Amerike

Amerika hap Kutinë e Pandorës në Ukrainë, liron më shumë ligësi

Realiteti në Ukrainë bie ndesh me përshkrimin që regjimi i Obamës i bën përparimit të demokracisë ukrainase.

Qeveria në Ukrainë (për aq sa ekziston) pas grushtit të shtetit i dikton ligjet me armë dhe nën kërcënimin e banditëve të partive të krahut të djathtë neo-nazistë, ruso-fobë dhe ultra-nacionalistë. Shikoni në video banditin e armatosur Aleksandr Muzychko, i cili ka vrarë ushtarë rus në çeçeni, tek sa i kërkon parlamentit rajonal të Rovnos një amnisti për familjet e protestuesve.

Lexo në lidhje me neo-nazistët që kërcënojnë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve që të sigurohet udhëheqja dhe ndryshimi i personelit në mënyrë që të favorizojë ekstremistët e djathtë në zgjedhjet e ardhshme. Banditi Aleksandr Shevchenko e informoi KQZ-në se aktivistët e armatosur do të qëndrojnë në zyrat e KQZ-së në mënyrë që të sugurohen se zgjedhjet nuk do të manipulohen në dëm të neo-nazistëve. Ajo që ai synon është fitorja e banditëve të armatosur neo-nazistë. Nëse neo-nazistët nuk fitojnë, gjasat janë të mëdha që ata të marrin pushtetin gjithsesi.

Anëtarët e partisë në pushtet, “Partia e Rajoneve” e presidentit Janukoviç, janë qëlluar, janë lëshuar urdhra arresti për ta, kanë përjetuar bastisje të shtëpive dhe kërcënime fizike. Kanë dhënë dorëheqjen me turma, me shpresë për të shpëtuar jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre. Zyra e prokurorit në rajonin Volyn (në Ukrainën perëndimore) është urdhëruar nga ulta-nacionalistët që të japë dorëheqjen në masë.

Po sulmohen Sinagogat Çifute dhe kishat e krishtera ortodokse lindore.

Unë i kam rënë alarmit. Mund të kem qënë i pari dhe i vetmi që prashikoi se organizata e Uashingtonit pro-BE e politikanëve ukrainas me anë të një grushti shteti do të shkatërronte demokracinë dhe do të ishte një precedent që tregon se forca fiton mbi zgjedhjet, duke fuqizuar, organizuar dhe armatosur krahun e djathtë ektrem.

Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur. Kini parasysh se askush në regjimin e Obamës nuk kishte pjekurinë e mjaftueshme për të parë rezultatin e dukshëm të ndërhyrjes së tyre në punët e brendëshme të Ukrainës.

Nëse presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe partia në pushtet janë kaq të lehtë për t’u rrëzuar nga neo-nazistët e armatosur, atëherë çfarë shansi kanë lolot e paguara nga Uashingtoni, në mesin e të ashtuquajturve “të moderuar,” për të formuar një qeveri? Këta janë njerëzit e korruptuar që nxorrën nga zyra presidentin Janukoviç që të mund të merrnin paratë në vend të tij. Akuzat per korrupsion kundër Janukoviçit ishin për të mbuluar skemat e pa besa dhe jodemokratike të komplotuesve “të moderuar” për të marrë pushtetin dhe që të paguhen me miliona dollarë nga Uashingtoni për ta futur Ukrainën në BE dhe NATO.

Komplotuesit e paguar të Uashingtonit tani po marrin shpërblimin e tyre duke qëndruar të ulur në heshtje, ndërkohë që neo-nazisti Muzychko i sfidon zyrtarët e qeverisë duke u vënë një AK-47 në fytyrë: “Të sfidoj që të ma marrësh armën time!”

Vetëm Obama, Susan Rice, Viktoria Nuland, kukullat e Uashingtonit dhe Europës dhe mediat perëndimore prostituta mund ta përshkruajnë realitetin brutal në shtetin e Ukrainës si “ecje drejtë demokracisë.”

