Drejtësia ka vdekur në Amerikë
Cecily McMillan është një protestuese e cila
u godit nga një polic rrugaç, një rrugaç me një listë të gjatë abuzimesh. Njëri
u shtyp keq. Cecily McMillan në mënyrë instiktive doli. Ajo u arrestuan për sulm
ndaj një rrugaçi budalla. Rrugaçi nuk u arrestua për ngacmim seksual ndaj një
gruaje të re.
Arrestime të kota ta kësaj natyre janë normale në Amerikë. Në të vërtetë, ato janë më të shumta se arrestimet e justifikuara. Policia dhe prokuroria janë institucione krejtësisht të korruptuara që mbajnë era padrejtësi dhe ligësi.
Cecily u mbyll në Rikers Island pa të drejtë për të paguar një garanci, nga një gjykatës i cili e pa vetën si mbrojtës të abuzimit ndaj policit dhe pushtetit gjyqësor. Gjykatësi nuk do të lëjojë të paraqiten prova para jurisë në emër të Cecily.
Megjithatë, juria, ose 75% e saj, e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe se ata po detyroheshin të dënonin një grua të re. Ata i dërguan një letër gjykatësit ku i kërkuan që Cecily të mos mbahej në burg. Megjithatë, gjykatësi, para të cilit të gjithë duhet të tregojnë respekt në gjykatë, e dënoi viktimen e policit rrugaç me 90 ditë burg dhe pesë vjet liri me kusht. Ky ishte shpëblimi i Amerikës së një grauje të re idealiste, e cila ishte në prag të diplomimit për mastër nga një institut i rëndësishëm arsimor.
Përqëndrimi i punës sime që prej viteve ’90 ka qënë padrejtësia amerikane. Padrejtësia amerikane është e një lloji të veçantë. Padrejtësia amerikane ka arritur ta shkatërrojë plotësisht arritjet që datojnë që nga Magna Carta, që e bëri ligjin mburojë të popullit, e jo një armë në duart e shtetit. Sot, Amerika gjendet në periudhën para Magna Carta-s.
Shqetësimi im për shkatërrrimin e drejtësisë në Amerikë u nda edhe nga kolegu im, Lawrence Stratton. Së bashkur, në vitin 2000 kemi publikuar një libër, ku dokumentohet shkatërrimi i arritjeve të lirisë dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ndaj ligjit me titullin e botuesit “Tirania e qëllimeve të mira” (titulli ynë ishte, “Si humbi ligji”). Në vitin 2008 u ribotua.
Libri u citua disa herë nga gjyqtarët federalë, por nuk kishte asnjë ndikim në adhurimin e papërgjegjshëm të pushtetit ekzekutiv në fakultetet juridike, apo nëfunksionimin e Departamentit të Drejtësisënga sherbëtorë si John Yoo dhe David Barron, e as në shkollat juridike të rëndësishme apo gjykatat federale. Yoo dhe Barron janë tiranët që justifikojnë në Departamentin e Drejtësisë në Amerikë memoarët e torturave, pavarësisht se janë kundër ligjeve amerikane dhe atyre ndërkombëtare dhe pavarësisht numrit të amerikanëve të vrarë vetëm për shkak të dyshimeve, pa proces gjyqësor, në shkelje të drejtpërdrejtë të kushteturës amerikane.
Duke gjykuar nga parespektiva ligjore e punës sonë, drejtësia nuk është më qëllimi i ligjit amerikan, dhe nuk është më e nevojshme për qeverinë amerikane që të japë llogari para ligjt. Amerikanëve kjo mund t’u duket një qëndrim ekstremist, por përfundimi është i pashmangshëm.
Në Shtetet e Bashkuara nuk ka më ligj. Ka vetëm ndëshkim. Cecily McMillan për shkak të protestave të saj jo-të dhunshme, kundër grabitjes së Amerikës dhe botës nga Wall Street-i u bë “armike e popullit”. “Populli”, sigurisht është një përqindëshi. 99 për qindëshi nuk ka rëndësi.
