Zyrtari sirian: bisedimet me SHBA-të janë bllokuar nga Arabia Saudite
DAMASK, Siri – Nga zyra e tij, ngjitur me pallatin presidencial Al-Raua në zemër të Damaskut, një zyrtar sirian flet rreth punës së tij duke përshkruar situatën në vendin e tij dhe zonat përreth në nivelin e brendshëm dhe të jashtëm politik dhe ushtarak. Ai tha për Al-Monitor, “Situata ushtarake e forcave tona të armatosura dhe situata në terren ështëtepër e mirë. Rënia e qytetit të Murakut në duart e ushtrisë siriane është një arritje e madhe që mund të përshkruhet edhe si strategjike. Kontrolli mbi këtë zonë na garanton kontroll total mbi rrugën Hama-Alepo. Kjo do të thotë se qyteti i Alepos ka rënë pothuajse krejtësisht në duart e ushtrisë siriane.”
Prandaj, ndoshta është më se e llogjikshme që autortetet në Damask nuk pajtohen me propozimin e të dërguarit tëOKB-së Staffan de Mistura për ta kthyer qytetin në një “zonë të ngrirë,” siç quhet, në mënyrë që të menaxhohet nga anëtarë të opozitës së moderuar e mëvonë tëflitet me autoritetet siriane rreth restaurimit të paktit të Gjenevës për një zgjidhje paqësore.
Zyrtari sirian, i cili flet në kushte anonimiteti, ka thënë: “Ghuta gradualisht po bie në duart e trupave tona. Duma, kryeqyteti i revolucionit dhe baza e Zahran Alushit, liderit të të ashtuquajturit Jaysh al-Islam (Xhejshu-l-Islam), do të jetë objketivi i rradhës i ushtrisë sonë. Për më tepër, nuk duhet përjashtuar mundësia e ndonjë suprize në terren në javët e ardhshme, e ndonjë marrëveshjeje në disa zona të kontrolluara nga njerëz të armatosur, apo e ndonjë lajmërimi për pajtim mes grupeve të armatosura dhe autoriteteve siriane. Kemi informacione të besueshme se bllokada financiare e vendosur nga koalicioni perëndimor kundër terroristëve ka filluar të japë rezultate konkrete paraprake, për herë të parë në më shumë se tre vjet, përveç konflikteve të tmerrshme mes vetë grupeve të armatosura dhe terroristëve.”
Ai tha: “Situata nëzonat e kontrolluara nga regjimiështë pothuajse normale. Çdo vizitor që vjen në këto zona mund ta shoh qartë këtë. Për shembull, nuk është gjë e vogël hapja e hotelit dhe qëndres tregëtare me të madhe në qytetin e Latakias dy javë më parë.” Kur u pyet nëse hapja do të thoshte se hoteli do fillonte punën, ai iu përgjigj: “Është në pritje të investimeve të nevojshme dhe marrëveshjeve tregtare me operatorët dhe kompanitë e interesuara. Megjithatë, ngjarja në vetvete është shumë e rendësishme duke parë rrethanat.”
Zyrtaritha se më e rëndësishme është ajo që po ndodh në nivel politik. “Është e qartë se koalicioni perëndimor aktual kundër forcave terroriste nuk do të ketë sukses të plotë në arritjen e qëllimeve të deklaruara. Pas kësaj faze duhet bërë një pëpjekje serioze për një zgjidhje,” tha ai. Siriani i tha Al-Monitorit përmbajtjen e asaj që ai e quajti “bisedime indirekte që janë bërë muaj më parë mes Damaskut dhe Uashingtonit.”
“Që nga fillimi ne i kemi thënë amerikanëve se çfarëdo marrëveshje mes jush dhe nesh nuk mund tëçojë në humbjen e ndonjërës palë. Ne jemi të vetëdijshëm se zgjidhja duhet të jetë e mirë për të dyja palët. Përdryshe, nuk ka asnjë mundësi që të arrihet,” tha ai. “Ne kemi qënë të qëndrueshëm në këtë pikë kur kemi parë për një zgjidhje.
