Amerike

Uashingtoni, armiku më i keq që njerëzimi ka parë ndonjëherë

Si ia bën Uashingtoni me pretendimin se vendi udhëhiqet nga demokracia dhe ka liria? Ky pretendim absurd renditet si nga më të pabazuarat në histori.

Nuk ka demokraci. Votimet janë një maskë për sundimin e disa grupe njerëzish. Në dy vendime në shek. 21-të(Citizens United dhe Mçutcheon), Gjykata e Lartë Amerikane ka vendosur se blerja e qeverisë amerikane nga grupe private interesi është thjeshtëushtrim i fjalës së lirë. Këto vendime lejojnë që interesat e korporatave të fuqishme financiare të përdorin paratë dhe fuqinë e tyre për të zgjedhur një qeveri që i shërben interesave të tyre në kurriz të mirëqënies së përgjithshme.

Ushtrimi i kontrollit nga këto kompani private është aq i madh saqë interesat private kanë imunitet ndaj njekjes penale për krimet. Në festën e tij të daljes në pencion, prokurori i komisionit të sigurisë dhe shkëmbimit James Kidney deklaroi se paditësit eGoldman Sachs dhe “bankave të tjera shumë të mëdha për falimentuar” ishin bllokuar nga eprorët, të cilët “ishin të fokusuar për vendet e punës që paguhen shumë, pas shërbimit të qeverisë së tyre.” Kreu i SEC Kidney tha se nuk besonte në rrënimin e rehatshëm dhe të fuqishëm.” Në raportin e fjalimit të daljes në pencion, Eric Zuesse theksoi  se regjimi i Obamës ka nxjerrë statistika të pasakta, që të pretendojë ndjekje penale që nuk kanë ndodhur,në mënyrë që të bind opinionin publik që shkelësit e Wall Street-it po dënohen. Demokracia dhe liria kërkojnë një media të pavarur dhe agresive, një gjyqësor të pavarur dhe agresiv, një kongres të pavarur dhe agresiv. Shtetet e Bashkuar nuk i kanë asnjërën prej tyre.

Mediat amerikane gënjejnë vazhdimisht për llogari të qeverisë. Reuters-i  vazhdon të raportojë në mënyrë të gabuar se Rusia ka pushtuar Krimenë. Washingron Post-i ka krijuar një histori të publikuar nga regjimi i Obamës ku thuhet se protestat masive në ish-territoret ruse të Ukrainës janë të nxitura nga qeveria ruse.

As lolot e Uashingtonit në Kiev nuk e besojnë këtë. Zyrtarët e qeverisë së Kievit të vendosur nga Uashingtoni e pranojnë se rajonet rusisht folëse kanë nëvojë për autonomi dhe për në ligj që u lejon të mbajnë një referendum. Por, kjo përgjigje realiste ndaj shqetësimeve të përhapura në mesin e ukainasve është vënë në heshtje nga Uashingtoni dhe mediat e tij prostituta. Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry vazhdon të bëjë veshin e shurdhët ndaj ministrit të jashtëm rus dhe vazhdon të thotë se “Rusia duhet t’i largojë njerëzit e saj nga jug-lindja.”

Ajo që po ndodh është shumë e rrezikshme. Uashingtoni i ka keqllogaritur aftësitë e sajpër të rrembyer Ukrainën. Kundërshtarët janë pothuajse të gjithë në zonat rusisht folëse.

Forcat e sigurisë dhe policisë lokale kanë sulmuar protestuesit.  Regjimi i korruptuar i Obamës dhe mediat prostituta gënjejnë me gojet e tyre se protestat janë jo të sinqerta dhe të orkestruara nga “Putini, i cili dëshiron të rindërtojë përandorinë Sovjetike.” Qeveria ruse vazhdon përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe trazirave të shkaktuara nga grupet e Uashingtonit në Kiev, të cilat janë munduar të rimarrin ish-territoret ruse, siç u detyruan të bëjnë në krime. Por, Uashingtoni vazhdon ta injorojë qeverinë ruse, duke fajësuar rusët për trazirat dhe jo ndërhyrjet e Uashingtonit.

Qeveria ruse e din se Uashigtoni nuk e beson atë që thotë Uashingtoni dhe atë që ai po provokon në mënyrë sistematike duke bëtë që problemi të vazhdojë dhe të përkeqësohet.  