Perëndimi tani po përballet me një rrëmujë të madhe. Po ashtu edhe Rusia. Presstitutat (mediat) do ta mbajnë larg publikun amerikan nga ajo që ka ndodhur dhe regjimi i Obamës nuk do ta pranojë kurrë këtë. Nuk është shumë e qartë nëse edhe rusët duan ta pranojnë këtë. Ministri i jashtëm rus, një njeri i zgjuar, i arsyeshëm dhe human, një përson 100 kut mbi John Kerry-n e urryer, vazhdon të flasë sikur e gjitha kjo të ishte një gabim, duke u bërë apel qeverive perëndimorë që t’i përmbahen marrëveshjes që vetë ata e nënshkruan me presidentin Janukoviç duke i bërë presion.

Janukoviçi është veçse një histori, ashtu si “të moderuarit” e Uashingtonit. Të moderuarit nuk janë vetëm të korruptuar, ata janë dhe budallenjë. Mendjelehtët shpërbënë edhe policinë gjatë trazirave, duke e lënë vetën e tyre në mëshirën e nazistëve të armatosur të krahut të djathtë.

Ukraina ka dalë jashtë kontrollit. Kështu ndodh kur një arrogante, por budallaqe, Ndihmës Sekretarja e Shtetit (Victoria Nulad) komploton me një ambasador (Pyatt), po aq arrogant dhe budalla, për të vënë në pushtet kandidatët e tyre pasi grushti i shtetit kudër presidentit doli me sukses. Injorantët dhe të mashtruarit, të cilët e mohojnë një komplot të tillë, duhet të dëgjojnë bisedën mes Nuland-it dhe Pyatt-it.

Situata ka gjasa të çojë në një luftë. Vetëm cilësitë diplomatike të Putinit mund të parandalojnë këtë. Putini është demonizuar nga Uashingtoni dhe kurvat që përbejnë shtypin dhe mediat amerikane. Politikanët europianë dhe britanikë duhet t’i ndërpresin çeqet e rrogave nga Uashingtoni nëse shkojnë në të njëjtën linjë më Putinin. 

Lufta është e pashmangshme, pasi publiku perëndimorë ka dalë jashtë për drekë. Sa më shumë fakte dhe informacione jap, aq më shumë email-e marr në mbrojtjë të “protestuesve të sinqertë” [dhe të mirëpaguar], “protestues të ndërshëm kundër korrupsionit,” sikur problemi është korrupsioni. Kam dëgjuar prej ukrainasve dhe atyre me etni ukrainasve që jetojnë në Kanada dhe Amerikë të thonë se është normale që ukrainasit ta urrejnë Rusinë, sepse ukrainasit kanë vuajtur nën komunizëm. Sikur vujtja në komunizëm, i cili u zhduk në vitin 1991, të ishte unike për ukrainasit dhe sikur nuk ka të bëjë ke grushtin e shtetit të mbështetur nga Amerika e që ra në duart e neo-nazistëve.

Padyshim, shumë kanë vuajtur në komunizëm, përshirë edhe rusët. Por a ishte vuajtja e tyre më e madhe se vuajtja e civilëve japonezë, të cilët u bombarduan dy herë më bombë bërthamore nga “populli i domosdoshëm”, apo vuajtjet e civilëve gjermanë, qytetët e të cilëve u bombarduan, si Tokjo nga “njerëz të jashtëzakonshëm”?

Sot, Japonia dhe Gjermania janë shtete kukulla të Uashingtonit. Përkundrazi, Ukraina ishte një vend i pavarur me një marrëdhënie pune me Rusinë. Ishte pikërisht kjo lidhje që Uashingtoni dëshironte të shkatërronte.

Tani që Uashingtoni i pamatur dhe jo kompetent ka hapur Kutinë e Pandorës, akoma më shumë djajë janë liruar nëpër botë. Vuajtja nuk do të jetë e përqëndruar vetëm në Ukrainë.

