Liban

Fronti al-Nusra dhe Izraeli “shtrydhin” Hezbollahun në Lartësitë Golan

Hyrja e militantëve të opozitës siriane në juglindje të Libanit nuk është shqetësimi i vetëm i Hezbollahut. Ka tre pasoja të tjera, po aq serioze dhe shqetësuese për partinë.

Së pari, Fronti al-Nusra ka marrë kontrollin në anën siriane të kufirit që ndodhet përballë zonës libaneze të Shebaas, e cila është e pushtuar nga Izraeli, duke e izoluar Hezbollahun nga zgjatimi sirian në Lartësitë Golan. Hezbollahu e konsideron zonën si një pozicion strategjik në konfliktin e tij me Izraelin. Pasi Siria ka mbajtur një kontroll të dobët vetëm zyrtar të këtyre zonave të qeta që nga marrëveshja e shpagimit mes Sirisë dhe Izraelit në vitin 1973, një seri operacionesh ushtarake kohët e fundit kanë pasur në shënjestër ushtarët izraelitë në zonë.

Për shembull, një bombë kishte në shënjestër ushtarët izraelitë në Shebaa më 14 mars. Ndërsa një tjetër bllokoi ushtarët izraelitë për katër ditë në Lartësitë Golan.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Hassan Nasrallah njoftoi gjatë një interviste më 7 prill se partia [e tij] merr përgjegjësinë për shpërthimin e parë, i cili ishte në territoret e pushtuara libaneze.

Kjo zonë luftimesh të vazhdueshme, të cilën Hebollahu e ka garantuar për veten e vet – nga jugu i Libanit deri në zonat siriane ngjitur me zonat e pushtuara nga Izraeli – kanë formuar një arritje të rëndësishme në nivel ushtarak, moral dhe doktrinor. Megjithatë, kontrolli i Fronti al-Nusras mbi trekëndëshin siriano-libano-izraelit i ka dhënë fund kësaj dhe ka bërë të pamundur përdorimin e saj si një kartë shumëpërdorimshe në duart e Hezbollahut.

Së dyti, kontrolli nga fondamentalistët e armatosur i këtij rripi në Siri ka rezultuar në një ndryshim tjetër në konfliktin midis Libanit, Sirisë dhe Izraelit: izolon Hezbollahun dhe forcat e saj mbështetëse në Liban dhe Siri nga zona As-Suwayda, në kufi me Golanin sirian, por gjithashtu edhe në lindje të Kuneitras dhe Daraas, të cilat dominoheshin nga militantët e Frontit al-Nusra.

Fakti është se zona e Suwaydas, Xhebel al-Arab apo Malet e Druzeve janë të banuar kryesisht nga Sirianët druzë, të cilët janë të përhapur ndërmjet Sirisë, Libanit dhe Lartësive Golan në Siri, të pushtuara nga Izraeli. Këta njerëz karakterizohen nga një koordinim ekstrem në politikën e tyre dhe pozicion rajonal në të tre shtetet.

Për më tepër, Suwayda është e njohur për numrin e madh të emigrantëve të larguar nga Siria, sidomos për në vendet perëndimore, dhe ndihma që ata dërgojnë të afërmve të tyre përbën një burim të rëndësishëm të remitancave për Sirinë. Ky është një element kyç i lobit sirian jashtë vendit, i cili është akoma në mërrëdhënie të mira me zyrtarët sirianë. VetëSuwayda ka një prani të konsiderueshme në pozitat e pushtetit në Damask, duke përfshirë Mansour Azzamin, ministrin sirian të punëve presidenciale, Luna al-Shebel, këshilltarën mediatike në pallatin e presidentit siriane dhe një ish-antarë të delegacionit sirian në Gjeneva II. Duke i shtuar kësaj edhe një gamë të gjërë liderësh ushtarakë në ushtrinë siriane, ku zyrtari më i njohur është Essam Zahreddine, i cili është një nga udhëheqësit e Gardës Republikane.

Kontrolli i Kuneitras nga Fronti al-Nusra e ndan disi Suwaydan nga Libani duke e zvogëluar zonën e ndikimit që kishte Hezbollahu dhe zonat e druzëve në Liban. Duhet të theksohet se ka njëaleancë dhe mirëkuptim të qartë midis liderëve të këtyre zonave dhe Hezbollahut. Kjo ndarje së pari çon në bllokimin e vazhdimësisë gjeografike. Nëse këto rrethana bëhen më tëndërlikuara, kjo mund të ndryshojë sjelljet politike dhe pozicionet nga presioni dhe rrethanat faktike në terren.

Shqetësimi i tretë që buron nga kontrolli i Frontit al-Nusra mbi zonat siriane ka lidhje me raportimin e mediave rreth njëfarë mirëkuptimi mes këtyre militantëve dhe vetë Izraelit.

Disa media izraelite kanë zbuluar më tej një bashkëpunim direk mes militantëve dhe ushtrisë izraelite. Media të tjera kanë raportuar rreth mungesës së armiqësisë mes shtetit të Izraelit dhe Frontit al-Nusra, i cili përfaqëson Al-Kaedën në Siri. Gjithashtu ka edhe raportime izraelite mbi disa kontakte direkte me opozitën siriane.

Të gjitha këto fakte na tregojnë një imazh shqetësues për Hezbollahun në dy nivele: nga njëra anë, restaurimi i skenës së “brezit të mirë,” i themeluar nga pushtimi izraelit në jug të Libanit për më shumë se 20 vjet si një mjet për normalizimin e pushtimit të tij në këto zona.

Nga ana tjetër, ka mundësi që Izraeli të ketë filluar punën në përbërjen e këtij rripi, duke besuar se lufta amerikane/perëndimore kundër ISIS-it do të largojë dhe rrëzojë regjimin në Siri dhe do të krijojë një atmosferë kaosi total në Damask. Kjo është ajo për të cilët po bëhet gati Izraeli, duke krijuar një rrip me fondamentalistë në kufinjtë e tij, të aftë ta izolojnë atë nga grupet fondamentaliste më ekstremiste, të cilët janë më pak miqësor ndaj shtetit të Izrelit.

Mes territoreve libaneze të Shebaas, Golanit sirian të pushtuar dhe Kuneitras siriane, e cila ështëçliruar pjesërisht në luftën e vitit 1973, duket se ka arsye më të mëdha për shqetësim. Dhe rregulli në gjeopolitikë mund të bëjë që tekëndëshi multi-shtetëror të jetë i ndjeshëm ndaj shpërthimeve intensive.