Juria në gjyqin e Cecilias nuk kishte peshë. Të pëktën 75% e jurisë e kuptuan se po detyroheshin. Ata i kërkuan gjykatësit që të mos merrte një vendim me burg. Por, gjykatësi përfaqëson shtetin shtypës, jo drejtësinë. Juria kishte dalë për drekë. Ata nuk e kishin idenë e natzrës korruptive të sistëmit kriminal politik, ose nuk kishin guximin t’i dilnin kundër.
Kjo mospërfillje është e vërtetë për pjesën më të madhe të popullsisë amerikane. Ata janë të pavetëdijshëm për faktin se janë zhveshur nga mrojtja e kushtetutës dhe se atyre u bëhet propagandë për të mbështetur veprimet e liga të një qeverie të papërgjegjshme. Për shembull, siç tregoi edhe Gerald Celente në Journal Trend, propaganda e Uashingtonit kundër Lojrave Olimpike në Soçi për sulme terroriste, për një qytete të ndyrë, dhoma hoteli të pista, për ujë të pasigurtë, e të tjera, rezultoi në një rënie në vlerësimet televizive për Lojrat Olimpike dhe shumica e amerikanëve morën një qendrim negativ ndaj Rusisë dhe Putinit. Kështu, kur Uashingtoni ndezi krizën në Ukrainë “mendjet e amerikanëve ishin tashmë të programuara nga propaganda. Faktet nuk do të bënin më punë. Faza për luftë dhe urrejtje ishte vendosur me mjeshtëri”.
Siç tha edhe Whitehead në Institutin Rutherford: “Nesë keni qënë të vëmendshëm ndaj lajmeve kohët e fundit, mund ta keni vënë re se ndërtimi i një shteti policor tashmëështë vendosur: rrjeti vëzhgues, qëndrat e bashkimit dhe kontraktorët e qeverisë, monitorim se çfarë u tha dhe nga kush u tha; gjurmimi nga baza e të dhënave të qeverisë për këdo që përbën një kërcënim për pushtetin; polici e militarizuar, duke punuar në bashkëpunim me agjencitë federale, koordinimi me qeveritë federale për të mbledhur plangprishës; dhe gjykata, të cilat saksionojnë punët e qeverisë, pavarësisht sa të paligjshme mund të jenë. Me të vërtetë, qeveria ka mbajtur një listë të gjatë, e cila rritet vazhdimisht, të opinioneve “të rrezikshme” apo aktiviteteve që mund ta klasifikojnë dikë si armik të shtetit – një ekstremist – terrorist apo simpatizant i aktiviteteve terroriste – dhe kështu ju burgosin ju.
“Të përfshirë në atë listë të “kënvështrimeve të rrezikshme” janë ata që bëjnë thirrje për të drejtat qytetare, duke besuar se qeveria është e panevojshme apo e padeshirueshme, ata që merren me “teori konspirative” (kjo vlen për ata që besojnë se 11 Shtatori ishte një punë e brendshme), njerëz të shqetësuar se qeveria po ndërton kampe internimi brenda shtetit, kundërshtarë të luftës, organizatorë për drejtësinë ekonomike, njerëz të frustruar nga idelologjitë e mediave të mëdha dhe grumbullues municionesh. “Siç mund të shihni, çdokush që shihet si kundërshtar i qeverisë – pavarësisht nëse janë të majtë, të djathtë, apo diku në mes – është një shënjestër e qeverisë.
Kur një qytetar amerikan i sulmuar seksualisht mund të arrestohet me pretendimin fals se ka sulmuar një oficer policie, mund të sillet për gjykim nga një prokuror i korruptuar, rasti i rremë i të cilit është miratuar nga një gjykatësi korruptuar dhe një juri e pakujdeshme, ju e dini se drejtësia ka vdekur në Amerikë.
