Si do t’i përgjigjet Hezbollahu sulmeve të Izraelit?
Hezbollahu njoftoi për vrasjen e gjashtë luftëtarëve të vet nga një sulm më 28 janar, për të cilin akuzon forcat ajrore izraelite se kanë ndërmarrë një sulm kundër një grupi të anëtarëve të tij në territorin sirian. Incidenti ka shqetësuar arenën politike në Liban dhe pritet që të bëj jehonë në ditët në vazhdim. Kjo për shumë arsye.
Deklarata e Hezbollahut për vdekjen e luftëtarëve të tij në këtë sulmështë pranimi i parë në mënyrë zyrtare i përfshirjes së tij në konfliktin ushtarak në jug të Sirisë, sidomos në zonën ngjitur me kufirin Siri-Izrael.Deklarata zyrtare nga zyra e Hezbollahut për marrëdhëniet me mediat konfirmoi se anëtarët e tij kanë vdekur në qytetin Mazraat al-amal, në rajonin sirian tëKuneitra-s.
Mazraat al-Amal ka qënëarenë e luftimeve të ashpra mes ushtrisë siriane dhe asaj izraelite gjatëLuftës së Tetorit në vitin 1973. Megjithatë, pas mbarimit të luftës ajo mbeti nën sovranitetin e Sirisë me praninë e forcave të Kombeve të Bashkuara, të njohura si Forcat Vëzhguese të Kombeve të Bashkuara për Mosangazhim. Vlen të theksohet se gjatë përiudhës së kaluar ka pasur dyshime se Hezbollahu – organizata e parë shiite në Liban dhe në rajon – e ka zgjeruar praninë e vet ushtarake në territorin sirian, që nga zonat afër Damaskut dhe Homsit e deri në kurinin Siri-Izrael. Kjo është shoqëruar me disa incidente në këtë zonë, e cila është pjesë e trekëndëshit Siri-Liban-Izrael. Më datë 14 mars 2014, një pajisje shpërthyese shënjestroi disa ushtarë izraelitë në zonë e pushtuar të Shebas ngjitur me zonën e pushtuar të Lartësive Golan. Një tjetër pajisje shpërthyesemë datë 18 mars vuri në shënjestër disa ushtarë izraelitë në thellësi të Lartësive Golan, vetëm katër ditë pas incidentit të parë.
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, njoftoi gjatë një interviste të re më 7 prillse partia e tij ishte përgjegjëse për sulmin e parë nëterritoret e pushtuara libaneze. Për më tepër, mëdatë 7 tetor, Hezbollahu lajmëroi se kishte aktivizuar një pajise shpërthyese kundër një tanku izraelit në zonë e Fermave të Shebaa-s, e cila konsiderohet nga qeveria libaneze si territor libanez i pushtuar nga Izraeli.
Pas sulmeve të fundit izralite, Hezbollahu, në një mënyrë mbreslënëse dhe të paprecedentë, bëri menjëherë një deklaratë në emër të martirëve të vet, kur zakonisht këtë e bënte disa ditë më vonesë, e nganjëherë nuk përmendte as emrat e plotë të dëshmorëve. Në deklaratën zyrtare të Hezbollahut thuhet se Muhamed Ahmed Issa, një anëtarë i rëndësishëm, ishte në mesin e viktimave. Po ajo që ishte më e habitshme – të paktën në media – ishte se në mesin e emrave tëviktimave ishte edhe Jihad Imad Mughniyeh “Jawad,” i biri i liderit ushtarak të vrarë të Hezbollahut Imad Mughniyeh, i njohur si Hajj Radwan. Ky i fundit ka qënë një luftëtar legjendar i Hezbollahut për më shumë se dy dekada dhe ka qënë gjithmonë në shënjestrën e izraelit dhe disa shërbimeve sekrete perëndimore, deri sa u vra nga një pritë me makinë në kryeqytetin sirian të Damaskut më 12 shkurt 2008.
Për këtë arsye, janë ngritur pyetje të shumta në Bejrut për pasojat e mundshme të këtij sulmi izraelit dhe për reagimin e Hezbollahut. Janë shprehur shqetësime gjithashtu edhe për mundësinë e një hakmarrjeje nga Hezbollahu, apo për një tension ose përshkallëzim ushtarak në kufirin Liban-Izrael. Megjithatë, përformanca e Hezbollahut gjatë viteve të fundit e përjashton çdo zhvillim të tillë, pasi partia ka kërkuar që t’i mbajë reagimet jashtë territorit libanez, sidomos pasi sumli izraelit që shënjestroi luftëtarët e tij u krye jashtë këtij territori.
Për më tepër, Hezbollahu nuk do të reagojë në mënyrë të menjëhershme; do të marrë kohën e vet dhe do të njoftojë se ruan të drejtën për t’iu përgjigjur armikut izraelit si hakmarrje për vdekjen e martirëve të vet, në kohën dhe në vendin që do ta shohë të përshtatshme.
Gjithashtu, duke parë eksperiencën e të dyja palëve në të kaluarën, me shumë mundësi Hezbollahu nuk do të përdorë një sulm ushtarak të drejpërdrejtë për t’iu përgjigjur këtij sulmi. Do të përmbahet nga ndonjë përshkallëzim ushtarak në frontin jugor apo nga ndonjë operacion bombardimesh. Në vend të kësaj, Hezbollahu do të zgjedhë ndonjë manovër sigurie, si për shembull duke goditur objektiva të rendësishme që mendon se mund të jenë në përpjestim me humbjen e pësuar.
Megjithatë, më 18 janar një faktor i ri iu shtua çështjes mjaft të ndërlikuare tashmë të pranishme në arenën libaneze.Burimi: Al Monitor