Qeveria ruse pyet veten se çfarë axhende po ndjek Uashingtoni. A nuk e kupton Uashintoni me gjithë arrogancën dhe budallallikun e vet se marrja e Ukrainës ishte e gabuar dhe se ka ardhur koha të tërhiqet? A nuk e kupton Uashingtoni se qeveria ruse nuk e pranon më dhunën kundër popullsisë ruse në Ukrainë, ashtu siç nuk pranoi dhunën kundër rusëve në Osetinë Jugore? Nëse Uashingroni nuk është i aftë ta kuptojë këtë, atëherë Rusisë do t’i duhet të dërgojë trupa, ashtu siç bërin në Gjeorgji.

Edhe për një budalla është e qartë se Amerika dëshiron të fillojë një luftë. A nuk është kjo arsyeja pse Amerika po dërgon trupat e NATO-s në kufirin me Rusinë dhe po dërgon anijet luftarake në Detin e Zi? Uashingtoni po e vë të gjithë botën në rrezik.  Nëse Rusia arrin në përfundimin se Amerika ka ndërmend ta çojë krizën e Ukrainës drejt luftës, e nuk e ka ndërmend ta zgjidh atë, a do të rrijë Rusia duke bërë sehir, apo do të sulmojë e para?

Dikush mund të mendojë se kancelarja gjermane, kryeministri britanik dhe presidenti francez do ta shohin rrezikun në këtë situatë. Ndoshta po. Megjithatë, ka një ndryshim të madh mes ndihmës që Rusia u jep vendeve dhe ndihmës që u jep Uashingtoni. Rusia u jep ndihmë financiare qeverive; Uashungtoni shuma të mëdha parash individëve në qeveri, duke e ditur se njerëzit janë më të gatshëm të veprojnë për shkak të interesave të tyre se sa në interes të vendit. Prandaj, politikanët europianë rrinë në heshtje ndërsa Uashingtoni çon krizen drejt luftës. Nëse nuk shkojmë në luftë, e vetmja arsye do të jetë në qoftë se Putini vjen më një zgjidhje që Uashingtoni nuk mund ta refuzojë, siç bëri në Siri dhe Iran.

Është paradoksale që Putini portretizohet si i keqi, ndërkohë që Uashingtoni pretendon se është kampioni i “Lirisë dhe Demokracisë.” Në shekullin e 21-të Uashingtoni ka vendosur si manifest të vetin: ekzekutimin e qytetarëve në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese pa proces gjyqësor, burgosjen e paligjshme dhe antikushtetuese të qytetarëve pa proces gjyqësor, tortura të paligjshme dhe antikushtetuese, mbikqyrje të paligjshme dhe antikushtetuese dhe luftë të paligjshme dhe antikushtetuese. Krahu ekzekutiv ka treguar se nuk jep llogari para ligjit apo kushtetutës. Një qeveri që nuk jep llogari është një tirani.

I lodhur nga gëshjetrat dhe spiunimet, komiteti i inteligjecës në Senatnisi një hetim të plotë rreth programit të torturave të CIA-s. U deshën katër vjet që të përfundonte hetimi. Komiteti zbuloi pa asnjë mëdyshje se CIA kishte gënjyer në lidhje me torturat dhe rrëmbimet, dhe se të burgosurit nuk i nënështroheshin një forme të butë të “marrjes në pyetje.” Por, në fakt, ata ishin objekt i torturave brutale dhe çnjerëzore, në kundërshtim me pretendimet e CIA-s, e cila nuk ka marrë asnjë informacion të dobishëm nga krimet e saj kundër njerëzimit. Prostitutat amerikane [mediat] ndihmuan CIA-n duke portretizuar në mënyrë të pasaktë efektin dhe butësinë e praktikave të CIA-s, të ngjashme me ato të Gestapos. Gjatë kohës së hetimit, CIA spiunoi në mënyrë të jashtëligjshme Senatin, i cili po kryente hetimet.

