Programi në Sydney, Australi, shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Humejnit
Një program është mbajtur në Sydney, Australi, të dielën për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Imam Humejnit (r.a.), themeluesin e Republikës Islamike të Iranit.
Muhsin Abutalibi, atasheu kulturor i Iranit në Australi, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA që njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, duke përfshirë nga India, Kenija, Bangladeshi, Pakistani, Australia dhe Irani, morën pjesë në këtë veprimtari, e cila ishte bashkë-organizuar nga Qendra Kulturore Iraniane dhe Komisioni i Konferencës Imam Humejni.
Në këtë program, një numër i dijetarëve mbajti fjalime, duke prekur në aspekte të ndryshme të jetës dhe karakterit të Imam Humejnit, tha ai.
Imam KHumejni dhe politika e jashtme, ringjallja e identitetit Islamik nga Imam Humejni dhe politika dhe feja në funksion të Imam Homejnit ishin ndër temat e fjalimeve, shtoi Muhsin Abutalibi, atasheu kulturor i Iranit në Australi.
Ai vuri në dukje se rrjetet televizive Al-Alam dhe Al-Manar e regjistruan ngjarjen.
Imam Humejni ndrroi jetë më 4 qershor 1989 në moshën 87 vjeçare.
Me këtë rast, çdo vit, miliona iranianë, si dhe liridashës në mbarë botën e përkujtojnë, e nderojnë themeluesin e Republikës Islamike të Iranit, Ajetullah Ruhullah Mousavi Humejni, i njohur më mirë si Imam Humejni, lindi në qytetin Humejn, në pjesën qendrore të Iranit, më 24 shtator 1902 në një familje dijetarësh.
Ai udhëhoqi Revolucionin Islamik të Iranit në vitin 1979, i cili kulmoi në përmbysjen e monarkisë, shahut, mbretit , Muhammed Riza Pahlavi, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi : IQNA News