“Që nga momenti i parë, ata e pranuan se presidenti Bashar al-Assad do të mbetej në postin e tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se një zgjidhje është e mundur. Prandaj, ne besojmë se është e nevojshme të presim për një moment të veçantë apo një zhvillim të veçantë që të bëjë të mundur puqjen mes nesh dhe Uashingtonit. Kjo dukej e mundur me fillimin e luftës amerikane, ndërkombëtare dhe rajonale kundër Shtetit Islamik. Kjo luftë do tëçojë në një armik të përbashkët mes nesh. Prandaj, një bazë e fortë mund të përbëjë kornizën e një mirëkuptimi të veçantë që do të jetë në interes të të dyja palëve.” Zyrtari gjithashtu tha: “Amerikanët kërkuan pak kohë për të konkretizuara këtë ide dhe për të parë mundësitë që ka për t’u përsëritur. Por, pas një kohe të shkurtër, ata në dërguan një mesazh ku na thanë se u vinte keq, por kjo ide është e paarritshme për momentin, sepse Arabia Saudite e kishte refuzuar.”
Ai buzëqeshi dhe vazhdoi, “Prandaj, aleatët dhe miqtë tanë nuk e pranuan idenë e pjesëmarrjes në koalicionin perëndimor kundër terroristëve. Kjo për shkak se kuadri nuk është më i përshtatshëm për një zgjidhje të mirëkuptueshme nga kjo përspektivë. Nuk është një sekret qërusët dhe iranianët kanë vendosur të punojnë në mënyrë të pavarur për të luftuar terrorizmin. Kuadri i Organizatës për Bashkëpunim të Shangait është një opsion i mundshëm. Disa ditë më parë, një zyrtar rus i kundërterrorizmit vizitoi Teheranin. Ky është një hap dhe një shenjë në lidhje me këtë. Vizita e ardhshme e presidentit rus Vladimir Putin në Indi do të jetë në të njëjtin kontekst. Në fund, do të krijohet një koalicion ndërkombëtar paralel për të luftuar terrorizmin. Kjo do të ndodhë ndërkohë që koalicioni perëndimor do të dështojë në ballafaqimin e pengesave për të arritur objektivat e tij. Kjo do të jetë një fillim për një zgjidhje siriane të balancuar dhe të shëndoshë.”
I pyetur se si një skenar i tillë mund të ruajë autoritetin e tanishëm sirian, zyrtari u përgjigj: “Sepse së pari, ne jemi një vend sekular mes një vale fundamentalistësh që na rrethojnë. Së dyti, sepse ne jemi një shtet që ka treguar se ka një ushtri efektive. Për rrjedhojë, ne jemi e vetmja forcë ne Levant qëështë e aftë të kundërshtojë radikalizmin dhe terrorizmin. Kjo situatë mund të mos i gëzojë disa në Gjirin [Persik]. Megjithatë, disa vende që po refuzojnë zgjidhjen ndërkombëtare mund të jenë të angazhuara me përparësi të tjera atë kohë dhe mund ta gjejnë veten të detyruar të pranojnë këtë zgjidhje ndërkombëtare për krizën siriane.”
Afati kohor i këtij interpretimi nuk është i qartë. Zyrtari nuk ishte vendimtar. Ai e përmbylli duke thënë: “Le të presim pas takimit SHBA-Europe-Iran në Muskat, e më pas për 24 nëntorin në lidhje me lëshimin e një deklarate për dosjen bërthamore mes tre palëve të sipërpërmendura. Në këtë rast, zyrtari iranian po vë bast se diçka pozitive do tëshpallet. Pas kësaj, gjithçka është e mundur. Le të presim e të shohim.”Burimi: Al Monitor