Stambolli mikpritës i takimit të kaligrafëve
Një takim ndërkombëtar i kaligrafëve u organizua kohët e fundit në Stamboll nga Qendra Kërkimore për Historinë, Artin dhe Kulturën (IRCICA).
Kaligrafët patën rastin të paraqesin veprat e tyre, në ekspozitën me titull: Uniteti i Kaligrafëve në Botën Muslimane.
Qëllimi i takimit të kaligrafëve ishte për të nxjerrë në pah rëndësinë e kaligrafisë për Botën Islame dhe rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor.
Për të ruajtur traditën dhe për të përmirësuar bashkëpunimin mes kaligrafëve janë, gjithashtu, disa nga arsyet në mesin e qëllimeve të takimit.
Kaligrafët nga Irani, Bosnja-Hercegovina, Britania, Iraku, Siria, Jordani dhe SHBA prezantuan punimet e tyre në ekspozitë, me rastin e këtij takimi.