonin ushtarak në Ravalpindi të Pakistanit. “Mos e përzini Pakistanin”, ka porositur Gafuri. Reagimi i ushtrisë vjen pas dy ditësh pasi që kryeministri pakistanez Imran Kan ka thirr Indinë që të jep çfarëdo prova që ka lidhur me këtë duke i ofruar edhe bashkëpunimin e plotë lidhur me aksionin  e kryer vetëvrasës  në Kashmir.

Poashtu ka ofruar bisedimet me Indinë për të gjitha çështjet duke përfshirë edhe terrorizmin, të cilën India gjithnjë e ka kërcyer si parakusht për dialog. Gafuri poashtu ka përsëritur prap ofertën për bisedime.”Kashmiri është çështje rajonale. Të bisedojmë për atë dhe ta zgjidhim atë”, ka thënë ai.

Kryeministri indian Narendra Modi para ca kohe ka premtuar hakmarrje të fuqishme për sulmin në të cilin janë vra 44 pjesëtar të forcave ushtarake të Indisë, e për të cilën qeveria indiane e fajëson Pakistanin. Sulmi në kolonën ushtarake në krahinën Xhamu dhe Kashmir, në të cilin India po zhvillon luftë kundër kryengritësve, ishte me i fuqishmi në dekadën e fundit.

Organizata Jaish-e-Muhamed(JeM) me seli në Pakistan, ka marrë përgjegjësinë pasi që sulmuesi vetëvrasës ka përplas veturën e tij me eksplozion në autobusin plot me personel ushtarak e policor.

Qeveria indiane ka theksuar se ka prova të padiskutueshme se për sulmin është përgjegjës Pakistani. Islamabadi mohon akuzat  për pjesëmarrje në sulm. India do të kujdeset që me mjete diplomatike “tërësisht të izolojë” Pakistanin, ka thënë para gazetarëve ministri i punëve të jashtme Arun Jaitlej pas takimit me Modin. Më së paku 4 ushtar indian janë vrarë në konflikt me kryengritësit në pjesën indiane të Kashmirit në fillim të kësaj jave. Shumica e banorëve të Kashmirit mbështet kërkesat e kryengritësve që territori të bashkohet me Pakistanin apo të jetë vend i pavarur dhe njëkohësisht marrin pjesë në protestat  kundër kontrollit indian.                          



Burimi : ALJAZEERA BALKANS