Kryetari i Kuvendit të Kuvajtit: Krimet tekfiriste dëmtojnë Islamin

  • None
Publikuar në Shk. 25, 2014, 1 a.m.

Kryetari i Kuvendit të Kuvajtit, Marzouk al - Ghanem dënoi krimet e kryera nga grupet tekfiriste dhe selefiste në shtete të ndryshme të rajonit dhe tha se ata janë duke njollosur fytyrën e bukur të Islamit.


     Në bazë të mësimeve Islame, të gjitha veprimet nga tekfiristët,

të cilat rezultojnë në dëmtimin e fytyrës së Islamit janë haram ( të ndaluara)) , tha Marzouk al- Ghanem në një intervistë me agjencinë e lajmeve në prag të takimit të 9-të të Unionit  ndër- Parlamentar të Organizatës të Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Teheran, i cili përfundoi të mërkurën.


      Ai theksoi nevojën për forcimin e mëtejshëm të unitetit mes muslimanëve dhe tha se takimi i Unionit Ndër- Parlamentar të Organizatës të Bashkëpunimt Islamik ishte në përputhje me të njëjtin qëllim.


      Teherani qe mikëpritës i takimit të  9-të të Unionit Ndër- Parlamentar të Organizatës të Bashkëpunimt Islamik dhe në takimin e 16-të e Komitetit  Publik IPU me pjesëmarrjen e më shumë se 25

drejtuesve të parlamenteve  dhe 50 delegacioneve parlamentare nga shtete të ndryshme të botës.


     Unioni Ndër- Parlamentar i vendeve anëtare të OIC është i përbërë nga parlamentet e vendeve anëtare të OIC -'.

 

Ai është themeluar në Iran më 17 qershor 1999, me zyrën qendrore e cila ndodhet në Teheran.


IPU u themelua me anëtarësimin e disa prej 52 parlamenteve islame dhe ai ka vendosur bashkëpunim të ngushtë me 22 organizata ndërkombëtare .