Ka një numër arsyesh pse situata me shumë gjasa ka për  t’u zhvilluar në një mënyrë shumë të keqe. Njëra është se shumica e njerëzve nuk janë në gjendje ta kuptojnë  realitetin madje edhe kur realiteti direkt u kundërvihet atyre. Kur unë siguroj faktet të qarta, ja se çfarë përgjigjesh marr : Ju jeni një agjent i Putinit, ju urreni ukrainasit, ju po mbroni korrupsionin , ju nuk e dini se si ukrainasit kanë vuajtur në duart e Stalinit.

Sigurisht , duke marrë leksione nga studimet ruse gjatë universitetit, të qenurit një anëtar i programit të këmbimit Amerikë-Bashkijm Sovjetik  të studentëve në vitin 1961, duke udhëtuar në Rusi, Gjeorgji, Ukrainë, dhe Uzbekistani , duke botuar në revista shkencore  studime sllave dhe ruse, që kanë kryesuar dy herë Akademinë sovjetike të Shkencave, duke qenë i ftuar për të shpjeguar tek CIA pse kolapsi ekonomik sovjetik ndodhi pavarësisht nga parashikimet e CIA-s për të kundërtën, unë i bie që nuk dua t’ja dijë rreth asaj se si njerëzit kanë  vuajtur nën komunizëm. Gatishmëria e lexuesit për të më shfaqur  mua injorancën e tyre absolute dhe marrëzinë është e habitshme. Ka shumë njerëz që mendojnë se realiteti përbëhet nga iluzionet e tyre.

Realiteti është tepër i thjesht për njerëzit e dobët mendërisht dhe emocionalisht të cilët janë të aftë për të mbajtur gjallë iluzionet e tyre edhe pse të gjitha provat dëshmojnë për të kundërtën. Turma e njerëzve të zhgënjyer dhe paaftësia e përgjithshme e Uashingtonit, që  përpëlitej në atë arrogancë e tij, do të thotë se destabilizimi ose mospërillja e Uashingtonit ndaj Ukrainës është një problem për të gjithë ne.

RT raporton se Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një stërvitje urgjente ushtarake për të provuar gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura në të gjithë Rusinë perëndimore dhe qendrore. Sipas ministrit të Mbrojtjes, stërvitje u bënë për të testuar trupat me të papritura në terren, kjo edhe për Forcat Ajrore, trupat ajrore dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Ministri i Mbrojtjes tha : Stërvitjet nuk janë të lidhura vetëm me ngjarjet në Ukrainë.

Po, natyrisht . Ministri i Mbrojtjes thotë kështu sepse Putin ende shpreson se BE do të vijnë pas interesave të  saj. Sipas mendimit tim, dhe unë shpresoj ta kem gabim, udhëheqësit evropian janë shumë të korruptuar nga paratë e Uashingtonit që të arrihet në ndonjë mirkuptim. Ata janë të blerë dhe të paguar. Asgjë nuk është e rëndësishme për ta përpos parave.

Pyesni veten, pse Rusisë i duhet në këtë kohë një test urgjent gatishmërie që nuk lidhet me Ukrainën? Ç’dokush që ka njohuri në gjeografi e di se Rusia perëndimore dhe qendrore ulet në majë të Ukrainës.

Le të shpresojmë të gjithë se një tjetër luftë nuk do të zhvillohet si pasojë e një publiku idiot amerikan, i dobësisë pa kushte të medias prostitutë, e kukullave të korruptuara evropiane të Uashingtonit, dhe e mashtrimeve të kriminelëve të cilët sundojnë në Uashington.

Dr Paul Craig Roberts ka qenë Ndihmës Sekretari i Thesarit  dhe gjithashtu ndihmës redaktor i Wall Street  Journal.  Ai ishte opinionist i Business Week, Scripps Howard News Service, dhe Creators  Syndicate.  Blogu i tij në internet ka tërhequr  lexues nga e gjithë bota. Libri i tij i fundit, “Dështimi i kapitalizmit Laissez Faire dhe shpërbërja Ekonomike e Perëndimit “ është tashmë i disponueshëm.