Tronditet bota. Lajmërohet lufta e tretë botërore.
Është deklaruar tashmë konflikti që Europa ka me Azinë dhe Amerika me Rusinë e madhe.
Lufta në Krime, ndonëse e konsideruar e mbyllur, mund të jetë shkas për një konflikt të ri Botëror midis Amerikës dhe Rusisë. Gjermania, si arbitër në këë konflikt ushtarak, mundohet me cdo kush të mbajë të ftohta gjakrat midis dy vendeve për të shmangur kështu nisjen e një lufte nga e cila do të pësohen humbje të mëdha material dhe në njerëz.
Nuk ka shumë ditë që Bota deklaroi fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Madje u deklarua urdhri i pajisjes së Krimesë me armatime luftarake. Pavarësisht konfliktit për Krimenë, Bota njeh edhe konfliktin tjetër, asaj midis Azisë dhe Europës. Konflikti Botëror që sot quhet ISIS. Një ndër ushtritë islamike më të rrezikshme që ka njohur Bota në të gjitha historitë e saj midis luftrash. Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë Botërore e kanë pasur zanafillën Brenda për brenda Europës me në krye Gjermaninë e cila, sot po mundohet të jetë ajo armëpushuesja dhe paqeruejtsja për mos përsëritjen e një trragjedie të tretë Botërore. Kësaj radhe zanafilla e luftës është Azia me kryeqendër Sirinë. Kjo e fundit përfaqësohet nga Organizata më e tëmerrshme ekstremiste-terroriste në Botë, më e përgjakshmja se ajo e Hitler gjatë Luftës së Dytë Botërore.
ISIS zotëron armatimet e duhura për nisjen e një lufte të përgjakshme dhe të pamëshirshme. Tashmë kanë nisur sulmet e para ekstremiste ku, sot për sot, numri i viktimave është i konsiderueshëm. Madje, vetëm në Francë njihen rreth 17 viktima të cilët u shkaktuan brenda dy ditëve. Të mos marrim në konsideratë viktimat që janë elzekutuar nga ISIS brenda territorit të tyre. Vetëm dje, u ekzekutuan rreth tri persona me vdekje për shkak se zotëronin dëshira të ndryshme seksuale që feja Islame i dënon. Këta persona u ekzekutuan duke u hedhur nga lartësi të mëdha të ndërtesave nën praninë e një grupi të madh njerzish. Përpara tyre u ekzekutuan nga ISIS dy persona të tjerë të cilët u kryqëzuan dhe pasi u torturuan me gozhdë nëpër trup, u ekzekutuan me plumb në kokë.
Raste të pa numërta të ISIS me viktima nëpër Botë. Ata kanë deklaruar në Video se tani radhën për tu goditur, e kanë Zvicra dhe Hollanda.
Qendronte një frikë se mos Lufta e Tretë Botërore do ta kishte zanafillën nga Serbia meqë ajo ishte shkaku i nisjes së Luftës së Parë Botërore më 1914-ën ku Gavrilo Princip ekzekutoi Princin Franc Ferdinand më 28 Qershor në Sarajevë dhe kjo ngjarje i dha shtysë Austro-Hungarisë të niste Luftën e Parë Botërore ndaj Serbisë fill në vjeshtë të 1914-ës. Kjo frikë qendroi edhe sot kur Lufta për Krimenë morri hapa të ashpra dhe bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë edhe Serbisë i dha kësaj të fundit fuqizim ushtarak aq sa mund të bëhet një kërrcënim për Ballkanin në shenjë hakmarrje për humbjen e Kosovës në 1999-ën nga NATO. Inati i përbashkët që ushqejnë Rusia dhe Serbia për Amerikën në emër të Krimesë dhe Kosovës mund të shërbente si një ogurzi për të goditur Ballkanin në shenjë nxitjeje të armatosur për të dhën sinjal në nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Rusia dhe Serbia e dinë shumë mirë se NATO, pjesë e Amerikës, do të ndërhynte ushtarakisht nëse do të goditen Kosova dhe Krimeja. I vetmi shtet që mban të ekuilibruar gjakrat midis këtyre shteteve është Gjermania, dikur krimbi i zi i Botës, sepse nuk dëshiron ti prishet ekuilibri i Eurozonës ku ajo vet ka besuar gjithë pasurinë e vendit të saj, si donatorja kryesore e Eurozonës dhe krijuesja e monedhës Euro për Bashkimin Europian dhe vendet anëtare.
Duket qartë se politika që po përdor Gjermania ndihmon në mosfillimin e luftës së shumëpërfolur në Krime pavarësisht deklarimeve publike dhe pajisjeve me armaime ushtarake të Krimesë. Mesa duket, rreziku mund të vijë nga kahu tjetër i Botës, kryesisht Azia.
Nëse ISIS do të godasë Jordaninë, atëhere, këtu do të shënohet starti i Luftës së Tretë Botërore. Vija e kuqe larg nisjes së Luftës së Tretë Botërore duket se është në Jordani, nëse do të përfshihej territori i saj në planet e ISIS, atëherë do të përsëritej Sarajeva e 100 vjetëve më parë, ku u shënua shkasi i fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe Krimeja do të shërbejë si një ngacmim i Luftës që mund të goditet në vazhdim pasi ISIS të ket mbërritur totalisht në Europë. Pastaj do të kemi dy shkaqe të kësaj lufte, por përfituesit janë po ata të Luftërave të para, Rusia, Gjermania dhe Amerika të presupozuara të dalin sërisht fituese në një aleancë me njëra-tjetrën për ë mboshtur armikun e përbashkët ISIS i cili vjen në këtë luftë pa aleat, por në emër të All-Llahut sic ata vet deklarojnë. Pra do të jetë një luftë midis fetarëve dhe të pafeve e ngjashme me luftën e Kryqëzatave në Angli, por me një ndryshim të vogël, kësaj radhe viktimat do të jenë gjithëpërfshirës pa dallim shteti, feje, moshe, gjinie, krahine dhe ideje. Viktima nuk do të jenë vetëm në Angli sikurse në Luftën e Kryqëzatave, por do të jenë në mbarë Botën dhe do të konsiderohen si viktimat e Zotit që vdiqën si mëkatar në emër të All-Llahut.