Vdekja e drejtësisëështë një problem i madh. Shtetet e Bashkuara kanë gjithashtu përqindjen më të madhe të popullsisë së vet në burg nëçdo vend të botës, por SHBA-të gjithashtu kanë në mënyrë absolute numrin më të madh të të burgosurve, më të madh se Kina “autoritare”, e cila ka një popullsi katër herë më të madhe se e SHBA-ve. Në Kinë, pavarësisht gënjeshtrave të Amerikës për “abuzime me të drejtat e njeriut”, një qytetar ka më pak shanse që të burgoset se sa një amerikan që jeton në “Liri dhe Demokraci”.
Chris Hedges dhe Cecily McMillan na e sjellin historinë e tyre në shtëpi. Nëse ju i lexoni profilet e tyre më poshtë dhe nuk qani, atëherë jeni një dele trushplarë që shkon drejt thertores(ju kanë bërë lavazh truri).
Chris Hedges
19 maj, 2014: “Në thellësi të së vërtetës” – RIKERS ISLAND, N.Y.—Cecily McMillan, aktivistja e cila do të paraqitet të hënën në mëngjes para një gjykate penale në qytetin e New Yorkut për t’u dënuar me shtatë vjet burg për fyerje të një polici, u ul në një karrige plastike e veshur me një palë tuta gri, sandale të lira ngjyrë kafe dhe një uniformë burgu ngjyrë gri. U ul në një cep të ngushtë në dhomën e vizitave, duke shtrenguar fëmijët e saj, me lotët që i rridhnin në fytyrë. Fëmijët e hutuar, e kishin mbështjellë nënën e tyre me krahët përreth qafës. Ishte një skenë e dhimbshme.
“Ështëçdo gjë e dukshme”, tha studenti 25-vjeçar, i cili do të diplomohej më 22 maj për mastër në Shkollën e Kërkimeve Shoqërore në qytetin e New Yorkut. “Mizoria e pushtetit këtu nuk mund të fshihet si atje jashtë”. Kjo është ajo në të cilën është shndërruar Amerika, sidomos për tëburgosurit e varfër me ngjyrë. Avokatët e mij mendojnë se do të më dënojnë dy vjet. Por, dy vjet nuk janë asgjë, krahasuar me atë që kjo grua, e cila kurrë nuk ka qënë në një gjyq, dhe kurrë nuk e pati mundësinë të një gjyqi me një përfaqësi ligjore të përshtatshme. Ka gra në qelinë time, të cilat për shkak të gjuhës së dobët, as akuzat e tyre nuk i kuptojnë. Kalova shumë kohë duke u muduar t’ua shpjegoj akuzat ndaj tyre.”
McMillan, thotë Grantley Bovell, i cili ishte në rroba civile dhe i cili nuk e identifikoi veten si polic, e kapi atë nga pas në një tubim të disa qindra aktivistëve më 17 mars të vitit 2012 në Parkun Zuccotti në Manhattan. Në një video, ajo duket që në mënyrë instiktive e ka goditur me bryll në fytyrë, por ajo thotë se nuk mban mend çfarë ka ndodhur. Videoja dhe fotot, shumica e të cilave nuk u lejuan nga gjykatësi që të paraqitëshin në gjykatë, e mbështesin versionin e saj të ngjarjeve. Nuk ka dyshim se ajo ishte rrahur rendë nga policia dhe ishte dërguar në një spital dhe ishte prangosur në një kravat. Më 5 maj, ajo u shpall fajtore për sulm të shkallës së dytë, pas një gjyqi tre-javor. Ajo mund të dënohet deri në shtatë vjet burg.
“Jam përgatitur mendërisht për një seancë të gjatë,” më tha ajo këtë fundjavë kur e intervistova në burgun e Riker Island në Bronx. “Pashë gjyqin. Pashë gjykatësin. Kjo nuk kishte lidhje me drejtësinë. Ashtu siçnuk kishte lidhje me drejtësinë rasti i atyre femrave të tjera. Një nënë ishte burgosur këtu, për vjedhje nënjë dyqan pasi kishte humbur punën dhe shtëpinë dhe kishte nëvojë të ushqente fëmijët e saj. Është një e burgosur tjetër, një mësuese para-shkollore më një fëmijë të moshës një vjeç, të cilin po e ushqente me qumësht gjiri, e cila e la te një kushëriri i saj. U mor vesh se kushëriri shiste drogë. Policët nuk gjetën drogë, por para, të cilat kushëriri i mbante në shtëpi. Ata morën nënën. Ata i thanë asaj që ta linte foshnjen te fqinjët. Ka plot histori të tjera të kësaj natyre. Kjo të bën të mendosh.
