1000 predikues dhe imamë marrin pjesë në Kursin Kur’anor-Edukativ Arsimor në Egjipt
Një kurs edukativ-arsimor për mrekullitë shkencore të Kur'anit të Shenjtë u mbajt për më shumë se 1000 predikues dhe imamë të xhamive në Kajro, Egjipt.
Sipas faqes së internetit të Al-Maghrib Al-Yawm website, Xhamia Al-Nur në rajonin Abbasijjah organizoi kursin.
Kursi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Mrekullive Shkencore në Kur’an bashkë me Lidhjen Botërore Muslimane dhe Ministrinë e Fesë të Egjiptit.
Një seminar i titulluar Arsyetimi i Kur'anit dhe Sunetit në epokën e shkencës u zhvillua si program i veçant, mënjanë kursit.
Duke iu drejtuar seminarit, Abdullah bin Abdulaziz Al-Muslih, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës, tha se objektivi kryesor i kursit është që të forcojë besimin e njerëzve në Islam përmes sqarimit të fakteve që janë të përmendura në Kur’anin e Shenjtë dhe në hadithe.
Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së kurseve të tilla për predikuesit dhe imamët e xhamive dhe tha se promovimi i nivelit të njohurive të këtyre grupeve është prioritet i shoqatës.