Kulturë

Garat e Treta Kur’anore në Evropë

Qendra Islame “Dar-ul-Kur’an Al-Kerim” në Gjermani planifikon të organizojë edicionin e tretë të garave për Ezan, për Këndim të Kur’anit dhe për hafiz të Kur’anit të Shenjtë nga 3 deri më 5 prill 2015.

  Sipas faqes fa.izhamburg, Këndimi i Kur'anit, Ezani dhe Mësimi përmendësh i Kur’anit, hivzi, për pjesëmarrësit meshkuj dhe femra, vlen për dy grupet në kategoritë e lartshënuara.

   

Ndër objektivat kryesore të garave janë përhapja e kulturës dhe mësimeve të Kur'anit të Shenjtë në vendet evropiane, duke siguruar një mundësi për promovimin e veprimtarëve të Kur'anit dhe shkëmbimin e përvojave midis kënduesve të Kur'anit dhe të hafizëve të Kur’anit për të krijuar një unitet në shoqërinë Kur'anore në Evropë.

    

Garat Kur’anore do të mbahet për dy grupmoshat përfshirë pjesëmarrësit më pak se 16-të dhe më shumë se 16-të vjeç.

    

Pjesëmarrësit që janë dalluar në edicioneve e mëparshme të Garave  mund të konkurrojnë në kategori të ndryshme këtë vit.

Ata që janë të gatshëm për të marrë pjesë në kategorinë e këndimit të Kur’anit duhet të paraqiten në Qendrat e Dar-ul-Kur'anit në  vendeve të tyre ose të postojnë audio me këndimin e tyre.

  

Për fituesit e garave në Këndimin e Kur’anit, tri vendet e para, do të ketë shpërblime – shkuarje në Haxh dhe nga 1.200 dhe 1.000 euro.

   

Pjesëmarrësit e me sukses të lartë, gjithashtu,  do të përfaqësojnë vendet e tyre në garat e ndryshme ndërkombëtare të Kur'anit.

   

Grarat në konceptet Kur'anore do të mbahen në formë të shkruar dhe pretenduesit duhet të kenë njohuri me përkthimin e të gjithë Kur'anit (në persisht, anglisht, holandisht dhe në gjuhën turke).

Ceremonia e hapjes së Garave do të mbahet më 3 prill nga 05:00 sipas kohës lokale.

  

Në kategorinë e mësimit përmendësh të Kur’anit, hivzit, pjesëmarrësit do të konkurrojnë në mësimin përmendësh të tërë Kur'anit, dhe të 20, 10 dhe 5 xhyzave (pjesëve) të Kur'anit.

    

Ceremonia e hapjes së Garave Kur’anore do të mbahet më 3 prill nga 05:00 sipas kohës lokale.