Amerike

Shumë Vite Me Gënjeshtra: Nga Mosadeku Tek 11 Shtatori

      Uashingtoni ka qenë në luftë për 12 vjet. Sipas ekspertëve, të cilët janë,    Joseph Stiglitz dhe Linda Bilmes, këto luftëra u kanë kushtuar amerikanëve rreth $ 6 trilion (dollarë), vlerë e mjaftueshme për të mbajtur fondin e Sigurimit Social dhe Shëndetësor për vite me rradhë . Të gjitha këto shpenzime për 12 vjet të luftës janë të mirëseardhura për bilancet bankare, për industritë e armatimit dhe një listë e vendeve të shkatërruara, me miliona njerëz të vdekur dhe të zhvendosur, të cilët nuk ngritën as dorën kundër Shteteve të Bashkuara.
      Kostoja e paguar nga trupat amerikane dhe taksapaguesit është ekstreme . Sekretari i Çështjeve të Veteranëve, Erik Shinseki ka raportuar në muajin nëntor, 2009 se Veteranët kanë bërë më shumë vetëvrasje nga viti 2001 se sa ne kemi humbur në fushëbetejat e Irakut dhe Afganistanit . Mijëra trupa tona kanë pësuar lëndime, coptime të gjymtyrëve dhe lëndime traumatike të trurit . Trupat Detare të Luftës sipas llogarisë së Jim Lacey, kostoja vjetore e luftës në Afganista ishte 1.5 miliard dollarë, për secilin anëtar të vrarë të el-Kaides në Afganistan.
     Shumë ushtarë amerikanë dhe të koalicionit e kanë paguar me jetën e tyre për çdo anëtar të vrarë të el-Kaedës. Kjo luftë ishte e pakuptimtë.      
       Luftërat e Uashingtonit kanë shkatërruar imazhin e favorshëm të Shteteve të Bashkuara të krijuar gjatë dekadave të luftës së ftohtë . Nuk ka më shpresë për njerëzimin, Shtetet e Bashkuara shiqohen si kërcënim dhe qeverisë nuk mund t’i besohet.
    Luftërat i kanë lënë reputacion të keq Amerikës, këto janë pasojë e 11 Shtatorit. Neokonzevatorët janë ata që mbrojnë hegjemoninë e Amerikës në  botë, duke bërë thirrje për ”një Pearl Harbor të ri ” që të çelet rruga për luftëra e pushtime. Plani i tyre për pushtimin e Lindjes së Mesme është pikënisje e përcaktuar nga neokonzervatorët dhe quhet Projekti për Shekullin e Ri Amerikan. Kjo është paraqitur në mënyrë të qartë dhe komentuar nga editori Podhoretz Norman, gjithashtu edhe nga shumë neokonzervatorë.
    Këto vlime konzervatore i ka hedhur poshtë historia. Në përputhje me zgjedhjen e “kapitalizmit demokratik”, SHBA duhet forcuar ushtrinë e saj dhe të imponojë mënyrën amerikane në të gjithë botën .
    Me fjalë të tjera , siç shkruan Claes Ryn, neokonzervatorët amerikanë janë ” Jakobinët e rinj” dhe një referencë e Revolucionit Francez të vitit 1789 që synonte të rrëzojë Evropën aristokrate dhe ta zëvendësojë atë me ” Liri, barazi, dhe vëllazëri”, por në vend të Europës  së lirë , i dha një çerek shekulli luftë, shkatërrim dhe vdekje .
      Ideologjitë janë të rrezikshme, sepse ato janë të imunizuara ndaj fakteve. Tani që Shtetet e Bashkuara nuk janë më një vend i qeverisur nga Kushtetuta e SHBA, por nga një ideologji çmendur, një shtet policor, një shtet luftarak  që sulmon vendet sovrane të bazuara në asgjë, ku Rusia dhe Kina shihen si pengesa në aftësinë e Uashingtonit për të shkaktuar vdekjen  dhe shkatërrimie në botë.     
     Oliver Stone dhe Peter Kuznick në librin e tyre  ”Historia pallogaritur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruajnë se “qeveria amerikane asnjëherë nuk e ka merituar reputacionin e saj të bardhë. Uashingtoni ka qenë shumë i suksesshëm në krime...Vetëm pas dekadave e vërteta del në dritë. 
     Për shembull , më 19 gusht 1953, qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Iran u përmbys nga një grushtshtet, e nxitur nga qeveria e SHBA . Gjashtëdhjetë vjet pas ngjarjes, dokumentet e CIA-s e dëshmojnë këtë se CIA-s përmbysi një qeveri demokratike dhe imponojë një qeveri  kukull me dëshirë të Uashingtonit mbi popullin e Iranit.
       Dokumentat  janë të qarta, aty shkruan: grusht-shteti ushtarak që përmbysi Mossadekun dhe kabineti i tij, Fronti Kombëtar, ishte kryer nën drejtimin e CIA-s, si një akt i politikës së jashtme amerikane , u ngjiz dhe miratuar në nivelet më të larta të qeverisë.
    Në shekullin  21-të Uashingtoni është duke u përpjekur për të përsëritur ngjarjen e vitit 1953, kur përmbysi qeverinë iraniane, por këtë herë duke përdorur revolucionin e gjelbër financuar nga Uashingtoni.
 Kur kjo dështon, Uashingtoni do të mbështetet në veprime ushtarake.
Në qoftë se 60 vjet është koha që duhet të kalojë para se krimet e Uashingtonit mund të jetë të pranuara, qeveria amerikane do të pranojnë të vërtetën në lidhje me 11 shtator e vitit 2001 në 11 shtatorin e vitit 2061. Në vitin 2013, në këtë përvjetor të 12- të  të 11 Shtatorit, ne kemi vetëm 48 vjet për të shkuar përpara se Uashingtoni të pranon të vërtetën. Mjerisht, anëtarët e lëvizjes 9/11 nuk do të jetë gjallë për të kuptuar të vërtetën.
      Gjithashtu, siç ka qenë e njohur për dekada se Washington përmbysi Mossadekun, ne tashmë e dimë se historia zyrtare e 9/11 është pallavër.
Nuk ekziston dëshmi për 11 Shtatorin, kjo është histori e qeverisë. Komisioni ishte vetëm një tubim politik i drejtuar nga një operativ nga neokonzervatorët në  Shtëpinë e Bardhë . Anëtarët e Komisionit u ulën dhe dëgjuan për historinë  e qeverisë. Asnjë hetim i çfarëdo lloji nuk është bërë . Një anëtar i Komisionit dha dorëheqjen, duke thënë se nuk pajtohet me raportin e publikuar, dy bashk-kryetarët e Komisionit u distancuan pasi raporti u publikua, sepse Komisioni ishte themeluar për të dështuar. 

Burimi: Prison Planet.com