Garat Kur'anore janë planifikuar në Madrid

  • None
Publikuar në Korrik 8, 2015, mesnatë

Qendra Kulturore Iraniane në Spanjë planifikon të organizojë një Garë Kur’anore në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid.

Shkolla Islame ”Imam Aliu” në Madrid do të bashkëpunojë me Qendrën Kulturore Iraniane në mbajtjen e ngjarjes Kur'anore, ku do të tregohen aftësit e mësimit përmendësh të Kur'anit, raportoi website i qendrës. 

Ngjarja Kur’anore do të zhvillohet në muajin e shenjtë të Ramazanit me qëllim të forcimit të lidhjes së pjesëmarrësve me Librin e Allahut, Kur’anin.

Kategoritë e garave përfshijnë mësimin përmendësh të xhuzit të 30-të të  Kur'anit dhe mësimin përmendësh të gjysmës së xhuzit të fundit. 

Nuk ka kufizime moshe për të marrë pjesë në gara , të cilat do të mbahen me gojë dhe me shkrim. 

Ata që janë të gatshëm për të marrë pjesë në këtë ngjarje mund të referohet në Qendër Kulturore Iraniane apo në Shkollën Islame “Imam Ali” për regjistrim.

Muaji i shenjtë i Ramazanit, muajit  i agjërimit dhe lutjeve, filloi të enjten me 18 qershor 2015.  

Gjatë Ramazanit, muslimanët në të gjithë botën agjërojnë, nuk hanë as nuk pinë që nga lindja e diellit deri në perëndim.  

Besimtarët musliman gjithashtu i kushtojnë një sasi të konsiderueshme të kohës gjatë këtij muaji për të lexuar Kur’anin dhe medituar rreth Kur’anit.



Burimi : IQNA News