Rasti i McMillan-it është simbol i përsekutimit mbarëkombëtar të aktivistëve, një përsekutim mjaft i njohur për njerëzit e varfër me ngjyrë. Rasti i saj është në kontrast me mosndërshkimin e kriminelëve tëWall Street-it. rreth 8 mijë protestues paqësorë janë arrestuar. Asnjë bankier apo investitor nuk ka shkuar në burg për shkaktimin e krizëz financiare të vitit 2008. Dallimi i drejtësisë pasqyron pabarazinë në të ardhura dhe pabarazinë në pushtet.
Aktivistëve në të gjithë vendin u është bërë presion që të heqin dorë, duke i akuzuar për krime e duke kërkuar liri me kusht si dënim, i cili jo vëtëm që përfshin shumë ndalesa, përfshirë shkollimin për juridik, apo të shërbejë në një juri, por e bën të vështirë për ta që të angazhohen në aktivizëm të mëtejshëm, nga frika se mos arrestohen, apo shkelin lirinë me kusht. McMillan-it iu ofrua e njëjta marrëveshje, por ajo refuzoi.
“Jam thellësisht e angazhuar për mospërdorimin e dhunës, sidomos duke parë gjithë atë dhunë rreth meje, brenda dhe jashtë burgut,” tha ajo në intervstë. “Nuk munda ta pranoj këtë marrëveshje. Më duhet të luftoj. Kjo është arsyeja pse jam një aktiviste. Është e patolerueshme të akuzohem për përdorim dhune.”
Rasti McMillan ka të bëjë me të drejtën tonë për protesta paqësore, ashtu siçka të bëjë me vetë McMillan. Ka të bëjë me të drejtën tonë për të mbajtur protesta të tilla, po u bërë objekt i dhunës policore me qëllim shtypjen e disidentëve paqësorë. Ka të bëjë me të drejtën tonë për t’u angazhuar në organizata politike, pa u monitoruar dhe pa infiltrime nga sigurimi dhe shteti. Ka të bëjë me të drejtën tonë për fjalën e lirë, dhe grumbullimet paqësore, të garantuara nga Kushtetura, por të hequra prej nesh në një seri vendimesh juridike për të protestuar në shumë qytete në SHBA.
Gykatësi Ronald A. Zweibel u tregua armiqësor ndaj McMillan dhe ekipit të saj mbrojtës gjatë gjykimit. Ai ndaloi provat me video, të cilat do ta kishin ndihmuar rastin e saj. Ai lëshoi një urdhër me shaka ku i ndalohej avokatëve mbrojtës, Martin Stolar dhe Rebecca Heinegg që të komunikojnë më shtypin. Dhe çuditërisht ai ia mohoi McMillan-it lirimin me kusht.
