Festa e Pashkëve përurohet nga musliman e të krishterë
Kisha Katolike dhe besimtarët e saj kremtojnë shumë festa të ndryshme fetare, ndër këto festa kësaj radhe, kemi festën e Pashkëve ditë - kremte që na është mundësuar nga vetë Krishti përmes ringjalljes.
Ndaj selia e Shenjtë përmes dioçezave të saja, prelatëve e meshtarëve të saj ashtu si përherë që prej mbi 2000 vitesh e deri me sot në çdo çast na thërrasin dhe na bëjnë të gatshëm për Jubileun e Madh të Pashkëve.
Sot që nga mëngjesi e tërë ditën e sotme edhe Kisha Katolike “NËNA E KËSHILLIT TË MIRË” në Klinë sikurse mbarë Kishat të tjera të dioçezave botërore mbajti meshët për ndër të vigjiljes së Pashkëve, në pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë, në të cilën nuk munguan në pjesëmarrje të eukaristisë e përgëzime as krerët e pushtetit lokal z. Sokol Bashota kryetar i Klinës, e udhëheqësi i BIK-ut për Klinën hoxhë efendi Fitim Boja, hoxhë efendi Hetem Desku si dhe vëllezër shqiptar të tjerë të besimit islam të cilët gjatë tërë ditës vizituan e uruan krerët e famullisë së kishës katolike, traditë kjo tashmë e konsoliduar në shekuj, ku qartazi tregon e dëshmon bashkjetesën tonë ndër vëllazërore ndërfetare qe ka ekzistuar ndër kohë e ekziston e kultivohet edhe sot në vendin tonë.