A do t’i shohë ndonjëhere publiku këto raporte, përpos atyre pak që kanë rrjedhur? Jo, nëse CIA dhe Obama mund ta ndalojnë këtë. Obama vendosi se i takon CIA-s të vendosë se sa nga hetimet e senatit do të bëhen publike. Me fjalë të tjera, publiku amerikan kurrë nuk ka për ta marrë vesh, vetëm nëse dikush e zbulon të gjithë raportin. “Megjithatë, ne kemi Liri dhe Demokraci.”

Komiteti i inteligjencës në Senat ka fuqi që me anë të votës të deklasifikojë të gjithë raportin dhe ta publikuojë atë. Komiteti duhet ta bëjë këtë menjëherë, përpara se anëtarët e komitetit të kërcënohen, dhe përpara se të propagandohet se ata po rrezikojnë “sigurinë kombëtare” dhe se po u sigurojnë keqdashësve një padi.

Qeveria amerikanëështë më e korruptuara në botë. Nuk ka gjyqësor të pavarur, apo media të pavarura. Ndërsa Kongresi ka pranuar në mënyrë të heshtur për shkeljen e kompetencave të gjyqësorit. Merrni në konsideratë gjyqësorin. Michael Ratner, i Qendrës së të Drejtave Kushtetuese, përfaqësonte babain e qytetarëve amerikanë, të cilin Obama tha se do ta vritej nga SHBA-të, pasi dyshohej se kishte lidhje me terrorizmin. Kur Ratner-i i kërkoi gjykatës federale të ndalonin ndalonin një ekzekutim ilegal dhe anitkushtetues të një qytetari amerikan pa proces, gjykata federale që dëgjoi rastin, vendosi se babai i djalit që do të vritej, nuk kishte baza për padinë në emër të djalit të tij.

Pasi disa jetë u shuan nga presidenti “kriminel” Obama, Ratner-i paraqiti të afërmit e njerëzve vrarë nga Obama si të dëmtuar. Sipas ligjeve amerikane ishte e qartë si dita se dëmi ishte bërë. Por gjykata federale vendosi se “qeveria duhet besuar.”

Pra, në Amerikën e “lirë dhe demokratike”, fëmijët janë përgjegjës, nëse IRS-ja “mendon” – pas pasur nevojë për prova – që prindërit të kenë një kontroll të madh të sigurimeve shoqërore, por një baba nuk ka asnjë të drejtë ligjore që të sjëllë një padi, si masë paraprake, për të ndaluar qeverinë amerikane që të vrasë djalin e tij në mënyrë të jashtëligjshme. 

Falë shoqërisë së Republikës Federale dhe gjyqtarëve republikanë, shoqëria federale ka arritur që t’i bëjë funksionet e gjykatës federale mbrojtëse të tiranisë së degës ekzekutive. Gjithsesi, dega ekzekutive e pranon dhe e bën të mundur, sidomos nëse e kërkon “siguria kombëtare.”

Sot në Amerikë, ekzekutivi pretendon se “siguria kombëtare” është e pavlerë nëse ekzekutivi nuk mund të veprojë në mënyrë të jashtëligjshme dhe antikushtetuese, vetëm në rast se qytetarët janë të gatshëm të heqin dorë nga të drejtat e tyre kushtetuese në mënyrë që të jenë të sigurtë në një shtet policor total, i cili spiunon dhe dokumenton çdo aspekt të jetës së tyre.

Madje, edhe zyra e përgjegjëse e qeverisëështë neutralizuar. Në vitin 2013 kjo zyrë i tha TSA-së të eliminojë programin e saj të sjelljes, pasi është humbje parash dhe nuk funksionon. Çfarë beri TSA-ja? Natyrisht, ajo zgjeroi ndërhyrjen e padobishme në jetën private të qytetarëve.

Kjo është Amerika e sotme. Megjithatë, Uashingtoni lodron dhe kërcen për “lirinë dhe demokracinë,”  edhe pse ajo po i zëvendëson tiranitë më të mëdha njerëzore me veten e vet.

Vetëm amerikanët sylesh presin që liderët dhe elitat, apo votojnë që të mos bëjnë asgjë për institucionalizimin e tiranisë. Për sa kohë që sistemi prodhon më shumë të ardhura dhe pasuri për elitat, atyre [elitave] nuk u intereson asgjë në lidhje me tiraninë, apo atë që ndodh me pjesën tjetër.