Gjykatësi gjithashtu mbrojti Bovellin me këmbëngulje kundër akuzave që vinin në dyshim besueshmërinë e tij. Ai nuk lejoi jurinë të shoh dhunën e tepruar të policisë të përdorur gjatë pastrimit të parkut natën kur u arrestuan McMillan. Sipas disa aktivistëve, kjo ishte dhuna më e egër dhe më e paparë ndonjëherë ndaj kësaj lëvizjeje. Ai fshehu nga juria sjelljen e gabuar të Bovellit si oficer policie. Bovelli është hetuar të paktën dy herë nga Punët e Brendshme të Departamentin të Policisë së qytetit të New Yorkut, raportoi gazeta The Guradian. Bovelli dhe njëri prej kolegëve të tij, në një rast, u paditën pasi dyshoheshin se kishin përdorur një makinë policie të paregjistruar për të kapur një 17-vjeçar për një biçikletë. Adoleshenti tha se ia kishin thyer hundën, dy dhëmbë dhe e kishin goditur në ball. Rasti u pushuan për një sasi të konsiderueshme parash. Gjithashtu ka një video ku duket Bovelli duke shqelmuar një të dyshuar në dyshemenë e një dyqani ushqimesh në Bronks. Përveç kësaj, Bovelli ishte përfshirë në një skandal biletash në zonën e Bronksit. Austin Guest, 33 vjeç, një i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili u arrestua në Parkun Zucccotti mbrëmjen kur McMillan u sulmua, po padit Bovellin dhe Departamentin e Policisë së New Yorkut, sepse polici qëllimisht ia përplasi kokën në shkallët e brendëshme dhe ndenjëset e autobusit me të cilin e morën atë dhe aktivistët e tjerë për gjykim. Gjykatësi nuk pranoi rastin e abuzimit nga Bovelli të adoleshentit me biçikletë dhe as rastin e abuzimit me Guest për t’u paraqitur para jurisë.
Ky rast ka nxitur shumë aktivistë, të cilët e shohin perdekutimin e McMillan-it si përsekutim të lëvizjes në të gjithë globin, e cila lufton për ndryshime paqësore demokratike. McMillan-i i vizitua në Rikers nga shoqëruesi rus i të drejtave të njeriut i grupit Pussy Riot. Me qindra njerëz, përfshirë edhe 9 nga 12 anëtarët e jurisë dhe disa anëtarë të Këshillit të qytetit të New Yorkut i kanë kërkuar gjyatësit Zweibel të tregohet i butë. Rreth 160 mijë vetë kanë firmosur një peticion online ku i kanë kërkuar kryetarit Bill de Blasio dhe Governatorit Andrew Cuomo të ndërhyjnë në emër të saj. Por, deri tani, lutje të tilla kanë dështur për të zbutur vendosmërinë e shtetit të korporatave nga përdorimi i rastit të McMillan-it si mjet për të parandaluar çdo lëvizje të re masive.
“Jam e vetëdijshme se sa e privilegjuar jam, sidomos këtu,” tha McMillan. “Kur jeni në burg, privilegji i bardhë punon kundër jush. Ju mundoheni të reagoni kur dilni jashtë pivilegjit të bardhë duke thënë “ju nuk mund ta bëni këtë”, kur autoritetet e burgut të detyrojnë të bësh diçka nëmënyrë arbitrare dhe pakuptim. Por, i varfëri e kupton sistemin. Ata e dinë se është absurde, tekanjoze dhe e pakuptimtë. Se ajo mbi të gjitha duhet të respektojë pushtetin. Nëse reagoni jashtë privilegjit të bardhë, ju hedh menjanë. Kam mësuar të përgjigjem në grup, të flas me autoritete më një zë të bashkuar. Dhe kjo ka qënë gjë e mirë për mua. Kisha nevojë për këtë.”
“Ne mund të flasim për teorinë e lëvizjes sa të duash,” vazhdoi ajo. “Ne mund të lexojmë Michel Foucault apo Pierre Bourdieu, por në një farë pike, kthehet e gjitha në një lojë. Duhet të dilni jashtë saj e ta lini. Juve ju duhet të ndërtoni një lëvizje. Nëse nuk dalim të ndërtojmë një lëvizje tani, brenda një dekade nuk do të këtë më njeri që do të studiojë teorinë e lëvizjeve, sepse nuk do të ketë lëvizje. Mund ta bëj këtë në burg. Mund ta bëj jashtë burgut. Kjo është e gjitha një luftë.”
McMillan po mbahet nëRikers’ Rose M. Singer Center,fjetina 2, Lindje B, sëbashku me rreth 40 gra të tjera. Ato flenënë krevatë të rreshtuar. Pothuajse të gjitha gratë janë nëna të gjora me ngjyrë, shumica të zeza, hispanike, apo kineze. McMillan-i po jep mësime anglish në këmbim të spanjishtes.
McMillan-i, të cilës i kërkohet të ketë një aktivitet në burg, po merr pjesë në rehabilitimin nga droga, edhe pse nuk përdor drogë. Ajo është kritike ndaj mësimeve të instruktorit për të menduarit pozitiv dhe mesimet e krishtera për të burgosurit, pasi disa prej tyre janë muslimanë. “Ka të bëjë e gjitha me fuqinë e të menduarit pozitiv për mënyrën se si kanë bërë gabime dhe zgjedhje të këqia në jetë, dhe tani ata mund t’i korrigjojnë ato gabime duke marrë një rrugë tjetër; rrugën e krishterë për një jetë të re,” tha ajo. Ky përqendrim në mendimet e lumtura përshkon burgun. Ka pak analiza të shkaqeve të varfërisë dhe shtypjes. Sikur çdo gjë ka të bëjë me vendimet që ne marrim, jo për ato që të tjerët marrin për ne. Kjo është ajo që duan ata në pushtet. Ky lloj të menduar shkakton pasivitet”.
McMillan po merrte nga 30 deri në 40 letra çdo ditë në Rikers, por gjatë javës para intervistës i është thënëçdo ditë se nuk ka. Ajo dyshon se burgu ia ka ndërprerë postën.
Për shkak se stilolapsi dhe letrat e mia m’u konfiskuan gjatë dy orëshit që m’u desh për të hyrë në burg, pas vizitës m’u desh të rindërtoja të gjithë bisedën tonë, e cila zgjati një orë e gjysëm. Procesi i hyrjes është normale për vizitorët, të cilët gjatë fundjavës rrinë në rradhë të gjata në ulëse metalike jashtë burgut. M’u bë kontroll nëpër tërë trupin dhe në rrobat e mia për kontabandë dhe m’u desh të kaloj përmes dy detektorëve metalikë.
Gjatë intervistës, një roje i kërkoi McMillan-it që të hapte këmishën e saj dhe i tha që mos t’i kryqëzonte këmbët. Ju bëni një vrimë të vogël. Dhe kur vizitorët ju japin një cigare, ju e fisni aty... po mësoj shumë në burg. Jam bërë shumë e mirë në fshehjen e librave përgjatë rrugës për në infermieri dhe për vjedhjen e ushqimit për ta marrë me vete në fjetinë.”
“Është e vështirë të lexosh, është e vështirë të shkruash,: vazhdoi ajo. “Ka një lëvizje dhe zhurmë të vazhdueshme.”
Të dielën ajo po punonte për deklaratën që do të lexojë të hënën në gjykatë. Ajo tha se e tërheq shumë libri i Tolstoit “Mbretëria e Zotit është te ju.”
McMillan sapo ka përfundura një mesazh drejtuar mbështetësve, të cilët po planifikojnë një tubim në mbështetje të saj ditën e dielë pasdite në qytetin e New Yorkut. Ajo u tha atyre:
Kam ardhur në New York në verën e viti 2011 për të shkuar në shkollë – Rikers Island padyshim që nuk ishte në planët e mia. Edhe pse e quaj veten një “radikaliste”, një titull që shërben vetëm për të përfshirë planet për të nisur një kapitull studentor socialist dhe për të studiuar politikën e mirëqënies me qëllim përmirësimin e saj. Brënda një jave, këto plane u ndërmorën nga Lëvija e Wall Street-it të Pushtuar. Dhe për 3 muajt e tjerë kam bërë shumë pak.
Si shumë të tjerë, dëbimi nga Zuccotti me la të humbur, në kërkim të asaj energjie ngjitëse që bashkoi kaq shumë njerëz në përpjekej për të ndryshuar botën. Si shumë të tjerë, e kam kaluar kohën duke u muduar të kuptoj çfarë kishim dhe duke luftuar për ta kthyer mbrapsht.
Si shumë, shoh militantizëm në lëvizjën tonë – një angazhim i tërë qënies së dikujt – personalisht, politikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht – për të mirën më të madhe. Por shqyrtova se çfarë veprimesh shkaktojnë ato fjalë të bukura dhe unë shkëmbeva “militantizëm” me komceptin e “dashurisë etike” – një dallim i lindur i besimit që lufton midis “ne dhe ata”, një kundërshti midis të përbashkës “ne”. “Ne” si shoqëri njerëzore me çdo individ si një pjesë integrale – që duhet të shihet, të dëgjohet, ndihet dhe të duhet – në mënyrë që të tranformohet e gjitha.
Ashtu si shumë të tjerë, i shoh bindjet e mia të lehta, por të vështira për t’i zbatuar. Unë gjithmonë jam përpjekur, por shpesh luftuam që të shohim, ndiejmë, të dashurojmë – madje edhe pse prisja po aq në këmbim. Kam filluar të pyes, “nëse është kaq e vështirë të forcosh disa, si mund të shpresojmë që të forcojmë dashurinë etike te shumë njerëz?” Ndryshe nga shume të tjerë, kur filloi gjyqi im: miqtë formuan një strukturë mbështetjeje, shokët erdhën në gjykatë, gazetarët raportuan padrejtësitë. Kur u lexua vendimi, u dëgjuan klithma zemërimi. Lajmi dhe simpatia u përhap në të gjithë botën.
Ndryshe nga shume të tjerë, gjatë momenteve të mia të vështira, kurrë nuk jam ndier më e mbështetur. Mendova se asnjëherë nuk jam ndier më e shtypur, kurrë nuk jam ndier kaq e dashur. Unë vazhdoj e vendosur për të luftuar, sepse dashuria juaj etike me jep kurajo dhe më lejon ta bëj këtë gjë.
Ndryshe nga shume të tjerë, jam bekuar me mbështetjen e kaq shumë njerëzve. Jam falënderuese. Jam gjithashtu e zhytur në mendime për të përballur kaq shumë presion vetëm. E di që ju keni bërë shumë, por, do t’ju kërkoj akom edhe një gjë:
Nëse ndiheni të sigurtë për ta ndarë me të tjerë, ju lutëm ngrini duart tuaja nëse keni vuajtur nga dhuna policore? Nëse keni vuajtur dhunë seksuale? Nëse keni vuajtur dhunën e sistemit të drejtësisë? Nëse keni vuajtur dhunën e sistemit të burgur?
Shtypja është e shfrenuar. Ndaloni një moment të shihni, ndieni, degjoni vuajtjen e shume nerëzve përreth jush. Tani imagjinoni fuqinë e dashurisë suaj etike të përbashkët për të qëndruar kundër kësaj. Vetëm me përhapjen e dashurisë etike tek të tjetër, e jo vetëm për disa, më në fund mund të kemi një lëvizje.
McMillan gjën forcë të mbështetësit e saj, familja dhe ata heronjtë e saj që janë burgosur për të mbrojtur një kauzë. Ajo e lexon dhe rilexon fjalimin e Eugene V. Debsit të mbajtur përpara gjykatës federale në Kliveland përpara se të shkonte në burg për shkak se iu kundërvu projektit në Luftën e Parë Botërore. Fjalët e tij, tha ajo, janë bërë të sajat.
“I nderuar (Gjykatës), para shumë vitesh e kuptova lidhjen time me të gjitha qëniet e gjalla dhe kam kuptuar se unë nuk jam më i mirë se sa qënia më e vogël në tokë,” tha Debs. “E kam thënë atëherë, dhe po e them edhe tani, se nëse ka një klasë të ulët, unë jam aty, dhe nëse ka një element kriminal, nuk jam me të, dhe për sa kohë ka një shpirt në burg, unë nuk jam i lirë.”
Chris Hedges ka kaluar gati dy dekada si korrespondent i jashtëm në Amerikën Qendrore, Lindjen e Mesme , Afrikë dhe Ballkan . Ai ka raportuar nga më shumë se 50 vende dhe ka punuar për Christian Science Monitor, Radio Publike Kombëtare, The Dallas Morning News dhe New York Times, për të cilat ai ishte një korrespondent i jashtëm për 15 vjet.